ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kur deklaratat e të burgosurve VIP – ndotin Realitetin shqiptar

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

Nuk ka ditë dhe orë që mediat, tv, gazetat, anal-istët e paguar vazhdojnë të mbysin shoqërinë shqiptare me deklarattat nga vip-at e burgosur të cilët ndotin dhe blasfemojnë këdo, duke zmadhuar qimen në syrin e tjetrit por harrojnëtrarin që u bllokon shikimin vetë këtyre, tra i cili simbolizon hekurat e burgut për shkeljet e tmerrshme ligjore që kanë bërë këta individë dikur të veshur me pushtet me vota të vjedhura.

Dirigjimet nga burgjet dhe arrestet shtepiake për tu treguar shërbëtorëve të tyre tashmë pa pushtet se çfarë duhet të bëjnë për destabilizuar situatën me qëllim që të shpëtojnë nga drejtësia, do të kishin sukses, nëse Shqipëria dhe shoqëria shqiptare nuk do ti njihte mirë këta tipa sociopatësh të ardhur nga fshatra të humbur e të ngritur në pushtet nga ish Partia e Punës si besnikë të saj të cilët u vendosën në krye të Partive të reja gjoja pluraliste të mbushur me ish spiune, ish bashkëpuntorë të sigurimit, sigurimsa, antarë të zinj drejtues të partisë së punës që drejtonin sektorë të ndryshëm të jetës së asaj kohe.

Sidoqoftë e kaluara nuk mund të kthehet e të bëhej më e mirë, por realiteti që kemi përjetuar tregon qartë sesi këta biçim sëzë thirën brohoritën për Çekun e Bardhë, se si këta Hipokritë e kusarë kriptokomunistë shkatërruan me urdhër nga brënda e nga politkanët fqinjë rreth 500 e ca uzina e fabrika dhe të gjithë industrinë e lehtë dhe të rëndë shqiptare, se këta  të ashtuquajtur komunistë por në fakt hajdutë të kthyer në demokratë, vendosën asistencën 80%  për punonjësit, se si këta, persona me pardesy të bardha por zemërzinj, me politikat e tyre amatoreske të drejtuara nga politikanët fqinjë e kthyen Shqipërinë në një han pa porta dhe larguan rreth 1.2 milion banorë deri në 2000, por që vazhdojnë të largohen çdo vit nga 50 mijë vetë kryesisht të rinj dhe të shtresës së mesme jashtë shtetit për një jetë më të mirë dhe për një siguri jete shoqërore dhe shëndetësore. Bëmat e tyre nuk kanë të sossur. Vetëm në vitin e Mbrapshtë 1997-1998 u vranë rreth 4000 vetë nga anarkija civile dhe nga lufta për pushtet midis klaneve partiake.

Dy nga bëmat më negative që realizuan këta Sojsëzë me pushtet politik të dhuruar nga arkitekti i kësaj demokracie të rremë-Ramiz Alia, por që vazhdojnë të kenë efekte negative gjatë 34 viteve demokraci -anarkike por edhe sot- ishin:

– vënia në praktikë e ligjit 7501 që dëmtoi rëndë pronarët e vjetër duke mos u dhënë pronat dhemadje quhen në mënyrë turpëruese `ish pronarët e tokave`, gjë që shkaktoi rrëmbimin e tokave dhe të pronës nga pushtetarët dhe përkrahësit e tyre partiakë

–  mungesa e dënimit kur shkelet ligji, duke shkaktuar që shkelësit e ligjit të mos dënohen, madje të vihen në pushtet herë pas here dhe kur largohen nga pushteti bëhen ose analistë ose biznesmenë por se në momente që e kërkon nevoja thërrasin: “kapeni hajdutin“ – duke qënë vetë kokrra hajdutësh.

Atëhere përse kjo gjëndje ku të akuzuarit për korrupsion dhe vjedhje madje edhe për vrasje të cilët kanë vënë psuri duke keqpërdorur buxhetin e shtetit dhe taksapuguesit shqiptarë- mbizotërojnë nw lajme e skoope, dhe përpiqen të nxijnë Shqipërinë dhe të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që …..të shpëtojnë nga burgu..

Përse mediat, gazetat, tv, linket, mbushen me lajme nga deklaratat e këtyre hajdutëve VIP duke na i dhënë si lajme të ditës si …U rrëmbeva nga mafia në pushtet! Me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore merrej ish-gruaja ime… dhe kush nuk e njeh Metën (përveç popullit shqiptar) do të thotëse.. ky na qënka engjëll dhe jo kokrra e hajdutit???!!!

Apo një hyner tjetër i përditshëm si halucinacionet e liderit non-gratta që propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë duke thënë me gojë plot se SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor

Ligjvënësit e përjashtuar të PD nuk u paraqitën fare në seancë. Pjesë tjetër e opozitës, me pankarta në duar, bllokoi foltoren e Kuvendit.

Apo plehurina mediatike si….’Rama peshku i madh në telefonin tim’, Kryemadhi i kthehet Berishës: Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e PD-së për të votuar reformën në drejtësi…

Këto mbushin çdo ditë mediat në Shqipëri duke mos përsëritur nja 8 kllounë analistë të paguar nga shejtani që nxijnë Shqipërinë sidomos Qorri tv me verbërinë satanike -tip ….“mos shiko asgjë të mirë e normale por mallko e shaj, për ditë“`….

Më në fund shoqëria shqiptare, pavarësisht lajmeve bombastike  të prodhuara nga “ne jemi “kokrrahajdutësh@gmail.al“nga këta shkelës ligji VIP dhe sahanlëpirësit e tyre, shpërdorues të buxheteve të shtetit shqiptar, që janë pasuruar padrejtësisht me qëllim “për të bëë klasën e pasur“ sepse ishte shkatërruar nga kamunistët – gjithsesi, porsi ai pensionisti i varfër që sheh çdo ditë gazetat dhe lajmet, me shpresën se Kryeministri më në fund do të rrisë pensionet e ulta, kur sheh kësi lajmesh dhe deklaratash nga VIP-at e burgosur, ngre sytë i habitur, dhe pastaj tund kokën dhe thotë me vehte: `përsëri flasin këta plehra e kanë guxim dhe flasin dhe akuzojnë për ato gjëra që I kanë bërë vetë“, dhe pastaj pasi tund kokën flak gazetën, dhe sheh gjallërinë e qytetit, njerëzit e mbetur që punojnë, që përpiqen por edhe me pak para, e duan vëndin dhe Shqipërinë, pastaj çohet nga stoli dhe sheh ndonjë ish drejtues partiak që i drejtohet dhe i thotë: “a do vish të bëjmë mosbindje civile e të bllokojmë rrugët“?

Pensionisti I varfër, pështyn pak më tutje, dhe I përgjigjet: ` e keni gabim, unë nuk vij për të mbrojtur kokrrat e hajdutëve VIP`.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Krye VIP-i i këtyne mafjozave asht kryeministri Edi Rama, i cili formoi aleanca për bashkëqeverisje alternativisht si me Berishen si me Meten.
    Të tre janë bashkëpunëtor të korrupsionit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu