ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Kur përfundonte viti shkollor në Kosovë dhe në Suedi 

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Në foto me zv/drejtoreshën e shkollës ”Sorgenfriskolan”, Malmö, 14 qershor 2022

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Pjesa e tetë (8) dhe e nëntë (9) 

Të martën, më 14 qesrshor përfunduam mësimin me nxënës në shkollat fillore dhe ato të mesme në Malmö, e ne puntorët, mëuesit deri të premtën, më 17 qershor 2022 kemi punë administrate, seminare etj. 

Shkollat nuk mbyllen, mësuesit dhe personeli tjetër arsimor gjithë javën punojnë. Të premtën, më 17 qershor gjithë ditën mbahen seminare ku ligjerojnë njerëz të ftuar nga drejtoria e arsimit komunal dhe pastaj, pasdreke ikim në pushime të merituara vjetore e verore, në vendlindje. 

Për ditën e fundit, mësuesit e gjuhëve amtare jemi të lirë se në cilën shkollë të shkojmë por zakonisht shkojmë në shkollën ku kemi pasur mësime sipas orarit. 

Unë zgjodha tri shkolla, Möllevångskolan, Sorgenfri dhe Stenkulaskolan. Atje takova disa nx¨nës të mi dhe i përshëndeta. 

Parmendë druri, kiet e zgjedhës dhe qepen-ët e Qarshisé së Madhe në Gjakovë

Në shumë komuna në Suedi, për fundin e vitit shkollor, nxënësit, prindërit dhe mësuesit tuboheshin në församlingshem (Shtëpi famullie), objekte kishtare por edhe ndërtesa të tjera, shtëpi kulture, të pleqëve, nëpër parqe ku zakonisht mbaheshin fjalime të shkurtëra nga udhëheqës komunalë të arsimit, drejtorë e pastaj këndohej e vallëzohej. 

Kështu ishte edhe në Malmö para disa vjetëv ku priftërinjë e njerëz të tjerë të kishës e kori këndonin “dramatizonin” e luanin pjesë tealrale të zgjedhura nga Bibla por të vjetrës po ia zë vendin e reja. 

Në ato manifestime, sikurse edhe këto të tashmet, merrnin pjesë edhe prindërit. Shumica e nxënësve i dhuronin lule mësueses kujdestare dhe ndonjë dhuratë tjetër.  

Ndodhte që edhe ne (e unë) si mësues të gjuhëve të huaja merrnim nga ndonjë dhuratë, si “dhelpra në krah të ujkut”. 

Eliza Kuqi, ish nxënëse imja, duke vallëzua. Malmö, qershor 2022

Çantat me libra që e mbanim në krah nxënësit do ti vjerrin në muri e zilja e shkollës nuk dodi bie e nuk do ti thërras nxësit deri në mes të gushtit.  

Përfundimi i vitit shkollor nuk është, si dikur që ishte në Kosovë 

Në Kosovë, një javë para se të përfundonte mësimi e mbyllej shkolla, mlidhnin lule në mal e në bjeshkë e pastaj afër lumit Mirusha, mblidhnim lule të tjera që rriteshin në livadhe dhe dhe i fusnim në shishe të vogla  më ujë të lumit Mirusha e bënim livande. Me livandën e luleve të maleve të Turjakës e ujin e lumit Mirusha i lyenim flokët e i bënim qull. Me krahërin që gjysmën e dhëmbëve i kishte të theyr, i krehnim flokët sipas qefit. Dikush e kopjonte mësuesin sepse të gjithë dëshironim të ishim si mësuesi, të veshur mirë, të mathur e të krehur, si mësues .  

Mësuesve, nuk iu dërgonim lule, sepse nuk dinim edhe pse kishte mjaft lule më të hishme e më me erë të mire në maleve të Turjakës se sa lulet e Holandës. Kishim turp me u dërgua mësuesve lule bjeshke, mokth, çaj mali e blini (nga malet). Vetëm njëherë mbaj mend se si Naim Alia ia dha mësuesit Avdullaj, një dorë (tufë) të lidhur me çaj mali kur ishim në klasë të parë, e mësuesi ia fali Naimit disa banka (dinar ish jugosllav në letër), por që kishin vlerë të madhe në fillim të viteve 1970-ta 

Më kujtohet dita e fundit vitit shkolllor kur përfundova klasën e parë. Mësuesi Avdullah mua ma dha një libër dhuratë me ”biaskop” (fim), që mund të shikoja fotografi të ndryshme në vend të shkronjave e fjalëve e Naimit që konsiderohej si nxënësi më i mire dhe Hisen Limanit, të dytit nxënës, më të mirë, libra tjera. Atyre nuk iu erdhi mire që sipas nxënësve të klasës, dhurata ime ishte më e mirë. Librat dhurata nuk ishin në gjuhën shqipe por kush lodhej për këte e gëzimi ishte i madh sepse dhurata na ndante mësuesi vetëm nxënësve që kalonim shkëlqyeshëm e kishim sjellje shembullore. 

Në kët ndërtesë, dikur Hotel Arbëria kam banua si student, më 1979, tash Ministria e Drejtësisë në Tiranë

Edhe ne si fëmijë kur në gjepat me tesha të vjetra kishim vetëm një krahër e pasqyrë, jo celularë, në mes veti kishim gjelozi e mbanim inat, edhe pse ishim të vegjël. Vajzave, shoqeve të klasës nuk guxonim me iu folur por vetëm i shikonim vjedhurazi. Nëse ndonjëra ndodhte e i folte ndonjë djalit, kjo bëhej bisedë ditësh e javësh se ajo … e donte. Mësuesit, vajzat i ulnin në bankat e para e neve djemëve, në mes e fund të klasës. 

Për ditën e fundit të mësimit që përfundonte afërsisht sit ash, më 20 qershor, mësuesi na thirrte me emër e mbiemër (emrin e babës) dhe e fillonte që nga shkronja  e pare, “A-ja”. Avdullah Brahimi i Qypevës ishte i pari, që fillonte me shkronjën “A”. Edhe me shkronjën “B”, ishte Bislim Riza, po nga Qypeva e kështu me radhë …. Fetia Avdyli, Hajriz Neziri, Hisen Limani, Manush Alushi, Naim Alia … e unë isha dikund kah mesi, me shkronjën “S”. Para meje ishte edhe Ramiz Hasani i Turjakës, Rrustem Alia i Qypevës, Salih Rifati e Sefer Ramadani nga katundi Mirushë ndërsa pas meje ishte Sherif Selmani i Lubizhdës. Të tjerëve, iu kam harrua emrat sepse 2 fotografi që kam pasur, më kanë humbur. 

Kjo vashë e pret dashnorin mërgimtar për pushime, me një lule

Ishin kujtime të mira si nxënës që nuk përsëritën më. 

Sa dëshironim të na thirrte mësuesi emrin të parin po kujt i shkonte ndërmend se duhej respektua rendi alfabetik? 

Me sa ke kalue? 

Kur na tregonte mësuesi rezultatin, ne dilnim duke vrapuar nga klasa të gëzuar dhe iu thonim moshatarëve e djemëve të tjerë të katundit qysh kemi kalua. Gjyshit, babës, xhaxhallarëve e nëses së ngratë as që iu interesonte se a kemi kalua klasën dhe a i kishim notat e mira a jo. Ishte pyetja më e shpeshtë kur takoheshim edhe me ndonjë te panjohur me e pyetur: me sa ke kalue ? 

Po nuk i gjykoj prindërit tanë pse nuk kanë ditur sepse të gjithë, ose shumica nuk dinin të shkruanin. Në familjen tone, me shkrua e lexua, nga 5 vëllezërit e babës, vetëm baca Shit (Reshiti) e Dulë (Avdullahi) dinin shkrim -këndim.  

Në klasën e dytë, kishim mësues, mësuesin Rexhep nuk e mbaj mend a kam marrë dhuratë nga ai a jo. Mësuesi Rexhep ka pasur një dhëm mbi një tjeërt e ne i thonim me “dhâm nakaliq”. Mësuesi Rexhep ishte nga Llazica.

Program për nxënës e prindër, MÖGR, 14 qershor 2022

Avdyl Granda (baba i Gjevë Lladrofcit), ishte mësuesi në klasën e tretë. Nuk besoj se Avdyli (Abdyl?) na ka ndarë ndonjë dhuratë. Në vend të dhuratave, ai na ka dhënë flakareshë e shtaga. Abdyli ishte shumë i rreptë. Na rrihte për asgjë. Nëse nuk dinim të përgjigjeshim ose nuk i bënim detyrat, ai na torturonte duke na lënë gjithë orës së mësimit në një këmbë të rrinim para nxënësve. Pastaj, ai na detyronte që të ia zgjasim duart e ai na hinte në maje të gishteve, na rrihte me thupra të trasha e me flakaresha. Na kapte për flokë, përmbi vesh që na dhimbëte shumë por nuk guxonim as zë me nxjerrë. 

Mësuesi Abdyl nuk është dashur të punoi si mësues. Kujtimet për te, janë sjelljet jo njerëzore e edhe më pakë të një mësuesi të kohës. Ndodhte që kur ishim duke shkua në shetitje në Malisheve, afro 4 kilometra larg nga shkolla e Lubizhdës, nëse dukush nga nxënësit fliste ose dilte nga rreshti, ai rrihte pa mëshirë .  

Isuf Imeri nga Isniqi i Deqanit, në klasën e katërt bashkë me Ramë Januzin ishin ndër mësuesit më të mire që kishin punuar deri atherë në shkollën katërklasëshe të Lubizhdës e të Panorcit, paralele të ndara të Malishevës. 

Stenkulaskolan, program festiv për fundvitin, 14 qershor 2022

Isufi e Rama ishin burra me traditë familjare. Ata dy mësues edhe kur janë këthyer në Isniq, në pleqëri, kanë ardhur në Turjakë, Damanek e Panorc. Nga katundarët janë pritur si miq shtëpie. Isufi ishte vrarë në një  nga Betejat e Lavdishme, më 1999. Nuk di më shumë, pos që më 1976/1977 rastësisht e kam takua në QS (Qendrën, Qytetin e Sudentëve) në Pishtinë. Kishte pasur dy vajza studente, banuese në konviktin e vajzave, nr. 2, afër konviktit nr. 3, ku banoja unë. U përshëndet, si mësuesit që i ka hije dhe erdhi te unë në banesën time. Gjatë kohës sa ndejti, nuk pushoi duke na këshilluar …. 

Rama, kolegu dhe vendasi i mësuesit Isuf, pas vitit 1999, 2000 kishte ardhur te baca Azem, Azem Januz Kastrati, një mësues i vjetër, kusheri imi të cilt iu kishte vrarë djali, Fatmiri.  

Sa do të dëshiroja të dija më shumë ose ta takoja mësuesin Ramë, nëse jeton ose ndonjë djalë, nip a të afërm tjetër. 

Mësuesin Rexhep, e kam takua në shkollën e Vërmicës, aty ku punonte, pas vitit 1981. Edhe me Avdullah Morinën kemi bisedua në telefon disa herë, para 10 viteve. Ish pas shpërngulur nga Vll. Drenofci e jetonte në një fshat, në Zajm (?) afër Drinit të Bardhë, komuna e Klinës. 

Pasi që jemi në fund të gjysëmvjetorit të dytë, në suedisht gjysëmvletori i parë, semestri vjeshtor, kur fillon mësimi në shkollat fillore, të mesme dhe univerzitete, quhen HT (Höstterminen) dhe VT och Vårterminen, semestri veror janar-qershor.  

Me dy mësues/e MÖGR, Malmö, 14 qershor 2022

Erdhi dita kur edhe unë që nga ajo ditë, që përfundojmë, të premten, më 17 qershor e kryejmë, e mbyll kompjuterin, telefonin dhe adresat tjera, me qepen e me dry. 

Laver e vllaqë 1*) 

Kur i lavronin arat me parmendë druri e vllaqitnim me vllaqë shkoze e there, thonim lavër e vllaqë 

Lavër e vllaqë 

E bëri lavër diçka e prishi diçka, e përmbysi dhe e bëri rrëmujë. 

Kur i lavronim arat vetëm njëherë, në vend të dy harave dhe menjëherë ia qitnim farën dhe i rrafshonim grudat, me një vllaqë të thjeshtë të thurur me thupra shkoze. 

Kësaj pune, kur i kryeim dy punë dhe shpejt iu thonim, sa për sy e faqe, I thonim ”lavër e vllaqë”. 

Në fjalor nuk munda ta gjej fjalën ”Vllaqë”. 

Edhe unë në vend të dy vazhdimeve, vazhdimit të tetë (8), sipas radhës  e të nëntë (9), po i fus me një thes, të dy vazhdimet, lavër e vllaqë. 

Me Liza Gjakovën, nxënese në MÖGR, Malmö, 14 qershor 2022

Në funddo të publikoj edhe urime e dëshira nëpërmes vizatimeve e letra nga disa nxënës, prindër e miq dhe natyrisht fotografi me nxënës e të tjerë me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2021/2022 që është edhe viti i fundit i punës, si mësues në mërgim. 

Letrat: 

Mirela 

Tani e lexova se nuk kam pasur kohë t’a lexojë 

Më bëhet qejfi që mesazhet e mia i ke shkruar ashtu si i kam nisur  

Respekte ! 

Të uroj javë të mbarë ! 

Nina Lafe (Theodhosi) 

Mirmëngjesi profesor Sinani, uroj te jeni shume mire ju dhe familja tuaj! Ju falendroj per fotot dhe shkrimet e bukura e me shume vlera qe na keni derguar! 

Do ti shikojme e lexojme me shume vemendje e dashuri. 

Emili është ne Prishtinē per te marre pjese ne Javen e albanologjise, Konferenca e gjuhesise. Besoj vjen sonte ose neser dhe do degjohemi. 

Me respekt, Nina. 

Emil Lafe 

I dashur Sinan! Ne e kujtojme me krenari LSHP! Kush shkel idealet e saj, qofte i mallkuar! Perqafime nga larg! Emili, Nina 

Haruni 

E lexova me vemendje 

KUUUKUUU 

Faleminderit shumë ! 

Me emocionove me shum gjëra 

Takimi me pleq dhe pershkrimi, toponimet e emrave te fushes dhe rrethines se Turjakes 

I lexova ato qe mi dergove mbreme ma kujtove nji thenie te nji shkrimtari te guximshem nga lindja. Atij kur i than ku po e merr guximin me shkruar kunder nentokave dhe grupeve te rrezikshme, ai ishte pergjigjur: Nese nuk digjem une, nese nuk digjesh ti, nese nuk digjemi ne te gjith nuk mund ta shendrrojmë erresiren ne dritë. 

Rexhep Maloki 

Te lumt Sinan Kastrati tre her e lexova.(Per Zeqir Gervallen) 

Me ke nxjer punë. Pershendetje per punen e mbare! mburrem me ty. Krenohem që të njoh, per virtytet e juaja. 

I nderuar si jeni veq deshta met vet si janë ” hachi Bachi Becki a janë të njejtë apo dalloinë najfare he” ? (Elegji per Beckin). Shkrimet e juaja te ngrohta, më ngrohin edhe mua. Te lummt o Turjakasi i madh  

Isha untue pak per zgjerim zemre tash mu zgjerue pak me shkrimin tend faktikisht jo tjetersend. Kur e permende Fehmi kombtarin (Fehmi Aganin, trurin e Kosoves), mu ba Zemra mal e kam pas profesor. Per Arberien kam te njejtin mendim edhe pse se njof me gezoi fakti per Glaukun. Me baben e tij, me kolegt e fakultetit nja 5 veta u beme me Sherifin Negjmiun e Zaselles, me Enverin e skenderait dhe me Sylejmanin e Prishtines jemi knaq. Por me knaqe me Pozitivitetin se ku te ngoish mozomakeq ky i keq, ky kshtu e ashtu jemi lodh ma. Per pozitivitet kem nevoj oi i nderuar, knaqesi. 

Une e dij po shifet puna jote dhe te falenderoi se kam nevoj komunikimi mir me fol e shkrue. Nxenësin e shkelqyeshem une e kam respektue si fëmiun tem, besom. 

O Hallall te koft Buka qe e han apo i ngon parlamentin ne RTK- n Do te shifemi me emer te Zotit Urdheroni kur te doni o dashamir. 

Hallall te koft faleminderit i nderuar po me qetson besom me shkrimet tuaja patriotike dinjitoze. Pershendetje. 

Ferki Hoti 

Të lumtë pena baci Sinan ! 

A ke botue libër me këto shkrime ? 

Do kisha kënaqësi ti kem ! 

Ju përshendes ! 

Shëndet dhe lumturi baca Sinan ! 

Penden mos e ndal ! 

Urime 1 qershori, ditëlindja e vajzës? 

Gjeneral Rrahim Ademi 

I nderuari shok, pasi të kthehna në Kroaci me shkruj e flasim. Te.fala 

Bravo shok i nderuar.  

Urimet e mija të perzemrta. 

Bravo profesor për shkrimin për Lidhjen e Prizerenit. Historin gjidhmonë e kam desht. 

Tahir Vishaj 

Sinan, duke te uruar 7 marsin, diten e Mesuesit të deshiroi shendet te mirë, po ashtu gjithë te mirat ne jeten tende! 

  1. V. Helsingborg.

Tungjatjeta i nderuari Sinan Kastrati.  Mirë, mirë jemi.Te re? Të re ka: Baba me ka vdek me dt 23 nentor. Më 27 e kemi vorros ne Kosovë. Faliminderit per interesim! 

Te pershendes e KLM! 

Sinan une ta kom que qit buqet me lule, pra edhe njihere po te uroi diten e mesuesit dhe te deshiroi shendet dhe gjith te mirat!  

Pershendetje i nderuari Sinan, une ju pergezoi per organizimin e Epopes se Lavdishme të familjes Jashari te Prekazit si dhe per te gjitha aktivitetet dhe organizimet te cilat i ke berë gjat jetes tende si mësues ne sherbim te atdheut, dhe te deshiroi shendet dhe gjith te mirat ne jetë! 

Tahir Vishaj Helsingborg 

  1. Y

Mirmengjesi i nderuari Sinan, 

Si je si po e kalon? Shpresoi te jesh mir. Sinan ne shkrimin e dt 04/01-2022 ne lidhje me Tahir Zemajn eshte ber nji moskuptim. Tahiri nuk ka fjet te une por ka fjetur ne Ängelholm te H. I. por une isha me te deri sa shkoi per te fjetur. Tjetra: te nesermen duhet te vinte ne Helsingborg per me promovu librin ”Kështi foli T.Z ” dhe ne bised e siper u pa se nuk deshironte qe te ket ndoj problem dhe me tha kesisoi:  

-Kush (kusheri) po pritoj pak me ardh ne Hgb se asht qytet i politizuar dhe janë … Haradinajt aty. I thash: 

-Ti hajde lirisht se jom une me plot te mit dhe ta baj sigurimin si as miza nuk guxon me tu afru, dhe qashtu u ba erdhi dhe kaloi siq është ma se miri, por ne rrugë per Kristianstad siq duket ju ka duft (dasht)t me nderpre rrugen e mu kthye per Gjermani. Faliminderit per mirkuptim! 

Te pershendet X.Y. ! 

Rexhep Mehmeti 

Po dua tju falenderoj per kto shkresa qe i keni botu neper gazeta ditore, Po me t`vertet ka shum viruse qe i kan hy ne palc k`saj Kosove te mjerë, per ket Kosove ishte berë lufte grabitqare, lufte per hajni vetem kqyri se ku po shkojnë parat e popullit kush po e kontrollon Kosoven tash e njizet vite po kta hajna te pa shkolle ku kanë kry fakultete dhe kan magjistru. Besa edhe kan doktoru vetem per nji muaj qe nuk ka as kund ne bote ksi lloj fenomeni po ishalla vin ata qe do ta vendosin ne binare ket Kosove me ket popull te mjer ku 70% perqind e tyre jetojn me më pak se nji euro ne ore po dot vin ditet met mira edhe per ket shtet te gjor. 

N’radhe t’pare paqit fat dhe shendet ju dhe ter familja urime edhe juve gzuar viti 2020 sjellt f as t e lumturi ne mbar familjen e juaj, se une per momentin nuk jam ne suedi, jam ne Kosove. 

O Sinan Kastrati po qysh t’kom more burr i dheut po met t’vertet ty nuk ta ka lan qje, e nuk po ta len po edhe ma i ri po dukesh. Eh hallall t’koft po qashtu duhet me e mbajt vehten po a jeni të gjithë, si jeni ? N. vajzat dhe djali, tanë mir jeni po me ket kovid si po kaloni, jo te ti s`ka qka lyp se ti i ki penicillinet je i pregaditur me par me hudra ilaq met mir as qe ka. Gzohem qe jeni mirë dhe ju pershendesim nga zemra 

Krejt pajtohem me kritikat e juja po vetem me nji jo asesi, Kamer Loshi ka luftu deri ne minuten e fundit te jetes se ti duke luftu me qetnik  te Serbis ai nuk ka luftu per pushtet po per vatan, komb dhe per familje t’vet. Shkoll nuk pas po ka pas akademin e odave ku jan besatu me besa- besë. 

Sinani i nderum po te flasesh per valonin asht nji pune e kot se nuk ja vlen te merresh me psikopata , po nuk ja vlen po ndoshta ky ka ndoj gjelozi t’madhe ndaj mergimtarve pse ata kanË me bollak ata knaqen kur shkojnË ne Kosove, knaqen edhe familjet kur ju shkojn biJt e tyre qe nuk i kanë pa me vite. Po, po knaqen edhe rrugt e fshatit kur i shohin po knaqen edhe restaurantet kur te vin gyrbetqaret po cka ka ktu te keqe o miku po vetem ky far papaku nuk po ju knaqka mergimtarve tane qe po vikan ne shtepit e tyre, po ky far valoni me ket emer pa kurfar vlere per mu ky valon edhe midis kraleve e qaqakut vetem shkronjat e emrit qe i ka ne shqip se perndryshe idet dhe mendimet i ka krejt me ideologin e sheshelit, po si mos te ishte kshtu kur i ofendon vllazerit dhe motrat tona nga mergata gjith ata qe e arsytojne gjoja me mendimin dhe shprehjen e lir asht shum e gabushme dhe per mendimin tim edhe ata jan te njajt si ky lloj shimpanza. 

I nderuari Sinan Kastrati! Qe sod po ju shkruaj per heren e fundit ne ket vit dmth per vitin 2020 me shpres qe të keni suksese e ti ruani kujtimet qe keni pas gjat vitit qe po e lam, me shpresë qe ne vitin qe po na vjen 2021, deshtimet e mossukseset ti zavensoni ne suksese personale e familjare, njiherit shfrytzoi rastin qe tju uroj vitin 2021 juve dhe mbar familjes suaj te ngushte si dhe miqve e dashamirve te juaj, me shpresë qe 2021 tju sjell fat, lumturi e dashuri mes vetit, ashtu deshiroj qe per Kosoven tonë te ndim vetem lajme  shpresdhense per at popull qe e shkatrrun totalisht po Zoti ju bekoft me t’gjitha t’mirat e Zotit urime edhe nji here 2021 .

Me Lejla Thaçin, nxënese dhe nënen e Lejlës, Valbona. Sorgenfriskolan, 14 qershor 2022

I nderuari Sinan me të vertet je i papar 

Te pershendes, dhe po bindem me shkrimet tua, po më duket se edhe rinia kosovare mir e ka kuptu. Ishalla pastrohet Kosova nga kta kanibalë dhe ktyre ju konfiskohet pasuria e paligjshme. 

Dhe ishalla dalin ne shesh vrasjet e pas luftes. Dhe kushdo qe jane, ishalla dalin para drejtsis dhe ata marrin denimin e meritum. Ishalla Albini bjen ren edhe ligje dhe krIminelet marrin denimet e merituara. 

O Sinan Kastrati kalofshi mir ne Saranden e bukur! Ju uroj pushim te kendshem se ne Kosove cdo minut ju prift e mara dhe kalofshi mir ashtu siq ju deshironi. 

I nderuari Sinan Kastrati nga zemra ju uroj Diten e pavarsis se Shqiperis dhe Diten e Flamurit 28 Nantorin.

Letër nga një grup nxënësish, shqip e suesd, ”Prej nxënësve tuaj”

Milazim Krasniqi 

E lexova serish. Kujtime te hidhura, por te sakta. Shume mire qe ke pasur fatin ta rrefesh kete te vertete. Te pershendes miqesisht, Sinan burri. 

Te falenderoj. Kjo me Sadik Blakajn, sa here e lexoj, me ngjeth trupin. Si eshte e mundshme ky shtet asnje gje nuk e beri per adresimin e fajit te krimineleve te UDB-se. Keq shume. 

Te lumte Sinan, e paske shkri kete tekst. Nje kujtese qe duhet te ruhet e afirmohet (Per xhelir Islamin dhe Muhamet Kajtazin e Turjakës) 

-Nese me ndihmon edhe ti 

Ti i njeh me mire se une keto tema, me detaje, me nuanca. 

Kur ta fonalizosh librin, ta lexoj me deshire. 

Faleminderit dhe une me deshire ta jap ty. Edhe D. Demiri me ka thene:  

-Milazimi te ndihmon dhe eshte me i miri 

-Shoket kane mendime subjektive per njeri-tjetrin, ha ha ha. 

Mirembrema o Sinan. Qysh je o burre. A jini mire tere familja? Ka kohe nuk jemi nie e deshta vec me dite a jeni mire. Ne mire jemi. 

Cfare djali per mashallah (shikon një foto timen kur isha i ri) 

Te shkuara, per problemet me kemben. Mirardhsh ne Kosove. Te merkuren mundemi prej ores 14.30, kur e kryej ligjeraten dhe shihemi e hame dreke ne Amaro. Ose te enjten ne 13, sepse te enjten kam ligjeraten ne oren 17. Pra si te te konvenoje ty. 

Miredita Sinan. Une filloj ligjeraten ne 13 e deri ne 14 30. Ne 14.30 e kam lene nje takim po e shtyej, nese ti munnd te vish ne ate kohe ne Amaro, ne kete kafen ngat fakultetit 

Njoftom kur te mundesh ! 

Sinan, me vjen mire per kete vleresim shume te drejte. E kaluara nuk ndryshohet, por eshte mire te njihet e te kuptohet ne teresi. Jam munduar ta paraqese sa me realisht gjithe ate periudhe, bashke me njerezit e ngjarjet. Nuk ndejtem gjate, po sa pet t u cmall e kujtuar kohen e kaluar. Ketu vendi ka mbetur i njejte, i mire, i bukur, i dashur, ndersa njerezit, shume prej tyre, jane bere intolerante, megalloman, faqezi. Ka vite qe jam distancue nga turma dhe jetoj ne paqe me besimin tim dhe me punen time. Por, pa e zvogeluar ndjenjen e pergjegjesise intelektuale ndaj vendit. Te uroj shendet e mbaresi ne familje. 

Mirembrema Sinan. Ne imejl ta nisa poezine dhe vellimin Poezia dhe vdekja. Ketu ta fotografova poezine, nese nuk e hap imejlin. Naten e mire 

Paskit aktivitet te begatshem. U uroj shume suksese. Dhe te falenderoj gjithsesi per vleresimin. 

Po me vjen mire qe keni pasur aktivitet te suksesshem, sepse per nxenesit ne mergate ajo eshte pervoje e bukur dhe e mbajne mend gjate. Te fala e gjithe te mirat. 

O Sinan, mirembrema. T’i kam lexuar tekstet. Te kam lakmi si i mban mend detajet. Je si magnetofon, ha ha ha. Per ministren na kishe nguc pak. Glaukut ia ke ba mirw per karrigen, ai asht djale i mire e nuk idhnohet. Edhe tekstet ku ke fole per librat e mi i kam lexue. Te pergezoj e te falenderoj. Gjithe te mirat. 

Mirëmbrëma o Sinan. Uroj tw jeni mire. E lexova tekstin tend bishtumbisht, si thuhet. Te kam lakmi kujtesen e detajeve. 

Zeqir Gërrvalla 

Falemnderit Sinan Kastrati, Turjaka për shkrimin ; të lumt e për urim Festën e Flamurit tonë kombëtara. Ke shumë përshëndetje nga Zeqiri. 

Një foto e Zeqirit me shokët , ndoshta në revistën Bota e Re. Po e njoh veq Gani Ademin në qosh dhe Esat Mekuli në anën tjetër. 

Po të falenderon Zeqiri për urime, urime edhe për juve Viti i Ri 2022; qoft një vit i mbar ishalla….! 

Zeqiri kètu me Gani Ademin, Fatmir Sejdiun, Ahmet Jasharin; të tjerët nuk po i njeh as Zeqiri. 

Shumë bukur, ke pas fat që Profesional I mësuesit ka vazhdu për ju. Është kënaqësi të punosh me me fëmi, suksese! 

Sa bukur të jesh në mesin e nxënësve, përshēndetje nga ne. 

Xhafer Leci 

Të lumtë miku im Sinan, 

investimi në arsim është vlera më e çmuar kombëtare… 

 Të përgëzoj për shkrimet e shkëlqyera. 

Përshëndetje vëllazërore, 

Falëmnderit për shkrimet e shkëlqyera… 

Ju lumtë për mundin dhe kohën, miku im, Sinan! 

Jeni shumë i fuqishëm. 

Zoti ju dhëntë shëndet të plotë. 

Urime festat e fundvitit! 

Xh.L. 

Përshëndetje nga Gjermania miku im Sinan! 

Si jeni  me shëndet krejt familja? 

Mundohem të lexojë vazhdimisht. 

 Si përherë, jeni shumë origjinal, i saktë dhe për gjithçka shkruani ofroni dëshmi të pamohueshme. 

Respekti dhe përshëndetje vëllazërore! 

Një foto shumë e bukur. 

Jeni  shumica arsimtarë, apo jo? 

Shëndet dhe përshëndetje miku Sinan! 

Besarta 

Miremengjesi! 

Po faleminderit e kemi lexu informacionin qe na e ke dergu permes vajzave. Sigurisht qe do te vijmë . 

Uroj te kaloni nje javë te mbarë. 

Mire u pafshim. 

Besarta 

Faleminderit shume per kete artikull. 

Profesioni i mesuesit eshte i shenjtë, jeni ju që e sjellni dritën e dituris. 

Ju uroj mbrëmje te mirë 

Besarta 

Një zemër për mësuesin Sinan

Erva 

Pershendetje mesuesi Sinan!Deshta te ju informoj qe nuk do te mund te vij te ju takoj per arsyje se mu desht me shku me babin deri ne Lund per disa pune. Pata shume deshir tvij dhe te ju takoj, por po kerkoj falje qe nuk munda me ardh. Ishte knaqesia ime met pas ty mesues. Ndihem shume me fat qe takova nje mesues sikur ty. Te faleminderoj shume per tana keshillat qe mi dhe mbrenda vitit. Ju faleminderoj per gjithqka. Kalofshi një verë të mbarë. 

Elma: 

Pershendetje mesues, me fal qe nuk ju lajmerova por sot nuk ndihesha mire per te mbajtur msim bile as ne shkolle skam shkuar. Sa per javen e kaluar kemi pasur dite jo pune (studiedag) dhe une kam menduar se ju keni qen ne dijeni. Gjithsesi ju kerkoj prap ndjese nuk do te perseritet edhe nje her. 

Edhe me mesime mire jam kete vit kam filluar ne gjimnaz drejtimi vård och omsorg 

-Elma, ti ke qene nje nder nxeneset me te mira qe kam pasur ketu dhe ne Kosove. 

Te deshiroj suksese ne mesime, jete te luntur e shendet! 

Sinani 

Faleminderit shume per keto fjalе kaq motivuese me vjen mire qe kam njohur nje arsimtar sikur ju. 

Gjithashu ndjehem e vleresuar edhe tejmase e falemenderuar! 

Naten, nxenesja juaj Elma! 

1*) LAVËR f. 

  1. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës. Lavra e parë (e dytë, e tretë). Kau i lavrës. I dha lavër arës e punoi për ta mbjellë.
  2. Tokë, zakonisht e rrafshët, që punohet si arë; tokë e punuar zakonisht me parmendë. Lavra do shi. E bëri livadhin lavër.
  3. Copë toke sa mund ta punojë një pendë qe brenda një dite. Një lavër tokë. Sa lavra bëri?
  4. Koha prej një viti, që merret si masë për të dhënë moshën e qeve (që kur kanë filluar të lërojnë). Ka dy lavrash. Sa lavrash janë qetë?

FUND 

Sinan Kastrati, Suedi   

Malmö, 14, 15 qershor 2022   

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu