ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kur të rinjët e të rejat, nxënës/e të shkëlqyeshëm na zëvëndësojnë, puna shkon për së mbari

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Luela para publikut atdhedashës, Malmö, 25 shkurt 2022

Sinan Kastrati

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Dita e shtunë por ditë pune – Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës

Vazhdon nga numri i kaluar, “Dy herë e humbëm rrugën për Shkup”, Reportazh Udhëtime, Drini.us, 31 Mars 2022
Nga Ditari im për kujtimet e mia nga vizita në Shqipëri e Kosovë (6)
Luela, vajza podrimqake që e mori stafetën. Ajo rrezoi si hëna natën, ylli i sabahit e dielli i korrikut
Kur vendosa që të shkoj edhe unë në Shqipëri e në Kosovë ?
Haxhi Haxhia
Fjala e mbetur peng
Qysh kam kujtu, mirë jam martu (pop.)

Kështu do të duhej, pleqt të shkojnë në pension e të iu japim hapsirë edhe të rinjëve e të rejave në paraqitjen e prezentimin e programeve kulturore me rastin e përvjetorëve kombëtarë

Në Malmö erdhëmnga vizitat që bëmë në Shqipëri e Kosovë, pas orës 12:00 të ditës, pas plot 7 ditëve, të premten më 25 shkurt 2022. Në Kopenhagë në Malmö ishte një ditë me shi dhe e zymtë. Shiu dhe fryma na ”rrihte” tamam sikur të ishim në Alpet shqiptare, me ”Loken”, Zogën” e Trinën”, që jetonin në mjerim e të vetmuara, por ishin në vendin e vetë.
“përmbi plakën krahët i uli
e ngryk t’shuemen e shtrëngoi;
buzët t’shpulpueme n’ball’ ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi” (Lokja).
E kujtova Mjedën dhe e mendova ”Vdekjen” e mërgimtarit në dhe të huaj.
….
Të nesërmen, e shtunë, 25 shkurt në ish ”Qendrën Kulturore të Kosovës”, kishim planifikua që me një program simbolik ta kujtojmë Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) dhe dëshmorët, të rënët që tashmë është bërë festë tradicionale në Kosovë, që për çdo janar kujtojmë të gjithë heronjët që nga Vëllezërit Gërvalla. Por ne në Malmö nuk u kënaqëm vetëm me kaq por e filluam dhe kujtuam me të drejtë me Gjergjin e Madh- Skënderbeun .
Mendoj se ishte një festë që meriton të kujtohet për çdo vit te ne mëgimtarët, duke e ”Motin e Madh” e dimërin e ftohtë.
Kur u nisa për në Shqipëri, 18 shkurt 2022, bashkë me Muratin, Mediun dhe të tjerët, unë mora përsipër që programin ta na prezentoj nxënësja ime Luela Fetaj, gjimnaziste por që fatkeqësisht nuk e ndihmova sa duhët.
Por pasi unë mungoja dhe nuk kisha mundësi që të ushtrojmë, sepse ishte hera e parë për Luelën që do të dilte para publikut, e luta Haxhi Haxhiun, një burrë shumë i zoti e një instrumentist i çiftelisë që nuk ia gjen shoqin, që të ushtroj me Luelën se si të flas e të mos ketë tremë kur të dalë para bashkëatdhetarëve që për çdo lëvdatë e me dashuri erdhën dhe e mbushën sallën solemne.
Qendra e Kosovës, ishte stolisur me flamurin kombëtar shqiptar, të Kosovës dhe suedez, qendër kulturore që të detyron të punosh.
Luela, kishte dy rrole:
Me e prezentua programin dhe me e recitua një vjershë, ”Kosovës” nga Din Mehmeti.
Të shtunën më thirri Luela dhe më tregoi se nuk di se çka të bëj, tëvije apo mos të vije sepse nuk kishte ushtrua fare.
I thash Luelës:
-Eja në Qendër, më herët dhe çdo gjë do rregullohet.
Luela erdhi me Luelën,, me hallën, me kusherira e të afërm të tjerë, Kjo më gëzoi sepse edhe ajo do të ndihej më e sigurtë.
E filluam pregatitjen”teknike” me Luelën në një nga zyrat e Qendrës, që nga pika e pare: Himnin e Flamurit, himnin kombëtar dhe të Kosovës 1*) shpejt e shpejt. Nguteshimsepse koha nuk priste. Programi fillonte në orën 19:00 e veç kishin fillua të mbushen karriget me shikues. Shumë prindër kishin marrë me vehte edhe fëmijë që, edhe ne s`kishim harrua që ti qerrasim me ëmbëlsira të shishme e bukë me një cope sugjuk të pjekur në mes.
Unë flisja e Luela shkruante në letër të tjeshtë, afro 20 pika të programit: Fjalë përshëndetëse, fjalime, recitime e këngë e deri në fund, një darkë për pjesmarrësit e mysafirët.
Pas programit, Luela erdhi e më kërkoi falje që ndoshta gjatë prezentimit ka gabua. Mua më erdhi keq nga ajo nxënëse me të gjitha të mirat:
-Luelë, ti ke shkëlqye, si në prezentim ashtu edhe në recitim. Je tregua se je e zonja, je një aktore e moderator për lakmi dhe për çdo lëvdatë. Ti do të organizosh, udhëheqësh e do të bësh punë edhe më të mëdha këtu në Malmö e gjetkë. Ajo sikur u gëzua nga këto fjalë mia e filloi të buzëqesh. Një djalë I vogël, që kishte qenë djali I hallës së Luelës, më pyeti:
-A mundem edhe unë ta recitoj një vjereshë?
-Po, patjetër.
-Herën tjetër më tha dhe iku i turëruar (?)
Për fund, të kësaj pjese, në vend të shkurtesave “P.S.” sepse fjalët “Post scriptum” 2*) nuk po dalin kur po i publikoj prandaj e shkruajta ”Për fund”.
Dje, dmth më 1 Prill nuk e publikova vazhdimin e gashtë, kur dihet se 1 prilli është Dita e Rrenëve, ku të gjithë bëjnë shaka e rrejnë. Politikanët, më shumë, rrejnë çdo ditë. Ama më 1 prill 2001, në Beograd është burgosur ish kryetari i Sërbisë Sllobodan Millosheviq 3*). Kjo nuk ishte rrenë.
2 prill 2022
Sot është dita e parë e Ramazanit 4*). Kjo ditë, dita e parë, ma kujton fëmijërinë time kur në Turjakë vinte një hoxhë nga Prizreni që e caktonte Bashkësia Islame që ti fal me xhemat vaktet e Ramazanit. Por patjetër se me hoxhën vinte edhe një tupangji nga Malisheva (Hima, që ne fëmija e njihnim si Himë Magjupi).
Hima flinte te Shaban Shaqa por edhe aty ku shkonte hoxha, bashkë me hoxhën duhej të ishte edhe “tupani”. Ai e rrihte tupanin në Iftar, në Taravi, Syfyr, Drekë dhe Ikindi.
Ne fëmijët gëzoheshim më shumë për “tupangjinë” se sa për hoxhën dhe kur Hima e rrihte tupanin me tregua kohën kur duhej me hëngër Iftarin ose në kohën e Namazit të Drekës, shumë fëmijë e përcillnim Himën tamam sikur në dasma. Nganjëherë, Hima pranonte që edhe ne fëmijëve të na jap tupanin e ne ti mshojmë tupanit. Hima e ruante tupanin si sytë e ballit sepse çdo të shtune dhe të dele kishte dasma e Hima me tupanin e vetë shkonte bashkë me Rexhën, një të afërm me surlë,
Gjyshi im, Imer Seferi në kohë të Iftarit, na thonte:
-Dilni e ngoni cili tupan të rreh më herët, me tregoni. Ai e bënte gati një cigare duhani që e kishte pshtlellë ditën dhe posa rrihte tupani, pinte ujë. Kur kishte ndonjë llokum, që e ruante në dollapin e vetë, e hante dhe menjëherë e dhizte cigarën e pastaj e ”Falte Namazin e Akshamit” e dikur e hante darkën.
Kohë, pleq, burra e rini që s`kthehet më.
Tash në Turjakë nuk ka më tupangji ndërsa hixhë, është Xhemajliu, djali baca Lokiit e tezez Hatixhe. Turjaka, Damaneku, Lubizhda, Qypeva e Bubli, kishin ndërtua edhe një xhami, te Vakafi i Lubizhdës, aty ku dikur të rinjët malazezë, kolonistët e ardhur nga Shkodra, Puka e Vrraka, luanin futboll, një fushë futbolli. Edhe kjo fushë ka historinë e vetë. Pleqt, natën shkonin e iu theni drunjët që shërbenin si porta. Thonin se po na shkelin barin e delet nuk kanë kut ë kullosin …

Me Artur Bejzade, (ish) udhëheqës i programit ”Ura” në TVSh-3. Tiranë, 23 shkurt 2022

1*) HIMN m. sh
1. Këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit; këngë që një klasë a një grup shoqërore ka si simbolin e vet. Himni kombëtar. Himni shtetëror.
2. Vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar; vepër muzikore lirike, me përmbajtje patriotike, që këndohet në kor; fet. vepër e tillë me përmbajtje fetare. Himni i fitores. Himni i dëshmorëve. Himn fetar (kishtar).
3. fig. Lëvdatë e lartë që i thuret dikujt a diçkaje. I thur (i ngre) himne.
2*) Post Scriptum
Post scriptum (lat. som betyder “efterskrift”), P.S. (även ofta förkortat som ps eller PS), är text som lagts till efter signaturen i ett brev eller liknande meddelande.

Post scriptum efterföljs ibland av DS (eller ds). Det är en svensk konstruktion som står för densamme. Det används för att visa att det är samma person (densamme) som skrivit under brevet som också författat PS:et. DS har även en efterkonstruerad latinsk betydelse, deinde scriptum (latin “skrift efteråt/därefter”).

Om man skriver mer än ett post scriptum i samma brev, lägger man till ytterligare P i början av förkortningen. PPS betyder således “post post scriptum” och sedan blir det PPPS, och så vidare.
Në gjuhën shqipe P.S. (shkurtesa për ”post scriptum”, do të thotë “pasthënie”, pasi është thënë e gjitha; kur i shton edhe disa fjalë që i ke harrua, që e plotëson edhe më sshumë ate e që e ke thënë në shkrim, studim etj.
3*) Sllobodan Millosheviqi (ser.: Слободан Милошевић) ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviqi mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prindërit e Sllobodan Millosheviqit, Svetozar Millosheviq dhe Stanislava Millosheviq u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodanit. Babai i tij, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin 1974. Gjatë viteve të gjimnazit, Millosheviqi e takon gruan e tij të ardhshme Mira Markoviq (Marković), figurë fondamentale e politikës serbe në vitet ’90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në Beograd dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.

Millosheviqi filloi të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.
Më 1 prill 2001, në Beograd u burgos ish kryetari i Sërbisë Sllobodan Millosheviq.
Ai u arrestua nga policia serbe. Në Hagë u transferua në Tribunalin më 29 qershor 2001. Para gjyakatës u paraqit më 3 korrik 2001.
4*) Ramazani
Shfaqja e hënës së re gjatë muzgut të mbrëmjes në Manama, Bahrein që shënon fillimin e muajit islam të Ramazanit
Gjysmëhëna është dekoruar me ngjyra dhe është ndriçuar bukur gjatë Ramazanit
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان) që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit. (Marr nga Wikipendia)

Luela me të afëm e unë, Malmö, 25 shkurt 2022

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 1, 2 prill 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu