ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kur „një e drejtë njerëzore“ cenon tjetrën

Shkrime relevante

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet Marlene Lundberg Holm Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë...

Shpërndaj

Zura vend në aeroplan për Stamboll. Në realitet destinimi i udhetimit ishte tjeter, por kishte nje ndalje ne Stamboll. Isha e lodhur dhe doja të bëja një sy gjumë, kur ja ne aeroplan u futen dy gra korb, mbeshtjellur ne niqab dhe nje burre me mjekerr islamike. Njera nga grate dhe burri zune vend afer meje. Ishin vetem syte e thelle te gruas, qe linin te kuptohej qe ajo qenje afër meje, vertete ishte grua dhe ate e re. Hej o dreq, iku gjumi, sa e sa skenare më shkuan kokes. Kur ke afer vetes, njerez te Zotit, a sdo duhej njeriu te ndjehej i qete dhe ne paqe? Kur degjon të thirret emri i Zotit, a sdo duhej njeriu te frymonte lirshem dhe plot besim? Por kjo nuk ndodhe kur emrin e Zotit e lidhin me krimet më makabre kamikaze.
Shume vende europiane e kanė ndaluar me ligj, mbulesen totale te fytyres, burken ose niqabin, si: Franca, Belgjika, Bulgaria, Danimarka, Italia, Holanda, Norvegjia, Austria, Zvicra etj. Franca si shteti pare qe ne vitin 2011 ndaloj bartjen e niqabit dhe burkes u perball me nje akuze per cenimin e drejtave te njeriut dhe
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi ne favor te Frances. Ndalimi i burkës është i ligjshëm. Sipas ketij vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), ndalimi i burkës nuk cenon të drejtat themelore njerezore. Eshtë “legjitime” nëse shteti dëshiron të përdorë masa të tilla për të ruajtur kushtet e bashkëjetesës në shoqëri. Veç kësaj, mbulesa e plote e trupit dhe fytyres pengon identifikimin e mbajtësve dhe kështu përbën një rrezik sigurie, reflekton pasiguri, mosbesim dhe prishë raportet ndërnjerëzore.
Edhe shtetet tona Kosova dhe Shqiperia do duhej të ndalonin me ligj burken dhe niqabin. Posaqërisht nese ka mjaft indicje që bartja e tyre financohet nga qarqe te huaja antikombetare. Prandaj një ndalim i tillë është i nevojshëm për një shoqëri demokratike. Në këtë mënyrë do të mbroheshin “të drejtat dhe liritë” e palëve të treta. Fundja, pala e trete eshte shumica. Pala e tretë, ishim te gjithe ne në aeroplan qe patem nje fluturim paksa të ngrirë. Pala e trete jemi të gjithë ne qe kemi një shije të hidhur dhe ndjenjë të pasigurise kur shofim mumje të tilla në vende publike.
ShB, janar 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu