ARKIVI:
28 Prill 2025

    Kur një dashuri përfundon

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Kur përfundon një dashuri, qëndrimi më logjik, më racional dhe më i padëmshëm është t’i jemi mirënjohës atij ose asaj që po largohet nga jeta jonë.
    Jo për dhimbjen që mund të na shkaktojë largimi, por për kohën që ndamë, për kohën që na ka dhuruar, për kujtimet që mbeten, për gjithçka që mësuam gjatë rrugës së përbashkët.
    Mund ta falënderojmë me një tufë lule ose me një darkë. Jo si shenjë lamtumire dramatike, por si një akt simbolik për të nderuar ndjenjat që dikur na lidhnin.
    Njeriu mund të ndahet, por kujtimet mbeten — dhe askush nuk mund të na i marrë ato. Janë tonat.
    Sepse ndarja, apo përfundimi i një martese të palumtur, është në vetvete një dhuratë e madhe — një çlirim. Nga ai çast kur ndarja bëhet realitet, fillon të shfaqet një dashuri e re, një kapitull i ri në jetën tonë. Kjo risi nuk është kurrë dënim, por gjithmonë një shpërblim. ​
    Sepse bashkëjetesa pa dashuri mund të shkaktojë trauma të rënda emocionale tek të dy partnerët, të cilët ndihen të detyruar të qëndrojnë së bashku. Njëri ose të dy mund të përballen me pasojat, me një apo disa sëmundje.
    Pas divorcit, ose përfundimit të një lidhjeje dashurie, kemi në fakt dy arsye për të festuar: Për kohën, përvojën, përkujdesjen dhe dashurinë që kemi marrë nga ish-partneri apo ish-partnerja jonë.
    Për mundësinë që na jepet për të gjetur një dashuri të re — ndoshta më të thellë, më të drejtë, më të sinqertë dhe më të ndërsjellë.

    Jo dhimbje, por mirënjohje për kujtimet. Jo peng në të kaluarën, por shikim përpara. Liri dhe horizonte të reja.
    Është e drejtë dhe thellësisht njerëzore të kërkojmë lumturinë — jo të nënshtrohemi në një bashkëjetesë ku vetëm njëri jep dhe tjetri merr, por të jetojmë një jetë që i shërben dy vetave.
    A mund të sillemi ashtu?
    Pak e vështirë. Ose shumë e vështirë. E vështirë, sepse jemi mësuar, si viktima, të vuajmë, të kultivojmë dhembjen — dhe në edukatën tonë themelore jemi stërvitur të urrejmë njeriun që na braktis, jo të tregohemi mirënjohës për dashurinë dhe kohën e dhuruar…
    P.S. Një divorc, apo një ndarje si ajo, mund të bëhet kur dy veta nuk kanë komplekse vogëlsie dhe kur ndihen të sigurt në vetvete…

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu