ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kujtime të moçme si nxënës, student dhe si mësues  

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

  • Prej Turjake, shkova në Prishtinë e Vushttri dhe e lash Turjakën e erdha  në Suedi, si mërgimtar në dhe dhe të huaj  

Pjesa gjashtë (6) 

Nuk isha i kënaqur me fotografitë ”burrështetasve” që i kam publikua ndërsa atom ë fëmijë dhe nxënës më kënaqin. 

Me i vjerr në huj të gardhit apo në mes të arës për me ”i tut sorrat shtazët e egra që mos ta han bastanin”.  

Jeta në arsim si mësues është më shumë se se tri të katërtat e jetës. Si fëmi fillon të mendoj kur hapen dyert e fillon shkolla. Ditën e parë të shkollës e fillon afërsisht në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdon deri në moshën 23 vjeçare kur fëmiu bëhet burrë, bëhet për martesë e kryen ushtrinë e ndoshta ndonjë fakultet.  

Unë që zgjodha profesionin e arsimit, si mësues Letërsie Shqipe, me ndërprerje e vazhdova e nuk u ndala deri sa të plakem.  

Ishte një vndim të cilin e kisha marrë qysh herët, kur e kreva gjimnazin, me copa. Thash me copa-copa pasi më përjashtuan nga gjimnazi dhe, pasi diplomova me shokët e klasës, më 1975 kisha vendosur të regjistrohem në Fakultetin Filozofik, në Letësi Shqipe. 

Në vitin e parë të gjimnazit, si nxënës mendoja të vazhdoj studimet për filozofi, logjikë e psikologji sepse, filozofia, ishte mbretëreshë e shkencave dhe unë dëshiroja të behem mbret, që s`u bëra kurrë. 

Lexoja libra filozofike e më vonë letrare, poema, poezi, romane e kujtime nga jeta e njerëzve të mëdhenj. 

Lindja e diellit në Malmö, maj 2022

Bibliotekë kishte vetëm në Malishevë dhe njeherë në dy javë shkoja e merrja nga 2, 3 e 4 librra dhe sapo i lexoja, shkoja përsëri. Fetah Mazreku, një burrë i mirë i cili dinte të shkruante, mbante shënime dhe kishte hapur një karton e kartotekë me emrin tim. Aty shkruante cilin libër e kam marrë dhe kohën kur duhet ta k`thej libri. Fetahi më priste mirë e unë si katundar, sillesha edhe mirë. Biblioteka ishte e pasur me libra në gjuhën serbo-kroate e përktime në gjuhën shqipe nga letërsia, kultura e historia jugosllave, ruse e frënge, më shumë. Gati të gjithë shkrimtarët rusë të kohës së Revolucionit të Tetorit, që nga Maksim Gorki me romanin ”Nana”, Shollohovi, ”Doni i qetë”, Tolstoi, ”Lufta e paqja” dhe ”Ana Karenina”, Dostojevski, Furmanovi pastaj ”Si u kalit qeliku”, ”Idioti”, Revizori” etj. I lexoja brenda kohës nga friga se nëse i vonoj librat, më çregjistron Fetahu e nuk mund të marr më libra.  

Me profesor Emil Lafe, Malmö, 29 maj 2022

Këto libra sigurisht kanë ndikua në formimin tim ”proletar” e patriotik. Nga letërsia shqipe kishte shumë pakë vepra origjinale, me autorë shqiptarë dhe ato që ishin në bibliotekë, ishin të gjysmmuara. Mbaj mend se emri ”Shqipëri” ishte hjekur nga poema e Naimit. Sa më kujtohet ishin librat ”Sikur të isha djalë”, ”Lulja e Kujtimit”, një libër i Rexhai Suroit.   

Por unë fillova të lexoj letërsi italiane, frënge, spanjolle, gjermane, angleze e amerikane. Vetëm atherë kuptova çka është jeta, arti e letërsia. 

Në bibliotekë kishte disa libra të një letërsi të përkthyer në vitet 1930-ta, letërsi në mes të luftrave që më vonë, kjo letërsi u kritikua nga historinanë, studjuesit e kritikë të ”Realizmit Socialist; në Shqipëri, si një letërsi që kishte qëllim që të rinjët ti largoj nga lufta e revolucioni socialist. 

Mbledhje me prindër, Malmö, maj 2022

Ende pa e kryer shkollimin fillor, nuk kshte libër në gjuhën shqipe që kishte biblioteka e Malishevës që nuk e kisha lexua. 

Ndodhte që mësuesëve të gjuhës shqipe, nuk iu pëlqente kur tregoja se çka kam lexua gjatë pushimeve verore, që aso kohe kishim për detyrë të lexonim nga sëpakut 10 libra, lektyrë shkollore. Më pengonte e nuk ndihesha mirë kur dëshiroja të flas para nxënëse për ato libra që kisha lexua por mësuesi mua nuk ma jepte fjalën. Unë e mbaja dorën lartë por radha nuk më vinte mua. Kishte edhe të tjerë që lexonin e ata nuk ishin më shumë se katër: Fatmir Hamit Krasniqi nga Damaneku, Xhevat Murat Kastrati, Sanije Asmon Zogaj dhe Jakup Bali Kastrati nga Turjaka. Mbaj mend se Jakupi kishte lexua ”Liza në botën e qudive” që mua ma shpjegoi rrugës nga Turjaka deri në shkollë, në Lubizhdë  e unë nuk e lexova librin fare. 

Me nxënes. Laura Shaqiri dh Ali Skënderi, Riberbergskolan, Malmö, 30 maj 2022

Në vitin 1968, 1969, Ndërmarrja Botuese e Rilindjes erdhi me një Minibus në shkollën tonë, në Lubizhdë me libra, një akcion shumë i qëlluar që të shprëndahet e lexohet libri. Ademi, vëllai im bleu afro 100 libra me kredit. Ato ishin librat e parë të ribotuara nga Shqipëria. Ishte kompleti i S. Spasses, 8 libra, Shuteriqi, Kolë Jakova, 2 drama, ”Toka jonë dhe Halili e Hajrija”, ”Cuca e Maleve”, ”Nora”, ”Shtatë shaljanët”, “Trimi i mire me shokë shumë”, “Pësrëri në këmbë”, e Dh. Xhuvanit, “Këneta” e F. Gjatës, “Para Agimi” pjesa e pare dhe e dytë, “Me valet e jetës”, V. Kokona”, dy pjesë etj. 

Në vendin e punës, Malmö, maj, 2022

Të gjithat i lexova, si fillorisht, gjenerata e parë si nxënës gjimnazi, nuk kisha çka të lexoj. 

Dhe fati deshi e u hapën paralelet e para të Gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit në Malishevë, më 1971. 

Mësuesi i gjuhës shqipe, Fahredin Cena, ishte njohës i mire por as ai nuk më priti mire. Si duket nuk ishte i diplomuar por ne të gjthë mësimëdhënësit që punonin në klasët e pesta deri në të tetat në shkollat fillore tetë klasëshe, iu thonim “shoku arsimtar” e tyre që punoni në gjimnaz, patjetër se duhët thënë e thirr “shoku professor”. Kishte nga ata që kishin të kryer vetëm gjimnazin e në gjep mbanin “indeksin” dhe ndodhteqë në orë të mësimit e nxirrnin nga gjepi INDEXIN dhe ia fshinin “pluhurin”, sa për ta pare ne nxënësit që ishte “student”. 

Kleitia Vaso me Ismail Kadarenë, Kleitia ështe emër i ri që premton në letrat shqipe. Tiranë, 7 qershor 2022

Nuk besoj se as “profesorët” që vinin nga Rahoveci të më kenë dhënë mua notën më të madhe se një “tresh” (3) ose “katër” (4). Nota më e mire ishte “pesa ose pesëshe” (5) ndersa note e dobët ishte “njësh” (1). Edhe nota “dysh” (2) nuk ishte e “magbullshme”. Ai që e merrte notën “dysh” (2), askush nuk i besonte se nuk ia ka falur notën ”profesori”. ”Njëshit”, i thonim me ”krrabë”, “ngelëc” e ”dyshit”, me ”shtylla”. 

