ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Kurti, Osmani dhe Konjufca pas takimit me ambasadorët e Quint-it: Jo referendum i Serbisë…, serbët pjesëmarrës të tij me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja.

Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

Për më tepër, institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë. Sepse, para se OSBE-ja të bënte mbledhjen e votave, do të mbahej një proces tërësisht ilegal i hapjes së qendrave të votimit e kutive të votimit në territorin e Republikës së Kosovës për një referendum të një shteti tjetër, pra Serbisë, e ky proces do të organizohej nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë. Ashtu siç dëshmohet në letrën e dërguar OSBE-së nga ana e autoriteteve serbe, arsyeja pse Serbia insiston t`i hapë vendvotimet edhe në Kosovë është sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Prandaj edhe dëshiron ta shfrytëzojë referendumin si mjet të shtrimit të sovranitetit të saj mbi Kosovën. Rrjedhimisht, qëndrimi i institucioneve të Kosovës nuk ka fare të bëjë me OSBE-në, por me kundërshtimin e kësaj tendence të vazhdueshme të Serbisë, e cila dëshmon pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës.

Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin  Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

***

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e vendeve  të QUINT-it në lidhje me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit se më vonë do të lëshohet një komunikatë e përbashkët për media në lidhje me këtë çështje.

Ai po ashtu ka thënë se për nesër është thirrur një seancë e jashtëzakonshme në orën 14:00.

“Posa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, unë dhe dy zv/kryeministrat. Të tri insitucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp, dhe pas kësaj do të mund t’iu përgjigjemi pyetjeve të juaja. Unë po shkoj në kryeministri për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për nesër në orën 14:00”, ka thënë Kurti.

**

Ka përfunduar takimi i mbajtur mes presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it, që për temë patën mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Ambasadorët e Shtetet e Quint-it pas takimit nuk pranuna të deklarohen për media.

***

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në ndërtesën e presidencës së Republikës së Kosovës.

Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Nis takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

Pas kërkesës ndaj Qeverisë për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it po zhvillojnë takim me krerët e institucioneve.

Në objektin e presidencës, diplomatët ndërkombëtarë po diskutojnë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Qeveria e Kosovës ka qenë e prerë në vendimin kundër lejimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë më 16 janar.

Pas takimit me Kurtin, ambasadorët e QUINT-it nisen drejt Presidencës

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvlluar një takim me kryeministrin  e Republikë së Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ky takimme Kurtin sapo ka përfunduar.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it tashmë janë drejtuar drejt preisdencës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Një takim i tillë vjen pas letrës së dërguar në mëngjes, ku kanë kërkuar që të lejohen serbët të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e mëhershme ku OSBE-ja merrej me grumbullimin e votave.

QUINT-i takon Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti sot do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në ora 12:00.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.

Siç merret vesh, temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Megjithëse presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje.

Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu