ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kur lufta speciale bëhet përmes lajmeve

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë
Po veçoj sot dy lajme që kanë të përbashkët antilajmin:
I pari, është një raport i një portali me renome, që sjell lajme kryesisht nga lëmi i gjeopolitikës. Fjalën e kam për portalin kroat “Geopolitik News”.
Titulli i lajmit të parë:
“Luftime të ashpra rreth Kharkovit”
Në shikim të parë krejt informativ.
Hyrja e tekstit:
[“Situata në rajonin e Kharkiv është e vështirë,” tha Volodymyr Zelensky këtë mëngjes. “Okupatorët po bëjnë gjithçka për të shkatërruar çdo jetë në zonën e Donbasit. Bombardimet e vazhdueshme brutale, sulmet e vazhdueshme ruse mbi infrastrukturën dhe pronat e banimit tregojnë se Rusia dëshiron ta bëjë këtë territor të pabanuar. Kjo është arsyeja pse mbrojtja e vendit tonë dhe e popullit tonë është fjalë për fjalë një luftë për jetën tonë”, pohon ish humoristi, tani president i luftës, transmeton Al Jazeera.] […]
Al Jazeera fare hapur, me predisponimin që ta bëjë propagandën e ligjshme të Ukrainës, krejtësisht të pabesueshme, përmbyll raportin duke kujtuar profesionin paraprak të presidentit të Ukrainës [“pohon ish humoristi, tani president i luftës].
Portali kroat “vetëm” citon. Në shikim të parë çdo gjë është korrekte.
Ndërkaq më poshtë, duke plotësuar kriterin që lajmi të mirret më serioz e më i besueshëm, mundësisht të cilësohet edhe më i paanshëm, citohen dy burime.
Burimi i parë, ai rus:
“Rusia tha këtë mëngjes se njësitë e saj të artilerisë kishin goditur 389 objektiva ukrainas gjatë natës, duke përfshirë 35 pika kontrolli, 15 depo armësh dhe municionesh, dhe disa zona ku ishin përqendruar trupat dhe pajisjet ukrainase. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat e tyre goditën katër depo municionesh dhe karburanti, raportoi Interfax.”
Burimi i dytë, ai anglez:
“Ministria britanike e Mbrojtjes pretendon sot se Rusia u detyrua të shkrijë dhe ridislokojë njësi të rraskapitura dhe të ndryshme për shkak të përparimeve të dështuara në Ukrainën verilindore. “Mungesat në koordinimin taktik rus mbeten. Mungesa e aftësive në nivel trupash dhe mbështetja e paqëndrueshme ajrore e kanë bërë Rusinë të paaftë të përdorë plotësisht fuqinë e saj luftarake, pavarësisht përmirësimeve të tyre të lokalizuara, “thanë ata në Twitter. “Rusia shpreson të korrigjojë problemet që kufizuan më parë pushtimin e saj me përqendrim gjeografik të fuqisë luftarake, duke shkurtuar linjat e furnizimit dhe duke thjeshtuar komandën dhe kontrollin”, tha ushtria ukrainase në llogarinë e saj në Telegram.”
Tendenca për të manipuluar me lexuesin është tejet e hapur. Fatkeqësisht. Prandaj sentenca e historisë, se në kushte lufte, së pari vdes e vërteta, na vije në mendje tek lexojmë lajme të kësaj natyre.
I dyti, ka të bëjë me një shkrim të gazetës Express, Prishtinë.
Po kjo tendencë, që ka për piksynim manipulimin si ëqllim, vihet re edhe në lajmin që publikon gazeta prishtinase “Express”.
Në tekstin e Al Jazeera-s të cituar nga Geopolitik News, ka një lloj përpjekje të stisur për kuaziprofesionalizëm e paanësi. Por nëse këtë lloj intence për “objektivitetet”, formalisht pretendon se e përmbushë Al Jazeera, për të nuk lodhet fare Expressi jonë. Ai nuk citon burime tjera që do ta “balanconin” objetivittin politik që pretendon ta arrijë me deklaratën e tij A.Vuçiqi. Në lajmin e Expressit tonë mungon qoftë edhe një koment i “fshehur”, i atillë siç citohet jo pa qëllimi Al Jazeera nga portali kroat.
Përpjekja për ta fajsuar qeverinë tonë për dështimin e mundshëm të dialogut gjoja me fajin e km Kurti, është e hapur. Madje edhe njësimi me propagandën serbe se “Kosova rrezikon paqen në Ballkan”, duke pohuar se Kurti, si Hitleri, është përgjegjësi i luftës së rre të mundshme shqiptaro-serbe, i përket kuzhinës propagandistike të Beogradit.
Lufta hibride e Serbisë, shih për këtë, duhet njohur mirë nga redaktorët e portaleve tona. Sa më heret, aq më mirë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu