ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Kur dhe ku është shtypur Abetarja Gegënishte 

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Abetarja Gegënishte: Shqiptaret e vogla, fq. 85

Sinan Kastrati, Suedi

Çka kishte Turjaka, vetëm Shkodra kishte 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Abetarja Gegënishte, abetare me vlerë”, Drini.us 6 Maj 2021, në rubrikën ”Dossier”  

Turjaka kishte tokë bukanike, ara e livadhe, Lumin Mirusha, male e bjeshkë me drunj.

Por Turjaka, KASTRATËT, mbi të gjitha, kishin barinj delesh e bujq tuntorë, pleq të menqur e trima të qartur që vetëm Shkodra i kishte.

Dan Zatriqi, KASTRATI, ishte udhëheqës i LUFTËS së Nishit, më 1977/1978, bashkë me Rahovecin Podrimqak, Imer Hoxhën e Bellenicës.

Halili e Musa, vëllezër, ishin KASTRAT, kaçakët e parë shqiptarë I pret në besë, dhëndërri, Bejta Syla e Veziri i Shkodrës, në Shkodër.

Hajdar Aga i Zatriqit, ishte kryeroja e Vezirit të Shkodrës, Kastrat, Shaban Polluzha, udhëheqësi i Luftës së Drenicës, 1943-1944 ishte Kastrat, Hasan Zatriqi nga Turjaka, komiti i fundit, ishte me fis Kastrat. Balistët: Imer, Seferi, Met Gjemajlia, Asman Cufa, Avdi Hamidi, Sahit Mstafa, ishin Kastrat, nga Turjaka. 

Avdi Hamidi, ishte i pari qï hyri në VIG, te Leposaviqi i sotshëm dhe i theu qetnikët serb që bënin masakra te vëllezërit tanë në Pazar të Ri e Sangjak. Bashkë me te, i dyti ishte Haxhi Fazlia i Crravranës dhe Sadri Hiseni i Damanekit.

Lil (Halil) Derguti, Avdyl Imeri e Ukë Imeri (baba im), luftuan në Qafë të Qakorrit, në Berane, Plavë e Guci në mbrojje të tokave shqiptare, më 1943, 1944 dhe të katundeve tjera men ë krye Kapetan Rudin e Gjakovës dhe Kapetan Palushin e Shkodrës.

Edhe Gjergj Kastrioti ishte Kastrat, por jo nga Turjaka. 

Pra, siq shihet, Turjaka ka me çka krenohet, me vasha të bukura e djem të hishëm, me ushqime të shishme që vetëm plakat turjakase din të gatuajnë që edhe gishtat i lëpinim.

Zemra e babës, Abetarja, fq. 69

Ti këthehemi ABETARES ”TURJAKASE”

ABETARJA GEGËNISHTE, nuk është thjesht vetëm një libër ABC por për më tepër është një libër i përgjithëm këndimi. Ajo fillon me shkronja, me nga një shkronjë, shkronjën ”i”, ”u” dhe vazhdon me shkronjën ”h” por tash duke paraqitur shembuj me fjalë të thjeshta, fjalë dy e tri rrokje por të kuptueshme për moshën e duke e përdorur gjithnjë në fillim ose në fund të fjalës shkronjën ”h”: hu, hu, hu! ha, ha, ha! Hi, hi, hi!, uh!, ah! oh! Hini, huni, hutini etj. (fq. 23)

Që në fillim të ABETARES, autori ose autorët përdorin tekste me tregime të shkurtëra që kanë për qëllim që fëmijët duke i mësuar shkronjat e duke i lidhur ato në rrokje pastaj, rrokjet duke i bashkuar në fjalë, na japin tregime edukative dhe me porosi për pastërtinë e trupit e për punën, se si duhet ta ndimojnë nënen: ”nana lan rrobet; e bija i bije ujët. lahu për ditë me ujë e sapun” … (fq. 30).

Në klasë, ”Shkolla”, po aty, fq. 74

Në ABETARE, autori përdor shpesh pyetje dhe përgjigjet në të njëjtën kohë, gjithnjë duke përdorur vetëm shkronjën që e mësojmë: ”ç`bân çobani? Çobani ruan viçat! … (fq. 27). Gjejmë edhe fjalë të rralla që tash nuk janë përdorim psh fjala ”hân”, leh si qeni në ”hân” (fq. 29), ”zhytra”, zhytra âsht  nji zog uji. Emri i zogut ”zhytra, për mos me thënë se nuk përdoert, si fjalë nuk ka një përdorim të përditshëm (fq. 38) Pasta fjalë të urta popullore ”mishi të piqet helli mos të digjet” fq 37).

Unë kam mendua që në fund të këtyre vazhdimeve të flas për fjalët e rralla, për fjalët e urta dhe për rëndësinë e vlerën gjuhësore, letrare e edukatie që ka libri.

Prenvera, fq. 87

Nga faqja 46, ”v, V”, ”Vata, Veseli, Vjeshta, Vneshta e sidomos, në faqen 65, në ABETARE gjejmë proza me nuanca poetike, si:
1. Në mëngjes.

2. Tre fëmijë tue shkue në shkollë (fq. 67).

3. Nusha.

4. Bâni mirë.

5. Topi i em (fq. 66)

Faqja 67 e 68 mungojnë. Në faqen e ABETARES 69 vazhdohet me numrin rendor 10 të tregimit (mësimit):

10. Zemra e babës.

11. Çupat e urta dhe kështu vazhdon me tregime deri në faqen nr. 80 që është mësimi nr. 28:

28. Sa e mirë asht banja, ”Eja Pirro të bâjsj banjë” .

Edhe faqet 81, 82, 83 dhe 84 të ABETARES mungojnë por tregimet vazhdojnë. Tregimi me nr. 32, Shqiptaret e vogla vazhdon në faqen nr. 85.

33. Koha.

   Ditët e javës dhe

34. Ditët e pushimit, i gjejmë në faqen nr. 86.

Vera mësimi. nr. 37, fq. 89

Është shumë e rëndësishme se në ”Koha” i gjejmë dy fjalë për ditën e premte: e Prende, a e premte. Fjali tjtër ”Një ditë në javë e ka dhânë Perëndija me pushue; gjashtë ditët e tjera të javës quhen ditë  pune a ditë puntore.   

 35. Prenvera. 

Në ABETARE, faqen nr 87 është fillon me Prenverën, si një nga katër stinët e vitit, ”Mâ të parët lajmëtarë prendverës janë lulet.

Në faqen nr. 88 vazhdon me prenverën dhe, po në në këte faqe kemi një vjershë:

36. Flutrës.

Flutur, flutur,

Zonj` e bukur

Barbare

Bjer perdhe …. ”

Këtu e gjejmë edhe shenjën e pikësimit, apostrofin ”`”, që shënon rënien e tingullit apo, zëvendëson një tingull, shkronjë, këtu, tingullin ”ë”, Zonj` e bukur.

37. Vera.

”Dielli djeg e prej vapës së tij piqet drithët”.  

Po aty, fq. 90

Këtu kemi një fjali që nuk është në pajtim me rregullat gramatikore. Fjala ”drithët”, duhet ti përshtatet në kohë, në numer e në gjini, fjalës ”Dielli” (faqe 89, 90). 

Në faqen 91 kemi: 

38: Vjeshta. 

”Bulku” i mbledh laknat, rrepat, kërtollat si dhe mollët, dardhat e arrat.  

”Bulkun” si fjalë e gjejmë shumë herët në shkrimet e hershme shqipe. Ndër fjalët më të vjetra që kam gjetur deri më tash. 

”Këndonjësit” e kândshëm këndojnë të pyllit mblidhen tufë-tufë dhe edhe ikin në dhena mâ të ngrohta”.

Dhe mësimi apo tregimi i fundit që është ABETARE, është ai në faqen 90 dhe vazhdon në 91me nr.:

Dimni, fq. 91 e 92. Mësimi i fundit i ABETARES, nr. 39

39. Dimni (faqe 91 e 92).

Kânga e zogjvet s`ndigjohet mâ; vetëm zâni i korbit ndigjohet edhé. 

”Njerzit zëmer -dhimbëshëm u qesin zogjvet t`ûnët ushqim”.

Idriz Xhemë Maxharra, trashëgimtari i vetëm i familjes Maxharri, djalë hasreti i bacës Xhemë

Faqja 92 e ABETARES, është faqja e fundit por, unë besoj se ka pasur edhe disa fletë të tjera edhe pse logjikisht, me ”Dimnin”, përfundon pjesa e filluar për stinët. Ndoshta ka mundur me i pasur edhe muajët e vitit.

Vazhdon 

Malmö, 7 maj 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu