ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Kur “ish”-at e politikës bëjnë karshillëk realitetin shqiptar 

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

-`Ah,,,sikur të ishim ne, gjërat do të ishin ndryshe..`!? thonë `Ish`-at, duke harruar se kur ishin drejtues, bënë aq zullume sa sot bëjnë sikur nuk kanë qënë ata po dikush tjetër. Kjo është karakteristika e tyre: shumë fytyrësha dhe hipokritë. 

Është shumë interesante por edhe zhgënjyese kur sheh katër lloje `Ish`-ash që ështu si Don Kishoti kërkonte që ..`Botën me Ushtë ta mbërthente`, vazhdojnë të linçojnë Shqipërinë jo për të metat që ka por për mllefet që kanë dhe qajnë për postet e humbura, duke mallkuar e nxirë çdo gjë që shohin , dëgjojnë apo prekin e nuhasin përreth. Kjo në fakt shkakton vetëm qeshje nën buzë dhe përbuzje për ata që e dëgjojnë dhe për popullin që me votën e tij hedh poshtë çdo plehurinë që ata nxjerrin nga goja. 

Po kush janë këta katër lloje `Ish`-ash? 

Ish-at e llojit të parë dhe  kryesorë që udhëhiqen me largpamësi satanike nga Usta i Paudhi i cili i mësoi njerëzit të mos zbatonin ligjet port u turreshin e të rrëmbenin pronat e të tjerëve dhe i mësoi si të bëhej klasa e pasur me mjete jo ligjore kërkojnë përsëri postet e humbura. Pengesa kryesore është dënimi non gratta i Usta të Paudhit dhe ambasadorja amerikane Kim ndaj të cilës është ngritur nga këta `Ish`-a dhe politikanë pa identitet një furtunë akuzash të rreme, thjesht për të justifikuar parregullsitë ligjore për të marrë pushtetin. Në vazhdim të kësaj lufte, është realizuar një peticion online kundër ambasadores Kim shkrimi në të cilin fillohet kështu: ` “Ambasadorja Kim, Mjaft është Mjaft!” Kohët e fundit kemi parë me shqetësim sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare`. Në një moment të tretë kemi parë se si `Usta i Paudhi` që është non gratta ka disa muaj që po përpiqet të  diskreditoje mbasadoren amerikane dhe mendohet që idea të jetë e tij e peticionit online.  

 `Ish`-at e llojit të dytë janë të një tipi tjetër hakmarrësish. Këta dikur kanë qënë drejtues edhe në kohën e PPSH, janë rrëzuar nga pushteti i atëhershëm sepse deshën të llupnin më shumë se ç`kishin gurrmazin dhe për këtë u dënuan në atë kohë. Sot përsëri i u dha mundësia për tu bërë dikushi , por zakoni i vjetër  nuk harrohet; lakmia i largoi nga postet. Njëri nga këta, dhe përfaqësuesi i ish-ave të pakënaqur të këtij lloji është ky si më poshtë që i turret gjithashtu ambasadores Kim: në një nga emisionet e mediave private, dhe thotë me plot gojën e tij që flet para trurit  se …`ambasadorja e SHBA Kim po ndërhyn në drejtësi.dhe se Shqipëria po rrëshqet nga demokracia`?!!!  Kuptoni se ç`lloj politikanësh janë këta sepse sikur ky të ishte caktuar ambassador në SHBA, së pari a do ta pranonte postin?  Sigurisht që po, dhe së dyti do të shante ambasadoren dhe SHBA? Sigurisht që jo. Pra Hipokrizia e këtyre njerzve paska arritur kulmin 

Ishat e llojit të tretë janë `Ish`-at e media, opinionistë, anal-istë, e politikanë të dështuar që e quajnë veten `të pavarur` dhe që sigurisht për arsye personale, duke patur dhe mundësinë për të vjellë vrer nëpër media, apo dhe ata më të spikaturit si `tipi Lubonja` (për të cilët folëm dhe më lart që e kanë provuar lavdinë që në kohën e diktaturës por kanë rënë për shkak të lakmisë) të cilët paguhen nga të tjerë, nga `his master voice`, kanë për detyrë të dy palët të zbatojnë djallëzitë e Gebbelsit për shpifjet që sot quhen në anglisht `fake neës` kundër qeverisë, kundër shtetit dhe kundër të gjithëve duke nxirë çdo gjë. 

Kështu,  të grumbulluar si me fshesë të ftuar nga jashtë në tv private që me sa duket i shohin gjërat me ngjyrë gri në të zezë, disa `Ish`-a apo disa të tjerë që e kanë mbaruar misionin e tyre politik me turp përpara popullit, vazhdojnë të vjellin vrer  kunder realitetit shqiptar. Midis këtyre `Isha`-ve, ka dhe disa `Ish`-a-profesionistë që janë jashtë shtetit të cilët flasin në mediat shqiptare duke nxirë Shqipërinë pa qënë asnjë ditë në Shqipëri. Kjo është më paradoksalja: flet një ish mjek specialist kundër sistemit shëndetësor duke analizuar aksidentin dhe shtrimin në spital të një hollandezi, ndërsa një ish tjetër gazetar nga Franca, sigurisht për mllefe personale apo për qejfmbetje gjatë kohës së shkuar në Shqipëri, pështyn online komente mizerabël dhe aspak realiste për Shqipërinë duke vërvitur jashtë gojës së tij (para se të mendojë truri), blasfemira dhe gjurulldira që të kujtojnë Shqipërinë e `97-`99. Mesa duket oraët e këtyre ish-ave kanë ngelur ditën që janë larguar nga Shqipëria, dhe sigurisht edhe opinion për Shqipërinë është si për atë kohë kur katundarë me pasaporta diplomatike shetitnin nëpër rrugët e kryeqyteteve të Europës perëndimore, duke turpëruar Shqipërinë dhe veten e tyre. 

Lloji i katërt është lloji imediatikëve, tip avokatë e të tjerë, që janë të punësuar për të sharë por në fakt janë `Ish`-a  sepse e kanë mbaruar kohën e tyre të dobishme nëprmjet profesionit të tyre, por i kanë hyrë për të fituar me parimin `qëllimi justifikon mjetin` detit të demokracisë më këmbë, duke e ditur fare mirë që Shqipëria duke qënë në tranzicion 30 vjet po bën tani hapa të ngadaltë por të sigurtë drejt një demokracie perëndimore serioze që zbaton ligjin- këta, të paguar i bëjnë karshillëk reformës ligjore duke mallkuar Vettingun që na paska larguar nga Kryeprokurorllëku i Tiranës një Prokurore. Mesa duket largimi i saj  na i paska prekur të gjithë  llojet e `Ish`-ave të cilët  disa derdhin lot krokodili për `pastërtinë` e figurës së saj, e disa gjetën rastin të tregojnë pasurinë linguistike të sharjeve banale për të sharë me rrënjë e me degë reformën në drejtësi dhe të gjitha përparimet e Shqipërisë. 

Për fat të mirë populli u mësua me këta pafillo të së shkuarës anti-ligjore dhe ndrron stacionin apo dhe kur i sheh për pak kohë shtremberon buzët, dhe  duke buzëqeshur mbyl tv dhe del për të parë  ndeshje futbolli.  

Në fund të fundit, `një pemë që rrëzohet bën më shumë zhurme se një pyll që shushurin`, por është vetëm një pemë e kalbur që bie. Çdo gjë në demokraci fitohet me votën e popullit dhe jo me gojët e liga. 

priftipirro2017@gmail.com  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu