ARKIVI:
31 Janar 2025

Kush e nënshkroi dhe themeloi Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kush ia fali Çakorrin dhe Kullën e Zhlebit, Malit të Zi?

Shkrime relevante

Sherifat e groshës në filmat e Hiçkokut !

Dijana Toska, gazetare, Shkup Më pëlqejn njerëzit që vijnë nga rrethina e...

Kryeministri Albin Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit!

Paparaci.com, Prishtinë më 30/01/2025 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar...

Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

Florim Zeqa Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të...

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e...

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

Nga: Aurel Dasareti Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Eh se çmë zuri belaja me teknikën e re të të shkruarit me kompjuter. Po ta kishte ditur Gutenbergu se çka do të ndodh pas 650 vjetëve, nuk do ta kishte lodhur mendjen aq shumë me shkronjat dhe shtypin e shtypshkronjën që llogaritet si një nga zbulimet më të mëdha të teknikës, pas zbulimit të rrotës. 

Kur hyra në enciklopedinë suedeze dhe lexova për Gutenbergun, pash se edhe viti i lindjes së Gutenbergut ((Johannes Gutenberg 1394, ca 1400 och död: 3 februari 1468)) ishte i ndryshëm nga ai në gjuhën shqipe, 3 vite më vonë (1397). 

Më gëzoi fakti se nuk qenkemi larg botës përendimore, vetëm 3 vjet (Gutenbergu lindi më 1397, në Majnci e vdiq më 3 shkurt 1468 (68 vjet, Perandoria e Shenjtë Romake. Gutenbergu me profesion ishte gdhendës, shpikës dhe shtypë,  njohur për “Shpikja e shtypshkronjës së lëvizshme” 

Një e dhënë tjetër historike e Gutenbergut gjerman ishte se viti i vdekjes1468 përkonte me vdekjen e të madhit Skënderbe (1468). 

Çfarë rastësie. 

Po ne shqiptarët si duket nuk kemi probleme vetëm me të huajt kur shkruajm për datat e lindjes por edhe me shqiptarët. Dritëro Agolli ”kishte dy data të lindjes”, një në Shqipëri (Dritëro Agolli lindi në Menkulas, 13 tetor 1931) kurse në pasthënien e librit ”Poezi”, Dritëro Agolli, botuar në Rilindja, Prishtinë 1978 nga Anton Berisha, ”Poezi e njeriut, e jetës, e tokës” fq. 77 thot: ”Dritëro Agolli  (lindur më 1929, në fshatin Menkulas, krahina e Devollit; R. S. P. e Shqipërisë). 

Tash së fundit u bë zhurmë edhe për datëlindjen e Adem Jasharit. Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë por sipas Nexhmedin Spahiut, Adem Jashari ka lindur më 10 tetor 1955, e jo më 28 nëntor 1955. 

(“Spahiu iu referua këtij dokumenti kur tha se Adem Jashari ka lindur më 10 tetor”

Veriu.info, 19/08/2018) 

https://veriu.info/spahiu-iu-referua-ketij-dokumenti-kur-tha-se-adem-jashari-ka-lindur-me-10-tetor/ 

Këto 22 vjetët (1999-2021) që udhëheqin ”shqiptarët” në Kosovën e lirë, do të mbahen në mend nga gjeneratat e ardhshme si kohë e errët, si në Mesjetë, kohë jo e ndritur për faktin se në dëm të Kosovës dhe në kundërshtim të popullatës shqiptare ndodhën dhe po përseritën tradhtitë kombëtare, në tkuarjen e kufinjëve të Kosovës, edhe ashtu të cunguar. 

Kush po bën më shumë për (sh)bërjen e shtetit të Kosovës? 

Ata që u thirrën në luftën e drejtë dhe lirinë e Kosovës, të vjelat i hëngrën vetë ata, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj me vëllezër, të afërm e partiakë. 

Ndryshe kisha mendua, e ndryshe zgjodha të shkruaj, me disa nëntituj, nga politika, për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn e Isa Mustafën, për ato që as sot, pas disa vjetëve, të “çlirimit”, nuk po dihet çka dhe kush ka bërë më shumë për (sh)bërjen e e shtetit të Kosovës? 

E para, bisedimet “teknike” me Serbinë, që i “udhëhoqi” (S`)Edita (Pahiri-Tahiri); 

Asociacionin e komunave me shumicë serbe; 

Demarkacionin Malin e Zi dhe korrigjimi i kufijve me Serbinë etj. 

(Çfarë përmban marrëveshja për Demarkacionin në mes Malit të Zi dhe Kosovës? (DOKUMENT) 

https://klankosova.tv/cfare-permban-marreveshja-per-demarkacionin-ne-mes-malit-te-zi-dhe-kosoves-dokument/ 

Liberalizimi i vizave në duart e udhëheqësve 

A ishte Demarkacioni kushti i fundit për liberalizimin e vizave? 

Kush ia fali disa kilometra tokë Malit të Zi (Qakorin, Zhlebin)? 

Dhe përsëri huti, Thaçi thot: 

“Unë s’e kam nënshkruar Asociacionin e Komunave Serbe, LDK-ja e ka nënshkruar” 

https://veriu.info/thaci-une-se-kam-nenshkruar-asociacionin-e-komunave-serbe-ldk-ja-e-ka-nenshkruar/ 

 “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një deklaratë jashtëzakonisht kontradiktore, pas një takimi që ka mbajtur me kryeministrin Haradinaj dhe ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie. 

Ai ka thënë se nuk e ka nënshkruar Asociacionin e Komunave Serbe, duke ia lënë përgjegjësinë për këtë Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

E ish kryetari i kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mohon: 

“Unë nuk e kam themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe” 

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ai nuk e ka themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se vendimi për këtë Asociacion ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër i vendit. 

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa iu është drejtuar presidentit Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veselit, ministrit të Drejtësisë Ableard Tahiri, ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit dhe deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. 

Por ka qenë pikërisht Hashim Thaçi i cili më 19 prill të vitit 2013, atëkohë kryeministër i Republikës së Kosovës, i cili kishte nënshkruar marrëveshjen e parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel së bashku me Ivica Daçiqin”. 

Isa nuk ndalet: “Isa Mustafa i quan gënjeshtarë ata që po e akuzojnë se e ka nënshkruar Asociacionin” 

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për akuzuat që i janë bërë ati, për marrëveshjen e Asociacionit”. 

Isa Mustafa: Hashim Thaçi, Kadri Veseli…, po gënjejnë. 

Isa Mustafa nuk e “mbron” veç vetvehten por mbron edhe Sali Berishën dhe Lulin.  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojte kreut opozitar shqiptar, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës. 

Basha e Berisha po akuzohen për aktivitet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi. 

Por, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha të martën se “Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës”. 

“ISA MUSTAFA: SPECIALEN E VOTOI KUVENDI JONË, JO BASHA E BERISHA” 

E Ramush Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: “I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë” dhe: 

“Mua s’do të mundnin me ma blloku rrugën” e ka fjalën për serbët e Veriut, që e mbajtën të bllokuar disa ditë në fund të shtatorit, “Haradinaj për situatën në veri: Mua s’do të mundnin me ma blloku rrugën”, Gazeta Express, 28/09/2021 21:35, derisa arrihet Arrihet marrëveshja në parim midis Kosovës dhe Serbisë për targat “Kosova dhe Serbia njoftuan se kanë arritur në marrëveshje për zgjidhjen e krizës me targa të automjeteve”, më 30. 09. 2021 ~ 08.10.2021. 

Po për “Korrigjimin e kufijve me Serbinë? 

Hashimi, kur dilete në ekranin e RTK-së, folte pa u ndalur duke mos i lënë debatuesit që ti bëjnë pyetje. Krejt bdryshe ishte në një debat në Shqipëri: 

“Nuk je në RTK këtu o Hashim Thaqi, Ndiqe dhe Shperndaje Videon! 

August 30, 2020. 

http://goandwatch.com/nuk-je-ne-rtk-ketu-o-hashim-thaqi-ndiqe-dhe-shperndaje-videon/ 

“Korrigjimi i kufijve të Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës janë dy terma që kanë ndarë në dy kampe politikën në Shqipëri dhe Kosovë. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emision live kapet me të ftuarin në lidhje për Kosovën për korigjimin e kufijëve. 

-Kujt me i besua? Hashimit, Kadri Veselit, Ramushit e Isës? 

-Askujt. 

Hashimi është si gjarpëri, kudo që ka shkelur, edhe tokën e ka helmuar e këmbët i mëshifte, deri më 2020 kur edhe ai u burgos. 

A e lajte mikin o Salih ? 

Salih Bajramin e kishin pas pyetur: 

-Salih, a e lajte mikin? 1*) 

-Po unë pe “laj” po ai pa fllqiet apet. 

1*) Salih Bajrami Krasniqi lindi më 1919 në fshatin Llashka Drenoc të Prekorupës komuna e Malishevës, vdiq më 1987. Është një ndër rapsodët më të njohur shqiptar të Kosovës. 

Një rapsod tjetër i njohur  i këtij fshati,  ka qenë edhe Feriz Krasniqi, i cili për shumë kohë ka kënduar së bashku me Salih Krasniqin. Ferizi u lind në vitin 1927 po ashtu në fshatin Drenoc të Anadrinit.  Ka vdekur në maj të vitit 1999 në malet e Damanekut. 

Edhe Ferizi kishte dy data të lindjes: Vitin 1924 dhe 1927. 

Kështu mendon studjuesit, Sheqfqet Pllana në një video më 1960, ku kishte mysafirë: Salih e Feriz Krasniqi,, Tahir Drenicën, Hashim Shalën dhe Qamilin e Vogël. 

Anekdotën: A e lejate Salih mikin, tregon se si “miqt” iu kërkonin shumë para para se ta martonin qikën. Babai djalit, dhëndërrit detyrohej të shiste edhe kitë e zjellës e tokë për me e marrë nusen, me e martua djalin. 

E kur e pyesin Salihin “A e lajte mikin”, ai përgjigjet: 

-Unë pe laj por ai prap pa flliqet, dmth po lyp përsëri pare, lesh, pamuk e tesha …. 

 

Malmö, 9 tetor 2021 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu