Nga: Pal – Islam Idrizi
___
Një ngjarje e vërtët të cilën do ta kem në mendje e në zemër gjithë jetën.
Bëhet fjalë për tim at, të cilin hoxhallarët dhe titistët (servilët e pushtetit-pushtuesëve Jugosllavë), e quanin si të“çmendur!“.
Babai im, ishte një punëtor i thjesht, Minator, në minierën e Kizhnicës, i drejtpërdrejtë,mikëpritës e i dashur për këdo,por jo edhe për ata, si ky hoxha.
Diku kahë mesi i viteve të 70-ta (unë isha afërsishtë 13-14 vjeç), na erdhi për vizit një hoxhë!
-(I njejti përson e kishte penguar tim at, të punësohej në shkollë si mësues, në fshat ku jetonin të parët e mi,Vërbic e Zhegovcit!
Kishte ndërhyrë tek nënalokja…me „arsyetimin!“: „Është ,mirë këtu ku është (si minatorë!)“. „Sepse, po u punësua si mësimdhënës, do të largohet nga feja, dotë vishet si k’ta t’pafetë, do t’i lëshoj flokët“, etj.etj., të kësaj natyre,siç bëjnë zakonisht hoxhallarët.
Ata (hoxhallarët), i duan njerëzit të varfër e të pa ditur,vetëm kështu e kanë më lehtë të manipulojnë me ta,e të përfitojnë nga ta.
Nënalokja e zemëruar, i beson fjalëve të hoxhës! Gjithë dukumentet që im at kishte bërë gati, për punësim, u’a dha flakën, i dogji që të gjitha!
Babai sapo ishte kthyer nga puna-miniera, duke menduar se kishte qenë dita e fundit në Minierë, edhe ish përshëndetur me kolegët Minatorë! Kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur, u dëshpërua pafund. K’tu (mbase edhe më përpara) fillojnë padrejtësit ndaj tim at dhe gjithë familjes. E kishim (fatkeqësishtë), të familjes këtë hoxhë!)…
-Pra, ti kthehem edhe njëherë vizitës, qëllimit të këti shkrimi!
Mesviteve të 70-ta, në Vranjevc të Prishtinës (sot,Kodra e Trimave),në mbrëmje,sapo kishim ngrënë darkën, hoxha i thot babës:
„Aziz, hiçi këto fotografi, se du me fal akshamin“( lutjet e mbrëmjes)!
Babai u bë sikur nuk kuptoi! Me qëllim që ti merrte mbrapsht ato fjalë.
„Çfarë the,hoxhë“?
Hë de, mos u ban sikur nuk nive (dëgjove)!
„Thash (kthehet hoxha, me një ton urdhërues), hiçi fotot se nuk ma lejon feja,nuk ban me pas fotografi kur të falem!“.
„Jo more“, i’a kthen baba, si me të qeshur.
„Po ti mor hoxhë, para këtyre figurave të kombit, duhet ulesh e të ngritesh,të gjënjëzohesh, e të lutesh, para tyre e për t’a“.
„Jo hoxhë,nuk e bëjë një gjë të tillë“.
„Dhe dëgjo k’tu,ti hoxhë: Më vjen shumë rënd me k’të që dëgjova“,.I’a kthen baba i zemëruar, por nejse!??
„Po mirë, ma gjej një dhomë tjetër, ku mund të falem“!
„Të gjitha dhomat i kam me fotografi të patriotëve Shqipëtarë. Pastaj, ti e di more hoxhë, se në çfarë kushte jemi (kishim tri dhoma,dhe kur vinte dikush, mezi i’a dilnim!)? Megjithatë, nuk kursehem kurrë, kur është fjala për figurat e ndritura të kombit. Rri pa bukë, por jo pa portretet që i kam në mure të dhomave“.
„Bash hiç kërkun nuk paske një vend për t‘u falur“? „ Shiko edhe njëherë tek sobat (dhomat) tjera“! Fliste hoxha me një zë iritues, dhe po bëhej nevrik!
„O hoxhë (i drejtohet baba), dëgjo k’tu, kjo është shtëpi shqipëtari e jo xhami“.
Të gjitha dhomat janë me foto, dhe të zotët e shpis janë këto portrete,unë jam shërbëtor i tyre“.
E masi ti nuk i do, nuk lutesh para tyre…!? Po kam një vend, ku nuk ka foto, është nevojtorja (WC-ja), vetëm aty… nëse të lejohet, nuk kam të tilla foto“.
Hoxha! „Edhe k’të ma the!“
Baba!“zot shpie jam vet dhe mos më hajde kurrë më, k’shtu“.
Iku hoxha me bisht nërshalë.
Po ky hoxhë,lëshonte fjalë kudo…“Azizi, kish lujt mendsh“!
-Ky ishte babai im (ndjes pastë). E pata baba, shokë, ishte dhe mbetet njësh, udhërrëfyes për mua dhe gjithë familjen.
Jetoi me djersën e ballit, pa i hy në hak askujtë.
13 shtatori, është dita më e zymtë për mua. Besoj edhe për ata që e njohën.
Përjetësishtë, me shumë mall, biri ytë Pali.
Do mbetesh shembull.
Ngrohtësia, përkushtimi e dashuria si prind, do t’më shoqëroi gjithë jetën.
Faleminderit, BABA…!
*
Pal – Islam Idrizi
Ingolstadt.
Respekt per babain tend te mire dhe per ty qe e kujton me aq mall.
Miku im i dashur z. Kabshi !
Një falenderim të përzemërt jo vetëm për postimet-shkrimet e mia,por për gjithë shkrimet tuaja dhe aktivitetin tuaj patriotik.
Të paqim sa malet.
Shëndet e gëzime, suksese në veprimtarin tuaj intelektuale.
Të fala Pali.