ARKIVI:
6 Janar 2025

Kush e solli Efendi Lumir Abdigjikun në LDK?

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Bardh M. Nengurra 
___
Nuk pretendoj se jamë aq i mençur e as ndonjëfar analisti, por qebesa intuita ime bukur shpesh po delë e sakt. Ama do isha tepër i pasinqertë nese nuk e pranojë një dukuri që më ndodh mua pothuaj gjithmonë përgjatë jetës time. Ja cila është kjo: … sa hërë kam takue dikend dhe nese më ka lan përshtypje të mirë pas pak kohe jamë zhgënjye në ata njerëz sa s`ka. Dhe me shumicën edhe jan krijue raporte acaruese deri te kufini i armiqësisë.
Kryetari aktual i LDK-së efendi Lumir Abdixhiku kur ishte student shkruante shkrime analiza politike dhe ato shpesh i dergonte për botim në Revistën ZEMRASHQIPTARE.NET që ato vite ishte ndër revistat e rralla të internetit në gjuhën Shqipe. Unë në atë revistë isha pjesë e Redaksisë ( Redaktor për rubriken Komente ) dhe shkrimet e Lumir Abdixhikut i botonim dhe unë bashk me të ndjerin Kadri Mani si të vetmit nga Redaksia veprimtar të LDK-së dhe perkrahësa të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës shkrimet e Lumirit shpesh i shperndajshim te miqësia e jonë e edhe nëper Revista, e portale tjera. Unë ato vite si Redaktor e Lumiri si student nuk njiheshim mes veti, por unë si veprimtar ( militant krenar ) i LDK-së mbaj mend se kam ba disa komente dhe shkrime ku Lumir Abdixhikun e kam propozua për kuadër të LDK-së, mbaj mend se e kam shkrue disa herë emërin e ti mes atyre që shpresoja unë se do jenë e ardhmëja e lumtur e LDK-së dhe Dardanisë. Pra e pranojë se dikur e kam respektue shumë këtë njeri.
Ja erdh edhe dëshpërimi. Erdh sepse ky dhelpnak i infilturar në rrejtin e SOROSIT fare se paska pas seriozishtë ato që i shkruante për LDK-në , per Presidentin Rugova dhe as për të Djathtën Shqiptare.
Lumir Abdixhiku mjeshtrishtë priti momentin më delikat të LDK-së në Historinë e sajë tri dekadash, dhe si parashutist u futë në LDK.
Shumkush ( edhe unë mes tyre ) e kemi thënë se mirë u bë që erdhi sepse ai duhet të jetë kuadër i zoti si ish student i Akademikut Isa Mustafa. Akademiku Isa Mustafa në atë kohë ishte Kryetar i LDK-së dhe edhe Kryeministër i Kosovës. Lumir Abdixhiku menjëherë ja fillojë punës, por jo për të mirën e LDK-së e as të Kosovës, ai filloj punën për ngritjen e vetëvetës në karriken e Kryetarit të LDK-së  duke menjanue secilin rival potencial që mund ta merrte kreun e LDK-së pasi tashma në horizont shifej dorzimi i Kryetarit Isa Mustafa.
Në zgjedhjet Lokale ku LDK në Prishtinë doli me kandidat z. Arban Abrashi përball Shpend Ahmetit të VV-së, jan të gjitha faktet se Lumir Abdixhiku bashk me Vjosa Osmanin lobuan kundër Arban Abrashit dhe per pak vota LDK humbi, humbi sepse dyshja e “FAMSHME” Lumiri e Vjosa ja dhanë pushtetin në Kryeqytet Shpend Ahmetit dhe VV-së antishtetrore të Albin Kurtit.
Kur u formua Qeveria e koalicionit VV-LDK me Kryeministër Albin Kurtin, Lumir Abdixhiku u emnua Ministër i Infrastrukturës, por kur pas gjashtë muajve ra kjo Qeveri dhe u formua tjetra me Profesor Avdullah Hoti si Kryeministër , Lumir Abdixhiku refuzojë postin që i kishte dhanë Albin Kurti dhe të cilin post perseri ja ofrojë kolegu i Partisë , Kryeministri Prof. Avdullah Hoti.
Qeveria e Kurtit ra sepse Kurti sulmojë Shtyllën ma të fortë të LDK-së, sulmojë dhe shkarkojë nga posti i ministrit z. Agim Veliu njeriun që per 3 dekada e bani krahinën e Llapit Bastion të pamposhtur të LDK-së. Qeveria Hoti ra poashtu sepse Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmanin disa herë jo vetem se apstenonin , por ata edhe votonin kundër Qeverisë dhe ministrave të LDK-së.
U mbajtën zgjedhjet e vitit 2021 dhe fituese doli Vjosa Osmani me listën e sajë GUXO në koalicion me VV-në. LDK pësojë ramjën ma të madhe në historinë e sajë dhe Kryetari Isa Mustafa dha dorëheqje.
Për qudi kur krejt populli i Kosovës e jo vetem votuesit, antarët dhe perkrahësit e LDKsë pritem se Kryetar i ri i LDK-së do zgjidhet Akademik Kujtim Shala , nga LDK doli kumtesa se kandidat janë Anton Cuni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa dhe pas disa ditëve, pak para se të mbahej Kuvendi i Parakoshëm z. Cuni dhe z. Haziri u tërhoqën dhe mbeten në garë Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Në kuvend me vota shumicë fitojë Lumir Abdixhiku dhe u kurorzua Kryetar i LDK-së.
Posa mori timonin ky njeri ja fillojë sulmeve, paralajmrojë se duhet me i largua kuadrot e vjetra dhe u perfolën emërat e Agim Veliut, Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit. Haki Rugoven e largojë vdekja sepse ai ishte i sëmurë dhe vdiç ato ditë. Një mangut për Lumir Abdixhikun dhe ky tash ju sul Degës së LLapit në Podujevë, shkarkojë arbitrarishtë ( duke shkel Statusin e LDK-së ) nga Kryetari i Degës z. Agim Veliu dhe futi përqarje mes simpatizantve të LDK-s atje sa u krijuan dy tri fraksione dhe Dega LDK pothuaj u shkatrrua ndërsa pushtetin në Podujevë e mori VV-ja e Albin Kurtit me në krye një matrapaz, një njeri virus për ta shkatrrue LDK-në, me Shpejtim Bulliqin. Zhurma që u shkaktua në Podujevë e friksojë si duket pak  Lumir Abdixhikun dhe ai heshti, nuk ju sul direkt Lutfi Hazirit. Mirpo Luftiun e la në baltë të luftojë vetem kundër të gjithve në zgjedhjet Lokale dhe Gjilani që ishte poashtu bastion i LDK-së nëper vite. Edhe Gjilani tash ra në duer të VV-së së Albin Kurtit.
Dhe thua se nuk i mjaftuan këto lojna e tradhëti kundër LDK-së që i bani në vazhdimsi me perfiditet Lumir Abdixhiku, ai tash kur Populli i Kosovës u shtrie per toke nga qeverisja e keqe dhe izolimi deri edhe gati shtetshkatrrimi i Albin Kurtit dhe kur votuesit e simpatizuesit e LDK-së gjithandej Kosovës dhe nëper mergaten tonë po mobilizohen dhe po bëjnë gjithcka mund bëhët që zgjedhjet ti fitojë LDK-ja dhe ta rikthejm LDK-në aty ku ajo e ka vendin , sapo lexova këtë deklaratë të Lumir Abdixhikut të postuar në FACEBOOK:….” Unë besoj në Zot, jam musliman e besimtar …” Këtë deklaratë e kishte postua Gazeta MOMENTI.
Efendi Lumir Abdixhiku, cka i duhet kujt kush je ti fetarishtë dhe cka beson ti?!!!
Kam ndëgjua se ti mbrojtjën e Disertacionit e ke fillue me BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM dhe më beso se kam besue se po ta shpifin kundërshtarët.
Kam ndëgjua se ti frekuenton xhamijat dhe shkon ne namaz dhe poashtu kam besue se edhe kjo është shpifje e kundërshtarve tu dhe të LDK-së.
Tash kur shof dhe lexojë komentet e tua që i ka botue Gazeta Momenti cka të them? Çka të besojë?
Mua dhe bashkëshortës time fillimisht na shkojë mendja se ti këtë e ke ba për ti vu në lajthitje xhematin e xhamijave dhe pastaj me ua marr votat atyre, por menduam bashk unë dhe ajo dhe na u duk veprim naiv, veprim i ultë dhe asesi nuk po mundemi ta besojmë edhepse çfar njeriu je ti per interes tëndin çka nuk bënë.
Por unë ta them publikshtë se ti si SOROSIST dhe si virus shkatrrues i futur në LDK për ta shkatrrua ate, për ta vazhdue aty ku e la bashkvendasi yt, njeriu kufomë Nexhat Daci këto deklarata i ke bë për ta demantue mjerueshmëm dhe poshtërsishtë shkrimin e botuar në ” THE NEW YORK TIMES” me titullin ” DUAN TA RINGJALLIN TË KALUARËN PARA -ISLAMIKE ”  .
Bravo Lumir Abdixhiku! Shkele Statutin e LDK-së dhe hudhe përtokë ashtu si ke hudhë duke e largua nga zyret e LDK-së Fotografinë e Ibrahim Rugovës.
Refuzo e kundërshto, injoro e përbuzë gjithçka thojnë dhe shkruajn Gazetat e Amerikës. Kështu i ban argat Albin Kurtit shefit të Procestmbajtjëses Vjosa Osmani Shefes tënde. Koordinohuni mirë se vetem të koordinuar bashk ju shkatrroni jo vetem LDK-n, por edhe Kosovën.
Lumir Abdixhiku, mos e harro se edhe po u shkatrrue fare struktura e mirfilltë e LDK-së dhe ta bajsh ti këtë LDK-në që po i prinë parti Lidere e Kosovës , kurr mos mendo se Shuhet Fryma e Shenjtë e LDK-së , Fryma e Dr. Ibrahim Rugovës.
Një ish mik i imi mergimtar në Francë neper komente sa herë permendet emni jot , ai e shkruan Lubomir dhe disa herë e kam kundërshtua. Po ta them se do i kerkojë falje ati sepse vertetë veprimet e tua tash në prag të fillimit të fushatës zgjedhore duke deklarue se je MUSLIMAN vërtetë më duken sikur ti kishte ba dikush me emërin Lubomir.
Unë në familjën time gjithmonë qe tri dekada kemi votua LDK-në, do e votojmë edhe tani dhe edhe gjithmonë deri në vdekje, por ti kurr nuk e merr voten tonë.
Nese është e sakt se po që se nuk është votua bartësi i listës fletëvotimi shpallet i pavlefshēm,  atëherë e paq në qafë LDK-në dhe 9 deputet e deputete tjerë të LDK-së qē do mbeten pa 9 votat e familjës time.
Edhe pa këtë pisllak për fenë ty nuk ta kisha dhënë voten sepse ta bësh listën për Deputet me përplot emëra anonim që mos të them sikur me i pas gjetë në rrugë , ndërsa në listë nuk gjete vend për Profesorin Universitar në Paris z. Valon Murtezaj pastaj për Porofesorin Haki Demolli, për Akademikun Frashër Demaj, e edhe sa e sa tjerë kuadro. Andaj ti nuk e meriton voten e votuesve të vertetë të LDK-së.
Sa shumë po bindem se kam të drejtë në bindjen time se shqiptarëve me origjinë nga Kosova Lindore , nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria per shtat gjenerata nuk duhet me ju lejue asnjë post publik e politik në Kosovë.
Gjithë ata që kan ardhë me jetue në Kosovë nga këto vende . Kosova i ka pranue dhe i ka shkollue, por pos Esat dhe Hasan Mekulit nga Mali i Zi dhe pos Idriz Ajetit nga Kosova Lindore të gjithë të tjerët kan ba poshtërsina dhe sa kan mujtë e kan shkatrrue Kosovën.
*
Sarpsborg, Norvegji, më 04.01.2025

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shumë keq kur gjenerata e vjeter bëhet kunder gjeneratës së re. Kush je ti qe e vlerëson një të ri sikur Abdixhikun, qe me vota të rinisë shqiptare është ardhur në krye të LDK. I cili e mori LDK me 12% e që vetëm për 6 muaj arriti të del partia e parë në zgjedhjet lokale duke i fituar 8 komuna. Kjo çfarë ke shkruar është vetëm një turp dhe paraqet një urrejtje !
    Më 9 shkurt kur ta shohësh rezultatin me fitoren e Lumirit do të turpëroheni përsëri Ti dhe përçarësitë tuaj.

  2. Unë s`kam pse turpërohem sepse asnjë shkronjë e jo më asnjë fjalë në shkrimin tim për Lumir Abdixhikun nuk e kam shpif as nuk kam gënjye. Dhe ti që se ke guximin ta tregosh as identitetin tënd kur futësh me kunderkomentue, ta them unë se Lumir Abdixhiku duhet me jetue edhe 35 vjet tjera për ta arritë me i dhanë LDK-së atë që ja kam dhanë unë dhe gjenerata e ime. Neve kemi veprue për LDK-në edhe kur policia e Millosheviqit si qen të qartur na ndiqnin rrugëve të Kosovës. Jeni hallakat në kokë ju shqiptar zinjët me budallaqet e palogjikshme dhe pise: … gjenerata e vjetër , dhe gjenerata e re. Kryetari aktual i SHBA-ve z. Baiden kur u zgjodh para katër viteve ishte 80 vjecar. Kryetari i ardhëshëm i SHBA-ve z. Donald Tramp asht 78 vjecar dhe nese nuk e dini po ju tregojë se Kryetari i Amerikës asht Kryetari i Krejt Botës. Vetem ju fëmijët rrugaq të kombit tonë meqense nuk po kini tru me punue në profesione tjera , po i bani turr politikës dhe pasi po i lexoni nja 5-6 fjali të FACEBOOK-ut apo TIK-TOK -ut po mendoni se meritoni me u futë në politikë dhe me u ba Deputet e Minsitra. Kjo mendësi e juaja asht njejt sikur p.sh. baba i juej ka punue dhe ka derdhë djersë e gjak 30-50 vjet me ndertue një shtëpi për fëmijët e vetë, por posa fëmijët rriten dhe ju dalin dy qime ner hundë dhë në nersjetullë, me i thanë babës: …hajt ik ti tash se sdin gja, ik se je gjenratë e vjetër e leshona neve të rinjve. Nuk e ka fitue Lumiri pushtetin Lokal por e ka fitue elektorati i LDK-së që e pau gabimin që bani në zgjedhjet e Pergjithshme dhe ja dha pushtetin një psikopati paranoid , mashtrues perfid dhe demagog cfar asht Albin Kurti. Shpresojë dhe lutem që votuesit e LDK-së perseri ta mundin Albin Kurtin, dhe besojë se do e bajnë këtë , por jo per Lumir Abdixhikun , por per veten e tyre , per LDK-në dhe për Kosovën. Sepse Lumir Abdixhiku që duke shkel Statutin e LDK-së arbitrarishtë shkarkon Agim Veliun që ishte bastion i LDK-së dhe sot Llapin e ka VV-ja aspak nuk merzitet për LDK-në më sa u merzit bashkvendasi i ti mjerani Nexhat Daci. Lumiri asht në LDK për ta ndihmue Albinin dhe Lumiri i sherben urdhërave të Vjosa tradhëtarës.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu