ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Kush i ringjalli ortodoksët shqipfolës të Rekës së Epërme

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani, Tetovë 

(Vështirësitë e viteve 1994-1997)

Franc Nopça,  Elmaz Doda,Josif Bagerit,Ruzhdi Mato, dhe shumë të tjerë,i janë përkushtuar me studime të ndryshme  poezi kësaj krahine.

Që nga  vitet ( 1994-97),hulumtuam në  këtë  krahinë të   shkretuar të Rekës. Ishin vitet e vështira të regjimit monist. Njerëzit burgoseshin, nuk guxonte t’i  përmende se  kush janë ortodoksët shqipfolës të trungut amë  shqiptarë, me një gjuhë të kulluar shqipe. Mësimi nëpër shkolla zhvillohej  në gjuhën maqedone, nxënësit nuk dijshin asnjë fjalë maqedonisht . Një popull shqiptarë me rite të përbashkëta pa asnjë dallim nga vendasit mysliman .Këngët i kishin të përbashkëta pa asnjë dallim gjuhësorë,ceremonitë e dasmës poashtu,disa kremte vjetore të përbashëta i kishin, ahengjet  pa dallim feje ishin  gjithmonë së bashku. Nuk i gjasonte dita ditës, filloi popullata të migroje në vise të ndryshme. Si mbesë Shtiravice, e ndjejsha obligim moral t’i ndihmoj  kësaj   krahinë e pasur  me një etnokulturë të veçantë nga të tjerat. Gjetëm  përkrahjen e shumë banorëve të kësaj ane si në fshatra ashtu edhe në vise tjera kudo që kishin migruar. Gjatë  këtyre viteve ishte axha Sefer,nga fshati Zhuzhnjë, që jetonte në Gostivar,ishte shoku më i ngushtë i babait . Gjithmon më shoqërote në çdo  kremtee  të kësaj ane.  I numrojshim Kremtet e dimrit,si :Shën Nikolli, Shën Mëri,Dita e Spiridonit,Buzmi,Kërshëndellat,Krishtlindjet,Vasilica,

Kryqet,  që  gjithsejtë ishin 17 kremte. Bënte dimër i ftohtë  me acar , e kishim vështirë udhëtimin. Ngjiteshim rrugëve malore të këtij regjioni. Të kremte të pranverës:Dita e Verës,Të Lidhmet e Pashkëve, Bllagovesti, e tjera,ishin 17 kremta. Ata të Të kremte të verës e të vjeshtës:Sytë e Gjonit,Dita e Shpirtërave e tjera  që numrojshin gjithësejtë 10 kremte.Ishin gjithësejtë Rite në festa të motmotit  44 sosh.  Gjithmonë ishim të mirëpritur, të shoqëruar edhe nga vendasit  dhe të sigurtë pa asnjë lloj frige. Një punë e lodhshme me pot kureshtje.Edhe pse kushtet atmoferike ishin të vështira,  fjalët “do të shkojmë patjetër për urime të Ditës që kremton, miku Ilku në fshatin Bogdë, te Jordani i Sencës dhe të tjerë. Familjarët  ndjeheshin të ofenduar. Prifti Lluke në fshatin Vërben, dhe disa familje të Beliçicës, kremtojshin Shën Nikollën (Shënkollin). Me të hapur derën, ishte një mikpritje e veçantë .Kur   shoqëruesi i pyeti :

A doni mysafir?

Ata na përgjigjeshin:

Pronde,pronde,urdhnoni!

Gëzohej i zoti i shtëpisë, pse ishte i nderuar.

Rekalijtë, sidomos ndaj një femre që ishte e panjohur për ta, kishte një nder të veçantë. E kishim vendin në krye të dhomës. Ishin pyetjet të pa numër të përgaditura në fletore. Poashtu përgjigjet e shumta që i shënuam nga familjarët në vise të ndryshme të këtij regjioni. Kështu vepruam për të gjitha kremtet radhazi. Ajo që na zgjoi interes, ishte pjesëmarrja jonë në të gjitha kishat e këtyre fshatrave për Kërshëndellat, në Natën – E Premtja e Zezë,të  Shtunën e Mrapshtë dhe shumë kremte të tjera që i kemi të shënuara në veprën Rite e besime populore në viset e Tetovës e të Gostivarit (1997) . Shënuam nga brezi i moshuar recitimin e  meshës që gratë  pëshpëritshin pa zë në kishë. Vetëm dëgjohej zëri i grupit  të burrave jashtë objektit fetar që bërtitshin:Kristos vaskrese,Krishti fjuturon.Kurse grupi tjetër që i shoqëronte besimtarët  përgjigjeshin me zë të lartë:Me të vërtertë fjuturon.

Brenda në kishë dëgjohej vetëm uërima e priftit të atij që ndaloi meshën në gjuhën shqipe. Edhe një meritë na u shtua,arijtëm  t’i grumbullojmë këngët dhe recitimet në objektet fetare në këto vise të cilat gjitha të botuara në  në një vepër. Ishte konsulltimi jonë dhe ndihmën më e madhe që na ofroi  etnologu i njohur e akademik  Mark Tirta, i cili është edhe redaktorë i kësaj vepre . Po kjo vepër na bëri kureshtarë të mësoj dhe të dijmë për fjalët e panjohura .Kështu lindi ideja për të botua edhe tre vepra etnografike  për këte krahinë të anashkauar.

4.8.2024

Tetovë

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pune e bukur asht ba. Ju lumte.
    Ne Shkup ka kene nji komunitet i madh shqiptarsh katolik. Aty ka kene dioqeza katolike ku ipeshkev (kryetar) ka kene imzoz Pjeter Bogdani i famshem.
    Pjetër BOGDANI, argjipeshkëv i Shkupit ( 1677 – 1689 )
    http://www.drita.info/kulture/pjeter-bogdani-argjipeshkev-i-shkupit-1677-1689/

    Po asht po ne Shkup ka kene edhe Kole Bojaxhiu, i cili pat formu edhe orkestren e shqiptarve katolik me vegla muzikore.
    Banda e shqiptarëve të Shkupit e themeluar nga Kolë Bojaxhiu (1874-1919), babai i Nenë Terezës, pjesëmarrëse aktive në çlirimin e Shkupit, më 12 gusht 1912!
    https://gazetadielli.com/banda-e-shqiptareve-te-shkupit-e-themeluar-nga-kole-bojaxhiu-1874-1919-babai-i-nene-terezes-pjesemarrese-aktive-ne-clirimin-e-shkupit-me-12-gusht-1912/

    E bija e Kol Bojaxhiut ka kene Gangje Kole Bojaxhiu ose sç njifet sot NANE TEREZA SHEJTE. E lindun ne Shkup
    https://albcan.ca/biografia-e-nene-terezes/

    Sot ne Shkup NUK KA MA ASNJI KATOLIK.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu