ARKIVI:
4 Mars 2025

Kurti do të fitojë jo vetëm sepse është gjenial, por sepse Hamza dhe Abdixhiku nuk janë liderë autonomë, por marioneta të Thaçit dhe Mustafës

Shkrime relevante

A mundet “riarmatimi masiv” ta bëjë Evropën të pavarur nga Shtetet e Bashkuara?

Mbrojtja Politika e re për një epokë të re. A mundet “riarmatimi...

Një ngjarje e madhe kulturore në Tetovë, promovohen disa libra të shkrimtarit Kasam Shaqirvela

Shkrim nga Sh. B.  “VELA” Publishig House NJË EVENT LETRAR QË DO...

Zanafilla e agjërimit – qëllimi, kuptimi dhe praktikimi

  Dedë Palokaj, arkeolog, Prishtinë Kisha katolike fillon nesër Kreshmët 40 ditëshe. Kreshmët...

Ramazani, muaj kur makineria islamike vë në lëvizje mekanizmat e trushpërlarjes antishqiptare

Iftari politik në rrugët e qytetit të Kamenicës (Dardanes) para disa...

Kur avokati Spartak Ngjela flet qesim

Eshref Ymeri Në emisionin “Breaking” të kanalit televiziv “Top Channel” të datës...

Shpërndaj

Kurti enverist!
___
Lexoni mendimin e Vuçiqit dhe krahasojeni. Në komentin e parë gjeni videon nga intervista e tij, e cila zgjat 3 minuta e 42 sekonda, ku ai flet edhe për armatimin e “të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës” dhe çfarë dëshiron presidenti serb.
Ajo që habit është fakti se shumë shqiptarë i bëjnë Kurtit pikërisht të njëjtat akuza që ia bën Vuçiqi, dhe zakonisht, ata nuk e sulmojnë kurrë Vuçiqin. Madje, edhe për sulmet terroriste në Kosovë, ata akuzojnë Kurtin dhe e shfajësojnë Vuçiqin.
Gusht, 2023, citat:
“Thelbi është që Kurti nuk do Asociacionin e Komunave Serbe. As kështu, as ashtu, fare nuk e do. Dhe ai e di që ky Asociacion duhet të jetë në përputhje me parimet që i kemi nënshkruar në vitin 2015, Isa Mustafa dhe unë.
Të gjitha ato parime, ata nuk duan t’i pranojnë, t’i miratojnë dhe t’u lejojnë serbëve. Vetëm pak, pikërisht këtë. Që çdo ditë t’i rrisin tensionet, ai dëshiron luftë. Dëshiron të na fusë në luftë. Pse? Pse? Sepse dëshiron të bëhet lider lufte, sepse i mungon kjo në biografi.
Flasim për një enverist, marksist, anarkist, të cilit i mungon kjo në biografi. Gjithçka që unë do të doja të shmangja, ai dëshiron ta ketë. Ai dëshiron luftë dhe konflikt, dhe tani e dinë këtë. Të gjithë e dinë këtë. Por ai e di që nuk mjafton që ai ta dëshirojë, por duhet të na fusë në konflikt me NATO-n…”
Në fakt luftën e deshi, dërgoi terrorist, por u arratisën!
Kjo ishte minuta e parë. Çfarë thonë militantët e Prontos?
Ata thonë se marrëveshja e Kurtit në Bruksel është më e keqe se ajo e Mustafës, ku Kushtetuta e Kosovës shkelej 23 herë.
Vuçiqi e dëshiron atë, sepse sipas militantëve, presidenti serb është injorant dhe nuk di cili Asociacion është më i favorshëm për Serbinë.
E dyta. Hamza dhe Abdixhiku nuk e kundërshtojnë miratimin e Asociacionit të firmosur nga Thaçi dhe Isa Mustafa, sepse ata kanë ndërmend themelimin e tij, pasi ajo marrëveshje është shndërruar nga Kuvendi i Kosovës në obligim ndërkombëtar.
Pse do të humbasin partitë opozitare?
Sepse ato premtojnë një qeverisje të njëjtë dhe vazhdim të zhvatjes së shtetit. Liderët e opozitës nuk kanë guxim të shkëputen nga e kaluara e paraardhësve të tyre, dhe duke mos u larguar prej tyre, lënë të kuptohet se do të vazhdojnë aty ku ata kanë mbetur.
Pra, Kurti do të fitojë jo vetëm sepse është gjenial, por edhe sepse Hamza dhe Abdixhiku nuk janë liderë autonomë, por marioneta të Thaçit dhe Mustafës.
Në një vend normal, Ramushi nuk do të fitonte më shumë se 2-3%. Aq duhet të jetë numri i njerëzve që nuk marrin vesh nga politika dhe fuqia e votës. Por Ramushi i ka blerë rreth 40.000 veteranë dhe ka vota të sigurta prej tyre.
Pyetja që shtrohet është kjo: pse me atë “ushtri” nuk e çliruan edhe Luginën, madje pse nuk e morëm edhe Nishin? Ose së paku Sanxhakun?

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Artikulli synon të vërë në pah kundërthëniet mes qëndrimeve të ndryshme ndaj kryeministrit Kurti dhe opozitës në Kosovë. Ja disa aspekte që ia vlen të përmendim:
    1. Krahasimi me Vuçiqin – Artikulli sugjeron se akuzat që i bëhen Kurtit nga disa shqiptarë janë të njëjta me ato që i bën presidenti serb. Kjo është një vërejtje me vend që nuk do duhej të përdorej nga asnjë shqiptar.
    2. Asociacioni i Komunave Serbe – Ky është një debat siç e dimë i gjatë dhe i ndërlikuar. Përmendja e marrëveshjeve të kaluara dhe pretendimi se opozita e Kosovës nuk po merr një qëndrim të qartë tregon një ndarje të thellë në politikën kosovare. Megjithatë, argumenti se Asociacioni është një obligim ndërkombëtar është i saktë nga ana juridike, por ende i diskutueshëm politikisht.
    3. Retorika kundër opozitës – Artikulli sulmon drejtpërdrejt liderët e opozitës, duke i quajtur “marioneta “të varur nga e kaluara, është thjeshtë një etiketim, pa fakte dhe pabazë.
    4. Votat dhe veteranët – Përmendja e votave të Ramush Haradinajt në kontekstin e veteranëve lë të kuptohet një manipulim elektoral. Kjo është një akuzë serioze dhe, nëse vërtetohet, duhet të adresohet me fakte konkrete, jo thjesht si një tezë spekulative.
    5. Pyetja e fundit për Kosovën Lindore, është vetëm një provokim retorik. Në realitet, çështja e Kosovës Lindore, është një çështje shumë më madhore sesa një veprim i njëanshëm i Kosovës. Kjo pyetje duket më shumë si një tentativë për të goditur UÇK-në sesa një analizë serioze e historisë.
    Si përfundim, shkrimtari ka përdorur një gjuhë mjaft të polarizuar dhe etiketime të forta që nuk paraqesin objektivitetin.
    Për ata që kërkojnë të kuptojnë më mirë situatën, do të ishte e nevojshme të analizojnë më shumë fakte dhe më pak emocione.

  2. Lis Bukuroca eshte i preferuari im. Pothuajse te gjitha shkrimet e tij me pelqejne. I lexoja te gjitha me shume deshire. Edhe me tej ai per mua mbetet i vecante, por nuk mund ta kuptoj se si ben kaq shume pas Albinit. Nuk di se cka gjen tek ai qe e perkrahe kaq shume. Thene shkurt e shqip, opinionet qe z. Bukuroca i ben per Albinin dhe VV per mua jane te pavlera dhe fare nuk jane reale.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu