ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kur dhe me çfarë çmimi do të fitojnë gratë në Iran lirinë e grabitur

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Fotografitë dhe videot nga demonstratat në Iran gjatë javës së kaluar kanë bërë xhiron e botës. Foto: Orhan Qereman / Reuters, NTB
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër
***
Gratë e Iranit luftuan së bashku me burrat për të rrëzuar Shahun katër decenje më parë. Por ato paguan një çmim të lartë pas Revolucionit Islamik në shkurt 1979. Ato donin lirinë dhe morën poshtërim, dhunë dhe mbajtjen e shamive nën një regjim islamik. Menjeher pas fitores Ajatollah Khomeini njoftoi se tani e tutje gratë duhet të mbajnë shami dhe nuk duhet të shkojnë në punë “lakuriq”. Dhjetëra mijëra gra protestuan në rrugë. Nëna dhe vajza, fetare dhe laike por regjimi islamik i shuajti protestat me dhunë dhe kontrollë sistematike. Mullahët futën ndarjen gjinore në autobusë, shkolla dhe parqe dhe i detyruan gratë të vishen sipas kodeve islame të veshjes. Policët e moralit bredhnin rrugëve dhe gërryenin buzëkuqin nga goja e grave me xhama të thyer, ngjitnin me ngjitës, bile edhe me gozhda shamitë mbi ballin e tyre, i arrestonin ato për veshje jo-islame. Ata mbyllnin rrugët e të gjitha gratë që më pas kapeshin në rrugë kontrolloheshin dhe rriheshin nëse nuk ishin në përputhshmëri me „moralin” Mijëra kundërshtarë të regjimit islamik u arrestuan, u vranë apo dëbuan jashtë vendit, media ra në duart e regjimit.
Që nga ajo kohë, është e gjatë lista e grave te vrara, të dënuara me vdekje, të gurëzuara publikisht, të kamgjikuara nëpër sheshe, të burgosura, të trajtuara më keq se kafsha.
Katër decenje më pas, ditë më parë, vritet vajza e re Mahsa Amini, nga po e njëjta polici morali, vetëm pse nuk mbante shaminë islamike të ngjitur pas koke dhe i shifeshin disa fije floku. Kjo vrasje ngriti në kėmbë dhjetëra mijëra gra por edhe burra iranianë duke kėrkuar lirinë e gruas.
Organizata për të drejtat e njeriut Iran Human Rights (IHR) akuzon policinë në Iran se ka qëlluar me municion të drejtpërdrejtë protestuesit gjatë demonstratave tė këtyre ditëve. Të paktën 76 persona u vranë, tha drejtori i organizatës me bazë në Oslo, Mahmood Amiry-Moghaddam, duke cituar pamjet video dhe certifikatat e vdekjes.
Pavarësisht dhjetėra viktimave, qindra arrestimeve dhe kërcënimeve nga qeveria, protestat në Iran vazhdojnë. Prandaj nuk dyshohet nëse gratë iraniane do ta rifitojnë lirinë e tyre të grabitur pas ardhjes së islamit politik në fuqi, por shtrohet pyetja, kur dhe me çfar çmimi do ta fitojnë ate.
Këto lëvizje do duhej, ti bënin t’ reflektojnë përkrahësit e painformuar dhe naiv të islamit politik, gratë shqiptare, shoqėrinë civile dhe të gjithë mekanizmat e shtetit laik. Nga kjo histori do duhej të nxirrnim leksionin; në Iran e tëra filloj me motivimin për mbajtjen e shamisë, mëpas me urdhërin për mbajtjen e shamisë për tė ardhur vetëm mbrenda vitit 2022 në 414 ekzekutime me vdekje, ndër to edhe dy vajza minore.
Djegia masive e shamive dhe çdo mbulese tjetër të kokës nga ana e grave iraniane. Demonstrata të fuqishme kanë tronditur Iranin ditët e fundit, pasi një grua e re u vra në paraburgim të të ashtuquajturës “polici morale”. Foto: Wana News Agency, Reuters/NTB
__
28.09.2022. SHB

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu