ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Kur heshtja vret

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Pas deklaratës së QUINT-it lidhur me “statusin e Urës së Ibrit” ndërkohë u bë publik edhe prononcimi nga komanda e KFOR-it për ktë “çështje”.

Deri tashti KFOR-i e kishte cilësuar praninë e patrollës në afërsi të urës si pjesë të patrollimit të rregullt “në urë dhe përçark saj”. Ndërkaq tani e cilëson prezencën si “prani fikse”, që d.t.th se de fakto kemi “një ndryshim të statusit të urës”!

Diplomatët e QUINT-i në deklaratën e shkurtër, por tejet të qartë, që e lexoi ambasadori amerikan, pohonin prerë: statusi i Urës së Ibrit nuk ndryshon!

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”. [Hovenier].

Kjo deklaratë bie ndesh jo vetëm me realitetin e krijuar në veri, por edhe me marrëveshjet e vitit 2015 e 2016 dhe gjithë procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve e prosperim të paqes. Ajo cenon rënd rendin kushtetus të Kosovës dhe risjellë në pikëpyetje vet aktin e shpalles së pavarësisë [17 Shkurt 2008].

Deklarata e KFOR-it e shkon një hap më larg: në fakt e thotë të kundërtën e asaj që pohon QUINT-i rreth status quosë së statusit të urës! Përmes saj duket shqeto intenca për ta çimentuar këtë poziconim në një lloj kufiri ndarës, qoftë edhe formal, mes shqiptarëve dhe serbëve.

Duket sikur heshtja morbide ndaj aktit agresiv të Serbisë më 24 shtator 2023 e ka pikërisht burimin tek ky qëndrim!

Atë që nuk e bëri dot Serbia me një njësitë të trajnuar për aktivitete subversive dhe përmes simulimit të një kryengritje, sikur pretendon ta bëjë e mbajë në jetë pikërisht diplomacia! Zatën ndarjen faktike të veriut, nuk duhet të harrojmë, e kishte bërë diplomacia [Konferenca e Rambujesë], qoftë edhe nën rrogoz e në heshtje, madje, sipas të gjitha gjasave, në marërveshje edhe me kreun e delegacionit shqiptar [!]. Nuk ishte krejt i rastësishëm dislokimi i trupave franceze të KFOR-it pikërisht në këtë zonë.

Ky fakt tashmë është sekret publik.

Kjo sjellje e diplomacisë sikur na kujton qëndrimin disi pajtues që ajo ushqente duke tumirë në heshtje deklaratat e Vuçiqit, që i kishte bërë publike pasi ishte akorduar me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, por që cilësohej me gjuhë eufemiste si “riporkufizim” i kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve [Vuçiq: Razgraničenje s Albancima najzdravije za Srbe].

Për këtë më gjerësisht shih: https://balkans.aljazeera.net/…/vucic-razgranicenje-s…

Për këto deklarata të QUINT-it, e tani edhe këtë të KFOR-it, opozita në Kosovë vazhdon të heshtë!

Edhe kryeministri i Shqipërisë politike, çuditërisht, vazhdon të heshtë!

Kjo heshtje vret.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu