ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Kurrë nuk i jam frikësu ecjes, qoftë edhe e vetme, nëpër jetë!

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Teuta Haxhijaj, Gjermani
Ishin ba bashkë n’oborr tonin per me shku me lujtë futboll n’rrah. Disa djem te mixhallarëve dhe dy vllaznit e mi i treti dhe katerti me radhë. Ani pse kishim goxha diferencë ne moshë ngase ata ishin ma te rritun se unë, dojsha edhe une me shku me lujtë me top me ta.
– a t‘vi edhe unë?
-jooo – ishte pergjigja gati njëzëri e të gjithëve
– jemi boll lojtarë, edhe futbolli nuk o për çika.
– pse nuk o për çika?!
Topi o për tanë nisoj- insistoja unë me vajë në buzë tu u mundu me ua mbushë mendjen me m‘marre me veti.
U nisën me shku tuj vrapu e u nisa edhe unë pas tyre. Tuj mundu m‘i nxanë ( të gjithë ishin ne moshë ma t‘mdhenj se unë) mora n’thu ne një shtagë dhe u rrëzova. Kur me panë të rrezuar ikën edhe ma shpejtë nga frika se del nana e mos vet kush.
***
Ashtu e rrëzuar nuk e bëja as përpjekjen ma te vogël me u ngritë prap dhe kaja me krejt zanin që e kisha, jo se isha lëndu ku me ditë se sa, por nga inati qe nuk më morën me veti. Dikur doli nana dhe kur më pa ashtu vrapoi te unë.
– nal t‘kqyri, a je vra shumë, a?- më pyeti duke më ndihmu me u ngritë dhe tu m‘kqyre ku kam mujtë me u lëndu.
Unë, tu e dramatizu krejt ngjarjen thu ti jam lëndu për vdekje, i kallxova qysh jam rrëzu, që nuk m‘kanë marrë me veti tu shpresu që vllaznit, kur t’kthehen, kanë me u dënu rëndë prej nanës. Sipas mendimit tem ata kishin ba krim, mos me m‘marre mu me veti mo, ku po don krim ma t‘randë.
-çou, fshijë teshat, shko te kroni laje ftyrën e gjakun n‘brryl edhe nigom mire çka po t‘thom- vazhdoi nana- kurrë, hiç asnihere mos i ngajë as mos i kajë kerkujt mrapa. A po m‘ninë? Kurrë kerkujt mos ju lut për kurgja, se nuk ndreqë kurgja perveç se e bon vetën m‘u dokë e vogël edhe e dobët. Çou tash, e shko luj me shoqe tua e nese as ato nuk dojnë me lujte me ty, hajde lujë n‘oborr tanin, osht gjon e gat sa t‘dush. Qy macën tane ku e ki, merru me të.
E lava ftyrën prej loteve, gjakun n’brryl dhe n’gu dhe krejt atë inat që e pata e ktheva ne njefarë force, aq sa bile mu dhimbshin ata qe nuk m‘kane marre me veti se ata kishin humbe, jo unë.
Me macën ishim të pandara dhe vendosa me bindë vetën që ajo dhe unë mjaftonim. Punë e madhe për krejt t’tjerët. Nuk shkoi shumë kohë dhe po e dëgjojë za fëmije:
– a je lodhë dada Zojë, a osht Teuta k‘tu? Deshtëm
me shku me lujtë n‘livadh nër shpi…
Prej asaj dite dhe atij mësimi per mu, kanë kalu vite e vite por nuk e kam harru kurrë. E para se gjithash me ishin ngulë në krye fjalët e nanës, ajo e ka patur fjalën per lojë por unë e kam praktikuar këtë rregull në jetë. Dhe atë ditë e sot, kurrë, bash kurrë kërkujt ma mrapa as nuk i kam kajtë e as nuk i kam ngajtë. Kurrë kërkënd nuk e kam lutë me ardhë e as me qëndru n‘jetën tem. E mos ba Zot me lutë dikë me m‘dashtë ose me ma dhuru vëmendjen e tij.
Asnihere.
Dhe kurrë nuk i jam frikësu ecjes, qoftë edhe e vetme, nëpër jetë. Kur kam mujtë me mbijetu ferrin e kësaj bote për 22 vite me radhe, të tjerat munden veç me m‘gërvishë ngapak ndoshta, por vështirë që ma lanë shenjë.
Gra të Rrafshit të Dugagjinit (Podgurit) , duke korrur në veshjen e tyre tradicionale në arë …Foto: Teuta Haxhijaj

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu