ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Kur yjet i kthehen qiellit, kujtime për Kadri Hazirin

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Nga: Ramadan Veliu
KUR YJET I KTHEHEN QIELLIT
Na paska ikur Bali – Kadri Haziri???
Nje lajm i hidhur qe më tronditi sumë!…
E njofta ne burgun e Gurrakocit me 1985. Nje burrë trupgjatë, shume karaktetistik ne pamje qe binte ne sy nga larg, me mustaqe te dendura gati deri te veshi, te rregullta e te zeza korb. …Dukej shume serioz dhe pak vetullngrysur. Gardianeve te burgut nuk jepte fare qehre, kishte nje qendrim shume burreror. Disa edhe lakmonin shume, ta fusnin nen dajak, por nuk ua merrte mendja se a mund ta zaponin.
Nuk kam parë deri tani person tjeter, i cili do të më perkujtonte më shumë se Bali personazhet e tregimeve kreshnike. …Bali ishte fjalëpak, me nje shikim te mprehtë e pamje te zymt, por kur buzqeshte ndonjeherë, hapej nje botë krejt e kundert me at pamjen e mëparshme.
.
…Pastaj gjate bisedave nga ai Bali me pamje paksa te frikshme, te shfaqej nje çiltersi njerezore qe rrallëherë e takon, por kur e takon te mbetet perhere ne kujtese dhe te behet si leternjoftim per at person. Ka disa njerez qe me duket sikur i kane disa tipare qe hasen vetem tek kristalet. Me disa vija te drejta e forma të rregullta, qe jane aq te pastert, sa jane krejtesisht te tejdukshem. Bali kishte nje shpirt te kristalt, shpirti i tij nuk duronte ndonje gje te turbullt a ndonje rezerve. Ishte i drejtperdrejtë, i çilter, i sinqertë skajshmerisht. Ishte siç thuhet burrë pa shibla. Trim dhe i vendosur, qe po e lypi puna, per nje moment do te kthehej ne nje shkemb te palekundur.
Bal heren e fundit kur biseduam e lam të takoheshim kur te vij ne Kosovë.
Pse nuk e mbajte fjalën?
Nuk të kam njoftë per të tillë!
Do të na mungosh shumë, por kujtimet për Ty do t’i ruaj ne nje vend te veçantë ne zemer gjithë jetën!
???
Ngushllime familjes, shokëve te idealit, bashkeluftetarëve dhe gjithë miqëve!
Lavdi idealeve, stoicizmit dhe luftes se Kadri Hazirit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu