ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Kush ishte anonimi që shkroi historinë e parë të Gjergj Kastriotit?

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Anna Hida, studjuese dhe përkthyese, Itali
Historia e Sganderbegut
Historia Scanderbegi e redaktuar për “quendam Albanensem “, është shtypur në Venezia me 2 prill 1480 d th. 12 vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Për fat të keq teksti në latinisht duket se ka humbur duke mos u gjetur më kurrë në asnjë bibliotekë me aq sa dimë ne . Kemi vetëm një version italian të kësaj historie i bërë nga një prift italian Giamaria Biemmi të shtampuar në Brescia në 1756 me titull” Jstoria di Giorgio Castriota i ashtëquajturi Scander- Begh”.
Nga historianët e vjetër të Skënderbeut Biemmi është i vetmi që pati nëpër duar dhe e përdori këtë libër si bazën kryesore të librit të tijë. Ne marrim vesh nga Biemi , që Shqiptari që ka shkruar atë libër ishte prej Tivarit dhe shkroi historinë e Skëndërbeut duke marrë të dhënat prej të vëllaut që ishte ushtarak i gardës mbretërore të Skënderbeut. Biemi thotë që libri ishte i vjetër dhe i zhubrosur, mungonin faqet e fillimit dhe të fundit. Në mes të librit disa faqe ishin prishur dhe në ato faqe ishin dy harta gjeografike. Fillonte nga faqja dhjetë dhe përfundonte tek faqja 92 .Në fillim të librit ishte Kruja deri ë pushtimin e sajë nga Sulltan Muhameti i dytë e Ballaban Pasha.
Fallmerayer është i mendimit që Anonimi i Tivarit nuk ishte askush tjetër vetëm se Kardinali Pal Ejlli ( Pal Engjulli) arqipezhgv i Durrësit , këshilltar autoritar i Skënderbeut . Pal Ejllin duhet t’a konsiderojmë si ministër të jashtëm të Skënderbeut sepse shkruante e redaktonte në latinisht për fuqitë e huaja dhe drejtonte politikën e jashtme të Skënderbeut.
Barleti e përshkruan si ” kolegun e të gjitha mundimeve dhe rreziqeve “këshilltar dhe bashkëpuntor i pandashëm i Skënderbeut. Kishte aftësinë të fliste në publik dhe një kulturë të madhe .
Ky opinion i i Fallmerayer mbështetet në dy fakte : Pal Ejlli ishte nga familja e princërve të Tivarit dhe kishte një vëlla që shoqëronte Skëndërbeun. Megjithatë historia e Tivarsit mban vendin e parë të fondeve tona historike, jo vetëm se ishte shkruar nga një person që kishte qëndruar tërë jetën pranë heroit , por dhe për arsyen se na tregon fakte në mënyrë të lavdërueshme me shumëm objektivitet historik , pa i hequr as shtuar asgjë të vërtetës , duke saktësuar, vitin, muajin dhe ditën e çdo beteje dhe duke na zbuluar disa intriga dhe konspiracione të pandershme të princave shqiptarë , intriga dhe komplote që Barleti ka qenë i detyruar të heshtë prej dashurisë së atdheut.
Si ka mundësi që libri i tij ka rënë në heshtje i harruar biles i humbur? Biemi na shpjegon që stili i Tivarsit ishte i fortë, i ashpër, dhe shumë i mundimshëm në lexim . Nëse e përmbledhim me një shprehje shqiptare do thotë: “Tivarsi këndonte me mjeshtëri por kishte difekt në zë”. Gjëja e habitshme është se dhe libri i Biemit dhe i Tivarsit patën të njëjtin fat. . …Në të vërtetë libri i Biemit nuk humbi, por u harrua, dhe i pari historian modern që e përdori ishte austriaku Pisko në fundin e shekullit të 19.
Historia, Jeta dhe Veprat Skënderbeut Princit të Epirit u shkruan nga prifti shkodran Marin Barleti i shtypur në latinisht në Venezia në vitin 1504 rreth 36 vjet pas vdekjes së Skënderbeut e cila na ka ardhur në origjinal siç ka qenë e shkruar nga i njëjti autor. Barleti ka qenë shumë më i ri se Tivarsi. Ishte adoleshent kur vdiq Skënderbeu por i njihte personalisht bashkëluftëtarët e tijë , kishte nën sy dokumentat e asaj kohe, dhebnë atë kohë kishte vizituar personalisht fushë -betejat , ishte gjendur nën rrethimin e Shkodrës dhe pastaj ishte vendosur në Venezia ku shkroi veprën e tijë që i dha famë të madhe heroit të shekullit të tijë.
Historia e tijë është themel i shumë historive të shkruara rretb Skënderbeut nga shekulli i XVI deri në atë të XIX. Në latinishten e tijë elegante dhe në stili e tone të kujdesshëm tërhoqi vëmendjen e shumë lexuesve të kulturuar të vendeve të ndryshme duke e bërë të pavdekshme memorjen e Skënderbeut në Europë.
Si historian Barleti është shumë më poshtë Tivarsit i cili ja kalon si shkrimtar por Barleti ” “Nuk di të këndojë, por ama zërin e ka të bukur?
“Shumë rrallë na flet për vitin, muajin , datën siç bënte Tivarsi dhe shpesh herë nuk koonkordojnë me ata që na ofrojnë fondet e tjera , në shumë vende ata të Barletit janë të gabuara. Egzagjeron dhe zbukuron ngjarje , fsheh fakte mosmirënjohëse , i tregon me zor, kur nuk arrin t’i fshehë, thotë që vdisnin në fushë beteja mijëra turq dhe pa problem thotë se nga ana shqiptare ishin shumë pak të vdekur sikur I shkruante një roman dhe jo një histori.Për këtë kritika historike paralajmëron përsa i përket këtij fondi ngaqë dyshon dhe nuk i beson edhe kur ai shkruan të vërteta.
Meqë ishte Shkodran dhe nënshtetas Venezian asnjëherë nuk nxjerr nga goja asnjë fjalë kundër Republikës së Venezias , e cila ka shumë sjellje jo të mira kundër Skëndërbeut , por ai e,pikturon me ngjyra të ëmbëla duke u kujdesur të mbajë të fshehur çdo gjë jo të ndershme , duke bërë që të tjerët mos t’a kuptojnë , dhe lëvdon me fjalë të mëdha miqësinë absolute dhe kofidencën që ishte mes Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Republikës së Venezias…… vazhdon nesër historia.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu