ARKIVI:
9 Janar 2025

Kur terroristi akuzon demokratin për terrorist

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Shpërndaj

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Hovenier, në foto me Trajkoviqin, Rashiqin dhe Radosavljeviqin.

Nga: Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Ngjashëm si i ka përdorë Moska disa vite me radhë, sidomos gjatë këtyre muajve të agresionit rus në Ukrainë, deputetë gjermanë të AfD dhe Die Linke, duke i shndërruar në objekte të raportimeve nga RT dhe Sputnik, veçanërisht kur ata udhëtojnë në zonat e aneksuara nga Rusia dhe legjitimonin politikën e jashtme ruse atje me vëzhgime “alternative” të zgjedhjeve, Beogradi ka përdorë deri tashti deputetët e Listës Serbe në Kosovë.
Meqë Lista Serbe që prej 14 shkurtit 2021 është vetëm tashti plotësisht e defunksionalizuar në rolin që kishte për shantazh ndaj qeverive të Kosovës, Beogradi kaloi ndërkohë në ofenzivë duke e vetëdjegur këtë krijesë që solli në jetë marrëveshja e gushtit 2015 në Bruksel që ua kishte imponuar marionetave të veta (HTH e IM).
Ndërkaq derisa sot kryeministri i Kosovës emroi Nenad Rashiqin ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë Kurti II, reagimi i Vuçiqit ishte tepër i ashpër.
Rashiqi konsiderohet si përfaqësuesi i një prej forcave politike të minoritetit serb në Kosovë, e cila është dëshmuar se mbronë interesat e komunitetit serb që e ka pranuar realitetin politik të krijuar në Kosovë pas 8 Shkurtit 2008. Por, pikërisht ky fakt e pengon pinjollin e Sheshelit, terroristin e katapultuar në krye të shtetit. Prandaj ai humbet arsyen dhe shigjeton ashpër Rashiqin, duke e cilësuar si “llumi” më i keq i serbëve, bashkë me
R. Trajkoviqin, që pritet të jetë pjesë e kabinetit të Rashiqit.
Por, edhe më ashpër Vuçiqi fshikulloi kryeministrin e Kosovës, duke i dhënë epitetin që më së miri i shkon vet atij.
E qartë, në prag të fillimit të dialogut në Bruksel, ai tashmë ka humbur tërësisht arsyen, prandaj akuzon edhe BE-në për qëndrimin e saj gjoja “anti serb”!
Në fund të prononcimit për një tv serb Vuçiqi krejtësisht i qatrafillosur këlthet: “Qëndrim i mjerë, antiserb, të cilin e treguan, sepse atë që ka bërë koka e terroristit Albin Kurti…” nuk e paskan dënuar!
Prandaj paralajmron plot mllef se nuk do të udhëtojë për Tiranë më 6 dhjetor, ku do ët mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.
_____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu