ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Kujtime për Profesorin Din Ali Dacin, “emigrantin në Atdhe” që vdiq me 6 tetor 2024

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Prof. DIN ALI DACI
((06.07.1943- 06.10.2024)
Në Elbasan Pushoi së rrahuri zemra e madhe e emigranti të fundit nga Dacajt e Rozhajës Din Ali Daci. Ai vdiq më 06.10.2024. Dini do të mbahet gjatë në mend si pedagog i spikatur e personalitet i shquar atdhetar.
( Marr nga libri im në dorëshkrim “Emigrant në Atdhe “)
Shkruan : Ali Daci, Dacaj, Rozhaj
___
Fëmijëria
___
Din Ali Daci i lindur më 6 korrik të vitit 1942 në Dacaj është njëri nga pinjollt e parë të arsimit shqip të kësaj ane. Ai në Shqipëri u arratis së bashku më Elezin vetëm e vetëm që të shkollohej në gjuhën amtare. Më 1951 është fillestar në klasën e parë në Shkollën fillore katër vjeçare në Dacaj. Në vendlindje Dini shkronjat e para i mori në gjuhën serbokroate pasi që shkolla shqipe ishte mbyllur nga komunistet apo më mirë të thuhet nga hegjemonistet serbo-malazez. Për mësues pati shovinistin e shquar serb Rajko Bozhoviq nga Berana. Në klasën e parë Dini pat fat që të thyej këmben e majtë dhe për disa javë nuk ka mundur që t’i ndjek mësimet. Në klasën e tretë dhe të katërt për mësues në shkollën e Dacajve vjen Ilaz Huremoviq, mësues ky që mbahet mend në këto anë. Dini nga bankat e kësaj shkolle kujton rastin kur me kalë nga Berani kishte ardhur inspektori i arsimit i cili u kishte thënë fëmijëve që të mësojnë tekstin “Odselenje Albanaca” ku bëhej fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve të Malësisë së Tuzit. Dini ishte nxënës i parë dhe se ne klasë pati Zenun Desh Dacin nga Bukeli i Sirm, Halil Ibish Dacin nga Dacajt etj. Në familjen e Dinit, i vëllai Rama kishte dëshirë që Dini të arsimohej, por mëqë ne Dacaj s’kishte shkollë tetëvjeçare, ai dëshironte që Dini të mësonte një zanat. Dini ishte thatim dhe dëshira e të vëllait ishte që ta dërgonte në një kurs ku do të ushtronte profesionin në një ëmbëltore ose ta dërgonte në kursin rrobaqepësisë. Meqë kushtet e ekzistencës ishin te vështira Dinit i duhej që në familje të kujdesej rreth bagëtisë. Posa mbaroi shkollën 4 klasëshe, Dini për katër vjet do të pushoi nga shkollimi i mëtutjeshëm. Në vitet 1955-56 Dinin e dërgojnë në Kashicë, fshat ky afër Banjës së Pejës. Ai do të dimëroi së bashku me delet e tija në shtëpinë e Mehmet Smajlajt. Gjatë ati dimri, që ishte i pari larg familjes, kishte parë borën e Kuqe që kishte rënë. Po atë vit në Kosovë, Aleksandër Rankoviqi kishte filluar fushatën e tij antishqiptare. Kërkoheshin armët dhe bastiseshin shtëpitë e shqiptarëve. Më nostalgji Dinit i kujtohet rasti kur UDB-ja kishte kapur Nimanin, pjesëtarin e familjes ku kishte dimëruar Dini. Atë e ishtin futur në një pus të akullt ku ai kishte qëndruar tërë natë pa guxuar të largohej nga vendi. Për çudi ai burrë nuk kishte vdekur nga të ftohtit kujton Dini. Pasi që Dini i dimëron 50 delet në Kashicë, në pranvera e përgjakshme e vitit 1956 i kthen në bjeshkë, në Dacaj ku Dini tani në familje kishte profesionin e ndaë. Ai sipas rendit familjar do të ishte bariu i deleve. Mëqë në Dacaj mungonte ushqimi i mjaftueshëm për të dimëruar ato pakë bagëti duhej të bëhej jetë nomade për të kërkuar ushqim dhe kushte më të mira për dimërim si të deleve ashtu edhe të bariut. Për të shpëtuar këtë kapital që të vetmin kishin në bagëti, Dini në dimrin e vitit 1956-57 do të dimëroi në fushën e Peshterit, pikërisht në shtëpinë e mikut të tyre në fshatin Boroshticë. Aty jetonte Smajl Ragip Shkreli që njëhetrit ishte daja i babait të Dinit. Dini thonë së në familjen e tij gjeti ngrohtësinë familjare. Në Boroshticë atëherë nuk dihej gjuha sllave, aty flitej gegërishtja e pastër dhe se gjatë dimërimit. Ai aty i kishte mësuar disa këngë legjendare siç ishte ajo e Gjergj Elez Alisë. Gojëdhëna mitologjike rreth Shpellës së Nuses në Gradinë e kishte dëtyruar Dinin që shpesh ta vizitonte këtë krater natyror që është unikat në Sanxhak. Këto këngë i kishte dëgjuar e mësuar kur netëve të gjata të dimrin i këndonin vëllezërit Amir dhe Ali Shkreli e që ishin lahutar të dëgjuar të kësaj treve. Dini aty për herë të parë kishte dëgjuar patronimet shqipe si: për qetë, konopi-litar, për kërpeshin-jullari dhe për herë të parë kishte mësuar emërtimin e ditëve të javës si e xhuma-e premte etj. Rrafshnalta karstike e Peshterit, bukurit marramendëse dhe pasurit mbitokësore; si kullotat e shumta të kësaj treve ia mundësonin kultivimin e bagëtisë në masë të madhe. Dini këtu kishte përjetuar çaste të lumtura pasi që dajat e babës e donin shumë. Bujaria e malësorëve të Peshterit e kishte mahnitur dacjanin e ri. Vera e vitit 1957 Dinin do ta gjej me delet e tij në bjeshkën e Dacajve dhe dimri i ardhshëm i vitit 1957-58 Dinin do ta dërgoi për dimërim në fshatin Grac të Peshterit. Ai do të dimëroi në shtëpinë e Ali Brahim Dacit i cili po këtë vit së bashku më familjen e tij ishte shpërngulur për në Turqi. Në stallën e Aliut kishte dimëruar delet ndërsa kishte bujtur dhe ishte ushqyer në familjen e Sadik Jakup Shkrelit i cili nuk e dinte asnjë fjalë serbe. Dini në Peshter mësoi shumë për pësimet e këtij populli gjatë historisë. Ai digjej nga brenda si furra e gëlqeres dhe zemra e patriotit të ri rrahte fort për shkollën dhe edukimin në gjuhën amtare. Kështu Dinin vera e vitit 1958 do ta gjejë para sprovave të mëdha. Ai shkruan se gjatë kësaj vere, kishte vu një lidhje të ngushtë më kushëririn Elez Ajdin Dacin i cili po ashtu ishte i ndarë nga shkolla dhe se po kalonte jetë bariu. Po atë verë ai do te takohet se bashku me Elezin e Kadrush Sali Muriqin nga Novosella e Pejës i cili kishte lidhje te ngushtë me një organizatë atdhetare atje e cila po përpiqej për çlirimin e Kosovës nga okupatori jugosllav. Lidhjen me organizatën e mbante Elez Daci ndërsa në krye të kësaj organizate atdhetare ndodhej Kadrush Muriqi i cili më vonë do të vritet nga shërbimi sekret i armatës jugosllave. Qellim primar i kësaj organizate ishte edukimi dhe shkollimi i të rinjve, përgatitja e kuadrove për fushëbeteja të ardhshme e cila të vetmin qëllim e kishte çlirimin e Kosovës. Një mbështetje për përparimin e kësaj organizate, Dini pati edhe nga kushërinj siç ishte Sokol Idriz Daci etj. Për të vazhduar shkollimin në Kosovë nuk kishim mundësi. Pengesat materiale dhe familjare ishin të theksuara andaj Kadrushi me kohë i kishte sugjeruar se shkollim të mirëfilltë kishin vetëm në Shqipëri- në tokën mëmë. Këtë frymëzim ata e kishin marrë edhe nga Sadik Selim Daci i cili shpesh u thoshte “shtëpia jote-bereqeti jot”.Vullnetin e vet për arratisje e ka pasur edhe arratisja e mëparshme e Jashar Kuartan Dacit e Bardh Bali Kelmendit e Ibish Kelmendit për të cilët flitej se ata po punonin si mësues dhe se atje ishte gjithçka shqip.
___
Arratisja për në Shqipëri
___
Elezi Daci kishte shkuar tek Kadrushi dhe kishe qëndruar disa ditë dhe pas kthimit ai kishte thënë se ata duhet të iknim për Shqipëri ose atë punë ta lenim për vjeshtën tjetër. Filluam menjëherë që të mësojmë se ku ishte kufiri më Shqipërinë. Mësuam se Tërkuzi ishte pikë kufitare me Plavën e Gucinë. Po gjatë asaj vere filluam të shënojmë emrat tanë nëpër çetina në latinisht. Vendimi për shkuarje në Shqipëri do të merrej në Bri të Kërshit dhe se do të caktohej dita dhe ora. Atë ditë binte një shi i imët. Të enjten më 11 shtator të vitit 1958 marrin vendim të prerë që të nesërmen të niseshim. Të premten meshkujt dilnin në pazar ndërsa unë e Elezi i kemi mbajtur delet afër dhe terë ditën kemi biseduar për aksionin që do të merrnim dhe kështu vendosem që në ora 8 e darkës të niseshim. Detyrë e jona ishte te kemi nga një revole me vete e meqe binte shi u detyruam te marrim edhe ceradat e çobanisë më vete. Unë atëherë thotë Dini isha 17 vjeç. Familjes i thash se do të shkonim t’i ruajmë kuajt të cilët hynin natën tek shtëpitë në arat e tërrsheres apo elbit .Dola dhe u dëgjua fishkëllima e Elezit, shenjë kjo e nisjes sonë për në rrugë të gjatë. Meqë i kishim thënë edhe Sokolit se do të vinte me ne, ne e mënjanuam për shkak të metave të tij në të dëgjuar dhe iu frikoheshim rasteve kritike. E bëmë këtë “tradhti” sepse Sokoli duhej të vinte me ne. I përgjuam karvanët dhe iu bashkuam karvanit të kuajve dhe njerëzve dhe në mëngjes u gdhimë në Kosovë e pikërisht në Pejë. Në çarshinë e Pejës kemi blere rroba te reja e sidomos kemi marrë këmisha të bukura dhe nga një vindjak të mirë. Aty kemi blerë edhe dy thika Prizreni, pasqyrë dhe nga një elektrik dore. Pasi bëmë punën e pazarit kemi shkuar në dyqanin e Murat Dacit,vëllait të Jasharit dhe pas pyetjeve te tij provokuese se me kishim ardhur ne i thamë se kemi ardhur me vëllezërit tanë. Aty kemi lanë rrobat e vjetra dhe kemi dal tek Hotel Korzo me ç’ rast kemi ble biletat e autobusit i cili qarkullonte në linjën Pejë-Morinë- Andrijevicë. Gjatë udhëtimit përmes Grykës së Rugovës e majës së Çakorrit ,mëqë nuk kishim udhëtuar më parë më autobus patëm mjaft vështirësi deri sa arritëm në Morinë. Në Morinë kemi bujtur në një hotel në natën e 12-13 shtatorit.
Të nesërmen më 13 shtator të vitit 1958 herët jemi zgjuar dhe jemi nisur në drejtim të Plavës e cila nga tabelat e rrugëtreguesit mësuam së ishte larg 11 kilometra. Deri sa po ecnim këmbë tek një krua kemi takuar një milic me emrin Krsta. Rrugëtuam më te dhe se ai na udhëzoi se kah duhet të shkonim pasi që e kishim siguruar se po shkonim t’i ruajmë qetë në kufi ku po punonin në tërheqjen e trupave prindërit tanë. Kjo ishte biseda te cilën e kishim trilluar në rast se na kapnin ose dukeshim të dyshimtë. Në Plavë pamë për herë të parë liqenin dhe aty kërkuam bukë. Na thanë se Plavë ka dy furra buke. Ishte e diel 14 shtator. Pasi bukë në furra s’ gjetëm se ishin të mbyllura në një ëmbëltore morëm nga njëzet galeta (kifle) dhe nja njëzet llokume të vogla. Humbëm një kohë mjaft të mirë duke bredhur se nuk dinim se si duhej te dilnim nga qyteza e Plavës. Dikush na udhëzoi se duhet të niseshim në drejtim të Hotit për të arritur në Terkuz. Arritëm tek karakolli i ushtrisë jugosllave dhe morëm udhën në të djathtë. Ishte pas dite. Elezi kishte një atlas xhepi dhe nga sa dinim te orientoheshim Shqipëria duhej te binte në jug. Aty po vërenim disa shkëmbinj të ngjashëm më ata të Hajlës. Gjatë udhëtimit kemi dëgjuar barinjtë të cilët po flisnin shqip. Morëm atllasin dhe ne të shënuam se ketë atllas po e lënë Din dhe Elez Daci. Kemi vendos që Elezi të na printe më tutje pasi që ai ishte më i moshuar. Gjatë udhëtimit kemi dëgjuar se dikush po ecte. Menjëherë jemi ulur për tokë. Nuk e kemi ditur se po frikësoheshim aq shumë derisa na janë takuar gjunjët dhe atëherë kemi hetuar dridhjen e gjymtyrëve. Vendosem që të flinim dhe jemi mbështetur njeri për tjetrin ne cerada dhe ashtu kemi gdhirë se bashku me rrezet e para të diellit. Kemi dëgjuar troket e kuajve dhe bisedat e njerëzve. E keqja ishte se nuk dinim se ku gjendeshim. Ishte 15 shtatori i vitit 1958. U ndeshem ne një shkallë shkëmbi. Unë u kollita pasi që një kollë i cili me kishte pllakosur atë mëngjes, më siguri nga të ftohtit e natës,e që ky kollë po na rrezikonte udhëtimin vazhduam te ecim tutje. Pasiqë dolëm në një lendinë të bukur vërejtëm piramidat kufitare. Pastaj pamë edhe një shtëpi për të cilën ne mendonim se ishte shtëpi ushtarake. Rrugës kishim hasur në prita të zakonta, si në një gjarpër, ndonjë fluturim shpeze e cila zemrat na i dridhte e tjera. Gjatë udhëtimit kemi gjetur një gazet në të cilën po shkruante shqip. Si duket tanimë ne ishim në Shqipëri. Takuam do dhi dhe jo fort larg tyre takuam edhe bariun e tyre. Filluam ta provokojmë më qëllim të identifikimit të zonës. U mundonim ta gjenim përmes fjlalorit, po ai na përgjigjej se për të gjitha e dinte Sadiki. Në pyetjen tonë së cili ishte kryeqyteti ai na u përgjigj Tirana dhe tani ishim tejet të sigurt se ne gjendeshim në tokë e Shqipërisë dhe se ëndrra e kamotshme na ishte realizuar. Bariu vendosi që të na shpinte në posten ushtarake të Shqipërisë . Pamë disa ushtar të cilët po luanin futboll dhe se ne na mori një oficer i cili ishte në këmishë ushtarake veshur dhe na futi brenda. Ai u paraqit se ishte oficer RPSH-së dhe na urdhëroi që të nxirrnim krejt çka kishim në xhepa. Ne nxorëm ato që kishim dhe pastaj një ushtar na kontrolloi. Pas kësaj kontrolle të rreptë oficeri shqiptar mori në telefon më ç’ rast dëgjuam se po u thoshte se dy djem të ri kanë ardhur nga andej. Na shtruan të hamë mish e fasule dhie. Në mbrëmjen e 16 shtatorit na kanë nisur këmbë nën përcjelljen e dy ushtareve. Për tetë orë kemi mbërri në Bajram Curr. Ne degën e atyshme na morën në pyetje. Na vendosen në një dhomë të madhe në të cilën kishte një radio për të cilën na thanë se nuk guxonim ta luanim nga stacioni. Në Bajram Curr për herë të parë pashë bustin e Bajram Currit dhe aty kemi qëndruar nga e marta deri në të shtunën. Të shtunën na kanë nisur me një kamion për në Shkodër kuptohet te shoqëruar nga një polic. Në Shkodër askush nuk na ka pyetur pse ishim aty. Në mëngjesi e 21 shtatorit erdhi komandanti i Degës i cili hapi plikot në të cilën kuptuam se çka shkruante. Atë mëngjes na nisen për në Tiranë. Në karrocerinë e një “Shkode” çeke udhëtuam deri në Vorë pastaj në një xhip rus deri në sheshin”Skënderbe”. Në Tiranë na futën në burg. Na sistemuan në një dhomë në të cilën pothuajse nuk fjetëm terë natën duke qeshur. Në mëngjes erdhi Sali Shatri i cili na foli serbisht kurse ne ia kthyem shqip. Na fotografuan shumë në oborrin e burgut. Salihu ishte oficer madhor. Nga Tirana na dërguan në Durrës e nga Durrësi në Shijak ku ishte qendra e hetuesisë për migracion. Na i dhanë nga 175 lekë dhe na than se aty do të ushqeheshim. Në Shijak gjetëm emigrant të tjerë siç ishte Xhabir Hoxha, Daut Mustafai nga Maqedonia. Në Shijak, Elezi u mor në pyetje nga organet e sigurimit dhe ardhja e tij ne Shqipëri u sqarua se ishte motivi kryesor shkollimi. Ne ishim marr ne pyetje sa here dhe se na pyesnin se a e keni diçka ne ushtrinë jugosllave, na pyesnin për Rexhë Alin. Me qe ne flisnim malësorçe dhe se toni ishte i lartë Sali Shatri ma dha një shuplakë duke me qortuar që mos të flas aq të madhe. Në këtë rast ishte edhe njëfarë inspektor i quajtur Imer Merkuli apo Mekuli nuk me kujtohet mirë. Aty na patën pyetur se a njihnim kënd ne Shqipëri ?- Ne ju përgjigjem se njihnim Jashar Daci dhe Zek Arif Lajçin. Më 26 shtator të vitit 1958 na dërguan në Fier, me ne ishte edhe një shkja, atë e zbriten ne Seman, kurse ne vazhduam drejt kampit të përqendrimit ku na priti nëntogeri Mehyr Dani. Ne një dhomë flinim nga tetë veta dhe se aty kemi takuar Sheqo Shaboviqin nga Plava. Po aty për herë te parë takuam edhe Jashar Dacin. Në ora dy të asaj dite erdhi Zekë Lajçi i cili ishte përgjegjës i kampit. Zeka kishte dhomën e vet ku flinte vetëm. Ai na tha qe mos të flisnim shumë me tjerët se ai ishte që i kryente punët aty. Na ka urdhëruar te dalim ne punë me pre misër. Zeka na jepte para për ushqimin, pasi që puna ishte me normë e ne atë e plotësonim pa përtuar. Unë isha nën moshën 18 vjeçare, me thanë që mos të punoj më, por një far Rrustë Mula nga Plava e kishte kundërshtuar këtë propozim dhe unë vazhdoja edhe më tutje të punoja.
___
Shkollimi fillestar
___
Deri më 1 dhjetor të vitit 1958 kemi qëndruar në kamp dhe flinim ne kravata dyshe. Aty takova edhe Isa Uljanë nga Vuthajt, Rrahman Berhamin nga Shkupi ku këta të dy na mësuan të shkruajë shqip. Pra ishte Rrahman Berhami mësuesi i parë i imi i cili më mësoi alfabetin shqip ndërsa Zeka na pyeste për çdo ditë se a donim te shkonim në shkollë, natyrisht se çdo herë merrte përgjigjjen e dëshiruar e aq te kërkuam nga ne. Një nga ditë në kamp erdhën ata te ministrisë se arsimit dhe na pyeten se ç’ përgatitje shkollore kishim. Ne u përgjigjem se kishim te kryera 4 klasë te shollës fillore ne gjuhen serbokroate. Më 1 dhjetor te vitit 1959 erdhi urdhri t’i dorëzojmë drapinjtë-kosarët dhe Zeka na kumtoi lajmin e gëzuar se po shkonim ne shkollë e meqë unë nuk kisha xhaketë mora një setër të një të përsekutuari të kampit tonë në të cilën shkruante “Varteks-Varazhdin”.Nga kampi i Semanit na nisen për në Ballsh, aty kemi zbritur unë, Din Krasniqi, Ramiz Krasniqi nga Raushiqi i Pejës Elez Daci dhe Qamil Kraja nga Ostosi i cili sot gjendet në Amerikë, Maxhun dhe Adem Hoxha nga Hoti i Plavës si dhe Pjetër Nika që ishte nga kampi i Llakatundit të Vlorës. Në Ballsh filluan klasën e katërt në shkollën 8 vjeçare “Dervish Hekali” ku dhe banojmë në një konvikt kapaciteti i te cilit ishte 40 vende e që ishte një shtëpi e një të pasuri të cilën partia ia kishte sekuestruar. Aty kishim kuzhinën dhe kushtet jashtëzakonisht te mira për punë dhe jetesë, më ushqim e veshmbathje falas dhe pushimet verore i kalonim ne bregdet në Golem ose në Durrës. Mësues kisha Petref Dilkon nga Korrça. Pasi që ishim të rritur na u mundësua që t’u nënshtroheshim provimeve dhe te kalonim dy klasë por unë nuk desha dhe atë ditë nuk shkova në provim. Ishte Adil Zoto, profesor që kishte përfunduar studimet ne Itali e që aty kishte një kopsht zoologjik ku bënte hulumtime tërmeti dhe ndryshimet në natyrë. Nëndrejtori i shkollës ishte Hivzi Haxhiu i cili me urdhëroi të shkoi në provime dhe unë kështu e kreva shkollë fillore.
___
Studimi në Pedagogjikën e Elbasniat dhe fakulteti i Historisë, Filozofisdë dhe Gjeografisë në Universitetin e Tiranës
___
Pas përfundimit të shkollës fillore unë vazhdova në Shkollën Pedagogjike ne Elbasan, pra në të famshmen Normalen e Elbasanit “Luigj Gurakuqi”ku drejtor ishte Vasil Komani. Studimet i kam filluar më 15 shtator të vitit 1962 dhe i kam përfunduar më 1966. Po këtë vit shkollor kam punuar në shkollën fillore “Sherif Daullja” në Patos të Elbasanit e që ishte larg 38 km nga qyteti ku edhe u njoftova me kolegen Fatushe Xhemail Kvaja. Aty ligjëronin lëndët e biologjisë dhe muzikës. Por Din Daci nuk do të ndalet me kaq ai në vitin 1967 regjistron Fakultetin në degën Histori-Filologji në UT më ç’ rast në vitin 1971 diplomon dhe merë titullin mësues i Histori-Gjeografisë për shkollat e mesme. Nga këtu tanimë si kuadër potencial Dini dërgohet në kursin aq te pritur të shkollës së oficerëve në Burrel dhe nga aty kthehet me gradën oficer për drejtim të kompanisë, pra Toger. Ministria e Arsimit e Tiranës Dinin e emëron mësues në Elbasan, ndërsa komiteti ekzekutiv i Elbasanit e emëroi për mësues në shkollën e mesme të përzier “Ndriçim Shehu” në Belsh të Drumës 28 km larg qytetit të Elbasanit ku ligjëron Filozofin, Historinë dhe Gjeografin e që punoi njëmbëdhjetë vite më radhë deri në vitin 1982. Në vitin 1980 i hiqet e drejta e ligjërimit të lendes së Filozofisë ku i epet një mësuesi i cili kishte mbaruar shkollën e partisë. Pasi që ishte larg banimit Dini kërkon transferim dhe fillon punën si mësues i Historisë në Jagodinë në shkollën 8 vjeçare ku nga viti 1982 e deri më 1990 kryen ketë punë me sukses. Më 1990 pasojnë ndryshimet demokratike ne Shqipëri, në krye të shtetit shqiptarë vjen Sali Berisha dhe ministria e arsimit Dinin e emëron drejtor të kësaj shkolle post të cilin me nder e mban deri në pensionimin e tij. Në vitin 1992, më 6 prill merë vizën njëmujorshe dhe me 10 prill kthehet ne vendlindje ku qëndroi 28 ditë të plota. Dini më 14 korrik te vitit 1967 martohet me Fatushe Kavajën. Ata patën 3 vajza dhe një djalë. Anila, Dhurata dhe Alma si dhe djali Sokoli janë fëmijët e Dinit dhe Fatushës.
Për punën e tij prej pedagogu dhe edukatori Dini në vitin 1995 me 7 mars ne ditën e Mësuesit dekorohet nga Presidenti i Republikës Sali Berisha më urdhrin “Naim Frashëri” të kl.II.
Din Daci u pensionua dhe ai vdiq më 06.10.2024 dhe u varros në varrezat e qytetit të Elbasanit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu