ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kush është më e pranueshme: Shkëmbimet territoriale apo Asociacioni i Komunave Serbe?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Republika e Kosovës e njohur nga një shumicë shtetesh por akoma jashtë OKB gjëndet përballë një dilemenëse do të pranojë apo jo idenë e Asociacionit të  Komunave Serbe   të rekomanduar nga BE në një kohë kur qeveria paraardhëse e Ashim Thaçit kërkoi një shkëmbim territoresh në vënd të asociacionit të komunave serbe; dhe jo pa arësye. Pasi Thaçi u burgos në Hagë së bashku me drejtues të tjerë (për mendimin tim me patë drejtë dhe ka argumenta të forta për këtë), ardhja e një Kryeministri tjetër  si Albin Kurti i  cili fitoi sepse mungonte njëra nga partitë politike më të forta që drejtoi Kosovën, problem i  normalizimit të marëdhënieve me Serbibnë kaloi në një nivel tjetër, në dukje më demokratik por në essencë mendoj se është më djallëzor për të ardhmen e Kosovës, dhe kjo ishte idea e asociacionit të komunave serbe në vend të shkëmbimeve territorial. Kjo shkaktoi në Kosovë dhe Shqipëri një furtunë politike se si do të realizohej kjo gjë e cila do të kompromentonte shtetin e Kosovës duke patur brënda vëndit komuna vetëqeverisëse që do të kenë  mundësira të plota për kërkesën për bashkim me Serbinë ose për të destabilizuar Kosovën në momente të caktuara. Historia shkurtimisht  është kështu:

-Shkëmbimi i  tokës Kosovë-Serbi është një shkëmbim territorial i  propozuar ndërmjet Serbisë dhe shtetit pjesërisht të njohur të Kosovës për të bërë kufirin e tyre të kalojë përgjatë vijave etnike. Fillimisht e refuzuar nga bashkësia ndërkombëtare, përparimi i  vogël i  bërë nga negociatat Prishtinë-Beograd të mbështetura nga Bashkimi Evropian e ka sjellë i denë në konsideratë më të madhe në BE dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara. Shkëmbimi territorial në përgjithësi diskutohet për të përfshirë një transferim të Luginës së Preshevës të Serbisë me shumicë etnike shqiptare në Kosovë dhe kalimin e rajonit me shumicë etnike serbe të Kosovës Veriore të Kosovës në Serbi. Është propozuar edhe kalimi i  komunës serbe të Medvegjës në Kosovë. Kjo komunë, edhe pse me një pakicë të konsiderueshme shqiptare, është kryesisht serbe etnike

Në vitin 2018, presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaruan gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar një shkëmbim territorial mes dy vendeve. Komisioneri i  atëhershëm Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn, tha se “duke thënë asgjë nuk duhet të përjashtohet në këtë fazë”, por u kërkoi të dy liderëve “të sigurojnë që çdo marrëveshje të mos destabilizojë rajonin më të gjerë”. Mirëpo, në vitin 2020, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë ide, duke deklaruar si justifikim për këtë se kosovarët tashmë kishin “vuajtur mjaftueshëm”. Në përgjithësi, udhëheqja kosovare ka qenë më i  padëshiruar ndaj propozimit sesa ai serb.

Disa vende kanë shprehur mbështetje ose më mirë mungesë kundërshtimi ndaj i desë në rastin kur ajo u plotësua në formën e një marrëveshjeje dypalëshe. Vende të tilla janë Austria, Belgjika, Hungaria, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara. Vende të tjera kanë marrë qëndrime të ashpra kundër kësaj ideje, këto janë Finlanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe shumë nga fqinjët e Kosovës dhe Serbisë si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i  Zi dhe Maqedonia e Veriut (shkëmbim territoresh kosovë-serbi – ëikipedia).

-Shoqërimi i  Komunave Serbe gjithashtu Asociacioni i  Komunave Serbe, është shoqërim vetëqeverisje i  komunave me shumicë serbe në Kosovë. Propozimi i  shoqërimit erdhi si rezultat i  Marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Shoqërimi pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave.

Pas përfundimit të Luftës së Kosovë më 1998-99, misioni i  OKB-së UNMIK u themelua nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, morrën nën kontrollë Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Në shkurt të vitit 2003, Shoqërimi i  Komunave dhe Vendbanimeve Serbe të Kosovës dhe Metohisë u themelua me seli në Mitrovicë, si një shoqërim e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo u konsiderua e paligjshëm nga Qeveria e Kosovës.

Formimi i  saj ishte parashikuar nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Me këtë marrëveshje, u ra dakord gjithashtu se Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anasjelltas. Në një intervistë për RTK-në, presidenti i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi tha se, themelimi i  një Shoqërimi të Komunave Serbe është në thelb i  pranueshëm nga Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i  Ahtisarit, ndërsa kryetari i  partisë AAK, Ramush Haradinaj e mbështeti këtë duke thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon asociacionin e komunave, por pa mbajtjen legjislative, gjyqësore ose ekzekutive.

Asociacioni do t’i përfshinte këto komuna: Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani, Shtërpca, Kllokot-Vërboci, Graçanica, Novobërda, Ranillugu dhe Parteshi. Sipërfaqja e komuave është gjithsej 1,708 km2, ndërsa popullsia prej 123,979 banorë. Marrëveshja e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit u kritikua nga shqiptarët e Serbisë Jugore pasi ata besojnë se Marrëveshja e Brukselit i  jep serbëve autonominë në Kosovë dhe kështu garanton një nivel të ngjashëm autonomie për komunat në Serbi që kanë një shumicë shqiptare. Partia Vetëvendosja ka organizuar gjithashtu protesta të dhunshme kundër marrëveshjes, pasi ata besojnë se një rajon serb autonom brenda Kosovës do të prishë sovranitetin e vendit dhe do të çimentonte ndarjen etnike.

Kisha Ortodokse Serbe e ka quajtur marrëveshjen “një tërheqje të plotë të institucioneve të Serbisë nga territori i  krahinës së saj jugore dhe krijimi i  autonomisë së kufizuar të komunitetit serb në zonën në veri të urës së i brit në Mitrovicë brenda krijimit të Hashim Thaçit”.  Serbët në Kosovën Veriore janë mbledhur gjithashtu kundër marrëveshjes, dhe në mbështetje të rregullit të vazhdueshëm të Kuvendit në komunat me shumicë serbe?! (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashk%C3%ABsia_e_Komunave_Serbe).

Në këtë rast përplasjet e Kurtit më BE dhe SHBA nuk janë pa baza dhe arësyeja kryesore është se meqënëse Serbia po insiston shumë sigurisht duhet të ketë diçka jo të mirë për Kosovën dhe ajo diçka jo e mirë e spjegova më lart. Nga ana tjetër, Kurti ka nënvlerësuar rolin e Shqipërisë për të ndihmuar në këtë problem, dhe këtu rolin më negativ e ka Foltorja dhe disa qarqe antishqiptare në Kosovë të cilat hedhin baltë mbi qeverinë shqiptare, duke harruar se kjo përçarje i  vjen shumë për mbarë Serbisë; sa më shumë të përçarë shqiptarët aq më mirë për Serbinë, ndoshta edhe e bëjnë me qëllim sepse dihet që UDB serbe ka spiunët e vet në Shqipëri e Kosovë që punojnë aktivisht për të mbajtur të ndarë Kosovën nga Shqipëria. Sigurisht  dihet që në Kosovë egziston një lobing politik  për të mbajtur Kosovën të ndarë nga Shqipëria dhe kjo fatkeqësisht është në interes të Serbisë dhe të fqinjëve të tjerë për ti mbajtur shtetet shqiptare të ndara, të vegjël, dhe lehtësisht të cënueshëm. Praktikisht nuk egziston asnjë projekt Shqiptaro-Kosovar për të bërë një Federatë shqiptaro-kosovare, sepse bashkë do të jemi më të fuqishëm dhe më të respektueshëm nga fqinjët dhe  bota.

Zgjidhja e problemit të asociacionit të komunave serbe sipas idesë serbe, do të thotë një lehtësim i  tanishëm por do të ketë shumë probleme në të ardhmen, kurse  shkëmbimi i  tokave do të ishte një mundësi për të dy palët, por edhe një hapësirë për të bashkuar trojet e ndara shqiptare.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Si të shkëmben takat e Kosovës me tokat e Kosoves Lindore po ashtu janë shqiptare të aneksuara nga Serbia. Dihet se Serbia ënderron natë e ditë për veriun e Kosovës se aty është Trepça, sa për formimin e asociacionot është normale të formohet por, mbrenda Kushtetutës së Rep të Kosovës.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu