
Afrim Caka, Gjakovë
___
Ky shkrim është një përpjekje për t’i njohur ish pushtetarët me bazat e psikologjisë së individit. Në të njejtën kohë, në të bëhet fjalë për zbatimin praktik të politikës psikologjike të Grenellit tani i humbur diku në Serbi e jo vetëm për coptimin e territoreve e pastaj rregullimin e marrëdhënieve mes dy popujve. Kjo nevojë është edhe më urgjente sot sepse tashmë e kemi kuptuar qartësisht se ne shqiptarët “trutharë” jemi mashtruar dhe jemi mashtruar shumë keq. Një grupë politikanësh nuk ka ditur se çfarë duhet bërë dhe që u ka besuar atdheun, jetën, kombin dhe ardhmërinë Grenellit e të huajve dhe parisë së korruptuar, sot kombi është më i zhgënjyar, i zhytur në vetmi dhe që e ka humbur shpresën dhe besimin për të ardhmën.
Qëllimi i këtij shkrimi është, së pari, të tregojë se linja e zgjedhur ishte gabuar dhe e dëmshme jo drejt e sjelljes së një politikani sjell mungesë siguri dhe mbrojtje në jetën tonë shoqërore; së pari ti mësojë politikanët e veçantë pse jo edhe gjeneralet e komandantat e vetë shpallur të njohin e të pranojnë gabimet e tyre politike e …. Prandaj, kam dyshime të forta për sa i përket arsimimit të tyre.
Ky byth… ka përgjuar dhe është futur mes nesh dhe ka blerë të gjithë ata politikanë që janë të zhveshur nga atdhetaria, nga besa dhe etika e morali. Kështu ka ndodhur gjatë gjithë historisë sonë 20 vjeçare, pas luftës.
I vetmi ngushëllim i popullit ishte se ndjente që tragjedi të reja do të zhvilloheshin në Olimpin qesharak provincial të ish qeverisë dardane apo të kosovalive. Këtë emër rus e mbrojnë me krenari. Aty do të vijonin betejat për të ngrënë kokat e njëri – tjetrit dhe kjo, sidoqoftë, ishte një shfaqje që duhej ndjekur jo pa entuziazëm dhe besim se e nesërmja mund të shpërbënte këtë sezonë vrastare, që quhej “rrezimi i qeverisë Kurti”. Dardania ishte shndërruar në një OAZ shkretire të nxehtë politike dhe “Etje për Pushtet”.
E tmerrëshme! Jemi mësuar të “fluturojmë”, të quhemi komandanta e gjenerala, kryeministra e ministra e pretendentë kudo te Grenellka i Serbisë, të ngremë në qiell një mit peder e zagar që ishte i dhënë pas lekëve serb. Atëherë, në Republikën tonë të djeshme, forca ishte në duart e po atyre politikanëve që organizuan Revulucionin, dhe meqenëse Revulucioni përfaqëson aktin më të shëmtuar e më të përçudnuar të tardhëtisë së lartë kundër kombit, po pikërisht kështu, atë më të ligun në historinë e Dardanisë, në fakt janë korruptuesit e Shtetit.
Hashim Thaçi kishte mbetur i vetëm në ‘Kullën e Burojës, nga frëngjitë e së cilës herë nxjerr kokën vetë, herë Xhavidi, herë Veseli, herë Çitaku, por më së shumti luftëtari Çitaku. Jo ndaj “Albinit”, por ndaj të vetëve. Foltorja’ e Kadri Veselit ishte shndërruar një aksion politik për të ndërmarrë një politikë aleancash me Isen e Ramushin.
Psikoza e përgjithshme antidardane, e cila është zhvilluar në vendet e tjerat me anë të propagandës së luftës, të detyruar nga nevoja, vazhdon të ekzistojë për aq kohë sa nuk ka një rilindje të ndërgjegjes kombëtare mes popullit shqiptar, në mënyrë që “paria ……..” mund të largohen nga politika dhe nga pushteti. Kjo përmasë përgjegjësie, që përfshin vdekjen e një kombi, plakjen dhe mpakjen e kombit shqiptar dhe shpërbërjen e tij. Stuhia do të derdhej pa vonesë mbi popillin. Dhe përfundimi do të ishte fundi pa vonesë mbi Dardaninë, një shtet që, për fat të keq, me qëndrimin e tyre të ngushtë dhe servile nuk gëzonte emër të mirë…
Media austriake: Grenell qëndron pas rrëzimit të Kurtit, Thaçi i kapur nga Gjykata Speciale. Ish Presidenti Hashim Thaçi, pasi organizoi puçin institucional të rrëzimit të qeverisë Kurti dhe bashkë me Isa Mustafën dhe si mbështetës këtij pazari territoresh dhe i ndihmuar nga politikani më i dobët Ramush Hajredinaj krijuan qeverinë e re të zotit DULLE, është hedhur në sulm, tashmë kundër krijesës së vet, pra kundër kryeministrit të vendit dhe sovranit. Sulmet e tij të ashpra ndaj kësaj qeverie për shkak të bisedimeve dhe dialogut me Serbinë janë interpretuar në forma e mënyra të ndryshme. Ndërsa “ultimatumi” i tij që zoti Hoti të mos nënshkruajë një marrëveshje, në të cilën parashihet formimi i asosacionit të komunave serbe (formimi i një Republike serbe) në Kosovë, ishte kulmi i hipokrizisë dhe qëndrimit të tij kontrovers ndaj këtij dialogu. E vertet nuk ishte Kryeminisrer për tu konfrontuar e mbrojt Shtetin por ishte Kryeminister servil i pa kurrizor.
Politika shqiptare (në Dardani) dje ishte një politik partikulare e provinciale, pa asnjë vizionë historik e gjeografik kombëtar. Ajo ishti e pushtur më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik, interesat partiake, aferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike e revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare. Lufta ideologjike e pushtetore dje ishte rrënuesi më i madh i stabilitetit kombëtar dhe i çështjes shqiptare.
Sot më vjenë për të “çarë edhe për të qeshur”… Ata i ndjek tersllëku, sepse ata zymtësojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe jetën e të tjerëve. Rënia e fatkeqësive të tyre është etja për pushtet, lakmia, ligësia, babësia, përulja, pabesia, nënshtrimi, tradhëtia dhe e quanë Dardaninë drejtë një epoke të vjetër… Këta ishin një shembull i keq për tu ndjekur. Të jesh politikan që të ndjek nga pas tersllëku është edhe një mënyrë tjetër për ta ndjerë vazhdimisht servilizminë në vetvete! Sytë e ulur dhe pamja e tyre nga gjymtimet mendore që kanë janë përgatitje për tu larguar nga çështja kombëtare:
“Ulërimat Amelika, Amelika, duke ecur me peshën e rëndë të turpit…”.
Njëzet vjet një kombë i tërë të mbërthyer e të gënjyer!… Plagët e luftës ende nuk janë mbyllur, harresa ende nuk e ka përfunduar punën e saj, veçse mund ta marrim me mend se një ditë Dallkaukët dhe kryeçobanët e deleve e të dhive do të njihen vetëm si privatizues të atdheut. Ne vetë disa dobësi të saj ishin edhe shkaqet e vonesës së formimit të shtetit ligjor dhe të formimit të cunguar të tyre nga hija e tyre. Këta ishin paria e Burojes, Prapashticës, Gllogjanit, Ratkocit, Malshevës, – pyetja është se a ka shpresë për ne shqitarët e Dardanisë.