ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kumti i 19 majit dhe miqësia me SHBA që duhet ta konsiderojmë faktor vendimtar, conditio sine quoi non, për prosperitet

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Dr. Sadri Ramabaja

Demokratizimi si proces, sundimi i ligjit dhe ballafaqimi me të kaluarën i tremb kriminelët si në Tiranë edhe në Prishtinë

Prishtinë, 21 maj – Dita e 19 majit ishte një nga më të ngarkuarat me ngjarje politike. Opinioni ynë u informua se, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për arsyet që ai i shpjegoi, përse administrata e Shteteve të Bashkuara shpalli ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, por edhe familjarët e tij, si personae non grata.

U ndjeva mirë. Ngjashëm isha ndjerë mirë edhe më 5 nëntor 2020, kur qe arrestuar Hashim Thaçi dhe qe dërguar në burgun e Hagës.

Që të dy këta ish prsidentë e ish kryeministra të republikave tona, i kisha cilësuar dhe i trajtoja në shkrimet e mia si marioneta që shërbimet e huaja i kishin katapultuar në krye të pushtetit në Tiranë e Prishtinë. Ata ishin kobi i kombit tonë.
Historia tani e tutje do ta ketë më lehtë të mirret me verifikimin e këtyre pandehmave, që i bazoja në atë çka ata i kishin bërë dy republikave tona në çastet më decidive për kombin.

E marrë me mend se shumë qytetarë gjithandej hapësirës sonë kombëtare, nga Konispoli në Bradash, e nga Ulqini në Kumanovë, kanë ndjerë edhe dhimbje për prologun e idhujve të tyre. Gjithësesi, bëj çmos edhe t’i kuptoj. Por, sjelljet prej hamshorëve politik tërësisht mujshar të princërve injorantë, që ora ju ka mbetur në Mesjetë, e kam të vështirë ta kuptoj.
E marrë me mend se akti i 19 majit i ka tronditur keq aleatërt e Berishës edhe në Kosovë. Por duket se edhe më keq ata do të jenë ndjerë nga një segment i fjalës së kryeministrit Albin Kurti që pati në Bruksel.
Dy republikat tona, nëse jo rajoni si tërësi, tashmë kanë mundësi reale të ecin shpejtë drejt zhvillimit e prosperimit, duke marrë në konsideratë tri vlerat në të cilat u thirr z.Kurti: E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën.
Ballafaqimi me të kaluarën, duke i sjellë të inkriminuarit para drejtësisë, eliminon nga skena politike e institucionale, kriminelët e luftës. Tutje, z. Kurti në fjalën e tij nënvizoj se “ edhe më tej në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminel të luftës dhe kriminel të paqes të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen.”

Ishte ky pasues i fjalës së z. Kurti që prodhoi sot në Parlamentin e Republikës së Kosovës skenën makabre e të pështirë, që identifikohet me Ramush Haradinajn. Ai me paturpësi atipike parashtron pyetjen për z Kurti: “A je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng”!
E qartë, kjo pyetje shihej se ka qenë e pregaditur nga spin doktorët e luftës speciale, që Ramushi as nuk e artikuloi dot si ia kishin ngulitur në kokë, e as nuk e kupton prapavijën e saj! Kjo pyetje e parashtruar kështu në vendin jo të duhur dhe në kohë pa kohë, është produkt i luftës speciale që drejtohet nga vet Beogradi.
Beogradi nga projektet me karakter të pastër ushtrak që ka aplikuar, e jo pak, po mbi njëzet sosh, për zhdukejn tonë si komb, tashmë ka kaluar në projekte të sofistikuara, qofshin ato të bazuara në sferën e ideologjisë e religjionit. Por, krahas tyre janë edhe projektet që për bazë kanë doktrinën e Gjeopolitikës guerile ruse, e njohur shkurt si Doktrina Gerasimov, që bazohen ekskluzivisht në rrafshin propagandistik e psikologjik.

Që të dytë, si Brishën edhe Thaçin, i trembte shumë fjala e lirë, prandaj ata bënin çmos ta mbysnin atë.
“Armiqësia e Berishës ndaj shtypit të lirë dhe parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri janë krahasuar nga studiues të Universitetit të Harvardit me atë të Slobodan Milosevic-it në Serbi, të Jean Bertrand Aristide-s në Haiti, të Mahathir Mohammad-it në Malajzi, të Alberto Fujimori-t në Peru, të Leonid Kravchuk-ut dhe Leonid Kuchman-it në Ukrainë etj.”, shkruan akademik Fatos Tarifa në një analizë brilante të publikuar sot.
Parlamenti Europian vitin që lamë pas, qe marrë denjësisht me luftën speciale të orkestruar nga Hashim Thaçi kundër qeverisë Kurti 1. Madje qenë emruar portale e TV që i prinin kësaj lufte speciale.

Më 5 nëntor 2020 mekanizmi i ngritur pikërisht me insistim të administratës amerikane dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian, e kam fjalën për Prokurorinë e Dhomave të Specalizuara me seli në Hagë, dhe më 19 maj, publikimi i deklaratës së Departamentit të Administratës së Shtetit, i dhanë fund karrierave politike të dy përbindshave politik, të cilët fuqia e brendshme e popullit nuk ia dilte t’ju tregonte vendin e merituar.
Këto dy akte çliruese i trajtoi si lajme në unison e të lidhura me njëri-tjetrin. Gjithësesi si lajme të mira për qytetarët shqiptar, meqë kështu po konfirmohet se SHBA mbesin aleat i mirë i Shqipërisë dhe kombit tonë.
Nëse akti i parë i hapi rrugë frymëmarrjes së lirë në Kosovë që solli revolucionin demokratik përmes votës plebishtare më 14 shkurt 2021, akti i dytë, ky i 19 majit, dëshmon se Uashingtoni është përkushtuar qartë të na ndihmojë t’i japim fund tranzicionit të tejzgjatur. Me këtë veprim ata drejtpërdrejt po kontribuojnë në promovimin e demokracisë sonë dhe ngritjen e shtetit të së drejtës.

Për tri dekada rresht në dy republikat tona, riciklimi i politikanëve që ia hedhin Atdheut dëshmon jo vetëm mungesë maturie politike, por edhe dështimin tonë kolektiv. Interesi politik kombëtar i shqiptarëve nuk mbrohet duke lejuar e mundësuar katapultimin në majen e strukturave partiake e shtetërore mediokritetin dhe elementin lehtësisht të shitur.

Pas kumtit të 19 majit shumë të ashtuquajtur personalitete të skenës sonë që kanë zhvatur këtë vend deri në koc, që janë shndërruar në milioner e miliarderë tashmë, duke e shndërruar profesionin e politikanit nga më të urryerit për brezin e ri, presin gjakngrirë se ç’do të sjellë dita e nesërme.
Në Kosovë ardhja në krye të Republikës e Qeverisë Kurti 2 dhe ndërkohë edhe aprovimi i ligjit të paralajmruar për konfiskimin e pasurisë së fituar pa justifikim, por edhe shkapja e shtetit që po ndodhë çdo ditë, i ka bërë edhe më irracional bandën e ish pushtetarëve, që revolucioni i 14 shkurtit ua tregoi vendin.

Prandaj, miqësinë me SHBA duhet ta konsiderojmë faktor vendimtar, conditio sine quoi non, për prosperitet.
Veni, vidi, vici

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu