ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Kujtime nga vizitat si student në vendet e Europës Lindore, që nuk kishin para e as veshëmbathje , por kishin guxim qytetar

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Kujtime dhe pershtypje nga udhëtimet e mija si student në disa prej vendeve të Europës Lindore .
___
Në kohën time të rinisë, studenti kishte autoritet. Si në Kosovë ashtu edhe në botë. Një nga përparësitë që kishte gjenerata ime, kanë qenë udhëtimet. Nga stacioni i trenit në Fushë Kosovë e kudo që udhëtohej në Evropë, bileta e trenit për student ka kushtuar 150 DM (marka gjermane). Kjo biletë ka qenë e veçantë dhe vlente dy muaj. Udhëto ku të duash me këtë biletë dhe nëse dëshiroje, mund të qëndroje në tren gjatë tërë kohës.
Në qytetet kryesore të Evropës për student kishte edhe hotele ku buajtja me ushqim të mëngjesit ka qenë shumë lirë, gati falë. Evropa Lindore apo vendet socialiste të Paktit të Varshavës, për mua kanë qenë më interesante dhe shumë më lirë se ato Perëndimore.
Në vitin 1980 planifikova që tri javë të qëndroja në Hungari, Çeko-Sllovaki dhe Poloni, por mbeta atje për dy muaj. Pos, biletës, në xhep kisha 100 DM dhe një sasi të dinarëve jugosllavë që kishin vlerë ndoshta sa 100 markat.
Në Bratisllavë i shita farmerkat (pantollonat jeans) dhe bëra shumë para. Pas disa ditëve në stacion të trenit në Varshavë m’u afrua një tip mafiozi dhe insistoi që t’ia shisja pjesën e epërme të jeans-save (jaknen), poashtu Levis. Unë nuk dëshiroja t’ia shisja, por nuk kisha rrugëdalje tjetër për shkak se ai nuk ishte vetëm dhe mund të ma merrte edhe pa para. Por, ky tipi më dha aq shumë ‘zlotë’ (para) sa që me siguri shuma ishte edhe dy herë më shumë se 100 DM që e kisha blerë një vit më parë në Trieshtë (Itali).
Dhe, kështu unë bëra aq shumë para, sa që u trimërova ta vazhdoja rrugën për Moskë për shkak se asaj vere atje mbaheshin lojërat olimpike. Por, policia sovjetike më kthyen në kufi për shkak se nuk kisha vizë dhe nuk e dija që duhej.
Në tren nga Katovica për Krakow bisedoja me disa gra. Aty ishte edhe një burrë i cili nuk fliste. Gratë e kritikonin qeverisjen e Jaruselskit, gjeneralit kryeministër të atëhershëm të Polonisë. Ky burri nuk duroi gjatë, e nxorri kartën (me siguri identifikimin që ishte polic sekret), ua tregoi grave dhe njerën e nxori jashtë kupesë. Gruaja u kthye pas gjysmë ore me fytyrë të skuqur dhe me lot në sy. Askush më nuk foli asnjë fjalë dhe kupeja ra në heshtje vdekjeje.
Hungaria, Çeko-Sllovakia dhe Polonia kanë qenë vende në të gjitha aspektet shumë më të zhvilluara se Kosova. Por, ata nuk kishin para e as veshëmbathje perëndimore sikur ne në Kosovë. 200 DM, që në Kosovë mund t’i kishte gjithkush, atje ishin kapital i madh. Ata nuk kishin liri të shprehjes e as të lëvizjes, por kishin guxim qytetar dhe ky ishte një problem që e mundësoi rënien e regjimeve komuniste që pas një dekade filloi në Poloni. Në mendjen time këto vende paten krijuar shok kulturor. Në atë kohë, me siguri edhe sot, ne këto shtete i kemi nënçmuar.
Por kanë qenë larg para nesh, sikur që janë edhe sot.
Nuk thuhet kot, që udhëtimet janë shkollë në vete.
Është mirë që kjo gjë të bëhet sa jeni student për shkak se atëherë mësohet më së shumti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu