ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kur nuk ke pula, mos bëj “hësh-hësh!”

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studjues i çështjes çame

  • Lidhur me reagimin e disa organizmave të palës greke me rastin e përkujtimit të gjenocidit grek ndaj çamëve.

Omonia është një organizëm që nuk mendoj se lidhet me ndonjë urrejtje ndaj saj nga çamët. Ljo sepse kjo Omonia ka lindur ndofta 50 vjet mbas masakrave ortodokse greke!. Madje sa herë organizma dhe individë të kësaj ane kufiri përfshihen në ngjarjen fatkeqe për të dy popujt e shteteve shqiptare dhe greke, duke mbajtur absolutisht padrejtësisht anën e Napoleon Zervës të 1944-1945, në çdo analizë, apo gjykim njerëzor dhe hyjnor, nuk bëjnë gjë tjetët, veçse tregojnë cektësi dhe papërgjegjshmëri ndaj veprave kriminale të bëra nga një shtet ortodoks me nënështetasit e tij (kuptohet nga viti 1913). Problemi i gjenocidit ortodoks grek ndaj shqiptarëve të rajonit autokton shqiptar të Çamërisë, nuk ka lidhje fare, aspak me disa emigrantë treqind vjeçarë e kusur të ngulur si argatë në tokat e bejlerëve të Gjirokatrës. etj. Nëse duan ti dalin në mbrojtje masakrave të disa bandave kriminele është tjetër gjë, por në gjykimin tim, një mbrojtje e tillë që u bëhet vrasësve të popujve dhe prishjes së bashkëjetuesave mijëvjeçarë, nuk është aspak njerëzore, besoj se edhe ortodoksia, nuk mendoj se bëhet palë me vrasjen e fëmijve, çarje berqesh nënave shtatzanë, djegjeve të njerëzve me benzinë në furra, varrosje njerëzish të gjallë dhe spastrim etnik e fetar të një popullsie të tërë. Së fundi  sinqeridht do ti këshilloja disa organizma të tilla që të jenë më të dhimshura, më njerëzore, më realistë dhe të dënojnë akte të tilla makabre dhe jo tu vihemi në mbrojtje.

Gjithashtu kam bindje se Shteti Grek nuk mendoj se mbahet në këmbë me mercenarë. Jo. Ai është shtet demokratik, anëtar i BE-së. anëtar i NATO-s dhe ka marëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë.

Respektojmë besimet fetare, por nuk pranojmë që nën këtë slogan të lëshojmë trojet tona dhe as të heshtim nga presionet e kujtdo qoftë. Kjo sepse e dimë “Si Drita e Diellit që jemi në kërkim të së drejtës tonë ligjore, trashëgimore dhe Hyjnore”.

Shpresojmë se shpirti demokrat i popullit grek, do të dijë të ndreqi veprimet e kaluara dhe të ndërtojë miqësi të barasvlefshme mes dy popujve tanë, që historia dhe gjeografia i kanë vendosur pranë e pranë njëri-tjetrit. Segmentet përçarëse janë pakicë dhe vetë veprimet e tyre të pallogjikshme koha do ti çvlerësojë.

Më 28.06.2022.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu