Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Nuk është për tu habitur se si Sindromi i Stokholmit përsëritet herë pas here tek shërbyesit dhe skllevërit e e pronarëve apo diktatorëve, kujtimet e të cilëve kalojnë gjithashtu herë pas herë nga urrejtja në dashuri dhe nga dashuria në urrejtje me kalimin e kohës. Në përgjithësi urrejtja me plakjen e njeriut zbutet dhe kujtimet me favoret e Skllavopronarit e mbysin me nostalgji skllavin që dikur i puthte dorën apo dhe e mbante krahun të palarë për një kohë të gjatë me pretekstin se ishte prekur nga dora e të madhit-Diktatorit apo Demonit të Diktaturës…..
Me pak fjalë Sindromi i Stokholmit është një gjendje ose teori e propozuar që përpiqet të shpjegojë pse pengjet ndonjëherë zhvillojnë një lidhje psikologjike me rrëmbyesit e tyre. Lidhjet emocionale mund të krijohen midis rrëmbyesve dhe robërve, gjatë kohës intime së bashku, por këto konsiderohen të paarsyeshme nga disa në dritën e rrezikut ose rrezikut të duruar nga viktimat. Emri ka lidhje me vitin 1973, kur Jan-Erik Olsson, një i dënuar me kusht, mori peng katër punonjës (tre gra dhe një burrë) të Kreditbanken, një nga bankat më të mëdha në Stokholm, Suedi, gjatë një grabitjeje të dështuar bankare. Ai negocioi lirimin nga burgu të mikut të tij Clark Olofsson për ta ndihmuar atë. Ata i mbajtën pengjet robër për gjashtë ditë (23–28 gusht) në një nga kasafortat e bankës. Kur pengjet u liruan, asnjëri prej tyre nuk do të dëshmonte kundër asnjërit pengmarrës në gjykatë; në vend të kësaj, ata filluan të mbledhin para për mbrojtjen e tyre. Olsson më vonë tha në një intervistë se “ai mund t’i kishte vrarë lehtësisht pengjet në fillim, por me kalimin e kohës u bë më e vështirë, pasi ai zhvilloi një lidhje emocionale me ta dhe ata nuk me sulmuan mua kur paten rastin“.
Ky Sindrom i Stokholmit ndodh njëlloj edhe me ish anëtarët e Partisë së Punës, me ish bashkëpuntorët e sigurimit, apo ish spiunët të asaj diktature, ku punuan dhe bashkëpunuan me detyrim e dhunë në shumë raste, të cilët, megjithë detyrimin që kishin ndaj Diktatorit, megjithë persekutimet dhe censurimet, ata për shkak të lidhjeve qoftë emocionale dhe të ndonjë favori, pavarësisht ndryshimeve të sistemeve, gjatë të cilave pasoi një urrejtje e justifikuar popullore ndaj Diktatorit, vjen një periudhë pas një farë kohe mbizotërojnë ndjenjat e nostalgjisë së asaj kohe dhe afërsitë emocionale mbizotërojnë në formë kujtimesh të cilat zbusin urrejtjen dhe fatkeqësitë.
Shumë vite më vonë këta ish-a që sot mund të kenë përsëri poste drejtuese dhe favore pikërisht në saje të tyre, sepse u vendosën në krye të demokracisë në Shqiërisë ndoshta ngaqë i vret ndërgjegja në subkoshiencë, ose nga afërsia emocianle dhe favoret që u bëri diktatori nëpërmjet sistemit të asaj kohe, u lind dëshira për të përkujtuar ditlindjet apo vdekjen apo ndonjë datë të shënuar të diktatorit, por duke mos rënë në sy të popullit, e kamuflojnë datën që do të përkujtohet duke vendosur një datë tjetër pune, si p.sh data e hapjes ë fushatës së zgjedhjeve.
11 prilli dita e vdekjes së diktatorit nuk mund të përkujtohet ndryshe më mirë sesa një kamuflazh për të vendosur ditën e hapjes së fushatës së zgjedhjeve për 11 majin.
Sigurisht edhe partia maxhoritare vuan nga Sindromi i Stokholmit sepse ka plot nostalgjikë ndoshta tashmë të dalë në pension, por kujtimet e të kaluarës nostalgjike se si rriheshin , dënoheshin, dhe kritikoheshin nga diktatori, po ashtu edhe kur ata lavdëroheshin për `heroizmat` dhe punët e dobishme për Partinë dhe Enverin siç janë herë pas here datat përkujtimore të 5 majit, 10 korrikut,11 janarit etj, etj ngatërrohen, zbuten dhe përkujtohen si histori të tjetër kujt pikëirsht për shkak të afërsisë emocionale të dikurshme..
Nostalgjitë e të kaluarës kur personat vuanin dënimet dhe horroret nga luftrat, përplasjet, dhe burgjet, me kalimin e moshës ngatërrohen ose bashkangjiten, edhe me ndonjë mbresë të lëshimeve apo ndonjë favori që u bënte egzekutori, dhe në ditët e pleqërisë sidomos kur sëmundje të tilla si Alzheimer apo Demenca Senile u a bën m*tin mjaltë edhe me të persekutuarve të atij sistemi aq sa në vështirësitë e sotme të `kapitalizmit demokratik` mund të thonë se… `ishim mirë kur ishim keq`… duke konfirmuar se Sindromi i Stokholmit është I pranishëm gjërisht tek ish-at drejtuese ish diktaturës