ARKIVI:
30 Dhjetor 2024

Kush je ti Rexhep Qosja?

Shkrime relevante

Një mjek i psikiatrisë kthehet në sulmues: Historia e Taleb A. dhe një tragjedi në Magdeburg

Nga: Luan Dibrani Mëngjesi i një tregu Krishtlindjesh në Magdeburg, Gjermani, u...

Rrugëtimi historik dhe aleancat strategjike të kombit Shqiptar

Nga: Luan Dibrani Nga periudha para Pavarësisë së Kosovës deri sot: Një...

Opinion i Organizatës jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe

26 dhjetor 2024, Prizren OPINION NGA EC MA NDRYSHE Kosovës i duhet...

Amina Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre

Foto| RTK-Radio Në Fokus 13:32 / 29.12.2024 Hyrë Tejeci| RTK-Radio Kryetarja e Këshillit Nacional Kombëtar...

LDK-ën edhe në këto zgjedhje do ta mallkoj injorimi që ia bënë diasporës, … mendime të veprimtarit Hafiz Gagica

Nga: Shefqet Dibrani Portreti Veprimtarit HAFIZ GAGICA Veprimtari HAFIZ GAGICA, ishte strumbullari i...

Shpërndaj

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
* Rexhep Qosja, i pari që i priu anarkisë morale shqiptare
“Nuk ka asnjë dyshim se Qosja është i madh. Nuk ka asnjë dyshim se në kohën e Jugosllavisë ishte kryefjala intelektuale shqiptare, siç nuk ka asnjë dyshim se pas vitit 2000, u shndërrua në Kallëzues kryesor, pra në denoncues. Nuk ka asnjë dyshim një pjesë e veprës së tij do të lexohet edhe më vonë. Nuk ka asnjë dyshim se në çerekun e fundit të shekullit të kaluar, ka qenë ndër personazhet kryesore të Kosovës. ( nga Lis Bukuroca )”
“Nihilizmi rrjedh nga fjala latine “nihil”, që do të thotë asgjë, ajo që nuk ekziston. Nihilizmi është qëndrim mohues ndaj botës e ndaj ekzistencës së njerëzimit, qëllimit, vlerës apo të vërtetës së kuptueshme.Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje. Kur Demosteni (371-322 p.e.s.) e citon se “çka ai dëshiron të besojë duhet të jetë ajo që të tjerët të besojnë”, ai e parashtron natyrën e marrëdhënies së dijes.
Nihilizmi mund të kuptohet në rrugë të ndryshme, si: nihilzmi politik, ai etik apo moral, nihilizmi ekzistencial
“Ai do të përpiqet të bëhet romansier si Kadare, por nuk do të mundet, edhe pse Kadare do ta ndihmojë përkthimin e tij në Francë dhe do t’i shkruajë parathënien. Fakt mirëpo është se edhe në romanet e tij, narracioni ka ngjashmëri me publicistikën. Serbët do ta fshehin edhe sot racizmin e Ivo Andriqit, saqë asnjë akademik serb, nuk do të shkruajë për shovinizmin e nobelistit të tyre. Qosja do ta quajë Kadarenë racist për të penguar shpërblimin e tij me “Çmimin Nobel” dhe do të alarmohet kundër dy gazetarëve francez, dhe do t’i qortojë ata pse propozojnë Kadarenë për Nobelin (nga Lis Bukuroca )
“Kurse, për të realizuar qëllimet e tij të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tij krijon kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.
Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare. Në rastin e Qosjes, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit. Rexhep Qosja nihilizmin dhe absurdizmin i përdor me qëllime dhe me interesa të caktuara, të cilat nuk mund t`i realizojë me mjete e forma të tjera të ndershme dhe të pranueshme për ne.
Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Skënderbeun, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të Qosjes. ( nga Fahri Xharra ) “
“Shqiptari mburret me historinë dhe traditën e vet. Religjionet i konsideron rezultate historike dhe jo zgjedhje. Ju nuk keni edhe aq shumë faj, sepse njihni vetëm politikanë shqiptarë dhe disa imamë që ju pëlqejnë. Politikanët shqiptarë janë zvarranikët dhe shkuma e këtij kombi, që manipulojnë edhe juve, edhe popullin. Nëse dikush i qorton ata nesër, ose nëse dikush paguan më shumë, do thonë se nuk ju kanë njohur kurrë. Disa imamë sot urrejnë kombin e vet. Politikanët tanë janë si edhe Edi Rama: në Tiranë ju këndojnë vargje xhihadiste, në Varshavë shpallin kushtrim kundër xhihadit, të cilin e keni sjellë ju tok me vëllezërit arabë. Mund të kuptohet dëshira juaj për të pasur ndikim në Ballkan dhe nëpërmjet tij, përforcimi i pozitës në Evropë dhe në skenën ndërkombëtare. Kjo mund të kuptohet sepse është në natyrën e hegjemonisë.
“Ajo që nuk kuptohet, është krenaria shqiptare me zhvillimin ekonomik turk dhe vendin e saj të 15. Nuk mund të shpjegohet çfarë mesazhi dërgon popullit ithtari juaj, komunist i djeshëm, Rexhep Qosja, kur duke u bazuar në librin që ka lexuar, beson se Turqia do të bëhet ndër dhjetë vendet e para me zhvillim ekonomik. A është ai mendim sugjestionim i popullit se me Turqinë e pasur, nuk duhet më të punojmë? Për çfarë arsye ofrohet ai si argument mburrjeje? Natyrisht se turqit mund të mburren me ekonominë e vet, me punën e vet, por çfarë e bën Rexhep Qosjen të mburret me suksesin e huaj? Pse Rexhep Qosja nuk mburret me ekonomitë perëndimore, por me Turqinë? Pse kjo mburrje selektive dhe joparimore? Çfarë kënaqësie na ofron neve zhvillimi ekonomik i Turqisë? Turqia nuk do të bëhet forcë rajonale siç beson Rexhep Qosja, por sot Turqia është forcë rajonale dhe derisa të jetë në NATO, do të jetë e sigurt edhe ajo. Në rast të daljes, në rast të krijimit të aleancave fetare çfarë i shtynë para Erdogani, atëherë copëtimi i saj, me ndihmën ruse dhe krijimi i shtetit kurd, do të jetë e pashmangshme. (Tani për tani kanë nisur amerikanët ndërtimin e shtetit kurd në Irakun e veriut.)
E drejtë e tij, le të mburret edhe me Erdoganin, të cilin Orhan Pamuk e kritikon, edhe intelektualët perëndimorë, por kurrë jo akademiku ynë. Ne jemi mik edhe me shtetet më të forta ekonomike, si SHBA, Gjermania, Franca, Anglia, Zvicra, por nuk mburremi as me ata. Ne mburremi vetëm me punën tonë dhe me sukseset tona. Ne mund t’i konsiderojmë miq të gjitha ato kombe që sot në Kosovë kanë ushtrinë e tyre dhe na mbrojnë nga ripushtimi serb. Nga shtetet e pasura perëndimore ka dekada që përfitojmë dhe jetojnë më shumë se 700.000 qytetarë të Kosovës, të cilët pastaj ushqejnë edhe një numër bukur të madh brenda. Ajo çfarë nuk duket logjike, është përpjekja për t’i imponuar popullit krenarinë për ekonominë turke. Jo për zhvillimin tonë, jo për punën tonë, por për të huajën!(nga Lis Bukuroca)”
“Çka duhet të bëjmë që të ndahet shapi prej sheqerit? A jemi fundamentalistë antiperëndimorë, apo jemi miq të SHBA-ve dhe të Evropës? Si guxon të heshtësh me gjithë atë “potencial mendor” që ke, para faktit që Jeremiqët e paraqesin veten si viktima si ato të natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Kush je ti Rexhep Qosja? “Letërsia shqipe me të vërtetë nuk ka shumë tragjedi të shkruara”, por ka aktorë të tragjedisë kombëtare që nuk dinë të veprojnë ndryshe, pos me shkrimet e tyre.( nga Fahri Xharra )
Referencat :
-Rexhep Qosja, ky nihilist, që i prinë anarkisë morale August 24th, 2013 Nga Fahri xharra
-Lufta psikologjike kundër identitetit “ nga Lis Bukuroca
– Qosja locuta, causa finite “ nga Lis Bukuroca
– Rexhep Qosja, ky kacagjel nihilist” Nga Fahri Xharra, 2013

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu