Si student, mysafir i UT, në Tiranë, jam shtrirë ne tokën e nënes Shqiperi (Jam i pari), 1979
Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdn nga numri i kaluar ”Varret, vlerat, virtytet e vuajtjet e drenicakëve, janë krenaria e Kosovës”, Drini.us – 11 gusht 2021
Nga Ditari im (5)
Takimet e ndejat me shokë e miq, në Prishtinë
Nga Turjaka, në Tiranë
Kujtimet nga shetitë e ekskursionet 1*) janë ndër kujtimet më të mira që ruan njeriu gjatë gjatë jetës. Janë të paharrueshme sidomes ekskursionet kur ishim nxënës e studentë.
Eksursioni i parë, si nxënës fillore
Unë nuk e harroj ekskursionin e parë si nxënës i klasës së tetë (8) kur e përfunduam vitin mësimor shkollor 1970/1971 në shkollën fillore ”Migjeni” në Lubizhdë. Ishim gjenerata e parë që doli nga ne, nxënësit e kataundeve Turjakë, Mirushë, Lubozhdë, Damanek dhe Qypevë e Bubël. Nuk ishim më shumë se 24 nxënës, 21 djem e 3 qika (vajza), Sanije Asmani- Zogaj nga Turjaka, Lumnije Halit Minushi- Krasniqi nga Damaneku dhe … një nga Mirusha emri nuk më kujtohet. Por asnjëra nuk erdhi në ekskursion,
Ishte hera e parë që shkonim një grup nxënësish me autobus në Prishtinë.
Ndejtëm veç tri ditë e fjetëm dy netë, ishin të mjaftueshme.
Te nipi, Hakia i dadës Nepë në Marali
Vizitat i bëmë në fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë, në termocentralin A, ku prodhohej rrymë, në Obilq, në Trepçë dhe në shkritoren e Zveqanit.
Me neve ishin tre mësues: Deli Abedini-Thaçi, Destan Islami- Morina nga Lubizha, ndjesë paste dhe Rexhep Kryeziu nga Bubaveci.
Po unë nuk harroj sepse edhe gjumi nuk më merrte natën duke shikur për dritare kryeqytetin.
Edhe ushqimi i cili ishte i lig, ushqim i thënçin na kënaqte sepse, në Turjakë e në Lubizhdë nuk kishte gjelltore popullore. Ishte hera e parë që na shërbenin me aq sjellje të mira e përulësi.
Mësuesit, të tretë uleshin vetë e hanin pasul me mish, sallata e pije “Jupi”, ndërsa në nxënësit na mjaftonte ta mbushim barkun me nga 250 gr. Bukë e një pjatë me pasul.
Ekskursioni i dytë, si student
Kujtimi më i paharrueshëm pas ekskursionit të parë, si filloristë, ishte ai i Qershorit të vitit 1979, si studentë të vitit të fundit të Letërsisë, të UP e ku udhtuam për në Shqipëri, si mysafirë të UT (Univerziteti i Tiranës.
Ndryshe nga ekskursioni i parë që nuk kishte as edhe një femër, për be, tash kishte disa vajza studente.
Ishte hera e parë që një turjakas (unë) shkoja në Tiranë.
Në Qafë Thanë
Nuk ka poet e as piktor që mund të përdor fjalë e ngjyrë për momentet e gëzimit që kisha kur autobusi i Turist Kosovës u nis për në Shkup- Tetovë- Strugë dhe në Qafë Thanë, në kufirin shqiptaro-shqiptar (maqedon) e kaluam kufirin.
Në Pogradec
Drekën e hëngrëm në qytetin e Lasgush Poradecit, në Pogradec. Qyteti buzë liqenit na dukej dhe ishte i përkryer. Në liqen shihej një barkë e vogël e dy peshkatarë e në breg të liqenit shetisnin një djalë e një vajzë, sigurisht edhe ata kishin takimin e parë. Pakëz më lerg, në një karrige druri, dy pleq pushonin.
Në Elbasan e Librazhd
Në mbrëmje mbërim në qytetin e Normales së parë, shkollës së mësuesisë, në Elbasan.
Aty hëngrëm darkën.
Diku rreth orës 23:00 (11-të, afër mesit të natës), mbërrim në Tiranë.
Në Tiranë takaova shumë tirans e tiranse, profeorë të UP-së, poetë, shkrimtarë e njerëz të kulturës.
(Ekskursionin në Tiranë e Shqipëri e vazhdoi njëherë tjetër).
Nuk do të ia fali vetit, nëse nuk i përshkruaj pikë e për pe, çdo gjë që e kam parë në Qershorin e vitit 1979 në Shqiperi, çoft edhe si kronikë, lajm, reportazh, opinion apo ndryshe ta quaj, kam me e përshkrua.
Më iku truri, më shkoi mendja larg e u këtheva në në kohën kur isha i ri, student dhe nuk mund të ndahesha.
Derisa të dy shetitë (?)ekskursionet, si nxënës e student kisha qenë në kryeqytetet shqiptare, Prishtinë e Tiranë, në Qershor, pushimet e verore e vjetore (2021) që sapo i lam, i fillova në korrik, fillim e fund.
Nuk ishin sheti e as ekskursionin por thjesht pushim.
Nuk isha i gëzuar si atherë kur shkoja për here të pare nga Turjaka në Tiranë por edhe tash kishte momente gëzimi, sidomos kur I takoja ish nxënësit, studentët, kolegët e punës, dajat, nipat e miqt.
Ama edhe unë kudo që shkoja, thesin e baja me veti, lypsha libra.
E mbushja thesin me bukë e miell, grun, elb e kallamoq, cka më falnin I fusja në thes, i falenderoja dhe vazhdoja rrugën, trokistsha në derën tjetër, si lypese.
Kujtime nga këto pushime nuk kam si pushimeve të tjera të viteve të kaluara por ato që më mbeten në kujtesë janë takimet me Milazim Krasniqin, një nga shokët më të dashur të studimeve, me Ali Lajçin, gjithashtu shok i studimeve e cimer (shok) dome i cili kësaj radhe ka folur si “mullini, sahat e shek”, pa u ndalur fare e mu nuk më la folur asnjë fjalë. Veç e shikoja e nuk e ndërpreja por ai nuk dinte të ndalej.
Po nuk kish faj i ngrati se kohën më të mirë të rinisë e qoi në burgjet serbe.
Gati harrova, Aliu nuk ishte në ekskursion në Shqipëri, si student më 1979 sepse komuna e Pejës kishte shumë serbë e malazezë në ish SPB-në (Sekretar. Punëve të Brendshme; tash MPB) e Mbrojtjen Popullore.
Aliu ishte mire me shëndet e pleqnia nuk ja kish lân.
Në mes të dy kolegëve, Muratit e Mediut
Bisedat më të përzemërta s`ka dyshim se ishin ato me Milazim Krasniqin e Hamzë Morinën e Polluzhës së Podrimës, te Drini I Bardhë, me Fetah Berishën e Drenocit të Zatriqit, që isha mysafirë te ai, në Prizren, te nipi Hakiu I dadës Nepë, në Marali dhe nxënësit Mehedin Rexha I Panorcit, Shaip Asman Tushin dhe Faik Miftarine e Mahallës së Vogël, Elmi Kastratin, ish nxënës nga Bubli, Ahmet Reshitin, Milazim Muharremin , kusherinjët: Januz Reshitin, Jakup Balinë, Qerim Kapllanin, Haki Sejdinë, Imer Ilazin, Ismetin e bacës Dulë, Kamer Ilazin e katundarë të tjerë, turjakas.
Isha edhe në shkollën ku e kam krye filloren, në Lubizhdë dhe padyshim se takime të frytshme e muhabet të rrafshtë e të përzemërt pata me Dr. Shukri Gërgjaliun, me Izet Shalen nga Banja e Malishevës, me Fadil Javorin dhe Xhafer Lecin i cili erdhi nga Gjilani (Gjermania) me Hazbi Lalincën, mësues në Udevalla.
Edhe në Sarandë, gjatë pushimeve disa ditëshe mora një dhuratë një libër me poezi nga D. M. poet por po punonte polic.
Po e mbylli vazhdimin e pestë me dy letra të shkurtëra që mora gjatë kohës sa po shkruaj kujtimet nga Ditari im, korrik 2021
Letra e pare:
“Sa pershkrim i bukur me plotë dhimbje e mall. Nuk munda ti ndal lotët derisa e lexoja.
Vdekjet, lindjet janë pjesë e jetës, por për ne që jetojmë larg vendlindjes përjetimi është i dyfisht” (ishte një letër për një fejton tjeter në disa vazhdime për babën, xhallaretë e hallat.) dhe ”Pjesa e e fejtonit për udhtimet në Kosovë (shën. imi) më pelqeu shumë. Çdo fjale e thënë është me vend dhe shpresoj qe ta lexojne ata që kanë ndikim ne realizimin e asaj qe ju ke keshillu. Me të vertetë ato kulla dhe varreza duan perkujdesje shtetrore.
Shpresoj që në të ardhmen e afert dikush ta marrë ate pergjegjesi.” (F. S.)
Dhe letra e dytë:
“Sinan, po i lexoj me kenaqesi. Tekstet i ke ashtu si je vete, te drejtperdrejta e te sinqerta” (M. K.).
Falenderoj nga zemra F. S. dhe M. K. për mbështetjen dhe kurajon, për fjalët e ëmbëla të cilat më japin forcë që të punoj, me rinojnë e burrnojnë.
I përshëndes me një shtrëngim dore dhe mirë u pafshim e dëgjofshim!
1*) EKSKURSION m.
Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj.ose për t’u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion.
Vazhdon
Malmö, 12 gusht 2021