ARKIVI:
22 Janar 2025

Kush jam Une…?

Shkrime relevante

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Kryeministri Albin Kurti u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide

Dita e dytë në Davos e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,...

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

Nga: Aurel Dasareti Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në...

Çka mund të thuash tjetër…?

Nga: Gjergj Kabashi  ___ Çka ke me thanë tjetër kur fjalorin propagandistik-serbomadh, e...

Shpërndaj

Amina Nuraj, Pazari i Ri
___
Për ditë të tëra lexoj komentet nën çdo postim tim dhe përpiqem sa të mundem t’u përgjigjem të gjithëve.Çdo ditë marr qindra mesazhe me tekste të bukura që nuk janë vetëm dy fjalë, por referatat i tërë plot dashuri dhe respekt i shkruar për mua nga njerëzit e mi.
Unë mendoj se asnjë politikan nuk e ka përjetuar atë që po përjetoj unë tani, që është se kombi im më do, pa marrë parasysh çfarë feje.Dashuria dhe mbështetja juaj qe më japin edhe më shumë vullnet për të bërë gjëra edhe më të mëdha sepse çdo kontribut im në gjithë këtë është për Atdheun dhe faleminderit që keni qenë me mua gjatë gjithë këtyre viteve, duke më dashur dhe respektuar si të isha fëmija juaj.
Këtë botë virtuale, siç e quani ju, e jetoj sa herë që vij në Kosovë nga njerëzit e mi, dhe tani, falë Zotit, e njëjta gjë ka filluar edhe në Sanxhak.
​Sa herë që vij në Kosovë ndihem vetvetja dhe e lumtur, sa herë më duhet të nisem për Sanxhak më vjen keq sepse duhet të lë një pjesë të zemrës në tokën Dardane.
Më ka ndodhur shumë herë që kur vij në Kosovën time me shoqni nga Sanxhaku, më afrohen njerëz për të më përshëndetur. Më ka ndodhur një herë që isha me një shoqe nga Pazarin i Ri në Mitrovicë, kena shetit nëpër qendër të Mitrovicës dhe më erdhi një zonjë e moshuar që më shihte në TV dhe më tregoi telefonin e saj në të cilin mban foton time në ekran.Ajo më mori duart për t’i puthur. E ndalova. Ajo më tha se pavarësisht çdo gjëje që bëj, ajo ka shumë respekt për mua, por më do sepse i ngjaj vajzës së saj të vrarë nga serbët, vajza e saj ishte vetëm 15 vjeç,Gonxhe nga fshati e Kaçandoll.
Nuk kam fjalë të të falënderoj për gjithçka, çdo shkronjen që më ke shkruar.Faleminderit për kohën që shpenzoni për mua.
Me respekt,
Amina 🇦🇱

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu