Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
Në në prononcim për media nënryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndër të tjera sot qenka shprehur: “LDK në kohë lufte ka promovuar paqen dhe ka organizu rezistencen politike, ka ndërtu rrugën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra…
VV-ja sot dëshmoi se në kohë paqe frikëson popullin me luftë.”
Gjatë gjithë dekadës së apart’heidit [1989-1999] LDK e kishte trajtuar Kosovën si Shtet! Kishte organizuar, natyrisht me lejen e Serbisë të ashtuquajturin sistem paralel në dy sektorë: në shëndetësi dhe arsim. Ndërkaq në mërgatë [para së gjithash në Gjermani dhe Zvicër, ku ishte e përqëndruar mërgata jonë] kishte organizuar “sistemin fiskal”, i njohur si 3%, me të cilin mbante dy sektorët e saj në Kosovë.
Në teritë mbi shtetin, sistemet si ai i sigurisë dhe mbrojtjes, konsiderohen si dy shtyllat e Shtetit, por për këto LDK-ja nuk ia kishte ngenë!
Për shumëçka “Shteti” dhe LDK-ja e kohës së luftës ishte si “një orangutang i veshur me smoking”. Kështu do të mund të cilësohej LDK-ja e periudhës së lufëts nëse do të huazonim cilësimin e politikanit kolumbez Dario Echandia-s për demokracinë kolumbiane. Kjo është një vërejtje që shenjon natyrën e Leviatanit prej letre.
Në fakt LDK-ja duke qenë e tillë, para luftës dhe gjatë saj, shih për këtë, ishte shndërruar në një “piramidë vetmashtruese prej letre”, si e pat cilësuar me të drejtë Arbën Xhaferi. Prandaj ajo gjatë luftës dezertoi dhe qe shpërbërë tërësisht.
Paralajmrimin për shpërthimin e mundshëm të frontit të dytë të luftës në Ballkanin Perendimor, bartëse e së cilës pretendon t jetë Serbia, duke i shërbyer katërcipërisht Rusisë, politiant e “shkollës së LDK-së, sipuna e z.Haziri, e cilësojnë si “frikësim të popullit”!
Prandaj orangutani personifikon të gjitha gjërat që Leviatani i LDK-së, nuk mundet e nuk dëshiron t’i kontrolloj.
Gjatë një turi nëpër Gjermani, javën që lamë pas, ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev, i shoqëruar nga drejtues politik e deputet të Sarlandit dhe shefja e Qeverisë së Schweriner-it, Manuela Schwesig (SPD), gjatë një diskutimi të lirë në Stralsund, paksa i emocionuar u shpreh:
“Sigurisht që ne duam paqe. Por tani kur shoh, për shembull këtu në rrugë parollën “Frieden schaffen ohne Waffen [Krijimi i paqes pa armë] e paqësorëve [si puna e paqësorëve tanë që përfaqësojnë “të djathtën e qendërs” [sic!] – SR, atëherë pyes: Ju lutem si? Ju lutemi na tregoni, si është e mundur kjo?” Kjo është paksa si të përpiqesh të luftosh krimin pa polici.”
LVV dhe askush që flet për mundësinë e sulmeve terroriste nga ana e Serbisë, rrjedhimisht edhe të shpërthimit të luftës, nuk alarmon popullin, por grishë për syçeltësi e kujdesë të shtuar, natyrisht pa u shndërruar as në trumpetues të lufëts e as në ndërtues të paqes në kulmin e luftës!
Shteti është kryevlera në hierarkinë e vlerave që ka prodhuar civilizimi ynë. Prandaj duke e vlerësuar të tillë si është – si kryevlerë, kur vihet në rrezik, ai vazhdimisht na vë në sprovë.