ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kujtime për Smajl Blakajn dhe luftën e tij për Atdhe

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Muharrem Blakaj, shkrimtar
Smajl Mahmiti Blakaj – 11. 10. 1928 – 29.04.2003
Lindi në Vrellë në kohë të pushtimit të egër serb të trijeve shqiptare. Mësimet e para i mori në shkollat serbe në Vrellë. Për shkak të pushtimit të një pjese të Kosovës nga ushtritë italiane, dhe bashkimit me Shqipërinë, Smajli, me ndërprerje të njëpasnjëshme i vijoj mësimet në gjuhën shqipe. Si i fëmi u dallua për zgjuarsinë dhe dëshirën për lexim. Në atë kohë kishte arrirë ta siguronte një ekzemplarë të „Lahutës së malësisë” të botuar në Itali dhe pjesën më të madhe të këngve i kishte mësuar përmendësh.
Më 17 tetor të vitit 1944 në katund kishin hyrë brigada e III-të dhe e V-të e ushtrisë partizane shqiptare. I entuziazmuar i kishte pritur komandantët të cilët ishin vëndosur në kullën e tyre. Pastaj duke ju shërbyer mysafirëve të ndëruar, herë pas here ishte inkuadruar edhe në biisedüe duke ju treguar së çfarë kishte arritur të mësonte nga librat e botuara në Tiranë e gjetiu. Pas darke kur ishte shtruar biseda për lëvizjet politike, komandantët shqiptar kishin qenë tepër të këaqur me luftën e përbashkët me partizanët serb që ishin duke e zhvilluar kundër okupatorit gjerman. Mahmut Imeri pa ndrojtje i kishte shfaqë brengat e tij duke ju thënë komandantëve shqiptar së sërbet nuk kanë besë, prandaj ka rrezik që do t’ju tradhtojnë, siç kishte ndodhur në të vërtetë. Mirëpo, komandanti shqiptar, i indinjuar për vërejtjen e kishte kërcënuar Mahmutin duke i thënë së po shprehe edhe njëherë dyshime kundër vëlezërve serb, do të pushkatoj si tradhtar. Edhe pse Smajli kishte marrë vendim që t’ju bashkangjitej aradhave partizane nga Shqipëria, pas fjalëve të komandantit kishte heqë dorë duke e ruajtur një dozë dyshimi kundër komunistve shqiptar që e ruajti gjatë tërë jetës.
Në periudhën e pasluftës, në Pejë hapët e ashtuquajtura: „Shkolla e Ulët dy Vjeçare Financiare.“ Qëllimi i kësaj shkolle ishte parapërgatitja e kuadrove për punë të ndryshme administrative si dhe bazament për të vazhduar gjimnazin, apo shkollën normale. Në vitin shkollor 1949- 1950 në këtë shkollë nga Vrella ishte regjistruar Idriz Daka, i cili kishte qenë i ngarkuar nga mësimdhënësit që të shkonte nëpër fshatra dhe të propagandonte që sa më shumë të rinj të regjistroheshin në këtë shkollë.
Nga Vrella ishin regjistruar disa të rinj, e në mesin e tyre ishin; Halit Tak Dreshaj, Ahmet Ramë Dakaj, Smajl Mahmut Blakaj etj. Smajli kishte shkuar pa lejen e familjes. Pas katër muajve anëtarët e familjes, nën ndikimin e Mulla Jasharit, pas një keqtrajtimi të ashpër fizik, e ndalojnë nga shkolla. Pas këtij dështimi Smajli detyrohet të shkoj në shërbimin ushtarak, ku për tre vite me radhë mëson për Mbrojtjen Popullore, për sulmet dhe kundërsulmet diversantë, për zbulim dhe kundërzbulim, për bazat e përgjithshme të kriminalistikës dhe nga teknika e medicinës.
Pas lirimit nga shërbimi ushtarak, merr kërkesa të punësohet në shtëpinë e shëndetit si teknik i medicinës, por nga ndikimi i fortë i hoxhës, nuk lejohet nga anëtarët e familjes. Pranohet në kuadrin e milicisë, por, duke parë keqtrajtimet e njerëzve të varfër, ngrit zërin e kundërshtimit dhe marrjes në mbrojte të viktimave, ku edhe largohet nga ajo punë e vështirë që nuk përputhej me karakterin e tij. Vazhdon jetën në bujqësi dhe blegtori, por duke e përcjellë me xhelozi ngjarjet e kohës.
Në vitin 1956 përveç mixhës së tij, Kadri Imerit, merret edhe ky në pyetje si armëmbajtës pa leje. Pas torturave që ju bëhen në mënyrë sistematike, dhe pasi nuk kishte pranuar që të jetë vegël qorre në duart e tyre, e përjashtojnë nga Lidhja e Rinisë Socialiste.
Më 1 korrik të viti 1966 u mbajt Plenumi i Brionit, me ç’rast u mënjanua rryma shoviniste e udhëhequr nga Aleksander Rankoviqi. Dhuna mbi shqiptarët u zvogëlua, duke lënë hapësirë të mjaftueshme që të diskutohej për ndryshime ekonomike e politike në favor të popullit shqiptar.
Kjo rrymë ndikoj pozitivisht në mbarë Kosovën. Në Vrellë u formuan grupe kulturore. Në mesin e shumë të rinjve entuziast si Hysen e Avdyl Bicaj, Milazim Maraj, Hatije Maraj, Hysen Dakaj, Osman Demaj, Sadik Fetahaj, Muhamet Vuthaj, Rexhep Dakaj, Mire Blakaj, Halil Lajqi nga Lybozhda etj., dhe të përkrahur nga Idriz Dakaj, Smajl Mahmuti, Nafije Dakaj, Sylë Ramë Dreshaj etj., kishin formuar grupin e parë dramatik duke e vënë në skenë dramën „Hakmarrja“ e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku vrellas. Në këtë dramë Smajl Mahmuti e luan rolin e „Mixhës Dan!“
Nëpër Komuna dhe Bashkësi Lokale në mbarë Kosovën diskutohej për Ndryshime Kushtetuese, duke kërkuar votën e „lirë“ të popullit. Komunistët kishin qenë të sigurt se masat e gjëra të popullit do të kënaqeshin me disa ndryshime të vogla që propozoheshin prej tyre, dhe do t’i votonin ato. Mirëpo, në mbledhjet që u mbajtën në Prishtinë, Prizren e Gjakovë populli votoj për statutin e Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave. Edhe në Pejë votohet për Republikë, ku me atë rast kishte diskutuar edhe Profesori i nderuar nga Vrella Dr. Sylë Halil Dreshaj, duke dhënë edhe shpjegime shtesë, se për ç’arsye Kosova duhet të jetë Republikë. Smajli në bashkëpunim me Idriz Dakën ishin të njoftuar përmes shtypit për ecuritë e këtyre mbledhjeve. Me entuziazëm të madh, dhe me ndihmën e pakursyer të kryeplakut Sylë Ramë Dreshaj organizojnë mbledhjen, e cila mbahet në natyrë, (aty ku sot janë përmendoret e dëshmorëve të UÇK-së) më 29 shtator të vitit 1968, duke filluar në orën 18:00. Mbledhjen e hap kryeplaku Sylë Ramë Dreshaj. Pasi lexohen pikat e rendit të ditës, Idriz Daka caktohet procesmbajtës, nën mbikëqyrjen katër vërtetuesve të procesit që ishin: Ibish Bajram Bicaj, Ibish Tahir Maxharraj, Smajl Mahmut Blakaj, dhe Sylë Ramë Dreshaj. Do theksuar se masa ishte e hutuar dhe e frikësuar njëherësh. Ishte vështirë të gjëje njerëz në mesin e masës që do ta përkrahnin vullnetin e mirë të organizueseve të tubimit. Pastaj, fjalën e merr Bajram Vuthaj, që ishte Kryetar i Komitetit Komunal të Partisë Komuniste në Komunën e Istogut. Ai, ndër të tjera e arsyeton shkakun se për ç’arsye Kosova nuk mund të jetë Republikë, duke potencuar se mungojnë kuadro profesionale, njerëz të shkolluar, Kosova është e varfër si dhe, emërtimi, ku sipas tij nuk mundë të qëndrojnë dy Republika me gjuhë e flamur të njëjtë! Pas tij fjalën e merr Smajli, ku ndër të tjera thotë se Kosova ka kuadro të mjaftueshme për të udhëhequr, ka njerëz të shkolluar dhe të aftë, nëntoka e Kosovës ka pasuri të pafundme dhe të pashfrytëzuara, toka është e pasur për zhvillimin e një bujqësie moderne, ka minerale për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe asaj të rëndë, ka një popullsi të re dhe të shëndetshme, e sa për emër, atë e ka të gatshëm: „Republika Socialiste e Kosovës!“
Pas tij diskuton Idriz Daka i cili thotë se në botë ka shumë republika me gjuhë e flamur të njëjtë duke e marrë si shembull dy Gjermanit, pastaj Korenë Veriore dhe Korenë Jugore etj. Pas diskutimeve, masa e trimëruar nga fjalët e Smajlit dhe të Idrizit, voton për statusin e Republikës së Kosovës. Puna e tyre, ndikoj që edhe fshati Sudenicë në mbledhjen e tyre të votojnë për Republikën e Kosovës. Në ditët pasuese Idriz Daka arrin që materialin e votimit bashkë me procesverbalin ta shtypë në dy kopje. Njërën kopje ia dërgon Kryetarit të Komisionit Krahinor të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues, Iljaz Kurteshit, në Prishtinë. Në të njëjtin zarf ai e dërgon edhe materialin e votueseve të Sudenicës. Mirëpo, për t’ju vënë pikë të gjithë këtyre përpjekjeve, Sekretari i Lidhjes Komuniste për komunën e Istogut Mustafë Muçaj, përmes telefonit, lajmëron në Prishtinë se votuesit vrellas, me votën e tyre të „lirë“, shprehën dëshirën që edhe më tutje, Kosova të mbetët Krahinë Autonome në Kuadrin e Republikës Socialiste të Serbisë!
Duke e parë se vota e lirë e popullit shpinte drejt kërkesës për Republikën e Kosovës, organet udhëheqëse e panë të arsyeshme ndërprerjen e diskutimeve publike. Kështu që, gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit 1968 në shumë qendra të Kosovës shpërthyen demonstratat me kërkesa politike që Kosovës t’i njihej statuti i Republikës.
Smajl Mahmuti, Idriz Daka, Imer sodiku etj., ishin përkrahës të paluhatshëm të demonstratave, edhe pse në një mbledhje të mbajtur në Vrellë kishte diskutuar Adem Lluka, shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Pejë. Gjatë diskutimit të tij, ai i kishte quajtur demonstratat si nacionaliste e shoviniste. Në këtë rast e kishin kundërshtuar Idriz Daka, Smajl Mahmuti dhe Imer Sadiku duke i shtruar pyetjen se kundër kujt e kanë ushtruar shqiptarët atë shovinizëm?…
I etur për dije, arrin që ta porosisë një furgon libra nga shtypshkronja „Rilindja“ ku formoj një bibliotekë të pasur familjare. Nga kjo bibliotekë e pasur arriti t’i edukojë jo vetëm fëmijët e tij, por edhe shumë të rinj dhe të reja të fshatit dhe më gjerë.
Pas shumë përcjelljeve të shumta në1972 arrestohet Idriz Daka. Disa ditë më vonë arrestohet edhe Smajli. Pasi e marrin në pyetje duke e torturuar me metodat e tyre të dhunës psiko-fizike, në mungesë provash e lirojnë. Procedurën hetimore kundër Smajlit e kishte zhvilluar Adem Lluka, i cili ishte i njoftuar se Idrizi në bashkëpunim me Smajlin, kishin literaturë të ndaluar, e dinte se me kë rrinin, dhe me kë vepronin kundër shtetit etj., kurse Sherif Bala veç e veç i kishte ftuar hapur për bashkëpunim me kontratë dhe pagesë mujore, mirëpo, kërkesën e tij e kishin hedhur poshtë me përbuzje. Në aktakuzën e Idrizit figuronin këta emra: Rexhep Zeqiraj nga Sudenica, Xhafer Shatri nga Tomoci, Smajl Mahmuti nga Vralla, Zenel Ulaj e Binak Ulaj nga Vuthaj, dhe Kadri Osmani nga fshati Makresh komuna e Kamenicës i cili banonte dhe vepronte në Prishtinë.
Në vitin 1980, pas burgosjes së djalit të Smajlit, Muharremit, organet udhëheqëse të fshatit marrin vendim që familja e tij „krye fortë“ të lëçitët nga katundi si familje e motivuar politikisht kundër sistemit socialist e vetëqeverisës dhe si minues të bashkim vëllazërimit.
Në pranverën e vitit 1981 Smajlin prapë e burgosën. Kësaj radhe kërkohej prej tij të pranonte së ai bashkë me të bijtë Muharremin dhe Xhemajlin i kanë shkruar parullat në faqen e „Kërrshit të kuq.“ gjatë marrjes në pyetje, prapë i bëhet kërkesë që të pranojë bashkëpunimin me organet e UDB-së nëse dëshironte që t’i ketë djemtë shëndosh e mirë… në kundërtën, kemi me t’i vra njërin pas tjetrit. Në shenjë revolte, pason ri-lëçitja nga fshati. Prapë Smajli qëndron i pa thyeshëm. Me metodat e tij largpamëse arrin që t’ua ngulitë fëmijëve të tij në zemër dhe mendje rrugën e mundimshme të rezistencës.
Në vitin 1986 ia arrestojnë djalin e vogël, Xhemajlin. Brenda jave e detyruan të shkonte e ta merrte kufomën… xhelatët kishin filluar zbatimin e mbajtjes së fjalës së dhënë! As kësaj radhe Smajli nuk u ligështua. Më devotshmëri të rrallë dhe kurajë të paparë u bëri ballë, jo vetëm dhembjeve të mëdha të vrasjes duarlidhur të birit të tij, por edhe provokimeve, sharjeve lëçitjeve e ri-lëçitjeve… pa u ligështuar, pa u gjunjëzuar, pa kërkuar ndihmë apo lutje nga gjakatarët dhe armiqtë e tij duke i sfiduar komunistët.
Edhe kur deshën t’ia vrasin djalin tjetër Smajli nuk u ligështua. Me largpamësinë e tij arriti t’i nuhatë paraprakisht qëllimet e liga të komunistëve, andaj duk ju bërë ballë dhembjeve arriti që Muharremin, të porsa liruar nga burgu ta nxjerrë jashtë shtetit për mbijetesë.
Pas një komploti në komunikacion, të organizuar nga njerëzit e UDB-së për ta vrarë Halilin së bashku me bashkëfshatarët e tij Sadik Vuthajn me motrën Ryve Vuthaj dhe Hysen Blakaj, të cilët bashkë me Halilin ishin bërë halë në sytë e tyre, Smajli detyrohet të pajtohet me fatin e tij duke e nxjerrë jashtë shtetit Halilin e plagosur rëndë jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht.
Me tu paraqitë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në pamundësi për t’i rrokë armët nga pleqëria, shtëpia e tij u bë njëra ndër bazat më të sigurta ku qëndruan të fshehur luftëtarët e lirës, një pjesë e tyre tani dëshmorë, si Ismet Bicaj, Skënder Maraj, Verim Blakaj e shumë e shumë të tjerë.
I lumtur tej mase e arriti gjënë më të shtrenjtë të jetës së tij, lirinë për të cilën e kishte dhënë Xhemajlin dëshmorë dhe i kishte shkapërderdhur dy djemtë tjerë për të mbijetuar.
Me dëshira të realizuara vdiq në shtëpinë e tij më 29 shkurt 2003 nga një sulm në zemër!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu