ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kur Ben Blushi bën “avokatin e Djallit”- kundër… Zotit !

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

(Replike) 

 Më habitën paksa komentët e lexuesve të blasfemisë së shkrimtarit Ben Blushi në një shkrim të  tij të 25 dhjetorit 2023, botuar gazetë dhe në fb, një shkrim titulluar `Kush e Vrau ! (“Kush e vrau?”-  Ben Blushi: Pse Jezu Krishti nuk ishte dhe s’donte të ishte i krishterë! (panorama.com.al) në të cilin akuzon Zotin (?!), për gabimet që paska bërë duke vrarë birin e tij dhe pas tre ditësh duke e ringjallur, sepse po të mos e kishte vrarë bota do të ishte më mirë se sa e sotmja..??!! 

Komente që lavdëronin shkrimin por edhe komente cmirzeza, me pak fjalë komente alla shqiptarçe, thjesht çfryrje emocionesh të turbullta të njerzve që janë të lirë të shkruajnë çtu dojë qejfi por jo se përse duhet shkruar duke përdorur logjikën e shëndoshë.  

Sigurisht që shkrimtarëve u lejohet të shkruajnë çdo gjë që u vjen në mëndje për tua paraqitur lexuesve duke lënë  edhe një mesazh të pashkruar pas leximit të produktit mendor të tyre. Në këtë rast shkrimi z.Blushi i ngjante historisë së Princit që vuante nga epilepsia tek romani `Idioti` i Dostojevskit, plot mendime dhe ide, që po ta lexosh përciptazi të duken interesante por pasi përqëndrohesh pak të del pyetja. Po ky Blushi, ç`ne që analizon një ngjarje të analizuar ndër vite e shekuj mjeshtërisht jo vetëm nga Feja por edhe nga mendimtarët më në zë të Botës si Einstein, Freud, Jung, Marks, etj?     

 Shkrimi me kujton anektodën e një të sëmuri mendor në spital i cili vëzhgonte një nga pacientët e tjerë që dilte  çdo mëngjes për të ujitur një bimë dhe e admironte atë që kishte gjith` atë energjinë për ta ujitur, sepse vetë ishte I pamundur. Pasi u u përmirësua, një ditë u ndodh pranë bimës që ujiste pacienti: Imagjinoni habinë e tij…Ishte një bimë plastike!!! 

Këtë përshtypje të le shkrimi kur e lexon: komplet `bimë plastike`, pra fallco, fake. E vetmja gjë që më vjen në mëndje se përse e ka shkruar këtë shkrim aspak serioz, sepse nuk është normale të revoltohesh kundër Zotit, – është se bërja e këtij shkrimi do ta ngrejëz. Blushi në piedestal të shoqërisë tonë pra, të dallohet se kush ashtë ai që kritikon jo vetëm ata të zakonshmit aty poshtë ata të punëve të përditshme qofshin  deputetë, apo ministra e kryeministra, shkrimtarë apo bloggerë, por edhe Zotin.  

Sidoqoftë Idhujt e popujve (Krishti, Muhameti) nuk duhet të preken sepse po të preken idhujt, ndodhin trazira. Dhe trazirat i kërkojnë ose njerëzit që duan të duken në shoqëri si p.sh., sociopatët, por edhe drejteusit e emëruar apo të zgjedhur me vota të vjedhura të cilët pasi largohen nga detyra kur i ri-sheh përsëri, thua me vehte: -`se ku e kam parë këtë person….“ dhe pas një çasti e harron ngjarjen.. 

Kur z.Blushi e luan rolin e avokatit te Djallit? E luan aty kur shprehet se: “Pse Jezu Krishti nuk ishte dhe s’donte të ishte i krishterë!?”, apo budallallëkun tjetër djallëzor ku shprehet: “Nga të gjitha profesionet drejtuese vetëm njërin nuk ta jepnin dot romakët, por ta jepte populli“: profesionin e profetit?~!, ose thagmën tjetër : “Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit është një nga gabimet e shumta të Zotit. Ndoshta gabimi që rëndon më shumë. Ky është gabimi që devijoi historinë dhe e futi në një rrugë nga e cila nuk po dalim dot“!? 

  1. Blushi nuk e ka kuptuar `Lajmin e mire të Biblës` kur shkruan se:- ideatori, Jezusi nuk tha që `do krijoj një fe të re që do të quhet krishtërim`, por tha se: `do të krijohet Mbretëria e Zotit që do të jetojë deri në ardhjen time të dytë`…
  2. Blushi nuk e ka kuptuar `Lajmin e mirë të Biblës` kur shkruan se: – `profesionin e Profetit ta jep populli`, në fakt është e kundërta, Profet nuk është Profesion por dhunti e dhënë nga Zoti apo në mënyrë shkencore dhunti e lindur.
  3. Blushi nuk e kuptuar `Lajmin e Mirë` kur shkruan se: – ` imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti të ishte gjallë. Sikur ai të kishte jetuar 80 vjet apo 120 siç jetonin profetët zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fisëm do vazhdonte të na drejtonte në udhën e mirësisë. – nese dote jetonte do te cvleresohej puna e tij`, – sepse është e kundërta. Zoti pa se Profetët e kaluar, megjithë paralajmërimet që i bënë popullit , jo veëm nuk u dëgjuan, por edhe u vranë nga Rabinët. Kështu Zoti me planet e tij misterioze dërgoi Birin e tij që ta dëgjonte populli, por duke e ditur se populli përsëri nuk do t`ja vinte veshin Urdhëresave të tij, lejoi të sakrifikohej për të marrë me vehte mëkatet e këtij populli të pabindur dhe e ringjalli. Ringjallja është thelbi i rendit të ri botëror, i moralit të ri dhe i njeriut të ri që beson në Një Zot.
  4. Blushi nuk e ka kuptuar `Lajmin e mirë të Biblës` kur shkruan se – `Zoti e dinte se c’mund ti ndodhte botës pa Jezu Krishtin. Nëse nuk e dinte atëherë nuk është Zot`. Kjo blasfemi duhet të ketë një logjikë aspak normale të një njeriu tipik krenar dhe arrogant sepse për Krenarine dhe Arrogancën Bibla thotë në Fjalët e urta 16:18: “Krenaria shkon përpara shkatërrimit, fryma krenare përpara rënies”, ndërsa sipas disa autorëve Djalli ka thënë: ` Krenaria është vesi im i preferuar`.

Shkrimi i bërë nga z. Blushi është gjithashtu edhe një shkrim pak a shumë narcistik përvec deklarimit të tij si mbinjeri nëprmjet krenarisë dhe arrogancës, sepse akuzat ndaj Zotit  nuk janë filosofike, por  janë vetëm për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve, pra për të lënë `nam`, njëlloj sikur të jetë vetë Narcisi. Sipas Ovidit, dihet se Narcisi ra në dashuri vetëm me veten pasi pa reflektimin e tij në një pellg me ujë (më vonë u kthye në një lule ari, dhe të bardhe që sot quhet lule Narcisi). Mesa duket si Narcisist, shkrimtari Blushi e sheh veten të barabartë me Zotin kur vë në dukej gabimet e tij. Si duket e ka lexuar përciptazi Testamentin e Ri dhe nuk e ka kuptuar se çfarë kuptimi ka lajmi i mirë, duke i a hedhur fajin e luftrave- Feve, pa e kuptuar se një nga parimet më të rëndësishme të Kristianizmit është: `Paqe dhe Dashuri`. Blasfemia ndaj Zotit siç e shkrova më sipës i ngja së fundmi dhe shkrimeve  satirike të revistës francize Charlie Hebdo e cila tallte profetin  Muhamet derisa u shkaktua një tragjedi njerzore. 

 Ndoshta shkrimtari ynë i nderuar për të barazuar rezultatin e sharjeve, ka bërë këtë shkrim për të sharë edhe Jezusin ashtu si revista Charlie Hebdo satirizonte Muhametin. Shpresojmë të mos ja ketë arritur qëllimit sepse edhe nëse nuk do të shkaktonte tragjedi sociale si në Francë  (larg qoftë), mund t`i shkaktojë ndoshta dramë për vetë autorin nëse nuk ka pendesë të sinqertë për këtë shkrim bizarre, sepse nëse nuk ka pendesë personale, egzistojnë nga ana mjekësore dhe nga historia tre mundësi të tjera ndaj atyre që kanë prekur idhujt fetarë të popujve: 

Ose  luajnë mendsh (larg qoftë), Ose vetvriten (larg qoftë), Ose  ndrrojnë seks pra, janë bërë LGBTI (AQ) si `liberalë demokratë të sojit Jeffrey Epstein` që mund të jenë. Të luash `avokatin e djallit` do të thotë jesh me ose pa dashje shërbëtor i tij. 

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu