ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kush është Pellazgu Matneere?

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Preshevë, tetor 2023

Pellazgu Matn-eere

  • Kush është Pellazgu Matneere ?

Pellazgu Matneere është pikërisht arbëreshi Giovani Emanuele Bidera në një libër autobiografik. Jemi në Europën e viteve 1700 -1800, kohë kur filluan të përcaktohen shtete, kufijë, kombet… Shumë akademi u ngritën për të mbrojtur etnicitetin e tyre. Shumë “Akademi” dhe akademikë (flas për Italinë) lindën në Europë në ato vite për të treguar vjetërsinë dhe lidhjet e forta me Pellazgët. Vetëm në Shqipëri nuk egzistonte një e tillë , pasi Shqipëria ishte thjeshtë një provincë turke ku nuk lejohej asnjë mendim i lirë.

Shumë shqiptarë të diasporës, sidomos arbëreshët – rilindas, mbrojtën ma forcë teorinë e prejardhjes Pellazge si populli më i vjetër i Europës: Ndër argumentet e forta që përdorën ishte një monument i vjetër që as pushtimet shekullore nuk e kishin shkatërruar: “Gjuha Shqipe” Bideri o Bidera siç e thërrasin italianët mbështetet shumë në këtë argument. Ai e quan veten “Pellazg” që  “Matneeren” dhe thotë që është fjalë shqipe. Pellazgu që mat erën (shpirtin). Një tjetër fjalë shqipe “SAMIR” , që të gjithë e mendojnë turke, është vetëm shqip SAMIR- ZAMER- Zemër thotë autori.

Ai ka shkruar shumë, por ne do ndalohemi tek vëllimi i parë i “Quaranta secoli su fue Sicilie, del Pelasgo Matn-eer,” Napoli , 1846.

Giovani Emanuele Bideri (Bidera siç e quanin italianët) ishte me origjinë shqiptare, ai lindi në Palazzo Adriano (Palermo) më 4 tetor 1784 nga prindër të varfër. Në vitin 1799 u dërgua në seminarin e Palermos , dhe prej aty në moshën tetëmbëdhjetë vjeç shkoj të ndiqte fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Napolit. I mbytur nga borxhet, ai u kthye në Siçili ku përdori zgjuarsinë e tij të pazakontë si aktor dhe komedian dhe duke dhënë disa prova si skenograf. Në këto vite ai filloi prodhimin e tij edhe si autor dramatik.

Bidera kishte botuar dramën “Ndarja e mallit”, në 5 akte, në një mjedis borgjez; komeditë “Diletantët (amatorë) e qyteteve të vogla”, në 5 akte, ku autori përdor përvojën e tij personale. “Kështjella e princit”, në 4 akte, “Tragicomania”, në 4 akte, botuar në Napoli më 1827; tragjeditë :“Alessandri mbret i Molossëve në Pandosi”; në 5 akte në vargje, Sybarët, gjithashtu në 5 akte në vargje, pasuar nga “Pak mendime për tragjedinë “I sybarët”; drama e Corinës në  Campidoglio, në 5 akte, botuar në Napoli më 1827, të cilën vetë autori e deklaron të interpretuar nga C. Tessari, me një interpretim të shkëlqyer në Teatrin Fiorentinëve në Napoli dhe rrjedh nga Corinne ou l’Italie nga Madame de Stäel: janë të gjitha vepra me përmasa modeste.

Më 1828-29 u botua në Napoli vepra e parë e rëndësishme e B. “Arti i deklamimit” të reduktuar në parime për përdorimin e forumit, foltores dhe teatrit, në dy vëllime, të cilat i paraprinë “Mësimet e deklamacionit dhe artit “nga katër vjet teatrale nga A. Morrocchesi; këto, shënohen nga një dekorim i ftohtë neoklasik: V. Monti, e mbi të gjitha V. Alfieri, konsiderohen modele stili dhe një shembull interesant dhe është i bollshëm në pjesën e fundit të vëllimit të dytë. Në Napoli, Bidera kishte gjetur përsëri një mjedis të përshtatshëm; nga takimet e tij me anëtarët e rrethit muzikor “Trascendentali”dhe nga këshillat e F. Romani-t e tërhoqi poezia melodramatike: ai i dha G. Donizettit dy librete,” Gemma di Vergy, në 2 akte, që rrjedhin nga tragjedia në vargje Charles. “VII chez ses grands vassaux “nga A. Dumas senior, vënë në skenë në Teatrin e  Skalës në Milano më 26 dhjetor. 1834, dhe “Marino Faliero”, në 3 akte, bazuar në dramën me të njëjtin emër të G. G. Bajronit, interpretuar në Thëâtre Italien në Paris më 12 mars 1835

Pasi u bë libretisti i Teatro S. Carlo, B. bashkëpunoi, ndër të tjera, me C. Coccia, G. Lillo dhe G. Balducci, për të cilët shkroi përkatësisht “Marfa” (1835), “Odda” di Bernaver (1837) dhe Bianca Turenga. (1838). Ai i dha E. Petrelës dy librete të tjera,” I “Pirati spagnuoli” dhe “Le miniere di Freinbergh” (të interpretuara në Teatro Nuovo në Napoli më 13 maj 1838 dhe 16 shkurt 1839).

Bidera në vitin 1837 kishte botuar broshurat dokumentare në Napoli 120 ditët e 1837 që është kolera e riprodhuar në Napoli dhe” Nëntëdhjetë ditët e fundit të kolerës në Napoli”, ndërkohë ishte vendosur në mjedisin gazetaresk napolitan, si një përshkrues i gjallë i jetës së përditshme piktoreske të qytetit të adoptuar. Ky prodhim i shpërndarë më pas kishte përmbledhjen e tij në, “Shëtitoren nëpër Napoli dhe “Konturet”.” Përdorimet dhe zakonet”, botuar në Napoli më 1844, vepra e tij më e mirë, e cila përbën një dokument me interes të madh për studimin e folklorit napolitan të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Pas vitit 1848 , B. u tërhoq në Palermo, ku themeloi një shkollë aktrimi dhe iu përkushtua kërkimeve në filozofi dhe gjuhësi.

Studiues i Pitagorës, ai u përpoq të sintetizonte kredon e tij filozofike në Triadën (restauruar në Napoli nga nipi i tij Ferdinando në 1877), që përmban Raportet rreth Triadës Pitagora dhe Indianit Trimurti, Timaeus of Locri me një paralajmërim mbi skiptonën shqiptare, e cila deklaron gjuhën e tij amtare dhe katër Dialogje ndërmjet Timaeut dhe Platonit. Miragoli kujton një traktat të çuditshëm të shkruar nga Bidera në vitet e fundit, euritminë dramatike-muzikore të deklaruar për ligjet fizike të trupave që bien të sheshit të distancës, letra nga E. B. kushtuar  Zonjës Sofia dhe M. Marcello një roman fantastik, i papërfunduar, Historia. ideali i 40 shekujve, i shpallur në shtojcën e Shëtitores si “Përralla historike dyzet shekullore nga pellazge Matn-Eer.

  1. vdiq në Palermo më 8 prill. 1858.

Në  tabllonë  e rilindjes sidomos asaj arbëreshe, është folur shumë për poetët e rilindjes arbëreshe , De Rada , Giovani Schiroi, Giuseppe Crispi , Masci e të tjerë etj, por siç thamë edhe më sipër, pak e kemi njohur Emanuel Biderën e Siçilisë, arbëreshin që tërë jetën mes shumë edhe vështirësive ekonomike nuk harroj të shkruante për vendin e të parëve , gjuhën dhe traditat.

Në vitin 2014 edhe Akademia e shkencës shqiptare ka publikuar një libër rreth De Radës dhe Biderës, por është  anshkaluar shumë qëllimi i vërtetë i veprë së  Biderë s.

Në parathënien e vëllimit të parë thuhet per Emanuele Biderën : “ nuk i përket asnjë shkolle Epikuriane për të shkatërruar të ardhmen , nuk është Stoik që nuk shijon të tanishmen, nuk është Trashendal që të humbasë, ai ka një sistem në vetevete që më të drejtë mund të thotë: “Libri jam unë”.

Vetë fjala Matn- eer jo nga gjithukush mund të lexohet në shqip, por vetë fjala Mat – Eer, Mat shpirtin. Më poshtë shkruhet: “Racconta a voi la storia di 40 secoli; ma vive  dacchë uomo a uomo , vive con l’eterna  idea che si trasfonde di generazioni in generazione, vive come linguaggio di suoi avi , che furono quei Pelasgi che Omero onoro con titoli di divini”( Ju tregon juve historinë  e 40 shekujve, që përcillet nga njëri burrë  tek tjetri (nga një brez tek tjetri,) jeton në idenë e përjetshme që trashëgohet nga brezi në brez, jeton me gjuhën e të parëve të tijë , që ishin ata pellazgë të cilët Homeri i nderoj me tituj perëndish.”

Në  librin e tij: “Pellazgu Matn -erë ” faqe vëllimi i parë  faqet 12-14 ai e fillon me fjalën Siçili o Trinakëria , siç quhej në antikitet dhe shkruan:

“Përshëndetje o tokë  e lumtur që Elimët e thërrisnin Trinakëria (Trinakria luginë  që në  gjuhën shqipe do të thotë nga Trine- Tre, e quajtur kështu edhe nga Pellazgët e lashtë  për figurën në  formë  trekëndëshi, Tre-krena për tre kepat – (cepat) që  janë  “Pelori”, “Pakino” e “Lilibeo”), ti që  ushqen në  fushat e tua të  qeta me bagëti e diell ( kështu quhet ishulli i Diellit)  ku Saturni fshehu drapërin e tijë të  artë ,( Saturni pasi i preu gjenitalet Uranit, babai i tijë  fshehu në Siçili drapërin), burimi misterioz i qytetit ku Cerere ngopi njerëzit me bukën e parë . Mendja ime e lirë  nga çdo ligj i hapësirës dhe kohës  kthehet në  malet e tua Erei. Malet Erei të quajtura kështu me emrin pellazgo – shqiptar Era- Vento , të  cilët akoma sot quhen “Erë ” janë malet shumë të  bukur, në kodrat e bukura, ( Bukeri vjen nga pellazgo shqiptarët , sot quhet kështu Bukuria o Bageria afër Palermos ) në  luginat e bekuara  (është  lugina e Elimës ose lugina e begatë ) tek simbolet Pelle -Grinaggi , lojërat, tek festat, dhe publiku i bindur për Pellazgët e mi.”

Dhe vazhdon po aty…

“Një  provë  e madhe  e identitetit pellazgjik shqiptar janë  emrat e hyjnive të  Poleteizmit  të  cilët sipas Herodoti ishin emra “Pellazg” në  kohët e shkuara, sipas historive të  vjetra dhe monumenteve, kishin fenë që hyjnizonte forcat e natyrës , ata ishin dega më  e vjetër i Helenëve  që  të  gjithë  pas Homerit adhuronin ato forca të natyrës dhe të  hyjnive mitike,  emrat e të  cilave ishin të  huaja për gjuhën Helene Jonike që fliste Homeri, por ato hyjnë  tek gjuha e Shqiptarëve që akoma sot në vendet që banonin shqiptarët të cilat i tregon dhe Homeri, ishin vende Pellazge të cilët nuk u shkrinë me Helenët, por u tërhoqën rreth e rreth Lisave antikë të Dodonës,

Pikë së pari Giove në shqip është Zea, shpirt , princip. ( fillim) Ndërsa Hera – Giugnione      ( qershor)   lindur  mbi lumin “Ibrasi” i korrespondon fjalës shqipe Hera-Kohë , sepse ishte themeli në atë kult i Shpirtit, që duke jetuar së  bashku me Kohën me boshllëk ( Imbrasi) ngjalli botën.  Nëna antike i të  gjitha Hyjnive ishte pastaj Mira, siç thekson edhe Gëte në pjesën e fundit tek Faust. Mira në  shqip do të  thotë e “Mirë” dhe Mira është burimi dhe themeli i të  gjitha hyjnive njerëzore. Ajo kishte tempuj  të  ndara nga herarkia e Perëndive. Shprehjet greke qenë identifikuar nga Fakti që nuk kishin asnjë pushtet mbi arbitrin e Gioves dhe të të vdekurve.

Përveç të tjerash shqiptarët thonë “Mare-Det”, “Jet- mondo”,  “Dhe- terra”, dhe janë tre objektet e kultit me të cilët Pellazgo- Elenët formuan tre hyjni. Teti- Deti, Jea- Dea e botës, Ede- Dheu i botës, o Plutone Zotin e Te- rra, Nemesila , hyjnia e hakmarrjes është një fjalë  shqipe Nemea – namun që do të thotë mallkim, dhe këta e nxjerrin nga fjalë a Greke “Nemo” e “shpërndaj” kështu nuk njohën hyjninë , e nga hakmarrja ndëshkuese e bënë  Providenza.

Hyjnia që asistonte lindjet quhej Lycina, nga rrënja e fjalë s f shqiptare Leghenia – lind, – Lehona – në në  e re.

Në  fund  mitologët për të  shpjeguar fjalën Venere- Afërditë është gjithmonë emri Afri- Afër o Abri hyjnia që latinët e quajtën Albesio- Albesi që në itlaisht e për -kthyen si Alba- Nesi.

Pellazgë dalluan Uranët, Atlantikët, Oqeanikët. Të  ashtëquajturit Uranë nga Homeri mbërritën në  Siçili luftuan Indigjenët , por të bijtë Tokës o Titanët të cilët jetonin në shpellat e pasme të Etnës me këta Giovët Libikë , ngritën qytete e monumente gati të  përjetshëm, mure të  një  madhështie e fortësie, të  tillë  që  civilizimi grek i tashëm i beson vepra të njerëzve të mbinatyrshëm dhe i quan gjigandë .

Ata lanë gjurmë të gjera në Balbek dhe në muret e Babilonisë të ngritura nga Semiramida … nga një  popull me emër Pellazg që shpëtoi nga përmbytja universale një pjesë të mirë  të kulturës së rreptë të botës antike. Gjuha e vjetër e këtyre njerëzve ishte Sanskrishtja, e qëndron si një  unazë e gjuhëve më fisnike të tokës; e njëjta gjë me Pellazgjishten e pasur  me tinguj dhe të gjallëruar nga një forcë më e madhe se gjuhët perëndimore, por që i ka humbur elemementet e saja në periferinë Helene, Oske. Populli Pellazg gjithmonë është në  kufinjtë e së kaluarës Greko-Italiane si një shkëmb pa jetë që mbyll pamjen ekstreme të  një horizonti. Por Karroca e Latonës , dmth ajo e qytetërimit pellazg u ndalua në Epir. As nuk u zhduk, ashtu si mendohet, e për këta popuj bujarë si kujtesë ngeli gjuha Shqiptare , ne Thesali, në  Epir, në  Maqedoni dhe në  pjesën më  të madhe të Dalmacisë e të  Serbisë. E nëse historia ju mungon të huajve, nuk ju mungon ju banorëve të Dy Siçilive, ju të cilët keni emrin e Pellazgo – Sikulë ; ju mund t’a lexoni në  tokën që  shkelni ; përpara në  gërmadhat shumë të vjetra të qyteteve tuaja, në  emrat e lumenjve dhe maleve tuaja, ku gjuha pellazge e përgjithshme është identik në  pjesën më të madhe me gjuhën shqiptare e cila shërben si unazë që lidh një zingjir prej katër mijë  vjetësh si një pishtar që kalon në  errësirën e shekujve. Quarant secoli di due Sicilie, Volumi i  parë, faqe 11

“Eshtë  për t’u theksuar se feja e Atlantitëve dmth., të asaj pjese perëndimore të Afrikës e laguar nga Oqeani që nga kohët e Muhametit ishte e njëjtë me fenë Uranike Greke, të cilën o e morën nga grekët o grekët ja dhanë  atyre. Mund t’a vazhdojmë këtë zbulim që provon tezën e Malte – Brun që shqiptarët kanë qenë helenët e vjetër Pellazgë, degë e paralindur e atyre Helenëve të rinj që lulëzuan me pompozitet më pas. Gjithçka thamë deri tani është  e tepërt për një  shënim, këta pellazgët ishin shpërndarë në fise të gjera në Azi dhe në ishujt, por kryesisht edhe në Itali. Akoma sot nga monumentet Etruske bëhet e qartë gjuha e aborigjenëve të Italisë me gjuhën shqiptare , një afërsi që është shumë e madhe , një  në rrënjët dhe shtojcat ( prapashtesat)  në formën e foljeve. Ndoshta nuk ë- shtë  ndonjë  guxim të mendosh që hyjnitë Esperi di Janoe Diana përfaqësohet me dy faqe që në shqip janë dy anë, siç është dhe emri i Righene emri shqiptar e Ghena – hena – (Giramolo de Rada)”

Drapri sot Trapani në shqip Drapër i ashtë quajturi det që merr formën e drapë rit. Erë që është afat i dashurisë, Er o Era që në gjuhën e lartpërmendur do të thotë dhe Erë .

Sikanët pellazgë kaluan nga Mauritania në Spanjë dhe nga atje erdhën në Siçili, pak para Sikuliotëve që u përzunë nga Lazio. Sikulët Saturnë ju bashkuan Titanëve kundër Gioves  por këto citohen në një kohë shumë të mëvonshme .

“Quaranta secoli su due sicilie “, Volumi i , Faqe  9

Malte-  brun përmendet shpesh nga autori në veprën e tijë me shume respekt . Ky ka qenë pseudonimi i Malthe Conrad Bruin një gjeograf danez i natyralizuar Frances, të cilin Bidera e citon duke thënë që “ Shqiptarët janë Helenët e vjetër “, pellazgët, degë e para helenëve. Pellazgët shqiptarë ishin të shpërndarë në Azi, në ishuj dhe prinicpalmente në itali. Edhe sot monumentet etruske kanë shumë afërsi në gjuhën e oborigjenëve të italisë me shqiptarët , një afërsi shumë e madhe që më shume se në rrënjët është Afis ( element që i shtohet një fjale për të formuar një fjalë tjetër).

Në vitin 2014 edhe Akademia e Shkencës Shqiptare ka publikuar një libër rreth De Radës dhe Biderës , por ngeli thjeshtë një botim pa u analizuar mirë vepra e të dyve si e De Radës ashtu dhe e Biderës , sepse të dy flasin rreth lidhjes së Gjuhës shqipe me gjuhën e vjetër Pellazge. Akademia jonë e shkencës nuk pranon lidhjen e Gjuhës shqipe me atë Pellazghe, ajo ndalet vetëm tek gjuha ilirishte …Por si De Rada ashtu dhe Bidera që para dyqind vjetësh shkojnë para këtij pohimi të akdemisë sonë duke thënë se gjuha shqipe është Pellazgo Ilire..Rreshta të shkëputur nga ky botim të lëna në italisht

“Quando Virgilio volle che il suo Enea partisse dalla terra, soggiorno del sole, per le grotte degli inferi, lo fece accadere da questo sito ridente, ove forse in mezzo alla più bella calma dei sereni giorni, egli veniva a presentire il destino de’ mortali, e si levava così dolce e malinconico che altro poetico cigno non modulò così sublimemente il suo mesto canto. Egli adorò la bella natura, e vago più che altro d’immortalità̀, veniva ad ispirarsi in questi luoghi come Numa al fonte della Ninfa Egeria; egli sentiva nel suo caldo immaginare responsi della Sibilla che ab immemorabili venne solitaria e non veduta nella spelonca di Cuma. Ma donde era venuta questa donna mirabile e sola, a fermarsi appresso questa laguna e in vicinanza del sempre vigile mare, come si esprime Eschilo ? Essa aveva altre sorelle che abitavano com’ella o monti prossimi al cielo, o la sponde dell’Oceano, ed erano le consce sentinelle di questa terra. Così alla guisa di un piccol seme che caduto in fecondo suolo si alza poi con rami ad adombrare il sole, del pari le verità che seguirono l’uomo fuori dalle mani di Dio spiegarono nel corso del tempo, dalla sua solitaria immaginazione, le forme più cupe, o più pompose. E noi vediamo che i Pelasgi onoravano Zea (il principio), Hera (l’ora), Dieli (il Sole), Etëna (il verbo, la sapienza), Dêti (il mare), Urano (il cielo), Diana (chi guarda a’ due lati), e che gli Elleni, ossia la gente fusa co’ Camiti idolatri onorava dipoi Zea (Giove), Hera (Giunone), Dieli (Apollo), Atina (Minerva), Dêti (Teti), Urano (il cielo), Diana ( Diana o Giano). Vediamo sotto questa brillante scorsa di divinità vivere la speranza di sopravanzare alla morte e goder sempre quarto mondo divinizzato: così Omero che compose le più grandi e belle forme di Dei, porta Ulisse nell’Epiro a fargli conoscere la sede de’ trapassati. Ivi è un lago Averno come questo che qui stagna cinto da ameni colli: ivi è un altro Acheronte, le cui acque come quelle che qui pone il Mantovano, fanno cadere gli uccelli che vi passano sopra; là due querce danno immortali responsi, e qui da una grotta vengon essi fuora affigurati in foglie di alberi; ed un medesimo Genio si sente spirare sotto i due cieli, a cui Virgilio auspica eterna pace ed amicizia con versi divini.

(Giovanni Emmanuele Bidera, “Passeggiata per Napoli e contorni,” Studia albanica 2014.

Jo vetëm këta Rilindas, por edhe Naim Frashëri do të shkruante një poezi shumë të bukur për lidhjen e gjuhës shqipe me atë të Pellazgëve. Veprën e tyre do e vazhdonte edhe Gjergj Fishta në bindjen e tij për vjetërsinë e gjuhës shqipe duke e lidhur me Pellazgjinë.

Bidera do të vazhdonte në Volumin e parë : Quaranta secoli su fue Sicilie , del Pelasgo Matn-eer,” Napoli ,1846.

“Kur Virgjili deshi që Enea i tij e deshën të të largoheshin nga toka, sallon i diellit, për tek shpellat e nëntokës, ai e bëri këtë të ndodhë nga ky vend i këndshëm, ku ndoshta në mes të qetësisë më të bukur të ditëve të qeta, ai erdhi për të parashikuar fatin e të vdekshmëve, dhe ai u ngrit aq ëmbël dhe melankolik sa asnjë mjellmë tjetër poetike nuk e modifikoi këngën e tij aq sublime e të  trishtuar. Ai e adhuronte natyrën e bukur dhe me mall më shumë se çdo gjë tjetër pavdekësinë, filloi të frymëzohej në këto vende si Numa te shatërvani e Nimfës Egeria; në imagjinatën e tij të ngrohtë ndjeu përgjigjet e Sibilës që prej kohësh vinte e vetme dhe e paparë në shpellën e Cumës. Por nga lindi kjo grua e mrekullueshme dhe e vetmuar, për t’u ndalur pranë kësaj lagune dhe pranë detit gjithmonë vigjilent, siç shprehet Eskili? Ajo kishte motra të tjera që jetonin si ajo ose në malet afër qiellit, ose në brigjet e Oqeanit, dhe ato ishin rojet e ndërgjegjshme të kësaj toke. Kështu, në mënyrën se si një farë e vogël, e cila, pasi ka rënë në një tokë pjellore, ngrihet me degë për të hijezuar diellin, në mënyrë të ngjashme të vërtetat që e ndoqën njeriun nga duart e Perëndisë shpjegohen me kalimin e kohës, nga imagjinata e tij e vetmuar. , më i errët, ose më pompoz. Dhe shohim se pellazgët nderuan Zea (fillimin), Hera (ora), Dieli (dielli), Ethëna (folja, urtësia), Dêti (detin), Uranin (qiellin), Dianën (që shikon, të dyja anët), dhe se helenët, d.m.th., njerëzit u bashkuan me Hamitët idhujtarë, pastaj nderuan Zea (Jupiteri), Hera (Juno), Dieli (Apollo), Atina (Minerva), Dêti (Thetis), Urani (qielli) , Diana (Diana ose Janus). Ne shohim nën këtë pamje të shkëlqyer të hyjnisë shpresën për të kapërcyer vdekjen dhe për të shijuar gjithmonë botën e katërt të hyjnizuar: kështu Homeri, i cili kompozoi format më të mëdha dhe më të bukura të perëndive, e çon Uliksin në Epir për t’i bërë të ditur selinë e të ndjerit. Ka një liqen Avernus si ky që ngec këtu i rrethuar nga kodra të këndshme: është një tjetër Acheron, ujërat e të cilit, si ato të vendosura këtu nga Mantuan, bëjnë që zogjtë që kalojnë mbi të të bien; aty dy lisa japin përgjigje të pavdekshme dhe këtu nga një shpellë dalin të përshkruar në gjethe pemësh; dhe i njëjti Gjenial mund të ndihet duke skaduar nën dy qiej, për të cilin Virgjili uron paqen e përjetshme dhe miqësinë me vargjet hyjnore.

(Giovanni Emmanuele Bidera, Ecni nëpër Napoli dhe rrethinat e tij, Studia albanica 2014.

Në  veprën e tijë  Bidera na sjell lutjet, këngët e vjetra shqiptare që këndohen akoma nga populli i tijë pellazgo – shqiptar. Duke menduar vitin e botimit të këtij libri, shumë vite përpara Kongresit të Manastirit, arbëreshët e Italisë nuk kanë reshtur asnjëherë së  shkruari në gjuhën shqipe, kur në trojet shqiptare ishte rreptësisht e ndaluar nga turqit që të shkruhej në gjuhën shqipe. Arbëreshët e trashëguan brez pas brezi duke sjellë në ditët tonë fjalë e shprehje tashme të harruara nga brezat e sotëm.

Këtë  e shohim më  poshtë  kur studiuesi Bidera sjell me krenari atë  pjesë të  kulturës së  tijë shqipe .

U Jam Giela / U jam Spela / U Perendia / U Vetim Insot

Io Son La vita/ Io son la Speranza/ Io l’Onipotente/ Io sola Nume

Unë  jam Qielli , unë  jam shpresa, unë  Perëndia unë  vetëm Imzot

Dieli m’ist vla; e garee/ I bii save u glieegn de dee

Il sole mi ë  fratello; e ad allegrare , Egli nasce quanti io fo nascere sulla terra

Dielli është  im vlla, e hare, ai lindi kur lindi dheu

Ili imi affer ditten , me se ghith chielit i dritten

La mia stella apre il giorno, in mezzo a tutte al cielo da maggior lume

Ylli im Afërdita që i jep gjithë qiellit dritën

U jam Isi motra e Osirit, Gnerii sy my nghett ghirit

Io sono Iside sorella di Osiri, nessun mortale puo toccarmi

Unë  jam si motra e Osirit asnjë  nuk mi hedh sytë  gjirit

U Bign Gliuliet e puhit endeegn, E maal e vaises me endigliegheiet prregn

So sbocciare i fiori e spando sopra essi le aure marine, e il caldo desiderio della vergine calmo con Entelecchie

U binë  lulet dhe puhitë enden, dhe mall i vajzës lind brenda

Kë tu autori ndalohet e thotë : Mos e kërkoni Endelecchie si fjalë  greke  sepse fjala Nde do thotë  brënda në  shqip, le- chiet- lind fare të  pë rjeteshme  sipas dogmës pellazge të  Metemsiocosit.

Teta mer ce u dom me gkoghi, se ajo vettem iset maal

Il mondo accoglie ciò ch’io dico, perchë  esso medesimo ë  amore

Bota merr at’që unë  them, se ajo vetëm ishte mall

Ti na dee cte gkioi te dees, Chytu gkaat na iritt Xees

Tu ne donasti questo seno della terra, tu qui educa le nostre donne nella bellezza

Ti i dhe këtë  gji tokës, ku të gjitha grat i rrit

Si atto mesch vette lumbarda, te butta e nd ampni te barda

Che sieno come colombe con tu vai, Miti , veritieri, e serene

Si ato mes shkon pellumbi, të  buta të  bollshme e të  bardha

U i Tundign zemeren zogkut e liunit, e merie pa mott curme indentet

Io commuovo il cuore all’augelletto e al Leone: e ad un pensier sensa tempo  il loro corpo si sazia e si dilata.

I tundin zemren zogut luanit , e merr në mot kurmet indentet

Historia e njerezimit primitiv aziatik dhe europian ka angazhuar gjermë tani studiuesit më të lartë intelektual që pas studimeve të shumta .

Si përfundim Libri i Biderës është një thirrje e fortë e atyre viteve duke u kujtuar se nën robëri jetonte një popull shumë i vjetër që i dha botës dhe nuk duhet të ndihet nën popujt e tjerë sepse vjen nga një e kaluar e lavdishme. Ai i tregoj botës se nëse duhet të dinin historinë e tyre duhej të studionin përpara se cila ishte ajo gjuhë që u bë themel i gjuhëve të tjera.

Do kalonin afërsisht 200 vjet që ëndërra e dhe puna e Biderës të vlerësohej, jo nga të tijtë, por nga një revistë prestigjiose amerikane “ “Shkencë” do të pohonte thënien e tridhjetë shkencëtarëve : “Gjuha shqipe mbi 6000 vjeçare dhe një nga gjuhët e folura mbi 8000 vjet pa ndërprerje.”

Librat e tij bënë jejonë për kohën, por dhe në ditët tona, sepse akademia e shkencave shqiptare nuk ka shprehur akoma lidhjet Pellazgo- Ilire – shqiptare.

Shumë fjalë shqipe i kemi harruar me kalimin e kohës , por arbëreshët e Italisë kanë ruajtur ato fjalë të vjetra shqipe që përdoreshin reth viteve 1400 në Shqipëri, të cilat mund t’i marrim e t’i rifusim në fjalorin e shqipes.

Për këtë Bidera ka një vlerë të madhe , sepse në shkrimet e tijë bën një lidhje  antiko- pellazghe mes Siçilisë – Shqipërisë dhe Italisë, sidomos në katër vëllimet e “Katërdhjetë shekuj tregime mbi Siçilinë nga Pellazgu Matneere.”

Referenca: G:E. Bidera, Corinna al Campidiglio, Napoli 1827 p. &)

Passeggiata per Napoli e contorni.., Napoli 1857, p. 4,23,261.

  1. Marcello , necrologia in Gazzetta mus. Di Milano, 9 Maggio 1858p. 149
  2. Miragoli, Il melodramma ital. Ottocento, Roma !924

Passeggiata per Napoli e contorni1844

Quaranta secoli, racconti su le due Sicilie dal Pelasgo Matn-eer, Napoli, 1846.

E përgatiti : Dr. Nusha Zhuba , Romë -Itali

___

Çensurohet shkrimi në Preshevë

___

Çensurohet shkrimi i dedikuar rilindasit të madh Emanule Bidera o Matneere, vetëm pse flitet për një rilindas që foli shumë për Pellazgjinë. Në konferencat që mbahen në Preshevë, ju lutem tani e pas mos e lodhni veten të sillni diçka të re, një figurë apo ngjarje shërbejnë shkrime që u pëlqejnë vetëm ” shkencëtarëve” ose drejtuesve të ” Bordit” .

Botohen vetëm nëse kalojnë në sitën e pseudo komunistëve , të veshur me tituj e kolltuqe të ndryshëm…

Bidera arbëreshi rilindas që i kushtoj një jetë çështjes shqiptare, rron me shekuj , dhe nuk varet nga një shkrim i mos publikuar në Preshevë, edhe pse shqiptarët gjaku i tijë e mohuan dhe vazhdojnë ta mohojnë, librat e tijë i ka lexuar Europa vetëm Shqipëria jo.

Ata që nuk e pranojnë Biderën do humbin dhe një ditë nuk do ju përmendet ad emri, kurse Ai tashmë është një rilindas Europian… Krenare që jam e lirë të sjell të vërteteta…

Që nuk përulem para askujt për dy lek o për një kolltuk..Bidera është i pavdekshëm në shqiptari, dhe ata që i vunë kryqin shkrimit për të, skanë asnjë vlerë para madhështisë së veprës së tijë…

Duam apo sduam ne jemi pasardhës dhe trashëgues të asaj kulture të stërlashtë që quhet Pellazgji, që Bidera e shumë rilindas i treguan Europës…

Dr. Nusha Zhuba

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu