ARKIVI:
10 Mars 2025

Kujtesë Sinodit te ardhshëm të KOASH për një Memorial per pesë Kryepeshkopët e para 1967 pranë Memorialit të Kryepeshkopit Anastas

Shkrime relevante

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

Nga: Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Zbraztësira 40 ditore e fronit të Autoqefalisë shqiptare në respect të shpirtit të Kryepeshkopit Anastas vlerat e të cilit respekton I tërë komuniteti orthodox I Shqipërisë, do të duhet të plotsohet nga ana e Sinodit të ardhshëm të KOASH. Dhe ai fron duhet të bmajë një Kryepeshkop të ri shqiptar  I cili do të duhet të drejtojë komunitetin orthodox të Shqipërisë me maturi, me përshpirtmëri duke I drejtuar ata me lutje drjt Zotit, sepse kishat janë shtëpi ku nderohet Zoti dhe respektohen martirët dhe shënjtorët e pranuar në kalendarin orthodox shqiptar.

Gjithashtu Kryepeshkopi i ri shqiptar duhet të përpiqet të afrojë delet e humbur si brënda dhe jadsshtë vëndit duke vënë në vënd frazën e Jezu Kristit se edhe sikur bashkëbesimtari yt të gabojë 7x 77 herë përsëri duhet ta falësh dhe të mundohesh ta vësh në rrugën e drejtë që ka përcaktuar Zoti, ku dy mësimet më të mëdha janë: “ tjetrin ashtu si vetën tënde“ dhe Ka vetëm një Zot dhe vetëm Një`.

Pavarësisht problemeve të kaluara të cilat I kam shprehur në shkrimet e mia të kaluara dhe veçanërisht në librin tim me refleksione personale “Autoqefalia e Fan Nolit përballë KOASH të Kryepeshkopit Anastas`, të botuar para largimit nga jeta të këtij njëriu të veçantë që e ringjalli nga vdekja që i shkaktoi Diktatura Kishën Autoqefale të Shqipërisë, nuk mund të mos ve në dukje disa nga problemet që lindën nga drejtimi 31 vjeçar i Kryepeshkopit Anastas:

  • Harresën e Pesë Kryepeshkopëve Shqiptarë që drejtuan KOASH nga viti 1922 e deri në 1967, harresa që në dy vitet e fundit për shkaktë shkrimeve të mia dhe të disa intelektualëve të tjerë, u plotësua me mesha dhe përkujtimore të disa klerikëve athdhetarë shqiptare që sakrifikuan jetët e tyre për Autoqefalinë dhe për t`ju lutur Zotit në gjuhën e bukur shqip si Papa Kristi Negovani, dhe ndonjë nga Kryepeshkopët e të kaluarës. Por kjo sidoqoftë nuk mjafton…
  • Problemi i mosnjohjes zyrtare të Autoqefalisë që nga viti 1922 por njihet ajo vetëm kur erdhi TOMOS nga Kostandinopoja, gjë që përbën një absurditet, sepse të mohosh historinë e Autoqefalisë shqiptare është njëlloj sikur të mohosh pjesë të Historisë së Shqipërisë me të cilat krenohemi.
  • Problemi I largimit të një pjesë të besimtarëve jo veëm për shkak të emigrimit përtë cilën nuk ka ndonjë faj Kryepeskopi, por edhe të atyre që mendonin se një Kryepeshkop I huaj nuk do të ishte i dobishëm për Shqipërinë
  • Problemi tjetër mbetet mënyra konservatore dhe aspak miqësore e sjelljes me individët besimtarë të komunitetit orthodox të cilët ose kanë kontribuar ose vazhdojnë të kontribuojnë për ditë duke I larguar ca me mirësjellje apo disa të tjerë duke u ndërprerë marëdhëniet fare, duke treguar se, disa klerikë përreth Kryepeshkopit të ndjerë nuk e përdorin mirë postin që kanë dhe ndoshta e informonin gabim për shumë procese dhe problem personale, sociale apo dhe historike, të komunitetit orthodox.
  • Problemii shume debatuar I perdorimit te gjuhes greke në institucionet fetare. Është e vërtetë që minoriteti grek gëzon të drejtën të dëgjojë në greqisht meshën, lutjet, por është e tepërt dhe jo normale të shikoqë në Gjirokastër të bëhen meshët dhe fjalimet 100% në greqisht, është e tepërt të përdoret vetëm greqishtja përveç shqipes në Radion Ngjallja, etj. Pa e përdorur këtë informacion si një informacion që e kanë përdorur për keq, edhe ateistët apo nacionalistët shqiptarë, këtë informacion po e përdor që gjuha greke të përdoret për aq sa i takon jo më tepër, duke ditur që gjithmonë, problemet historiko-politike të Shqipërisë me Greqinë kanë qënë të ndezura dhe aspak mirëdashëse sidomos kur kemi të bëjmë me një shtet që nuk e ka hequr ligjin e luftës; gjithmonë të krijohet përshtypja që duhet kujtuar herë pas here sentenca e Laokonit që përmëndet në Eneida e Virgjilit:“ Timeō Danaōs et dōna ferentēs “.

Përse po shkruaj se duhet ndërtuar një Memorial për pesë peshkopit e Kaluar të viteve 1922-1967?

Pikë së pari mund tëthem me bindje se edhe të pesë Kryepeshkopët shqiprë të asaj kohe kanë bërë aq sa u takon për vendosjen e gjuhës shqipe si kriter në meshat e Kishave të Mbretërisë shqiptare, gjatë Diktaturës deri në 1967 dhe deri më sot pas viteve “90 e deri më sot. E kam thënë që të mos vlerëssh shqiptarin që i pari predikoi shqip , pra e `bëri Krishtin të flasë shqip`, dhe u përpoq me të gjitha forcat për të bërë një Kishë shqiptare Autoqefale të ndarë nga kisha e greke e asja kohe e cila kishte uzurpuar kishat dhe nuk e linte klerin shqiptar të predikonte shqip kjo të ngjan me një baba që e zbon djalin e tij  vetëm sepse kërkon të jetojë e të formojë familjen e vet.

Të mohosh Fan Nolin e madh i cili përktheu liturgjinë kleerikale në shqip, atë liturgji që lexohet edhe sot e kësaj dite në shqip, të harrosh Fan Nolin i cili predikoi në 1914 shqip në Kishën e Shën Spiridonit aty përpara popullit ne oborr të kishës sepse prifti grek nuk e lejonte të predikonte brënda, të  harrosh Fan Nolin  që dorëzohet prift më 8 mars 1908. Pas disa ditësh ai dha meshën e parë në gjuhën shqipe, e theksojmë, në gjuhën shqipe që konsiderohet si e para liturgji në historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare që u krijua ato ditë nga shqiptarët e Bostonit. që u zgjodh në  4 dhjetor 1923, në kishën e mirënjohur të Shën Gjergjit në Korçë, si Peshkop i Durrësit, Gorës dhe Shpatit, dhe të mos e njohësh si babanë e orthodoksisë shqiptare kjo përbën sakrilegj nga KOASH-I I sotëm. Gjithashtu të katër Kryepeshkopët shqiptarë që vazhduan historinë e Autoqefalisë së Komunitetit shqptar orthodox si Visarion Xhuvani 1924-1937, Kristofor Kissi 1937-1948, At Paisi-Vodica 1949-1966 dhe Damian Kokoneshi 1966-1967 janë po aq të respektuar nga komuniteti orthodox shqiptar dhe I Shqipërisë.

Mendooj se propozimet më të arësyshme të cilat do të vërtetojnë se KOASH I Shqipërisë janë këto:

-Të pesë Krypeshkopët e viteve 1922-1967 duhet të kenë një vënd në Kalendarin orthodox si `Martirë apo Dëshmorë të Kishës orthodokse shqiptare`

-Të Pesë Krypeshkopët e viteve 1922-1967 duhet tu ndërtohet një memorial mundësisht i përbashkët për ta, pranë Katedrales Orthodokse shqiptare `Ngjallja e Krishtit, pavarësisht varreve të tyre të lëna pas dore.

– Sinodi të pranojë edhe disa intelektualë orthodoksë gjatë punimeve të saj të ardhëshme, për të paraqitur sugjerimet e tyre në emër të Komunitetit Orthodoks me qëllim që të forcojë bashkëpunimin klerikal-komunitet, të afrojë delet e humbura, dhe të vazhdojë të komunikojë me komunitetin orthodoks

Në mënyrë të përmbledhur i kërkojmë SINODIT të ardhshëm të marrë parasysh edhe 2 kërkesat e Intelektualëve Orthodoksë të depozituara në sekretarinë e KOASH-që nË 2018-2022-2025.

Ky Sinod, shpresojmë të jetë një nga momentet ku tranzicioni i Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë të ketë marrë fund  dhe bashkejetesa fetare së bashku me tolerancën fetare të jenë po aq të shkëlqyeshme dhe dobi prurëse  aq sa populli të afrohet të lutet dhe ti falet Një Zoti vetëm duke ruajtur traditat e veta shekullore.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu