ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Kujt i ra ndërmend të ftohet Bregoviç në Korçë ?

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Fehmi Ajvazi, Prishtinë
07. 08. 2021 – Pyetja si kjo, do të kishte sens mbasi të kishin kaluar 20 vite, por 20 vite mbas apologjive të tij luftënxitëse, krahas Kosturicës dhe ta zëmë Hendkes, ose në njëfarë mënyre Çomskit, dikush në Tiranë ishte dashur t’i vinte gishtin kokës dhe të kishte pak konsideratë: nëse jo për disa qindra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar me thika të ndryshkura, atëherë për boshnjakët dhe myslimanët e shkretë të Srebrenices dhe gjithë Bosnjes. Pra, alibia e rastit me të cilën, treshja politike ballkanike do ta hapë “Ballkan Openin”, është qysh tani fatkeqe sepse provohet mes dyshes kryesore: asaj shqiptare, dhe serbe !
Kështu, qarkullimit të lirë të kulturave i ngarkohen “produkte” njerëzore që janë pjesë e historisë së mos qarkullimit, që domethënë janë pjesë e historisë të krimit. E pra, ende pa zbritur në Korçë, ideja pë tu pajtuar xhelati dhe viktima, shkrihet si fluske sapuni. “Shkrirja” buron nga veriu, andej nga do i bie rrugës Bregoviqi, jo për shkak se kundërshtuesit e këtij udhëtari për në Korçë nuk e kan dëgjuar kurrë muzikën e tij, por se e kan degjuar dhe e kan adhuruar sidomos kur sarajevasi që edhe etnikisht ishte një simbol i jugosllavizmit shumëkombësh këndoi një këngë në gjuhen e tyre, por se pastaj, i njëti – Bregociqi doli kundër dhe i shqelmoi të gjithë dhe të gjitha, dhe shkoi e u strehua në gjirin e Xhelatit. Madje, i këndoi atij…!
Në ish “Republikën e Korçës”, djepin e luleve të Rilindjes Kombëtare, kjo për Bregoviqin – domethenë histeria ndaj pjesmarrjes së tij në një festë vertetë të natyrshme e simbolike, duket e palogjikshme dhe fantome ! Pastaj, ata mendojnë dhe ne të gjithë mendojmë se, njëmend bëhet fjalë për një histeri. Ama, janë vetëm 20 vite në mes, dhe rruga jonë për në Korçen iluministe, veç të gjithave, dhe në rast të mbajtjes së këtij koncerti ku do të performonte edhe Bregoviqi, mbas përfundimit, në kthim e sipër, do të na shtynte paradoksalisht që ti mbushnim valixhet me lule për t’ua vënë te koka më të dashurve tanë që i vranë e i masakrua me thika të ndryshkura dhe, edhe se me këngën “Kallashnjikov” të Bregoviqit, nunët dhe fansat e tij serb dhe jo vetëm serb.
Pra, kujt i ra ndërmend ky emër të ftohej në Korçë ?
Nuk më shkon mendja te Mari le Peni, dhe as te Urbani djathtist, më shumë se sa tek disa matuf që u shkon fjala në kthinat e BE- së, ose te ndonjë kodosh që ka mundur të ndodhej në Shkup me treshen: Rama – Vuqiq – Zajev ! E, tek ashiqare hapja ballkanike fillon mbrapsht, mbase dimensioni politik i saj, Bregoviqi nuk është personazh pajtimi dhe s’do të ishte as Jezu Krishti përballë serbëve dhe viktimave të tyre që, s’u ha palla tu kërkojnë as falje që i kanë dhunuar, vrarë e masakruar barbarisht. Epo, një falje qoftë edhe nëper dhëmb…
Më së paku serbët pendohen që i shtynë shqiptaret drejt detit që prej vitit 1815 nën diktimin e princit Milan Obrenoviq, ndërsa që ata i kishin pronat dhe shtëpitë e tyre mu në qendër të “Qytetit të Bardhë” ( Sindiginum, Belegrade, Beograd ).
Kurrë, që nga ky vit, nuk u ndal dhuna serbe kundër shqiptarëve, deri në vitin 1999.
Ështe pak a shumë e vërtetë që serbet nuk depërtuan asnjehere në Korçë, por kjo falë vetëm grekëve dhe bullgarëve që e shihnin këtë pjesë të etnisë shqiptare në heartlandin e tyre. Prandaj, një korçarë a korçare, duke besuar se njëmend muzika nuk njeh kufij, se Bregoviqi është një këngëtar me renome ndërkombetare ( ndërsa, ai mban koncert te dajallaret e tij në Zagreb, te vêllezerit e tij në Beograd, te miqte dhe bashkevendasit në Sarajeve ) etj., nuk gjykon se bëhet sakrilegj pse dikush mund të këndoj në serbisht në sheshin “Vreto”. Por, është ndryshe gjithëçka: në këtë gjuhë kalke, këndohet dhe ligjërohet qe rreth 205 vite për ti groposur të gjithë shqiptarët pa dallim, dhe se, trishtimi dhe krimi që kultivohet në ketë gjuhë nuk dallon asgjë nga gjuha fashiste që u fol natën e Bartolomeut ose, në kampin Aushvic.
S’kendejmi, nuk bëhet pajtimi me dajre, kangë e lekë, por bëhet me pendesë shpirtërore, si dhe pastaj, pendesa duhet të formalizohet – kodifikohet. Se, e kemi provuar në Kosovë sa herë, madje qysh në vigjile të luftrave Ballkanike por, pikërisht serbët nga pëllumba, u kthyen ne gjarpinjë. E provuam edhe me 1945, por deshën të na hedhin në det !
Tashti, ja paradoski: tendencat për pajtim, miqësi dhe prosperitete ndërballkanike, shkaktojnë thellim të ndarjeve ndërshqiptare ! Nuk funksionon kështu, ani se gadishulli ka nevojë për një “De gol”. Thjeshtë, as nuk duam të pajtohemi kështu kaq formalisht me serbët, dhe as nuk u besojmë atyre edhe po të kthehet Jezukrishti në tokë ! Duhen tjera mënyra, dhe plotë garanci serbe dhe ndërkombëtare për tu arritur paqja e qëndrueshme mes dy palëve: pse jo mes gjithë ballkanasve ! Thjeshtë, sepse edhe për të dy palët, është më mirë ! Më mirë është për të gjithë…
Kryeministër Rama, ndërhyni dhe ndalojeni këtë koncert, ose lëreni Bregoviqin të vi, por në koncert shkoni vetëm ti, Vuqiqi dhe Zajevi. Meqë është një lloj ndrikulle e “Open Ballkanit”, thirreni edhe zonjen Merkel…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu