Pirro Prifti, Tiranë
Nuk janë të rralla rastet kur njerëzit ndryshojnë botkuptimin ndryshojnë mënyrën e të mëenduarit, ndryshojnë mënyrën e jetesës, e plot ndryshime të tjera. Në Psikologji dhe Psikiatri këto ndryshime quhen ndryshime të personalitetit që kanë për bazë një traumë të rënë personale apo kolektive.
Sidoqoftë, sipas Sistemi i Suksesit në Punësim del se çdo person është një kombinim unik i të katër llojeve të personalitetit.
Personaliteti “A” i pëlqen të jetë në krye dhe të kontrollojë mjedisin dhe jetën e tyre. Ata zakonisht nuk janë shumë të orientuar në detaje, duke zgjedhur t’u delegojnë detaje të tjerëve.
Personaliteti “B” është një individ shumë tërheqës, energjik dhe me ritëm të shpejtë, të cilit i pëlqen të jetë rreth njerëzve dhe kënaqet duke qenë në qendër të vëmendjes. Ata janë ndërtues të mirë marrëdhëniesh dhe shumica e njerëzve i pëlqejnë menjëherë.
Personaliteti “C” është një individ i orientuar shumë nga detajet që i pëlqen të përfshihet në gjëra që janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme. Ata janë të interesuar për saktësinë, racionalitetin dhe logjikën. Njerëzit të cilët duket se nuk mund të kontrollojnë emocionet e tyre do t’i shqetësojnë ata sepse besojnë se të qenit emocional e bën objektivitetin të vështirë ose ndoshta të pamundur.
Personaliteti “D” merr një ritëm më të ngadaltë dhe të lehtë drejt punës dhe jetës së tyre në përgjithësi. Ata kërkojnë siguri dhe jetëgjatësi në punë dhe janë shumë të lumtur duke bërë një detyrë të përsëritur, ditë pas dite, pasi përsëritja i lejon ata të bëhen shumë të aftë në atë që bëjnë.
Por ka një personalitet të pestë që quhet dhe Personaliteti “X”,Kurdoherë që dy ose më shumë lloje të personalitetit janë të barabartë në forcë, Sistemi i Suksesit në Punë do t’u shtojë një “X” atyre tipave të personalitetit.
Për shembull, nëse dy Llojet e Personalitetit me fuqinë më të lartë të një Aplikuesi ishin “A” dhe “B”, Sistemi do t’i raportonte ato si “AX” dhe “BX”. Në rastin jashtëzakonisht të rrallë që të katër llojet ishin identike, aplikanti do të konsiderohej një tip personaliteti “X” (https://ëëë.hiresuçess.com/support/personality-descriptions).
Personaliteti “X” tregon një “kryq” midis dy ose më shumë llojeve dhe kjo është karakteristike për një grup të madh individësh të cilët kryejnë apo kanë kryer punë sipas urdhërit apo sipas pagesës duke e paturfare lehtë të ndryshojnë personalitetin ose siç quhet personalitet i shumëfishtë.
Dihet që në kohën e Diktaturës orientimi komunist ishte krijimi i `Njeriut të Ri` i tipit pak a shumë `Lei Fen` kinez, ku çdo njëri të bënte detyrat që i ngarkohen, e të mos kundërshtonte, të brohoriste Partinë dhe Enverin, të jetonte sa më thjeshtë që mundej sepse thjeshtësia koke ulja, sipas diktatorit, qënkërkesh tipari më i mirë nga të 11 karakteristikat e komunistit.
Shumica e popullit nën diktaturë u nënështrua, por jo me bindje, dhe paçka se nuk pati dissident, kundërshtimi për padrejtësite e asaj kohe shprehej fshehurazi ose me anektoda.
Kështu `Njeriu i Ri` u krijua sipas Modelit diktatorial, por shumë shpejt pas ndryshimit të sistemit u pa se Njeriu i Ri` nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër me bisht dhe shumë shpejt do të shihej se ky `Njeri i Ri` do të transformohej në binjakun por me valencë të kundërt në kohën e demokracisë, dhe 11 kërkesat e Njeriut të ri të diktaturës, na u bënë 11 kërkesa të tjera të Njeriut në kohën e Demokracisë midis të tjerave dallojnë:
-të flasë hapur dhe të shkuajë me shkronja të mëdha gënjeshtra dhe të vërteta kundër Diktaturës, mjafton që ti dalë emri si democrat i vendosur………
-të shajë këdo që mundet dhe të lavdërojë atë që e paguan,
– sa herë të jepet rasti të korruptojë dhe të marrë çdo gjë që mundet në emër të demokracisë
-mundësisht të fshehe identitetin e tij në rast se ka qënë ish bashkëpuntor i sigurimit ose të largohet jashtë shtetit që ti shpëtojë urrejtjes nga të persekutuairt,
– sa herë ti jepet mundësia të pasurohet sa më shpejt të jetë e mundur duke përdorur çdo gjë: kontrabandë, tutor, shitje blerje drogash,, krime etj,
– të synojë që për të mbrojtur pasurinë e tij të vënë në mënyrë të padrejtë të futet në ndonjë parti madhe dhe të bëhet deputet, ose kryetar bashkie, apo prefekt, etj,
Në këtë mënyrë Demokracia në Shqipëri arriti të lulëzojë aq mirë sa brënda 6 vitesh ndodhi katrahura e skemave piramidale, gjatë gjithë kohës e deri më sot u larguan mbi 1.4 milion njerëz, dhe tani largohet vetëm rinia, duke e kthyer Shqipërinë në një Republikë Pleqsh, vazhdoi të lulëzojë mbjellja e drogës, korrupsioni, bandat, tutorët, krimet shkelja e padënuar e ligjit, ose denimi me ligj i të varfërve kurse të pasurit në bashkëpunim me ligjin i shmangen me sukses atij, të shoqëruara me një system shëndetësor public të korruptuar dhe që i bëhet barrë pacientëve, me një system ligjor, difektoz, e për pasojë Njeriu i Ri i diktaturës u shndërrua me sukses në Njeriun e sotëm shqiptar të Demokracisë Perëndimore, ku në rradhët e tij u futen me sukses edhe anëtarët e LGBT IU A, dhe plot të tjerë ish bashkëpuntorë të sigurimit, dhe radikalistë.
Sot Shqipëria pjestare e Demokracisë Perëndimore e cila shpreson të integrohet sa më parë në BE, po përpiqet të realizoje kushtet e vendosura, por sidoqoftë e ardhmja është e pasigurtë nëse do të intëgrohet shpejt në BE apo jo. Shpresojmë që Njeriu i Demokracisë shqiptare të na ndihmojë për tu integruar sa më parë.
Z.Prifti!
Para disa ditesh (javen e kaluar) rastesisht pash qe kishit qene i ftuar ne nje emision ne TV Gostivari. Emisionin e udheheqte nje grua e mbuluar dhe mysafir tjeter, ne krah te djathte te juajin ishte antishqiptari Olsi Jazexhiu. U befasova se si gjate tere asaj kohe sa une e ndoqa emisionin, kurre nuk moret guximin qe t’i kundershtoni idetë antishqiptare te tij. Biles nganjehere me dukej qe ishit ne nje mendje me te.
Te ju them te drejten, me befasuat per te keq.
Flm i nderuar per Komentin, por:
-NUK KAM QENE NDONJEHERE NE GOSTIVAR. KAM DESHIRE TE SHKOJ.
-Ai emision eshe bere ne Tirane disa vite me pare.
– se fundmi Olsin e kam mik por kam kundershtime te medha persa i perket Historise se Shqiperise qe kerkon te thote Olsi. Ne favor te saj flasin shkrimet e mia kunder Olsit si dhe shkrimet e Olsit kunder meje.
-Gjithashtu nukdesheroj te krijoj konflikte me vellezerit myslimane dhe kjo ishte aresyeja qe i u shmanga disa pyetjeve. Bashkejetesa me Islamin eshte realitet tek ne. Secili ka idete e tij te cilat i respektoj, por jam dhe do jem kunder cdo lloj readikalizmi fetar.
Respekte
Z. Prifti!
Nga komenti im kuptohet qe une nuk e ndoqa prej fillimit emisionin ku ju ishit mysafir. Ne TV Gostivari askund nuk jepej te kuptohej qe emisioni nuk ishte direkt. Nejse, kjo nuk ka shume rendesi…
Ju kuptoj kur thoni qe nuk deshironi te krijoni konflikte me vellezerit myslimanë, por mendoj qe
kundershtimi i ideve te Jazexhiut me shokë nuk do te thotë qe jeni kunder islamit dhe bashkejeteses me vellezerit myslimanë. Kunder bashkejeteses eshte ai dhe soji i tij qe shtremberon historine dhe eshte pro islamit politik. Ne drini.us do te gjeni shume shkrime nga opinioniste te nderuar qe kritikojne hapur Jazexhiun, Baleten, Farraj-n, Krasniqin …por asnjeri prej tyre nuk eshte kunder bashkejeteses me shqiptaret myslimanë.
Prandaj mendoj qe gabuat qe nuk dolet hapur kunder ideve antishqiptare te “mikut” tuaj Olsi.
Ju pershendes.
Flm, per repliken i nderuar. Nje sqarim: Ne emision nuk u fol per problemet Kristiane perballe atyre islame. U fol per probleme nderkombetare. Ne ate rast, nuk pati ndonje keq interpretim nga ana e Olsit. Sot Olsi mund te quhet poliagjent njelloj si…. Mehmet Shehu.
`Njeriu i ri` i diktatures vazhdon te drejtoje vendin pas viteve `90 e deri me sot i transformuar si demokrat