Sinan Kastrati, Suedi
Pjesë nga ditari im për Turjakën
Januz, t`ka bâ sukses Jemin
Katundi 1*) Turjakë është një nga katundet e njohura të Llapushës. Dikur i takonte “serezit” të Rahavecit e Bajrakit të Astrazubit. Kufizohet me fshatrat Lubizhdë, në lindje, Damanekin, në Veri, me Bublin, në perëndim dhe Panorcin e Bjeshkët e Zatriqit në Jug-perëndim. Me pjesët tjera Turjaka kishte kryesisht male e livadhe. Në mes, ka lumin Mirusha dhe jo larg është edhe Vll. Drenofci i njohur me Shahirat e Drenofcit, Salihin e Ferizin.
Ka dy fise më të mëdha e disa të tjerë më të vogla me afro 100 familje.
Para se me ardhur Kastratët, nga Zatriqi në Turjakë, Turjaka edhe Damaneku ishin shpesh fusha të mejdanit ku i qëronin hesapet komitët në mes të vetit. Unë në një shkrim timin të mëhershëm i kam përmend kush ishin ata. Më të njohurit ishin Topi, Rrakaqi, Qorri, Karadaki etj. Kur erdhën djemt e Ali Agës, sidomos Avdullah Aga, me autoritetin që kishte e sigurisht edhe me njerëzit e vetë komitë ti quaj, ato vrasje, hajni e hasmëri u zogëluan dhe u zhduken.
Turjaka është e Zatriqit por njihej edhe si Turjaka e Damanekut.
Deri në mes të viteve 1860-1870,Turjaka ka pas veç disa qipqi e rrogtarë, kryesisht të fisit zogjan por edhe të tjerë, Kajtazët. Atherë kanë ardhur shumica e Kastratëve nga Zatrqi dhe janë vendosur në të dy mahallat, në mahallën e Madhe dhe në Mahallën e Vogël.
Ka pasur mendime se Damaneki apo ndonjë katund tjetër për rreth është më i mirë për jetesë se sa Turjaka, për shkak të tokës së mirë të punë, siq është Damaneki (Dem- Neka apo edhe Dukati) por Xhemajlia i Brahim Agës kish pas thënë se një katund që nuk ka bjeshkë dhe Lum, Mulli… nuk është mirë me jetua aty. Turjaka i ka të të gjithat edhe lumin e edhe bjeshkën për kullosa, katund për bujqësi, blegtori e vreshtari.
Turjaka, nuk më hiqet nga mendja. Kudo që isha e kudo që shkoj,Turjaka më duket e madhe, e pastër, e bukur, e mirë, e virgjër, me pleq të mençur, burra të mirë, bujq e blegtorë të vyeshëm e me gra të urta e puntore, qika të bukura e djem të pashëm e të lazdruar.
Turjaka, me ato male që s`i ka asnjë katund tjetër, Damaeku e as Lubizhda, me ara bukanike që ngjiten deri në fund të maleve, e me livadhe të buta plot barë e lule që i ushqen lumi Mirusha për midis të midist, siq i thonë Turjaka mesit.
Isha e ku nuk isha nëpër Evropë. Isha deri edhe te “Varri” i Bethovenit që gjermanët do të jepnin shumë para po ta dinin ku ëshë ai varr, në Alpet e Austrisë e rrjedhën e Danubit e pash. Pushova nën hijet e atyre lisave qindra vjeçar të maleve dhe i lajta duart e faqet me ujë të Danubit. Pash fushat e fermat daneze me shpezë e bregdetin kroat. Shkela edhe shkallët e Univerzitetit të Lundit, e nuk munda të rrijë shumë gjatë sepse nuk mund të ndahesha e nuk kishte vend më të mirë se Turjaka.
Bajram Ramadani, mixha Bajrë, plaku i urtë, çobani i Turjakës
Sot më tepër se ditët e tjera mu kujtuan ata burra pleq, që nuk janë më dhe mendova:
-A i kanë dashur ata gratë e tyre si ne turjakasit “rinj”?
Shumica e atyre pleqëve që unë i njoh kanë pasur nga dy gra.
Po filloj me radhë dhe me më të vjetrit. Smajl Zeneli ka pasur dy gra. Me më të parën kishte dy djem, Hamzën e Alushin e me gruan e dytë kishte Zenelin e Murtezin.
Pas Mixhës Smajl, burra tjerë të fisit Zogaj që unë i njoh ishin djemt e Metë Xhemës: Asmani, Rexha, Xhemajlia e Limani. Brahimi, Syla, Muharremi, Bajrami, Neziri, Hasani, Sefer e Shaban Ramadani, 8 vëllezër. Edhe këta ishin vëllezër nga baba por me nëna të tjera. Tjetër, përveç Nebih Cufës e Islam Maliqit, nga fisi Zogaj nuk kishte.
Amrush Bajrami, Haradini e Avdyli kishin ardhur nga Lladrofci, edhe ata maheshin me Zogaj.
Fisi Kastrat.
Në Turjaka kishte dy fise me familje Kastrat dhe Zogaj
Familja e Mulla-Muqëve (apo Mugjëve) që nga Imer Mulla Muqa, Sadri Meta, Musli e Ali Meta. Sadriu ishte vëlla me Musliun e Aliun por nuk ishin të një nëne.
Haxhi e Sejdi Mala, ishin gjithashtu, Mullamuq (Mulla, një nga të parët e tyre kishte qenë hoxhë ”mulla”).
Haxhi Mala kishte katër djem:
Dinën (Haradin). Malushin, Seferin dhe Zyberin kurse Sejdiu kishte Hasanin dhe Hakinë.
Afer tyre, me truall ka qenë edhe Cufë Mllanaviqi, nga Mllanaviqi me djalin Latifin e djalin e vëllait, Demushin.
Familja e Dylybashëve (Delibash) ishin familje e madhe por të gjithë janë shpërngulur në Prizren:
Idriz Dylybashi, Sylyman Elezi, Asman e Sadik Limani, Ahmet Mehmeti e Rexhep Demiri …
Familja e Nurqave ishte familja e njohur si puntorë të mirë e çoban të dalluar. Ata ishin:
Gjelë e Hajdin Nurqi, djemtë e Beqës, djemtë e Ali Nurqit ishin Kapllani, Faiku e Hasani… e të Miftarit, Miftarit ishin:
Murati e Smajli… dhe djemtë e Fetahit ishin:
Ibishi, Abedini e Bislimi.
Edhe Lat Shashivari, mbahej me familjen e Nurqëve.
Shabani, Ilazi e Zeqa, ishin djemtë e Shaqë Kamerit, të afërt me Dylybasht.
Avdyl e Ilaz Imeri dhe Sylë Sahiti, ishin familje në vete, familja e Imer e Sahit Mstafës. Këtyre iu kishte bashkangjitur edhe familja e Xhemë Maxharrës që nuk ishte shtua që nga koha kur kishin ardhur si hyzmeqarë të Bali Agës, nga Maxharri (Hungaria) dhe familja tjetër, ajo e Qyrtëve, Ahmet Qyrtit. Edhe kjo familje, i pari i tyre kishte ardhur si hyzmeqar i Bali Agës, nga Qyrtistani (Kurdistani) nuk ishte shtua. Vetëm Ahmeti, i pari nga kjo familje kishte katër djem: Zenelin, Zymerin, Shukriun dhe Xhemajliun. Këta mbaheshin me familjen e Jup Rexhepit dhe deri vonë kanë jetua në një oborr me Rexhep Jupën.
Abaz Aga, kishte lënë djalin, Jupë Agën që tash janë Jupa, Muhameti e Abazi (Muhameti ka vdekur).
Dhe … Familja e Ali Agëve, që kishin ardhur nga Zatriqi, diku rreth viteve 1870. Ali Aga kishte katër djem me tri gra:
Avdullah Aga, Brahim Aga, Hamza dhe Hasani.
Avdullah Aga ishte djali i madh i Ali Agës. Ishte i njohur si pleqnar dhe ishte njeriu më i autoritetshëm i kohës. Kishim pasur miqësi dhe muhabet me Xhemajl Abrinë, pleqnar i pashoq i Drenicës ….
Sa herë që kishte ardhur Shemsi Pasha me ushtri në Livadhet e Turjakës, i kishte thirrur Avdullahin dhe Xhemajlin. Avdullahi kishte qenë i pashëm dhe burrë afro afro 2 metra. Kish pas jetuar 120 vjet. Ai e kishte lënë veç një djalë, Seferin, edhe ai ish kânë patriot por dembel i madh e papuntor.
Brahim Aga ish kânë puntor më i madh dhe e kish pas mbajtur shtëpinë gjallë. Te tre vëllezërit, Avdullahi, Hamza e Hasani nuk kishin punua fare, sa kishin pas jetua bashkë por kur ishin ndarë Hamza e Hasani donin me u shky duke punua ndërsa Avdullahi përseri nuk kishte punua.
Brahim Aga kish pas thënë:
– Veç Avdullahit, hallall i koftë se ishte kânë i fjalës e nuk ka punua as atherë e as tash por jo edhe Hamza e Hasani.
Njëherë, më tregoj baca Nezir, Nezir Cufa ishin pas ankua Hamza e Hasani pse Avdullahi nuk po punon dhe Avdullahi që të mos e prishte shtëpinë kish pas dalur me mih kallamoq në Seishta por si i mshon me shati tokës, i del një lirë dhe me at lirë e kish pas pagua një hyzmeqar, puntor që të punoj në vend të tijë.
Brahim Aga ka lënë dy djem: Xhemajlinë dhe Cufën (Isufin). Edhe këta, djemtë e Xhemajlisë (Meta dhe Salihi) në fund viteve të 50-ta kishin dalur në Pejë. Cufa (Isufi) kishte dy gra: Bahtishahin dhe dhe Nurën. Djemtë e bacës Cufë, me gruan e parë, Bahtishahin nga Mllanaviqi, Asmani, Ramadanin e Sylymanin. Asmani kishte shkua në Ferizaj, te Mullini i Kukës (Oso Kukës?) dhe Ramadani e Sylymani në Prizren. Edhe Neziri, Alia e Muslia, djemtë me gruan e dytë që ishin vëllezër nga baba me Asmanin e … Ramadanin e Sylymanin, kishin shkua në Prizren.
Hamza, djali i tretë i Ali Agës që në Turjakë dhe rrethinë, e njohin si Tusha, kishte dy djem, Hamidin dhe Shaqen dhe Hasani, djali i katërt i Ali Agës ishte shpërngulur në Damanek, që tash janë një mahallë, Mahalla e Dervishëve, me Januz Dervishin, Alinë, vëllain e Januzit, Bajramin me djemtë: Hajdarin, Hasanin, Haxhinë dhe Muharremin.
Kjo ishte vetëm sa i përket Mahallës së Madhe- Turjakës ndersa dy mahallave të tjera, asaj te Mahallës së Vogël dhe Mahallës së Goqëve, nuk di shumë por sot do ti përmendi disa nga pleqt e burrat e kësaj mahalle.
Ullarica, Ujëvaret e Mirushes
Mahalla e Vogël
Met, Sahit dhe Hasan Jemini, Mulla Haliti, Xhemajli dhe Banush Nuredini, ishin si një familje.
Rexhepi, Murati edhe Rifati ishin djemtë e Asllanit. Meta me djemt dhe Sadrinë.
Tush Asmani, familje tjetër, kishte dy djem Asmanin dhe Sinanin.
Mixha Dergut ishte ndër më të njohurit në Mahallë të Vogë. Ai kishte dy djem: Tafilin e Halilin (Lilin).
I kësaj familje ishte edhe Xhafar Behrami me dy vëllezër: Shabani e ka lënë Muharremin. Haxhia, Hakinë dhe Behramin, Sejdinë dhe Hakinë. dhe dy djem (Miftarin dhe Ganiun)
Po i kësaj mahalle, Mahallës së Vogël ishte edhe komita i njohur Hasan Zatriqi.
Ishin edhe disa familje të tjera, si Hamzë Haliti, Idrizi Demush Amrushi, E djemtë e Elezit, Azemi e Ademi.
Dul Jetullahit i kishte tre djem:
Sakolin, Hajdarin e Hamdinë.
Xaferi, kishte Miftarin dhe Ganinë. Shabani e ka lënë Muharremin. Haxhia, Hakinë dhe Behramin.
Burimi i Vrellës, pas 30 vjetëve, Vrella përsëri të rrjedh ujë, Turjakë, Pranverë 2021
Sadri Xhema i cili nuk ka lënë djalë ishte i kësaj mahalle. Ka vetëm një qikë të martuar te pagarusht e Damanekit, për Brahimin.
Të gjithë ishin të fisit Kastrat.
Mahalla e Goqëve
Xhem Syla me djemtë Fazlinë dhe Muslinë. Malokt: Dema edhe Sejdia. Ramadan Zeqiri, Rexhep Berisha, Muhamt e Shaban Fejza.
I kësaj mahalle ishte e
dhe Bajram Qaushi i njohur si qaush, oficer i turkit.
Në Turjakë ka edhe edhe dy mahallë krejt të vogla: Mahalla e Kajtazëve, Muhamet e Avdyl Kajtazi e Xhelir Islami, që është në mes të dy mahallëve, të Madhes dhe të voglës, në fund të malit të Çukës.
Mahallam ë e vogël për nga numri i familjeve është edhe mahalla e Qorrëve. I njohur dhe burrë trim e i mençur i kësaj familje ishte Fazli Qorri.
Mahi e mesele nga Turjaka e turjakasit.
O qonu se po dridhet toka
Bajram Ramadani ishte ndër pleqt më të dashur në Turjakë. Sa herë që shkoja në Turjakë, nga Prishtina, e shihja mixhën Bajrë. Ai gëzohej sikur ndonjë fëmi dhe më folte aq mirë sikur të ishte gjyshi im, më i miri plak e gjysh.
Takohesha në mbrëmje kur kthehej nga bjeshka me dhen.
Unë menxi pritesha me u përshëndet me një plak të dashur qysh ishte ai.
Kur vinte te Mahalla e Ali Agëve, dhenëve iu rrinte mbrapa e thonte:
Ali Agët ma marrin naj dele.
Mixha Bajrë kishte tre djem: Ramadanin, Jeminin dhe Isën.
Njëherë natën, Jemini i hinë ner krevet mixhës Bajrë e ai nuk e sheh dhe fillon me ia lëkund krevatin. Në fillim e lëkund ngadalë e dikur më shpejt. Mixha Bajrë mendon se po dridhet toka dhe fillon me ra Shahadet me të Madhe “La i Lahi Ilallah ….” e dikur qohet e del në oborr dhe me sa zë që ka bërtet:
– O qohuni more se po dridhet toka!
Baca Tah kur ish pas shku dhânerr s`pari në Bellenicë.
Baca Tah shkon dhânerr s`pari në Bellenicë. Me bacën Tahë shkon Alia ¨q ishte më i vogël, por zot shtëpie. Alia edhe pse ishte më i vogli prej vëllezërve, ishte zot shtëpie. Rrugës Alia i thot Fetahit që të mos flet. E Fetahi i thot Alisë:
-Mas ki gajle se nuk flas.
Ishte adet që dhanuert, i mundonin dhe shpesh në lojra të ndryshme, iu qitnin edhe samar dhanuerve dhe i shtinin kishi me u falur afër muri e provokime nga më të ndryshmet sepse iu kishin marrë qikat.
Por Fetahi nuk folte fare dhe Bellenica e bâjnë men qysh me shti Fetahin me fol. Njëri prej tyre thotë:
–Kuvalt Roda, kur të pshurren, i bâjnë edhe ka dy pordhë. Baca Tah, e shtin me fol me zor atherë flet edhe Baca Tah:
-Edhe unë kur të pshurri, i l`shjoj ka dy e tri pordhë.
A ka më të madh se Bajram Begi a?
Në një dasëm të madhe në Turjakë e ku shahirat ishin përveç Xhelir Islamit e Muhamet Kajtazit edhe Salihi e Ferizi të cilët e shyhretonin odën me këngë, bënin edhe muhabet. Më qef kishe me ngue Salihin kur folte se se kur knonte, aq i meçëm ishte. Kur e këndonin ndonjë këngë, nuk dëgjohej as miza e në fund bënin llafe, tregonin anekdota e gjuheshin me fjalë. Kur e këndojnë këngen e Bajram Begut që askush nuk e këndonte më mirë, Islam Maliqi nuk e kishte dëgjua dhe i drejtohet Salihit:
-Salih, k`nona naj kâng të burrave e Salihi i thot Islamit:
-Islam, a ka burrë me të madh se Bajram Begi a?
Pamje vjeshtore në Gradinën e Madhe, Turjakë, 2021
Është interesant se kur këndohej kënga e Bajram Begut, nuk duhej me qit me pushkë. Njëherë thuhet se kur e ka këndua Salihi me Ferizin Bajram Begin, dikush nga dasmorët ka qit pushkë e Salihi e ka lënë dasmën e ka shkua në shtëpi. Pushka qitet për gëzim e jo kur të vritet Ali Pasha-Gucia, Bajram Begi a Oso Kuka.
Zogjët e shotës të pulës së Cufë Brahimit
Baca Cufë i ka pas dy gra:Bahtishahin dhe tezen Nurë, qikën e dajes Xheledin nga Dragabili. Me të parën që ishte nga Mllanaviqi i kishte tre djem: Asmanin, Ramadanin e Sylymanin dhe me tezen Nurë, kishte: Nezirin, Alinë. Njëherë kur kishin pas dashur me qit ni pulë klluq, nuk kishin pasur ve të pulave dhe ia kishin qit do ve të shotave.
Kur qelin zogjtë e shotës, ata hynin në ujë e pula bënte “ku-ku” por ata nuk i vini pas. Njëri nga pleqtë i kish pas thënë, në hajgare:
– Cufë, edhe ty kanë me të lân djemt kur të rriten se i ki me dy gra. Por baca Cufë deri sa i ka vdekur Bahtishahi, ka fjetur një javë te njëra e një javë te tjetra.
A je lodh axha Shaqë?
Djemt e Sylë Ramadanit, Hamdia e Gania, kur i lëshojshin lopët në Sabah, Shaqë Tusha dilte para dyerve të oborrit e ulej në nje pastaqi (likurë e deleve) dhe ikqyrte gjân e katundit. Çabanët i përshëndesnin, varësisht se në çfarë kohe ishte me:
-A munu qove, në mëngjes; a u lodhe në drekë e darkë etj. E Gania me Hamdinë i thonë axhës Shaqë:
– A u lodhe o axha Shaqë, kur ai sa ish qu e ai iu përgjigjej:
– Po Vallahi jam lodhur se me Xhylen jemi kapur gjithë natën, fyt për fyti e dikur e rrxova (Shaqa njihet si hajgaregjia më I madh I katunit e Xhyla ishte grueja e Shaqes) . Kjo do të thotë, nuk duhet me i thënë askujt në sabah a u lodhe por a munu qove, ishte porosia e Shaqës Tushës.
1*) Katund. KATUND m.
1. Fshat. Katund i ri. Katund më katund. Katund me njëqind shtëpi. Banoj (jetoj) në katund. U ngrit gjithë katundi.
• 2. hist. Bashkësi e njerëzve, që merreshin kryesisht me blegtori e bënin një jetë shtegtare; vendbanimi i përkohshëm i këtyre njerëzve; fshat i madh, me shtëpi të shpërndara e larg njëra-tjetrës. • Ia fut katundit thjeshtligj. flet kot, pa gjykuar thellë; bën një veprim të pamatur. Sa poshtë ka rënë katundi mospërf. shih te POSHTË.
Dhe FSHAT m. 1. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund. Fshat fushor (malor). Fshat i largët. Fshatrat e Shkodrës (e Beratit). Kroi i fshatit. Shtëpi fshati. Shkoj (punoj, jetoj) në fshat. Ngushtimi i dallimeve midis fshatit dhe qytetit. 2. përmb. Tërësia e banorëve të kësaj qendre; fshatarët. U mblodh (u ngrit) i gjithë fshati. 3. Qendër e vogël ku banojnë përkohësisht grupe njerëzish që kryejnë një veprimtari të caktuar. Fshat olimpik. Bën fshat më vete jeton më vete, zhvillon veprimtari më vete; vepron sipas mendjes së vet. Kryeplak në fshat të huaj shih te KRYEPLAK,~U. Fshati që duket s’do kallauz fj.u. diçka që duket a njihet nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme; është fare e qartë e nuk ka nevojë për ndonjë provë a dëshmi.
Unë Turjakën e quaj ”katund” e jo fshat për arësye të kuptueshme se është kryesisht afër maleve e bjeshkëve dhe tokën e punës, arat i ka kodrinore e malore. Ndërsa fjalën ”fshat”, e shpjegoj sipas fjalës ”fushat”. Që do të thotë ”fushat” janë vendbanime fushore dhe nga shqiptimi i dendur i fjalës ”fushat”, zanorja ”u” ka rënë dhe kemi fjalën e re ”fshat”.
Për Turjakën disa shënime i kam marrë nga Veli Sadria, Jup Rexhepi, Sefer Imeri, Kapllan Muslia etj.
Një vikend në Bjeshkë, Turjakë, 2021
Emrat e maleve dhe bjeshkës së Turjakës
Emrat e disa nga vendet, në malet dhe bjeshkët e Turjakës.
Gradina e Vogël,
Balli i Kerrshit,
Lugi i Asojës,
Kalenicat e bacës Ukë,
Gropa e Asojës,
Selishta,
Rrafshi i Selishtës,
Lugi i Selishtës,
Gropat e Selishtës,
Zabeli i Behramit,
Brenezhi,
Dushkaja e Brenezhit,
Qafa e Brenezhit,
Shpati i Billës,
Gropa e Gjemës së Vogël,
Gropat Rrumullake,
Gropa e Gatë,
Guri i Madh,
Gropa e Gurit të Madh,
Llozet,
Lugi i Llozeve,
Ardhija e Rrushit,
Sukaqi,
Qafa e Sukaqit,
Rrafshi i Sukaqit,
Funi i Billës,
Shpatinat,
Gerrjaqa,
Lugi Gerrjaqës,
Guri i Gerrjaqes,
Gropa e Hithave,
Gropa e Mullamuqëve,
Gropa e Ukit,
Gropa e Avdi Rrahmanit,
Rrasat e Ramadanëve,
Gropat Binake,
Gropa e Gatë,
Gropat e Llaparit,
Ara e Selmanit,
Gropa e Pllumave,
Maja e Orrlave,
Funi i Maje Orrlave,
Gropa e Shaban Demirit,
Kulla e Keqe,
Kulla e Ali Agës (?),
Lugi i Ularit,
Lugi i Kasum Patokit,
Lugi i Mallavodit,
Livadhi i Abazit,
Livadhi i Fazlisë,
Te Lugi i Bletës,
Therra Panorcit,
Udha Ravnit,
Zabeli i Hasan Cufës,
Livadhi i Durakit,
Murrizi,
Funi i Murrizit,
Qafa Gradinës,
Llokma Gradinës,
Ledina Sylë Rexhepit,
Guri Qyskisë,
Kerrshi Sylymanit,
Udha Rabaxhive,
Fusha Kuvalëve,
Lugi i Qereqhanes,
Lugi i Llazit,
(Ulica e Breshancit),
Vavi Stanës,
Livadhet e Frashnit,
Zakuta,
Kregsi i Asllan Pagarushës,
Livadhet ner Gardh,
Bashqet (Livadhet),
Bunarishtat,
Livadhet e Vidhit,
Kerrshinat,
Gryka e Fangit,
Zabelet (Vakafet),
Vrella,
Petrani,
Livadhi Behramit,
Livadhi Rahmotit,
Kerrshi Avdylit,
Shkozinat,
Quka,
Podi i Qukes.
1*) MAL m.
Turjaka kishte dhe ka male1*) të buta, dushkaja e bjeshkë 2*), me drunj dhe gurë të mëdhenj e të thepisur, shpella, gropa e një vrellë me ujë.
Malet e Turjakës janë afër katundit, në perëndim, ngjitur. Afër shtepive janë arat jo fort bukanike, dhe menjëherë pas arave më në kodër fillojnë Krye Dushkajat e vazhdojnë deri te Llokma për të vazhduar në Fund të Gradinës së Madhe dhe në pjesën tjetër, pa u shkëputur, fillon drejtimi i Veri Përëndimit deri në Bubël e te Fusha e Kuvalve (Kuajve) jo larg Lumit Mirusha
Këto male kanë dhe të bardhë dhe dheu (dheu, toka) i tyre shërbente me maru Qerpiç 3*). Dheun e përdornin katundarët e Turjakës me i ly shtëpitë.
Toka (dheu) është i bardhë dhe i ëmbël e i ngrohtë sikur toka e Rahovecit dhe mund të rritet rrushi, bastani (shalqini) dhe pemët tjera.
Bjeshkët janë disa kilometra, deri në Panorc, Zatriq, Rahavec, Astrazub dhe Carravranë dhe në to ka shumë lloje të drunjëve e bimëve, Ah, Bung, Qarr, Frasher, Lejthi, Shkozë, Thana, Plep të Butë e të Egër, Shpardh, Murriz etj.
Në bjeshkët e Turjakës ka edhe shtazët e egra: Ujku, Dhelpra, Kaproi, Lepuri, Derri i Egër, Maca Egër, Jasbaci etj.
Fatkeqësisht malet Turjakës janë prerë shumë, pas 12 Qershorit 1999 nga keqbërsit. Katundarët e katundeve që nga Bllaca, Bellenica, Banja, Lladrofci… Carralluka, Arllati … Drenica i kanë shkatrrua Malet e Turjakës pa kurrfarë kriteri e dihet se Malet nuk rriten për disa dhjetëra vjet, Qarrin dhe Bungun si dy lloje të drurit më të mira që nga Gradina e Vogël, Lugi i Gradinës së Madhe e deri te Kerrshi i Sylymanit, pronë e Turjakës dhe Murrizin e Lugin e Murrizit e, në kufi me katundin e Panorcit e kanë pre e vjedhur, sepse Kosova nuk ishte shtet e njerëzit bënin çka donin.
Qarri dhe Bungi janë dy lloje të botës bimore që në Suedi psh nuk guxon ti pres as nëse ato janë në oborr të shtëpisë pa pasur leje nga komuna e Suedia ka me miliona hektarë me pyje, disa mijëra kilometra.
Drunët para disa decenie, Bungi e Qarri në Turjakë kanë qenë të trash dhe të gjatë. Nëse i ke shikua se sa të gjatë kanë qenë, kapuqi të ra në tokë.
Pamje me gurë në Bjeshkë, Ledina e Gradinës së Madhe, Turjakë
1*) MAL m.
1. Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit
(i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te ÇAJ,~I 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. Fjalë pop.
(Pamje dimërore e Gradinës së Madhe)
2. BJESHKË f.
1. Mal i lartë me kullota verore. Bjeshkë të larta. Bjeshkë me dëborë. Bari i bjeshkës.
Ujë bjeshke. Ngjiten në bjeshkë. Zbresin nga bjeshka. Verojnë në bjeshkë. Është si bjeshka është e bëshme e plot shëndet (zakonisht për vajzat). Të rrojë sa bjeshkët! ur.
2. Tokë gurishte e jopjellore në vend të thepisur.
* E bëri bjeshkë diçka e zmadhoi shumë një punë, e bëri qimen tra, e bëri mizën buall. Sheh përtej bjeshkë (prapa malit) sheh larg, është largpamës. Sikur ka bjeshkën në shpinë e ndien veten shumë keq nga ana shëndetësore; është në një gjendje të rëndë, ka shumë halle e kokëçarje.
Burimi i Vrellë së Turjakës, pas më shumë se 30 vjetëve, filloj të rrjedh ujë.
3*) QERPIÇ m.
Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë).
Vazhdon
Dëshirat dhe ”dyshimet” e tiranses për Turjakën
Vazhdimi i trembëdhjetë dhe i fundit
“Djali shka i thot qikes o
Zemra llubenices,
Qika shka i thot djalit o,
Hajde rrethit malit o” (Këngë baritore e dashurisë)
Pas dy ditëve e tri netëve, Sanija, tiransja “e vogël” doli në oborr.Të gjithë u gëzuan që tiransja ishte më mirë. Madje edhe plaku që kurrë nuk delte nga oda, ku rrinte me burra, doli në pengjere dhe e shikoi Sanijen. Plaku i ngratë që kurrë nuk ishte dorëzu e as plakën e vetë nuk e kishte dëgjua, para Sanijës e kishte “dhân teslimin”. Ndërsa Sanija për hatër të tyre kishte pranua që ti fryej Halla Nurë e Rexhep Demiri (një rit, bestytni).
Ndërsa plaka e zonja e shtëpisë që pa lejen e saj as nuset e as qikat nuk bënin asgjë, ate mëngjes vetë kishte marrë një xheveq me tamel, pa ia marrë mazën dhe një kusi me tamel të vluet e kishte shkua te Dudi i Madh. Nuset, kishin marrë dy shkama, një për vjehrrën e tjetrin për Sanijen. Ndërsa, bënë ashtu qysh iu tha vjehrra, tash rrinin në këmbë dhe shikonin nga Sanija e pritnin nga një urdhër nga vjehrra.
E Sanija dukej e zbehtë në fytyrë por e gëzuar që më në fund e kishte kaluar edhe këtë “krizë”. Hijeshia e saj i bënte për vete jo vetëm nuset e qikat por nuk kishte djalë në Turjakë që nuk dëshironte ta shoh Sanijen. Bukuria e tiranses mund të krahasohej vetëm me hënen e plotë që natën dilte në Malet e Turjakës e shpejt mëshifej pas reve të holla e humbëte në Malet e Zatriqit. Po nuk ishte vetëm bukuria e Sanijes që “i linte pa gojë” gratë e qikat turjakase, ishte thjeshtësia e saj në në të folur e në të veshur. Ajo i vishte teshat e kusherirave dhe iu jepte teshat që kishte marrë nga Tirana qikave turjakase. Pastaj, kur hante bukë, ajo ulej në tokë apo në një cung e nuk priste që dikush me ia pru një shkam druri, me tri këmbë. Fliste me të gjithat e me kusherinjët që ishin moshatarë, më të mëdhenj e më të vegjël. Edhe me ta gjente tema që ata i kishin shumë në qejf por Sanija ishte e kujdeshme që vetëm për “dashuri” të ketë më shumë kujdes e të mos flet.
Dhe sytë i shkuan te gjokset që i kishte sa pjeprat e llubenicat e Turjakës që bëheshin vetëm në arën e Bratatinit e te Vorr i Lugatit …e nga larg dëgjohej një këngë:
”Kur kam nejt ni dit me ty, qiko
Ni dit` sa a dita
Gjylpanen ta hpqa,
Për … gjoksa te ngjit”
Djali shka i thot qikes o
Zemra llubenices,
Qika shka i thot djalit o,
Hajde rrethit malit o” dhe këngën tjetër që qika i thonte djalit:
“Sam met kujt mi besu (S´ka met kujt me iu besue)
Mram m`ke puth
Sot ke kallxu”
Tiranses i pëlqyen keto dy bejte të këngëve baritore që i këndonin barinjët turjakas sepse në Tiranë nuk kishte dëgjua këso këngë aq të ndieshme që aq bukur “flasin” për dashurinë qikat e djemt.
Tiransja kishte vendosur që të rrinte edhe së pakut një javë në Turjakë, kjo pasi kishte lexua disa letra të nënes që i kishte gjetur në fund të çantes ku Sieri e donte Sylën dhe prandaj kjo ishte në qef.
Pastaj, plaku kish qef që Sanija të rrijë në Turjakë se ishte gjak gjak i vëllait të tij.
(Për këto, dëshirat e Sanijes dhe disa nga qindra letra, do të shkruaj më vonë)
Disa nga letrat e Sierit dhe të Sylës:
– Çdo fjalë tënden e lexova. Shpëtuam. Nuk u mbytem në urrejtje.
– Më vjen keq, ndihem i turpëruar.
Nëse më pranon … Të puthi.
– Po dhe dua të më puthësh gjatë.
A je flasim tani? Mbase je i zënë se edhe unë nuk kam shumë kohë.
Uroj të kesh një dite të mbarë!
Të mora por nuk e ngrite. Jam në bus. E shikoj qe nuk je i lire, flasim me vone. Do perpiqem të të marr, mos u preokupo!
– Sier, erdha në banesë.
– Më merr, flasim pak!
– U nderpre, pse?
– Më moren nga zyra ne cel. Shkruajmë se këtu përgjohemi. Te puth!
– Të puthi në buzë … !
-Nesër do të jem prap ne pune. Flasim paradreke. Sot erdha ne zyrë vetëm për të folur me ty.
– Sier, me vjen keq nga ti.
-Jo! Mos! Jam me njerëz dhe nuk dua të më degjojnë. Kanë kuptua diçka nga gjendja ime jo gazmore. Këto ditë isha e humbur. Por tani jam mirë, normal. Nuk dua të dinë asgjë!
– Oj Sier!
– Or Sulo! O me ka marrë malli për ty.
– Me ka marrë malli për ty. Ka diiçka të vogël që kam kujdes më shumë.
– Sier, sa momente te mira kemi pasur, a të kujtohet?
– Shumë, shumë. Ishte bukur.
Gjëja me e bukur në këtë botë është të dush e të të duan.
– Nuk ka kush ta pershkruan dashurinë tënde qe ke për jetën e për … njeriun.
– Nuk ka.
– Ato fjalë pata fatin ti dëgjoj nga goja jote unë dhe askush tjetër.
– Jo! Kurre me aq intensitet. Ne shtynim njëri tjetrin. Pasqyronim.
– Bukuriaj jote ishte tërheqëse dhe ajo më çmendi.
– Ti ishe dashnor i mirë, i butë dhe i zgjuar.
– E ti ishe njeriu që më së shumti më dhe mua dashurinë… per jetën.
– E egesuar. Une të dua ty dhe ta di për nder që më deshe shumë, që më dhe aq shumë çdo ditë e me orë të tëra.
– Dhe ti nganjëhere ishe “bishë e egër” qe doje të më haje e të mi shkulësh flokët!
– Pa u lodhur po akoma dua ta bëje, akoma.
-Dhe unë dua. E dashura Sier, ti ke një zemër mali.
– Une zemrën e kam hambar.
– Do të doja të jem vetëm me ty.
– Po! Kam nevojë për vëmendje e dashuri dhe kur nuk e gjej, iki si hëna mes reve, larg.
– Edhe sikur të më ikesh, kam me të zënë. E kur të zë, kam me të shtrëngua e nuk kam me të lënë të më ikësh.
– Të kam xhan.
Unë ti kam dhënë të gjithat, dashurine, edhe trupin sepse ti më pëlqen e me tërheq fizikisht … Por nuk e di realisht … Është si një ëndërr e bukur pranverore, kjo ”ëndërra” jonë.
– Unë nuk dua tjetër, pos dashurisë e trupit tënd …
– Ato i ke. …… . Unë kam qenë e bukur. Tani përpiqem të mbahem
-A je vetem tash? Më ka marrë malli …
-Jo! Jam me …
Por ato po shtrojne dreken. Me duhet të të le
Te dua!
Te puth!
-Ty të kisha puthur para …
Të puthi edhe une. Zemra ime, paskna harrua kur kam marre zemra. Me duket se kane kalua dy shekuj
-Mos lejo asnje idjote, grua tjetër të të dergoje zemra! Kurrë!
Këtu duhej për ilustrim një poezi e Pushkinit …..I loved you …
Kenaqu!
– Kenaqem, kur te takoj ty dhe kënaqemi së bashku.
-Kur më takon …”në botën tonë”
-Në Tiranen e tiranses
-Aty po.Tirana është e bukur ..,
-Ose në Turjakën e turjakasit, në lumin Mirushë.
-Aty pastaj … do të ishte super.
-Do të lahemi … e pastaj do të ….
-Mirusha është përrallë nga e kaluara… Kryevepër.
-Po, do te laheshim e me pas do te “laheshim “….
– E unë do të puthja, sikur po ta fërkoj shpinën, ndërsa ”zemra” .. ?
-Do të ndodhnin … të gjitha.
-Në uje, në Mirushë …. .
Do të ndodhnin në uje, ne Mirushe …. ?
-Në çdo terren: në ujë e tokë e krevat.
– Oh, Sier, ti je e përkryer.
Ti puthi …!
-Të tuat janë.
– Të miat?
-Po, janë të tuat o rrugaç
Po ti duash … !
Është yti.
– Më çmende, oj bukuroshja tiranse!
-Ate dua … të të çmend e ta mbash mend
…pas teje!
– Rash në krevat, dua të flej. Jam i lodhur. Sier, te dua! Naten e mire!
-Natën e mirë! Unë jam në një darke me m…
Sapo u ngrita. Kam lënë disa gjëra për të bërë …
Flasim më vonë…
– Në fotografinë që ma dergove, kishe ”ra ne mendime”, ishe e lodhur?
-Po ti ku je? Unë ashtu dal. Nuk jam e lumtur si person … Jam vetëm e kënaqur për çfare kam.
Te puth!
Martina ta marrt lulen e ballit
Disa këshilla për mbledhësit e ri të folklorit,
kujtime nga ditari im
Mahi e mesele të fshatit Turjakë
Kur shkova për herë të parë në Prishtinë, ishte viti 1970, si nxënës i klasës së tetë.
Ishte gjenerata e parë e shkollës fillore tetë klasëshe “Migjeni” në Lubizhdë, fshati më i afërt i Turjakës, 4 km.
Drejtoria e shkollës, me drejtorin e parë, Selman Hazir Morina, (vdiç para një jave, ndjesë paste), kishte vendosur që gjenerata e jonë, si gjenerata e parë, nxënësit e klasë së tetë të shkojmë në shetitje apo ekskursion, brenda Kosovës.
Ishim vetëm 23, 24 nxënës, shumica djem dhe vetëm 4 vajza, Sanije Asmani, nga Turjaka, Lumnije Haliti nga Damaneki një vajzë nga Mirusha, emri nuk më kujtohet dhe Hanka, qika e kuririt të shkollës, Pajazit Kiliqit. Ndërsa djem, kishte më shumë. Nëse nuk i kam harrua ata kanë qenë: Unë, (Sinan Kastrati), Jakup Balia, Haxhi Dina (Haradini), Arif Latifi, Demir Ahmeti, Met Alia, Rexhep Shaqa, të gjithë nga Turjaka.
Nxënësit e klasëse së tetë nga Damaneku kanë qenë: Fatmir Hamiti, është vrarë, Rasim Brahimi dhe Naim Avdija e nga Qypeva ka qenë veçAvdyl Brahimi. I vetmi nxënës nga Mirusha ishte Salih Rifati kurse nga Lubizhda ishin Ismet Alia, ka vdekur (është vrarë), Hajriz Neziri, Sherif Selmani e Xhemajl Islami.
Prej mësuesëve me ne në shetitje ishin Destan Islami, mësues muzike, Deli Thaqi, mësues i gjuhës shqipe dhe Rexhep Bubaveci, teknik bujqësor që punonte si mësues biologjie, fizike e kimie. Udhtimin e bëmë me autobus e shofer ishte Hamit Kadri Minushi, i vrarë më 1999 në Fushë Kosove. Rruga, ishte një rrugë e vjetër gjarpërore, Xhade, e shtruar me gurë dhe me shumë kthesa që nga Lubizhda, Mirusha, Malisheva e sidomos Carralluka e për të vazhduar për në Arllat, Kamaran, Sllatinë, Fushë Kosovë e deri në Prishtinë.
Ama, jo të gjithë nxënësit e as njëra nga nxënëset nuk erdhi në shetitje. Vajzat nuk i lënë prindërit ndërsa djemtë kanë me punua në ara e në fusha tokën.
Ishte fundi i muajit maj 1970. Dielli përcëllonte. Bënte vapë e madhe e pluhuri hynte në autobus sikur me e gjuajt dikush me lopatë në kohë të fshimeve (të grurit) por ne nxënësit katunadarë që kishim hypur për herë të parë në autobus, dëshironim që sa më shumë të rrimë në autobus e rruga të ishte edhe më e gjatë.
Në Prishtinë vizituam fabrikën e Amortizatorëve dhe një të tekstilit. Ishte hera e parë që shihnim gra me k`misha të shkurtëra që punonin në tjerrtore e fabrika të tjera prandaj interesimi i jonë shtohej e kusrreshtja rritej. Ato punonin me kësmisha të shkurtëra e iu shihej leshi në mes të krahëv. Për mua ishte hera e parë që shihja vajza e gra gjysëm lakuriqe. E ne si fëmijë, i shikonim ato më me shumë vëmendje se si gishtat e duarve të tyre të arta lëviznin aq shpejt duke i drejtuar penjtë. Nga njëra prej tyre, kur e ngritëte dorën përpjetë, ne shihnim edhe një pjesë tjetër të trupit të saj e deri te gjokset që donin të iu dilnin nga krahërori.
***
E mësuesit, sidomos Deliu, na “këshillonte” që të sillemi mirë sepse nëse nuk sillemi mirë, na qesin në gazetë. E pamë edhe Rexhep Hoxhën, shkrimtarin e dashur të “Lugjeve të verdha”, mu te sheshi “Vllaznim- Bashkim”.
Vizituam Termocentralin në Obiliq dhe … pastaj shkuam me autobus në Mitrovicë e në Trepçë ndërsa gjumin e bënim në konviktin e nxënëseve në Pishtinë.
Oh sa lakmoja edhe unë të isha banues në internat.
Dëshirat ishin tës shumta e fantazia ime lodronte e papenguar.
Por për këto ngjarje, ditët e vite si nxënës fillorist do të flas edhe herave tjera.
….
Sa mbaj mend unë në Shkolla të Larta e në Univerzitet, nga katundet tona mësimet i kanë vazhdua dhe i kanë kryer, unë (Sinan Kastrati), Letërsinë, Avdyl Brahimi, gjuhën dhe letërsi, Sanije Asman-Zogaj, nuk di në cilën drejtim dhe Fatmir Hamit Krasniqi, mjekësinë (është vrarë në shtëpi, në Fushë Kosovë më 1999). Disa nga nxësnësit janë vrarë e disa të tjerë kanë vdekur.
Por pasi ti marrë edhe disa të dhëna e ndoshta edhe ndonjë fotografi, nëse ma dërgon ndonjë ish nxënës i imi, do të shkruaj më shumë. Mjerisht, unë nuk kam asnjë fotografi si nxënës me klasë e as si mësues me nxënësit e mi.
Turjaka
Turjaka, është katundi im. Aty u linda nga nëna Nazë e baba Ukë, tash të ndjerë dhe e rrita shtatin, jo shumë të madh por u “pjeka” e u forcova …..
Fjala “Turjakë” kuptimi dhe kur njihet si vendbanim nuk e di, nuk jam i sigurt.’
Pleqtë që e kanë njohur ”Historinë” e Turjakës, kanë vdekur, Gjemajlia i Brahim Agës, Meta dhe Salihi, dy djemt e Xhemajlisë, baba Ukë e baca Dulë, Din Haxhia, Lil Derguti, Ilaz Imeri e Sylë Sahiti, Rexhep Asllani (është plakur).
Një miku im nga Bubli, me profesion hoxhë, Harun Shabanaj imam në rrethin e Deqanit mi dërgoi disa të dhëna që ai i paska gjetur. Letra që ma dërgoi Haruni po e publikoj pa ndërhyerje të mëdha:
“Turjaka është vend parahistorik. Gradina ka qenë e kohës ilire. Kulla e kuqe i përket Gradinës. Në dokumentet e vjetra, në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit nr 368 te vitit 1530, me emrin Turjakë kam gjetur edhe këto të dhëna.Turjaka më 1591 i kishte 20 shtepi e 8 beqar. Përmendet edhe në një hartë austriake e përpiluar në bazë të shënimeve të viti 1689”
Sipas pleqëve, të katundit Turjaka ka qenë tokë e Zatriqit por ka pas qipqi e rragtarë (sherbtorë) krysisht zogjanë që ende janë aty. E njohur aso kohe,Turjaka ka qene si Turjaka e Damanekut deri sa kanë ardhur Ali Aga me djemte: Avdullahin, Brahimin, Hasanin dhe Hamzën nga Zatriqi, diku rreth viteve 1873-1877.
Në Turjakë dhe në Damanek kishte pas shpesh edhe luftåera në mes të cubave, si Qorrit, Karadakit, Rrakaqit etj. deri sa kanë ardhur Ali Aga me djem. Më vonë ato “luftëra” të cubave, janë rrallua e zhdukur.
Krejt katundet, që nga Turjaka e deri në Halilaq, te Sllatina janë kanë qiflliqe të Agallarëve të Zatriqit.
Turjaka kufizohet me Lubizhdën, në Veri lindje. Në Veri të Turjakës është katundi Damanek. Në Veri- Përëndim është Bubli kurse Panorci është në Jug-Perëndim. Në Jug-Lindje janë malet e Turjakës, Bjeshkët që shkojnë, pa ndërprerë deri në Zatriq e te Zdrella e Rahavecit e për të vazhduar edhe më larg …. afër Rahavecit.
Bjeshkët e Turjakës janë të pasura me llojet të ndryshme të drunjëve, Ah, Bung, Frashër, Lejthi, Kregs, Shkozë, Thanë e drunj të tjerë kurse Dushkajat janë toka, tokë e butë dha kanë vetëm llojet e drunjëve, Qarr e Bung. Ato shrihen deri në Bubël dhe te Garaqevat e Panorcit
Ka kullosa të shumta që nuk ka nevojë çabani me i ndërru drejtimin dhenëv, deri në minges (ora 10:00-11:00) ose në mbrëmje.
Livadhet e Turjakës janë ndër më të mirat e më me shumë lloje të bimëve e barë në ato katunde.
Në mes është lumi Mirusha që i ndan livadhet por edhe katundin Turjakë me Damanekun e ato, livadhet janë të gjata disa kilometra që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Ura dhe Mullini i katundit në Bubël.
Arat e Turjakës janë, shumica kodrinore por që e bëjnë shumë bereqetin. Nga drithërat mbillen gruri, misri, elbi, tërshera e nga pemët, ka molla kumbulla, dardha, arra, ftoj, kojsia, qershia, duda e dikur kishte edhe vreshta me rrush, vojsa e pjeshka.
Në katundin e Turjakës janë disa mahallë. Më e madhja është Turjaka ose Mahalla e Madhe, që edhe aty nga turjakasit i ndajnë psh në: Mahalla e Aliagëve, e Mullamuqëve, e Nurqëve.
Në Turjakë janë dy fise: Kastrat e Zogja, ndërsa në mahallat e tjera ka edhe Berishë, Bytyq, Morinë.
Familjet, tash mahallë, më të njohura kanë qenë, përvec Familës së Ali Agëve edhe ajo e Smajl Zenelit dhe Ramadan Nezirit.
Zogajt
Ndërsa jashtë Turjakës (Mahallës së Madhe), ka edhe tri mahallë: e Kajtazëve, mahalla e Vogël dhe mahalla e Goqëve.
Pakë më vonë do të flas edhe për Krent e katundit, njerëzit më të njohur e me peshë të Turjakës, pa dallim fisi e mahalle por tash do të filloj të flas pakëz për Mahitë, Meselet dhe … Anekdotat që tregohen ende në Turjakë dhe disa këshilla për (poetët) mbledhësit e ardhshëm të folklorit në Turjakë.
Profesor Anton Çetta po edhe profesor Shefqet Pnlana na mësonin e na udhëzonin se si duhet mbledhur folklori.
Zakonisht, na këshillonin ata që të shkojmë te shtëpitë e mëdha aty ku ka ka oda burrash e shahira, sepse aty, thonin, vijnë edhe mysafirë e njerëz të njohur. E ata pastaj, vetë i gjejne ata që kanë mbajtur më shumë në mend, ndonjë fjalë të urtë, mahi, mesele, këngë, prrallë, anekdotë, fabul.
Êshtë me rëndësi që të shkruhet drejt emri, emri i babës, mbiemri, viti i lindjes, profesioni dhe vendi ku jeton i atij ose asaj që e tregon ose e këndon një … këngë.
Unë kam pas mbledhur shumë këngë nga disa të afërme (gra e qika) por edhe burra e pleq nga Turjaka, Vll. Drenofci, Panorci, Damaeki, Astrazubi e Carravrrana por ato, gati të gjithat më kanë humbur, më janë konfiskua nga policia jugosllave, janë djegur e janë kalbur dhe tash e disa vjet po mundohem me i rikujtua, edhe njëherë nëse mundem me i qit në letër e pastaj me i mbledhur në një libër.
Përveç, që në Turjakë ishin të shumtë pleqët, e ku mblodha shumë ngjarje që kishin ndodhur, si pleqni e fjalë të uerta (proverva), unë mblodha edhe disa këngë te Muhamet Kajtazi, Xhelir Islami i Turjakë dhe te Salih, Feriz e Ali Krasniqi në Vll. Drenofc.
Edhe këto materjale, në prill të vitit 1981, gjatë bastisjes sa isha i burgosur në burgun e Prishtinës dhe në Ferizaj, Sherbimi i Sigurimit Shtetëror bashkë me disa policë nga stacioni i Policisë në Malisheve, mi kanë marrë dhe nuk mi kanë k`thye më.
Pse unë i quaj Mahi, Mesele … ?
Një fjalor të vogël të termave të letërsisë nuk munda ta gjej, sigurisht e kam lënë në bibliotekën time të vogël në Prishtinë.
Fjalori ka shumë fjalë e terma të letërsisë që shpjegohen dhe është e këshillueshme që edhe stuedjuesit e rinj ti ndjekin ato rrugë e ato rregulla.
Kur thash kam dy biblioteka, natyrisht shumë të vogla, një në Kosovë (Prishtinë, fatkeqësisht jo në Turjakë se nuk kam shtëpi në Turjakë) e një në Suedi (Malmö) mu kujtua një shkrimtar i madh grek që jeton në Suedi, Theodor Kallifatides. Ai ka dy biblioteke në banesën e vet në Stockhom. Në njërën ka libra greke e në tjetrën, libra e literaturë suedeze dhe thotë ai “Kur hy në bibliotekën me libra greke, mendoj, frymoj, flas e shkruaj greqisht… ”.
Mahi
Mahi do të dmth, hajgare, shaka shpoti. Mahitë në Turjakë tregoheshin nga të vjetrit por edhe nga plakat e djemtë e ri. Kur dikush fliste, në odë e nuk ia qëllonte, tjetri ia priste, si në “shaka” dhe tregonte një “mesele” e të tjerët qeshnin.
Më shumë se sa në katundet e tjera, Turjaka ka pasur mahitarë.
Meselja
Edhe meselet, term shumë i njohur në Turjakë por edhe në katundet dhe krahinat e tjera në Kosovë, janë mgjarje apo ndodhi që tregohen nga të vjetrit me gojë. Janë “histori”, e ngjarje të shkurtëra.
Për mesele janë të njohur pleqt e Drenicës të cilët shpesh në pamundësi që të tregojnë drejt për një ngjarje, ata kanë përdorur fjalë të tjera që mos ta kuptojnë të tjerët, nëse në atë odë ka pasur njerëz të hyqymetit ose hafi (spiun), ose të të ndonjë përkatësie tjetër fetare e kombëtare
Mahitë e meselet, ndryshe i quajnë edhe Rrotlla.
Anekdotat
Kjo fjalë më tepër përdoret në literaturën shkencore se sa nëpër oda.
Pleqt nuk e kuptojnë dhe prandaj edhe ata që tregojnë anekdota, ose mesele, ata i quajnë “Meselegji”
Anekdota është tregim i shkurtër, zhbabitës, tërheqës a na bënë për të qeshur.
Këto, Anekdotat i tregojnë kryesisht njerëzit e njohur. Ose tregohen për njerëz të njohur, për me u bërë ngjarja më bindëse. Shpesh thuhet: Kish pas thënë Nastradin Hoxha, Dervish Gogjuli, Xhemajl Abria, Salih Bajrami etj për shkak personat e përmendur jane të njohur, ani pse ata nuk kanë thënë.
Me anë të anekdotave tregohen të metat e njerëzve.
Ka shumë anekdota për punën, për barinjët e për pushtetarët. Varësiht nga vendi një anekdotë e ka vlerën sa një libër, nëse tregohet ku dhe kur e ka vendin.
Unë do të tregoj një mesele që e kam përdorur në një të pame.
Ishte viti 1980. Shkova në Prishtinë, në fakultetin Filozofik. Dëgjova se kishte vdekur një ish shoku i studimeve, Fuat Krasniqi nga Dajkofci i Kamenicës, i afërt Metush Krasniqin, atdhetarin më të madh në 100 vjet që ka pasur Kosova.
Menjëherë, sapo dëgjova shkova në fakultet dhe bisedova me profesor Gani Lubotenin. Nuk më kujtohet a ishte Ganiu shef i katedrës së Letërsisë apo dekan i fakultetit Filozofik.
Ai më tha:
-Po dhe shkuam e blemë një kurorë dhe me dy kerre (makina) udhtuam për në Dajkofc. Me neve, perveç profesorit Ganiut, erdhi edhe Agim Vinca, ligjërues i Poezisë.
Por fakulteti Filozofik kishte vetëm një kerrr prandaj Ganiu e kishte kërkua edhe një kerr tjetër, në Raktorat. Shoferi i njërit kerr kishte qenë serb. Ai që voziste në Komitetin Krahinor të LK-së, që e quanin Niq? dhe e fliste shumë bukur shqipen si kur të ishte shkodran.
Në oden e Dajkofcit, pasi u përshëndetëm dhe i tham fjalët e kryeshnoshit, pleqt e fshatit flisnin kundër pushtetit dhe qeveritarëve serbë. Profesor Ganut i vinte keq dhe nuk kishte mundësi me iu tregua se kemi një serb me vete.
Atherë pasi me shikoi në sy mua, sikur të më jepte leje të flas, unë fillova dhe e tregova një mesele, anekdotë ku porosia e meseles ishte që të përmbahemi se kemi edhe këtu, njerëz me besime e kombe të ndryshme, serb.
Meselja ”Martina ta marrt lulen e ballit”!
Dhe e fillova meselen. ”Ish pas dal ni plak me nipin me ec (shetit). Plaki ish i fesë islame dhe inonte (gjinonte) në Ramazan. Një djalë i ri i fesë katolike, pakë më larg pinte duhan e plakin kjo e pengonte:
-Kush është ai kaurr qi pa pin duhan? Nipit po i vjen keq me i thënë gjyshit se ai është katolik, por po i thot:
-O gjysh, ai është Martini!
-Martina ja marrt lulen e ballit!
Kur e kreva meselen, e pash se fytyra e profesor Ganiut i keshte ndërsa pleqët që kishin folur deri atherë, iu erdhi keq dhe nuk folën më.
Vazhdon me mahi e mesele nga Turjaka.
Januz, sukses t`ka ba Jemini!
Barinjët e Turjakës, gjenerata e artë, veteranët turjakas
(Vazhdimi i katërt)
Mahi e mesele nga Turjaka
Personazhet e mia, të shkrimeve të mia dhe këtij që po e bëjë publik sot, janë ndër më të dashurit çoban (barinj) të kohës. Ata janë, do tï quaja “gjenerata e mesme” por “e artë”, si barinj të Turjakës pas Asllan Islamit dhe para Kamet Ilazit. Edhe këta nuk kanë pasur fat hiç më të mirë se Asllan Islami e Kamer Ilazi.
Të gjithë janë (Ish) barinj të lindur afërsisht në vitet 1945 -1948 si Smajl Asman, Halim Hamzë Smajli, Hasan Sejdia, Isni (Hysni) Hamzë Hamidi, Sali Seferi, Zeqir Uka (vëllain im), Gani Shaqa e … Zenel Sadiki.
Disa nga këta, “heronjë” të shkrimeve të mia, kanë vdekur, Isni Hamza, Hasan Sejdia e Zeqir Uka (vëllai im) që shkurt e thirrnim, Zeqë.
Zeqa është vëllai im, i dytë i lindur pas bacës Lahë dhe para Ademit dhe meje (Sinanit).
Laha, vëllai im i madh jeton në Gjakovë kurse Ademi e unë jetojmë në Suedi
Januz, sukses t`ka bâ Jemini! (Zeqir Uka)
Ukë Imeri (Kastrati) ishte baba im e Naza Fazli Jeta (Morina), nëna, bijë e Astrazubit: Të dytë kanë vdekur, nëna më 1987 kurse baba më 2002. Baba e nëna së bashku, na kishin lindur 4 djem e tri vajza. Më i madhi ishte Laha, me profesion mjeshtër (murator9, ndërtimtar. I dyti, Zeqa, me profesion bujk e bari buallicash. I treti ishte Ademi, gjimnazist i diplomuar dhe më i vogli isha unë Sinani. Kishim edhe tri motra (Tri motra, tri ngjarje, tri histori…. ). Motrat kanë vdekur të gjithat kur ishin të vogla. E mbaj mend vetëm motrën më të madhe, por më të vogël se unë, Feriden dhe shumë pakë Hanifen ndërsa motrës së vogël, pas Hanifes ia kam harrua edhe emrin.
Vdekjet e fëmijëve në vitet e 1950-1960-ta në Turjakë ishin të shumta e të shpeshta. Askush, edhe nëse kishte ndonjë sëmundje serioze, nuk e dërgonte fëmiun te mjeku.
Në vend të mjekut, shpesh e thirrnin Hoxhën ose shkonim deri te Mulla Asmani në Vll. Drenofc e ai na shkruante nga një “Hajmali”.
Edhe në odën tonë shpesh vinte një hoxhë, kusheri nga katundi Maxharrë. Magjarra është katund, në mes të fshatrave Dragabil, Marali, Mllanaviq dhe dhe Astrazub. Mulla Ali Maxharra rrinte te na nga dy, tri e 4 javë ditë. Aty, kur ai vinte, tuboheshin të gjithë fqinjët dhe disa edhe nga mahallat tjera dhe e falnin Namazin së bashku me Imam. Mulla Alia, na shkruante edhe Hajmali, nëse dikush ishte s`mut. Ai iu shkruante edhe gjave (buallicave, deleve, lopve, kive) nëse ato nuk kishin ose e ndalnin tamlin (qumshtin) ose vriteshin lopët e vjetat në mes veti. Ai ishte shumë i dashur e nuk na merrte para. Ai shpesh na falte para, dinarë jugosllavë që për at kohë mund të blenim shiqerka në gernapin (dugajën,dyqanin) e Žives.
Por ishte edhe Rexhep Demiri e Islam Maliqi, si “mjekë popullor” që na “fryenin” dhe nëse kishim ndonjë “varrë” të vogël, baca Rexhep, na lëmonte me një penel të pulave varrën dhe i fryente ngadalë e i thonin disa fjalë që ne s`i merrnim vesh por na pëlqenin me i dëgjua.
Gati e paskna harrua edhe një grua, ”mjeke”. Ajo ishte edhe halla Nurë, gruaja e Cufë Mllanaviqit që na “frynte”. Asaj ia jepnim ndonjë kokërr ve (voe të pulave) e rrallë ndodhte iu jipnim edhe tlyen e djath, e mjeku nuk kishte vend në Turjakë derisa i kishim ”mjekët” tanë.
Para se të flas për të tjerët, dua të tregoj pakëz edhe unë për vehten time.
Kur i kreva (4) katër klasë fillore, diku në mes të viteve 1965, mbeta te shtëpia dhe dy vjetë i ruajta buallicat bashkë me Jakup Balinë (ish kryetarin e ardhshëm të komunës së Malishevës, djalë axhe), me Vefajë Sadrinë, Haxhi Dinën, Demir Ahmetin, Enver Amrushin, Ramiz Hasanin ….
Ne kishim fatin se nganjëherë, si barinj i shihnim edhe barinjët e vjetër, “veteranët”.
Ç`dreqin mu kujtua kjo fjalë “veteranë”?.
Turjaka nuk kishte tjerë veteranë aso kohe përveç barinjëve e tash sa mora vesh kur isha në Turjakë, kishte edhe disa “veteranë” të “luftës” së fundit, kësaj të “uçk-së” se nasim haradinajve e jakup krasniqave që edhe gardhin në Kosharë e paskan thy këta dy.
Turjaka nuk e ka pas “adet” mu rreshtua pas të kuqve bile Fadil Hoxhën me partizanë, më 1941-1943, Turjaka e kanë gjuajt me pushkë në livadhe Përereke e nuk i kanë lënë partizanët “komunistët sllavë” me hy në Turjakë.
Ata, pasi i kanë lënë kapuçat nëpër livadhet me baltë e, kryet e kanë pshtua, kanë shkua në Damanek te Kadri Minushi e ai iu prente dashin.
Për “veteranet e luftës”, turjakasit që ka dashtë Zoti e nuk janë shumë, sigurisht do të flas herave tjera.
E tash po e vazhdoj pakëz për vehten e pastaj për të tjerët, për shkakun e vetë se nuk kishte shkollë afër Turjakës, unë i nderpreva ”studimet” . Shkolla fillore, tëvjeqare më e afërme ishte në Kijeve, 5 orë ose Malisheva, 4 orë, shkuarje e ardhje, në të dy drejtimet.
Kur u hapën paralelet e para të pesta në katundin Lubizhdë, më 1966, aty ku i kisha krye 4 klasët e fillores, katund që nuk ishte më larg se 3, 5 km. unë fillova përsëri pas dy vjetëve “pushim” si barinj. Ishte gjenerata e parë, që shkolla hapej për disa fshatra e katunde. Përveç nxënësve të Lubizdës, shkonin edhe fëmijët e katundit Mirushë, afër Malishevës, Damanek, Bubël, Qypevë, lagje në mes të katundit Bubël dhe Damanek dhe Turjakës.
Në shkollën e Lubizhdës vinin edhe disa fëmi të lagjeve të largëta të Panorcit, të Carravranës dhe të Vll. Drenofcit, (e mbaj mend djalin e Feriz e Krasniqit, Florimin …..) .
Si fillorist, pra isha gjenerata e parë por po at vit, viti 1970/1971, u hapën klasët e para të gjimnazit në Malisheve. Edhe këtu i vazhduam mësimet me Jakupin … si gjenerata e parë, gjimnazistë.
Kur na e mbyllën gjimnazin në Malishevë, pushteti i athershëm që ishte vendosur padrejtësisht në Rahovec, për afro 45 fshatra e lagje të Llapushës, unë i vazhdova studimet, me qëllim thash studimet në gjimnazin e Kijevës, tash si gjenerata e dytë dhe, shkurt pasi kreve studimet e mesme dhe diplomova me notë shkëlqyeshën, vijova studimet në Letërsi, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, si student i gjeneratës së tretë.
Sa mbaj mend, unë isha turjakasi i parë që me një trastë baltë Turjake shkova në Prishtinë dhe i kreva studimet Univerzitare për Letërsi.
Ka pasur turjakas edhe para meje që kanë kryer studimet por ata herët kanë ikur, familjet e tyre janë shpërngulur në Prizren e në Prishtinë, si Rexhep Zogaj, ish drejtori gjeneral i ish Rilindjes, Azem Asman Zogaj, nipi i Rexhepit, Shaip Sylymani ish drejtor i Bankës së Kosovës etj.
Zeqa, ishte vëllai i dytë por nga ne të katërt, sa ishim, ai punonte më shumë se gjithë të tjerët. I mbillte arat me grurë e me kallamoq. Mbillte edhe bastan (pjepra e shalqin), shkonte në malë për dru, në mulli me bluajt dhe… ishte çabani i ballicave bashkë me Salih Seferin, Isni Hamzën, Smajl Asmanin, Gani Shaqen, Zenel Sadikin, Hasan Sejdinë, Idriz Gjemën etj.
Zeqa muhabetin më të madh e kishte me Salih Seferin që ishin rritur bashkë.Të tjerët ishin më kopila, “sherra” e Zeqa ishte i pahile.
Zeqa punonte sa ne tre vëllezërit por ishte hallig e fatkeq. Disa herë e ka thye dorën dhe në fund të jetës, para se me vdekur, nga nevoja e kërkesat e kohës që kishte familja e ndërroi profesionin, qilte, hapte puse (bunarë) dhe nga kjo i erdhi edhe vdekja.
Vdekja e hershme, 40 vjeçare i erdhi nga djali i sh shokut më të mirë, Salih Seferi (dje e ka pasur 33 vjetorin e vdekjes, 9 dhjetor 1988) që ishte i mirë dhe dëshironte ti ndihmonte edhe të tjerët ani pse vetë kishte më shumë nevojë se i kishte “1 kerr me fëmi”, tri qika, tre djem dhe babën e nënen, që jetonin me Zeqën në katund.
Zeqa, Salihi e Isnia shkonin edhe në shkollë bashkë. Në çdo klasë, që nga e para, rrinin nga dy vjet me një klasë. Ishin nxënësit më të dobët por dalloheshin me punë të tjera, edhe me mësues ata mahiteshin. Nëse mësuesi i pyeste diçka, ata, të tretë në vend të përgjigjes së drejtë, mësuesit i thonin:
Ali Hoxha e Hoxhë Alia.
Edhe në shkollë shkuan me vonesë dhe të gjithë nxënësit ishin më të rinj se Isnia, Salihi, Zeqa, Zenel Sadiku, Hasan Sejdia e Smajl Asmani.
Por Zeqa e Salihi ishin çabanë të mirë. Ata kurrë nuk janë ndarë. Me ta shkonte edhe Zenel Sadiki.
Në fund të vitit 1987, Zeqa hapte puse (bunarë) dhe për shkak të kushteve të vështira që i kishte Salih Seferi, Zeqa e merr një djalë te Salihit, Enverin, një haram që veç me gurë i gjuante pulat e huaja e besa edhe udhtarët. Enveri, me punua, s`ja donte shpirti prandaj Zeqa i thotë:
-Ti Enver rri në në breg e unë hy në bunarë. Unë i mbushi kofat me dhe e me gurë, e ti shprazi, vetëm e vetëm që ai ta ndihmoj babën e vetë, Salihin e ta largoj nga sherri e prapsirat që bënte Enveri. Enveri duke ia ngreh kofat me kanop nga fundi i bunarit, një kofë nuk mundet me e rrok dhe kofa plot me dhe e gurë i bjen Zeqës në krye disa metra poshtë. Zeqën e nxjerrin nga bunari por në rrugë për në spital, vdes.
Zenel Sadiku: M`ki hanger n`sy Zeqë.
Si barinj, sikurse edhe të tjerëve, çabat përveç lojrave si çaban, peta, poga, strinca, teze ata edhe janë mahitë e janë rrokur si “pelivanë”.
Zeqa edhe pse më halllig, Zenel Sadikin e rrxonte por ai nuk pajtohet. I thonte Zeqës:
-Zeqë me ke hanger nsy, hajde rrokëm edhe njëherë !
Po e përfundoj me një mahi të Zeqës për me e vazhdua në ditët e ardhshme me persona, herojnj e veteranë të tjerë të Turjakës.
Januz, Jemini t`ka bâ sukses!
Njëherë Zeqën e sheh Jemini, djali i Sahit Jeminit nga Mahalla e vogël. Jemini ishte kohanik me Januzin, djalin e axhës (ish kryetari i LDK-së për Malisheve, kandidat për kryetar, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe zv. Ministër i Tregtisë). Ai, kur ndahen i thot baca Zeqës:
Baca Zeqë, bëni të fala Januzit!
Kur vjen Zeqa në shtëpi kishte harrua fjalën të fala ”por i thot:
-Januz bac, Jemini t`ka bâ sukses!
Prap nuk arrita të flas për të gjithë por e vazhdoj herën tjetër e potikën, politikanët e partitë, i kemi “lënë”. Asman Cufa, një kusheri imi, turjakas që e kishin shpërngulur djejmtë në Fezijaj, kur vinte ne¨Turjakë, shmallej. Vetëm aty pushonte. Nëse kishte nevojë për “yzer”, ndonjë djalë i ri i afrohej dhe pasi ia afronte një palë zhage (këpucë të kqija), ngadalë e afër veshit i thonte:
-Baca Asman, a don ujë, me marrë tahret e ai i përgjigjej:
-Ja, tash jemi kulturua, veç letra pa përdorum në WC !
Vazhdon (me me Zeqën, dhe me Barinjët e bujqit, veteranët e Turjakës).
Marrë nga:
1. Januz, t`ka ba sukses Jemini.
Turjaka e Zatriqit, katund i njohur dhe i pasur, 27.01.2019
2. Emrat e maleve dhe bjeshkës së Turjakës
(Nga Revista Drini 24 Shkurt 2021)
3. Dëshirat dhe dyshimet e tiranses për Turjakën
19 QERSHOR 2018 NË ORA: 11:54
4. ”Martina ta marrt lulen e ballit”
Bota Sot 14 PRILL 2018 NË ORA: 13:13
5. ”Januz, sukses t`ka bë Jemini!”
Bota Sot, 19 PRILL 2018 NË ORA: 13:12
Malmö, 10 dhjetor 2021