Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Sabri Novosella:
[Në letrën që SN duhet t’ia ketë dërguar Ibrahim Rugovës kur po ndodhte rivarrosja e Vëllzërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla] “…Në vitin 1976 Jusuf Gërvalla u inkuadrua në organizatë Kombëtare “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës”, që udhëhiqej nga Tribuni Popullor Metush Krasniqi…” [Xhafer Durmishi, “Emër që u bë traditë”, f. 36.]
“Në verën e vitit 1977, në shtëpinë time, u mbajt mbledhja themeluese e LNÇK-së.” [Sabri Novosella, “Rezistenca kosovare në mes dy zjarrësh”, f. 64.]
Selatin Novosella:
LNÇKVSHJ, e formuar në vitin 1978 nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla etj.”
[Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, f. 18; e ka cituar edhe Xhafer Durmishin në librin e tij elektronik “Filharmonia e Jusuf Gërvallës”, f. 27.]
Aktgjykim i Gjykatës në Prishtinë, P-nr. 137/80, më 4.06.1980:
“Lëvizja nacionalçlirimtare e Kosovës e formuar në vitin 1978…” [Cituar nga libri elektronik i Xhafer Durmishit, “Lëvizja e Jusuf Gërvallës”, f. 375-376.]
Xhafer Durmishi:
“Jusuf Gërvalla nuk ka marrë pjesë në formimin e LNÇKVSHJ.” [Xhafer Durmishi, “Filharmonia e Jusuf Gërvallës”, f. 27.]
Shefqet Jashari:
“Ishin pushimet verore 1977, kur kur vendosëm ta bëjmë mbledhjen për formim të Organizatës. Këtë mbledhje e mbajtëm në shtëpinë e Sabri Novosellës. Çdo njëri raportuam për punën tonë, nga sa celula i kemi formuar. (…) Shumica e anëtarëve kishin shprehur dëshirën që Organizata ta merr emrin LNÇKVSHJ. U vendos që Metush Krasniqi të jetë kryetar i Lëvizjes.” [Shefqet Jashari, intervistë, “Drita” Suedi, nr. 15/1997, f. 14; publikuar edhe në Librin elektronik të Xhafer Durmishit, “Lëvizja e Jusuf Gërvallës”, f. 380.]
Xhafer Durmishi:
“Deri më sot Sabriu [Novosella] më se shpeshi ka folë në emër të Metushit [Krasniqi] dhe fjalët e veta të pa peshë i vendosë në gojën e Metushit për t’iu dhënë njëfarë peshë.” [Xhafer Durmishi, “Pa trazime”, qershor 2014, “Pashtriku”, f. 21.]
Selatin Novosella:
“Në dyqanin e Sabri Novosellës në qendër të Prishtinës (…) Takoheshin: Metush Krasniqi…, Jusuf Gërvalla…” [Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, f. 121; Oublikuar edhe nga Xhafer Durmishi, “Filharmonia e Jusuf Gërvallës”, f. 27.]
Xhafer Durmishi:
“Jusuf Gërvalla Nuk është takuar me Metush Krasniqin në dyqanin e Sabri Novosellës. (…) Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla nuk e kanë bërë asnjë punë të përbashkët, as direkte as indirekte. (…) Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqi në cilësinë e kryetarit të LNÇKVSHJ.” [Xhafer Durmishi, “Filharmonia e Jusuf Gërvallës”, f. 27-28, f. 19.]
***
Nga këto citime rezulton një pshtjellim që e karrabyth përgjegjjen në pyetje: kush, kur, ku, e ka themelua Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Nuk thuhet kot, mashtruesit nuk mund të mashtrojnë përherë njësoj…
Sipas Statuti të LNÇKVSHJ-së, Metush Krasniqi dhe Sabri Novosella nuk kanë pas të drejtë të jenë as anëtarë, sepse neni 10, pika 4 e përmban përcaktimin: “Të mos jetë ish-i dënuar për vepra politike.” [Shih Statuti i LNÇKVSHJ, publikuar nga Hasan Ukhaxha, në monografinë “Komiteti I Deçanit LNÇKVSHJ”, Botues: Shoqata e të burgosurëve politikë e Kosovës, Prishtinë 2022, f. 103-106.]
Për herë të parë në vitin 1980 nga Jusuf Gërvalla kam dëgjuar informimin: “shërbimet jugosllave shpesh kanë formuar organizata ilegale si veprim taktik preventiv për ta komplotuar veprimtarinë çlirimtare të atyre që angazhoheshin, por edhe ajo luftë subverzive e agjenturave armike e ka mbajt gjallë frymën për nevojën e formimit të organizatave çlirimtare.” [perifrazim]
Përvojë personale: në vjeshtën e vitit 1978 kuadri i shërbimeve agjenturore të Serbisë, Xhevat Ramabaja, na ka mashtrua gjakovarin Besim Rexha, istogasin Idriz Bajra dhe kemi themeluar Frontin e Kuq Popullor. Më janë dashtë 4-5 muaj hetime e ndërgjegjësim se Xhevati ishte marionetë agjenturore, prandaj e kemi izoluar. Edhe ajo fatkeqësi ka qenë një motiv më shumë të bashkohemi sa më shpejt me të tjerë, prandaj u bashkuam në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, më 17 Janar 1982!