Drekë pune me kolegë e mysafirë, Malmö, 28 maj 2022

Gjimnazin e Malishëvës na mbyllën ish organet komunale të Rahovecit, pas tri viteve (1974) që edhe fëmi po të ishte, nuk do të mund të rrinte “në kâm”, e unë klasën e katërt (4), të gjimnazit e vazhdova në Kijevë, një ish qendër e lokalitetit me shqiptarë e serbë. Aty isha gjenerata e dytë, por ishte shumë më mire se sa në Malishevë. Nê Malishevë, profesorët vinin nga Rahoveci me një gazikë, makinë ushtarake për terente malore që e voziste Qazim Saharku, kusheri i afërt i Hasan Sharkut, drejtor i cili kishte pushtet absolut e pranonte kënd donte ndërsa në Kijevë, kishte më shumë liri fjale. Profesorët e gjimnazit në Kijevë vinin nga Klina, që ishte edhe drejtoria (me drejtor Frrok Gojanin), Peja e Prishtina. Kijeva ishte në mes të rrugës Prishtinë- Pejë, rruga më e mirë që ishte ndërtua deri atherë në Kosovë, pas asaj Prishtinë-Mitrovicë. 

Me nxënëset: Elizë Kuqi, Ema Januzi, Nea Gurmani, Ema Sallova dhe Viola Hoxha, Bäckagårdsskolan, Malmö, 31 maj 2022

Në Kijevë kishte shumë ”profesorë” te katundeve përreth si Emin Kabashi, Tafil Kelmendi etj. Të cilët kishin sjellje më të mira e ishin më të sjellshëm dhe kishin pregatitje të larta akademike. Tafili ishte pranua në fakultet si asisten i sintaksë, mua më jipte gjuhë shqipe në Kijevë. Në gjimnazin e Kijevës pata mundësi të flas lirshëm për ato që kisha lexua, në Letërsi e nga lënda e Historisë dhe u vlerësova shumë mirë  nga Tafil Kelmendi me notën pesë (5). 

Nipi im, Leo Ari gjatë push. verore në Kosovë. Mihaliq, korrik 2021

Por edhe këtu, sa fillova të njihem me nxënës, me mësimdhënës e me rrethin, më përjashtuan për shkak se isha ”i papërshtatshëm”, kisha rënë ndesh me ligjin dhe ma ndaluan që as në oborr të shkollës mos të shkel me këmbë. Kështu më tha ish përgjegjësi i gjimnazitm, Ismail Gashi nga Kijeva. Edhe ai ishte profesor i gjuhës shqipe. Ismailit i kishin thënë Komiteti Komunal i LK-së që Sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunisteve, ishte Qerim Gashi nga Vermica, katund afër Kijevës.  

Në manifestimin për 7, 8, 11 e 26 Marsin. Malmö, 12 mars 2022

Edhe gjimnazin e përfundova dhe tashmë kisha vendosur që të regjistrohem në degën e Letërsisë. Një të diele shkova në Gremnik, katund afër Drinit të Bardhë, komuna e Klinës. Aty kishim mikun e shtëpisë Adem Sejdi Godancin. Të hënen në mëngjes shkuam në Prishtinë me me Sadriun, djalin e madh të Ademit, jurist i diplomuar dhe Latif Kryeziun e Bubavecit. Sadriu sa ishte këthyer nga shërbimi ushtarak dhe kishte fillua punën si zëvendës prokuror në Prokurinë Komunale në Prishtinë, ndërsa Latifi, si ekonomist më duket se punonte në Agro- Kosova. 

Me prindër e fëmi, Beijers Park, Malmö, 4 qershor 2022

Sinan Kastrati me nxënëset e tij …

Sadriu kishte një Fiat-1300, prodhim i Zastavës së Kragujevcit. Eh, në vitin 1975 me pasur makinë ishte privilegj e lux.  

Ademi, babai i Sadriut u mundua të ma “mush menen” e të regjistrohem në fakultetin teknik por Sadriu thonte ”Më mirë regjistrohu aty ku ti dëshiron Sinan”. 

Para Radio Prishtinës zbrita dhe trup e trup nëpër oborr të fakultetit hyra brenda e drejt te referentët. Referentë pasi i shikuan dëftesat dhe diplomën mënjëherë më thane se “ti je pranua”. 

2 pëllumbat që i kisha deri vjet para ballkonit tim, Malmö, 2021

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi   

Malmö, 11 qershor 2022   

sinan.kastrati@hotmail.com  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu