ARKIVI:
30 Dhjetor 2024

Kur lindi problemi i energjisë elektrike në Kosovë …?

Shkrime relevante

Një mjek i psikiatrisë kthehet në sulmues: Historia e Taleb A. dhe një tragjedi në Magdeburg

Nga: Luan Dibrani Mëngjesi i një tregu Krishtlindjesh në Magdeburg, Gjermani, u...

Rrugëtimi historik dhe aleancat strategjike të kombit Shqiptar

Nga: Luan Dibrani Nga periudha para Pavarësisë së Kosovës deri sot: Një...

Opinion i Organizatës jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe

26 dhjetor 2024, Prizren OPINION NGA EC MA NDRYSHE Kosovës i duhet...

Amina Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre

Foto| RTK-Radio Në Fokus 13:32 / 29.12.2024 Hyrë Tejeci| RTK-Radio Kryetarja e Këshillit Nacional Kombëtar...

LDK-ën edhe në këto zgjedhje do ta mallkoj injorimi që ia bënë diasporës, … mendime të veprimtarit Hafiz Gagica

Nga: Shefqet Dibrani Portreti Veprimtarit HAFIZ GAGICA Veprimtari HAFIZ GAGICA, ishte strumbullari i...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Me zhvillimin industrial të Kosovës, pas vitit 1974, zuri një vend të rëndësishëm edhe rritja e kapaciteteve të prodhimit të rrymës elektrike. 
Në Fabrikën e sheqerit, në Pejë, gjatë sezonit të përpunimit të panxhar sheqerit, prodhoheshin nga dy turbina, qe kishte fabrika 7.4 mega vat, qe mjaftonte atë kohë për ndriqimin e terë qytetit. 
Me ndërtimin e termocentralit A e pastaj edhe të atij B, u plotësuan të gjitha nevojat e asaj kohe, si në industri, poashtu dhe në amvisëri
 Përveç kësaj edhe republikat tjera mund të furnizoheshin me rrymën e prodhuar në Kosovë. Ta përmendi vetem shkrijetoren e aluminit, Shkupit, e cila gjithë burimin elektrik e kishte nga termoelektranat e Oboliqit! Një aksion i disa të rinjëve i ndërmarrë atëkohë, kishte shkëputur telat e largëpërquesit për Maqedoni dhe këta kishin përfunduar në burg!Kosova, vitet e 70-ta kishte kapacitet të plotë furnizim, për vete dhe i përballoi rritjes se madhe  ekonomike e industriale.
Viteve të 80, Kosova A, kishte nevojë të renovohet. Makineritë ishin të vjetëruara, apo të hargjuara, po përgjithësisht, ishte furnizues akoma, i madh i rrymës elektrike.
Pas çlirimit, secila parti e secili individ me influencë kishte filluar garën e përvehtësimit të pronave shtetërore, me çmime shumë të ulëta. As Spin-of e as shitja e lirë nuk ishin metoda, qe do ta mbronin as pronën e as punëtorin, i cili dhe mund ta humbëte punën automatikisht, ditën e privatizimit.
Kështu, ky gjigant i prodhimit:”Kosova”, mbeti në pronësi të shtetit, po i anashkaluar nga shteti. Investimet mungonin, terri ishte bërë fenomen i zakonshëm.
Me kujtohet në një protestë,  për ta kundërshtuar mungesën e rrymës, kishin dalë vetëm 14 veta! Kësisoj vazhdoj puna në KEK, për shumë vite, deri në pavrësinë e Kosovës.
Pra gjatë kësaj kohe asnjë investim i ri, veç vjedhje e keqpërdorime, duke filluar, qe nga qymyri e deri të rryma. Për shumë vite veriu kishte harxhuar rrymë, po asnjëherë nuk e kishte paguar.  Privatizimi, qe kishte ndodhur 7 vite pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, ishte një privatizim tragjike. KEK-u, privatizoj, distribuimin e energjisë elektrike për një vlerë, prej 26 milionësh, ku vetëm vlera e telit të aluminit, rrjetit përcjellës, po të shitej në Greqi do të grumbulloheshin aq para. Poashtu dhe i tërë procesi i shitjes ishte korruptiv, sepse, këtë e kishte privatitue dhëndrri i kryetarit turk Erdogan.
 Këtë privatizim e kishin ndihmuar dhe ndërmjetësuar, direkt Hashim Thaqi e Fatmir Limaj.
 Kontrata me kompaninë amerikane për ngritjen e një termoelektrane prej 1000 mega vatësh, ishte një dështim i radhës, i cili pastaj do ti kushtojë Kosovës, për shkëputje të kontratës! Poashtu, kho kontratë ishte fund e krye e kalkuluar mbi bazën e korrupcionit e krimit ekonomik. Privatizimi i KEK-ut, respektivisht i distribuimit, u bë pa ndonjë bazë ligjore, prandaj linden një mori problemesh pasi u privatizua. Sipas kontratës se bërë, mes qeverisë se atëhershme dhe pronarit, gjitha humbjet, vjedhjet, mospagesat, duhet ti paguaj qeveria; gjitha borqet milionëshe, qe konsumatorët u kishin KEK-ut, kaluan në kompaninë e re, e cila do të fitonte 50% nga ky grumbullim. Akoma edhe sot kemi borxhe, të cilat figurojnë në këtë kompani, si të pa realizuara nga konsumatorët.
Ajo, qe nuk është, më pak e rendësishme, investimi, qe duhej të realizohej nga pronari, në rrjet dhe makineri, u mbulua me orë, të cilat u vendosen nëpër shtyllat elektrike dhe, qe ishin jo të sakta e degraduese.
 Kishte pasë shumë protesta, të konsumatorëve, për lartësinë e pagesave, të cilat, pastaj me verifikim kishin dalë se ishin vjedhje përmes orëmatësit.
Pra, populli ishte dëmtue dy herë: të parën, për mbulimin e humbjeve e pagesës se rrymës për veriun dhe vjedhjes nga kompania. Mungesa e ligjeve, kontrata, qe nuk kishte paraparë as penallti eventuale të kontrollimit nga shteti të Kedsit, tani më të privatizuar, kishin shkaktuar paknaqësi, kundërshtime e kacafytje, ku disa prej tyre kishin përfunduar në gjykata. Gjitha pushtetet vetem kishin qenë spektatore të këtij procesi, sa të dhembshem e aq dhe të pa njerëzishëm. Asnjë inspektorat, asnjë inspektor e agjension nuk kishin kontrolluar KEDS-in, sa po sherben, si po sherben, sa po vjedh konsumatorin, si po funksionojnë orëmatësit, pra për asgjë, su kishin kapërcyer pragun Kompanisë se privatizuar. Tani kur qeveria e Kosovës udhëheqet nga Albin Kurti, e ka shumë vështirë ti përballojë gjithë këtyre problemeve të grumbulluara për shumë vite.
Mendoj, qe e para do të ishte, të futet në kornizat ligjore veprimtaria e gjithëmbarshme e KEDS-it.
Kosova duhet ti  kalojë këto ditë të veshtira, jo për fajin e kësaj qeverie. Çmimet globale, sidomos në Europë, të rrymës dhe gasit janë rritë 100%.
Fati i Kosovës, është se nuk kemi rrjetin e gasit, sepse ky do të na shkaktonte një kollaps energjetik. Qeveria ka vepruar shumë drejtë, qe nuk ka pranue një sistem të rrjetit të gasit nga lindja, qe në rastin më optimal, do të shkaktonte një ndotje ambientale të nëndheshme. Ideja e gazsjellësit nga vendet e lindjes duhet të refuzohet fuqishem. Kosova ka shumë mënyra për tu pavarësuar energjetikisht. E para dhe më e rëndësishmja, do të ishte ndërtimi i kapaciteteve të vogla hidro dhe termo energjetike, bazuar në burimet tona natyrore, përmes kredive ndërkombëtare. Poashtu dhe mundësisë regjenerative nga energjia diellore apo e erërave natyrore!
Një termoelektranë 500 megavatësh dhe burimet tjera, do të mjaftonin, qe ta furnizojnë Kosovën me rrymë. Po paraprakisht duhet të zgjidhen hesapet me kompaninë KEDS, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka shperdorue, manipulue e vjedhë buxhetin e Kosovës dhe xhepin e konsumatorit. Opozita duhet, qe se paku, pas gabimeve të një pas njëshme lidhur më këtë proces, të jetë më në fund, konstruktive dhe në sherbim të popullit.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Qeveria qe e ka dhurue Elktrokosoven, ka qene gabim ndoshta edhe korupcion por edhe marri e madhe, por gjithsesi gabim.

    Por kjo qeveri e sotme eshte e kontrolluar nga Erdogan permes tre kompanive te vjedhura KEDS KESCO & AEROPORT. Kosova gjate veres ose gjat 7 muajve te vitit i ploteson nevojat e veta me energji nga TC A& B. Per 5 muajt tjere importon 10 deri ne 30 % te rrymes. Por edhe gjate 7 muajve tjer Kosova apo KEK prodhon edhe per eksport.

    DMTH nuk ka nevoje per shtrejtim te rrymes sepse KESCO me 209 puntor e blen me kontarte rrymen prej KEK per 30 euro megawatin dhe e shet 60 euro ne Kosove sipas kontrartes se privatizmit. Ndersa jsht Kosove e shet sa te mundeson tregu.

    KEDS dhe KESCO se bashku qdo vit i kane qarkullim te lajmeruar dikue sipas mediave 360 milion euro se bashku!!!!!!!!!!!!! Dmth nuk kaasnje aresye me e shtrejtue rrymen, por grykesit e Turqise duke e shantazhuar kryeministrin Kurti so te e shtrejtojne rrymen aq sa amunden vetem te vazhdoje kjo plaqkitje e permasave megalomane.

    Kurti sot mbiejton ne pushtet me 8 antaar Musliman nga VV ne paralement dhe 6 Goraan Boshnjak…te cilet i KONTROLLON Turqia!!!

    DMTH OSE SHTRAJT RRYMEN OSE TE SHKARKOJME…

    Kosova dhe parlamenti duhet mbrojte Kurtin nga Turqia..

  2. Z. Binaku!
    Perse nuk e tregon faktin qe Kryetare e Komisionit per privatizim te KEK-ut ishte Mimoza Kusari-Lila. Pra fajtore per privatizimin e KEK-ut nuk jane vetem Hashimi dhe Fatmiri por fajtore eshte edhe Mimoza e VV.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu