Abetare Gegënishte (Abetarja ime)
Sinan Kastrati, Suedi
Reagim pa dëshirën time
ABETAREN që ma ruajti baba, Ukë Imeri që nga viti 1928 -1939 (?), ma vodhi Bajram Mjeku.
Vjedhje, hajni apo plagijaturë?
Nuk kisha se si të mos reagoj kur më tepër se dy herë dhe më shumë se dy autorë mi vodhën disa foto të abetares sime dhe të tjera, dëshmi arkivore të cilat, së pakut deri sot i kam vetëm unë.
Unë i përdori fjalët e termat që përdorën dhe janë pjesë e përditshmërisë në të folmen më të shpeshtë, kur flitet për një një dukuri negative që fatkeqësisht ndodhin kudo në të shtatë kontinentet, VJEDHJA, HAJNIA etj. kur një person vjedh gjësende në shtëpi private, publike ose në një shitore e nuk paguan.
Për këto forma të vjedhjes ose hajnisë deri më tash aq shumë është shkrua sa është e vështirë të përmbildhen me një libër. Kanë vjedhur e vjedhin edhe personalitete të njohur që kanë bërë emër në politikë, art, muzikë e në shkencë.
Unë nuk do të flas se si e sa kanë vjedhur … ari apo shminka gratë e burrat por do të flas për PLAGJIATURËN, term që njihet në shkencë kur dikush e vjedh 1*) punën a mallin 2*) e huaj.
Baba im, Ukë Imeri i cili ma ruajti Abetaren, edhe atherë kur u dogj katundi, ai e mori në mal
Reagim i vonuar por më mirë vonë se kurrë
Prandaj, unë u shërbeva domosdoshmerisht në fjalorët dhe gjeta këto fjalë: Vjedhje, Hajni, Plagjiaturë etj., për të drejtat e autorin dhe ligjin që e mbron autorin që për fat të mirë sot i kemi të gjithë në familjet tona dhe nuk është e vështirë me i gjetur (janë në telefona, në internet) dhe fatit të keq se keqbërësit nuk denohen.
Plagjiatura
”Plagjiatura në ditët e sotme ka marrë përmasa shqetësuese kudo në botë. Për të luftuar këtë dukuri të shëmtuar universitete të ndryshme të botës po përpiqen të gjejnë metoda për zbulimin e rasteve të plagjiaturës, madje janë krijuar edhe programe të ndryshme softuerike për zbulimin e këtyre rasteve”.
Çka është, në të vërtetë plagjiatura?
Përkitazi me plagjiaturën 3*) shkencëtarët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, mirëpo ne do të mjaftohemi me përkufizimin që na e jep Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.
Që të mos zgjatem më shumë po dalë aty ku edhe mua më shumë se njëherë mi vodhën fjalët e fotografitë disa ”autorë” pa e tregua fare se ku i kanë marrë ato. Ajo që më së shumti më preku ishte se plagjiatorët, ma vodhën edhe ABETAREN.
Dhe nuk kisha se si të mos reagoj kur një ”njeri” me emrin BAJRAM MJEKU, kishte publikua një shkrim: ”Kur Abetarja vinte fshehtas në Kosovë… ” më 15 shkurt 2018 në ”ZGJOHU SHQIPTAR !
Bajrami shkrimit ia bashkangjet edhe një fotografi me kopertinën e abetares, pra ballinën dhe hartën e Shqipërisë. Ai shkruan kështu:
”Abetarja në foto është shtypur në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në Shqipërinë Mbretërore”.
Shkrimi i plotë i Bajramit
”Konsullata e Mbretërisë shqiptare në Shkup ua jipte aktivistëve të Komitetit për Çlirimin e Kosovës për ta shpërndarë fshehtas në Kosovë.
Ndër shumë aktivistë të Komitetit për Çlirimin e Kosovës ishin edhe Vesel Pagarusha, babai i doajenes së muzikës popullore, Nexhmije Pagarusha dhe Kadri Minushi nga Damaneku i Malishevës.
Ata dhe shumë aktivistë tjerë gjithandej Kosovës, kur i merrnin abetaret në Konsullatën Mbretërore të Shqipërisë në Shkup, maskoheshin si sharrëxhi, që të mos binin në sy të xhandarmërisë së Mbretërisë jugosllave.Këta dy burra, abetaret dhe librat shqip ua shpërndanin familjeve në zë, derisa këto të fundit, ua shpërndanin familjeve tjera, të cilave u besonin. Në këtë kohë, ministër fuqiplotë i Shqipërisë mbretërore në Beograd, ishte Shkëlqesia e tij, Rauf Fico. Sakrifica e Komitetit për Çlirimin e Kosovës për t’i sjellë abetaret në Kosovë, nuk u ndal deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.Këtë postim e bëra me qëllim që t’ua kujtojmë bashkëkombasve tonë se çfarë sakrifice për arsimin shqip kanë bërë burrat e Kosovës në fillim të shekullit të kaluar dhe si e degraduan sistemin arsimor një grusht halabakësh në fillim të shekullit të ri. /ZgjohuShqiptar.info”
Ky ”autorë” fallcifakator e shprëndan edhe në rrjetet sociale e në facebook, duke mos treguar se ku e ka marrë këtë foto të librit mbase edhe ”librin”, nëse ”e ka”.
Bajrami ndër të tjera shkruan ”Ndër shumë aktivistë të Komitetit për Çlirimin e Kosovës ishin edhe Vesel Pagarusha, babai i doajenes së muzikës popullore, Nexhmije Pagarusha dhe Kadri Minushi nga Damaneku i Malishevës”.
Kadri Minushi është kusheriri më i afërt i dajave të babës tim, Halil e Sadri Hysenit nga Damaneku.
Damaneku është katundi më i afët me Turjakën time, larg sa e pin një cigare duhan.
Unë personalisht e njoh dhe me dhjetëra herë kam ndejtur me dajën Kadri në shtepinë dajës Kadri, te daja Lil (Halil) e Sadri). Ai gjithashtu, me dhjetëra herë ka qenë në odën tonë, si mik i gjshit e dajë i babës dhe 5 axhallarëve të mi, bashkë me të vëllain, Hali Minushin, me Halil e Sadri Hysenin, Destan e Selim Nuzën etj.
Kadriu vërtetë ka shkep (shprënda libra por librin (lexo: ABETAREN) të cilën ia ”mvesh” Bajrami, unë nuk e kam parë dhe nuk besoj se dikush nga demt ose nipat e Kadri Minushit e ka.
Për Kadri Minushin deri më tash janë publikua disa shkrime dhe botua së pakut dy libra, që edhe unë i kam. As në ato libra nuk e kam gjetur as edhe një fjalë e fotografi për librin, ”ABETAREN GEGËNISHTE”.
Ku i ka marrë gjithë këto të dhëna për Kadri Minushin dhe ABETAREN … Bajram Mjeku?
Në librin e Lush Culaj-t ”Kadri Minushi, Jeta dhe vepra”, botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë 2015, askund nuk e gjejmë një ABETARE GEGËNISHTE siq ”mendon” pamfletisti e plagiatori Bajram Mjeku.
Në faqen 106 të librit me autor, Lush Canaj, ”Kadri Minushi ….” e gjejmë një fotografi të një Balline të një ABETARE tjetër, por jo kjo që ”flet” Bajrami.
Në Legjendën përfundi fotos së ABETARES, shkruan:
Abetare shqipe.
”Kadriu në Shkup e frekuentonte një han, të quajtur ”Hani i Zhivanit”. Përmes këti hani, librat i bartte më lehtë. Kështu, sipas marrëveshjes kur shkonte në Shkup vishej si i varfër dhe hynte në banesën e konsullit Sheremet Goxhuli. Ky ia mbushte plot libra çantën ….
”Bashkëpuntorët më të ngusht për shprëndarjen e librave që i merrte nga konsullata shqiptare e Shkupit ishin:
1. Mulla Maliqi, hoxhë nga Llashka Drenoci,
2. Vesel Pagarusha nga Pagarusha, intelektual,
3. Sadik Tfarshiku nga Ferizaj,
4. Tahir Berisha nga Berisha, plak, plak i meçëm,
5. Beg Laha nga Panorci,
6. Xhemajl Bytyqi nga Nishori,
7. Destan Dina nga Samadrazha (Samadraxha, shën. imi),
8. Mulla Maliqi i Lluzhnicës,
9. Sejdi Berisha nga Drenoci i Zatriqit,
10. Osman Gerdalla nga Kravasaria (po aty, fq. 105)
Edhe Vesel Pagarusha ka shprënda libra dhe ka qenë disa herë, vetë i dyti e treti në odën tonë. Ka buajt (ka hëngër bukë e ka fjetur. Nuk dua dhe nuk e di që ai ka pasur ”ABETAREN” që flet e shkruan Bajrami, vjedhësi, hajni apo plagiatori me emrin Bajram Mjeku.
Në faqen e facebookut të Damanekut, i bëhet një alamet jehonë ”Bajramit” duke e ngritur dhe krahasuar e besa duke ia kaluar edhe punës së Kadri Minushit dhe vetë ABETRES, për merita.
Libri për Kadri Minushin
Ketu më quditi pse askush nga familja e Kadri Minushit nga Damaneku nuk reagoi sepse derisa ata, deri më tash nuk kanë dalur me dëshmi se e kanë një kopje të kësaj abetare dhe të njëjtën ia kanë dhënë Bajramit, atherë kjo nuk është për tu besuar, pra nuk është e vërtetë.
Por edhe një nga njohësit e njohur të kulturës e të … historisë, publicisti Fahri Xharra, në një shkrim ”Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947”, Nga Revista Drini 25 Mars 2021, e publikon Ballinën e ABETARES time.
Edhe ky, kësaj radhe kuturu shkruan pa fakte.
E dhimshme.
Deri sa njohësi e padyshim edhe studjuesi Xharra shkruan me të drejtë për një abetare tjetër që e publikon edhe faqen e parë, thotë:
”Nuk kam shënime për atutorin dhe pëmbatjen e Abetares, por me rëndësi që e shoh djaloshin me plis në kokë pranë shoqes së tij shqiptare që me etj. të madhe donin të mësonin ta shkruajnë gjuhën e mëmës.
Abetarja që unë e kam e nuk e ka as Arkivi i Kosovës e … Biblioteka Kombëtare e Kosovës, faqet e para dhe ato të fundit, dhe nuk dihet se kur e ku është botua por me siguri, ABATARJA është botua në fund të viteve 1928 deri në fund të vitit 1939, në Shqipëri kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet. P
Por derisa ABETARES i mungojnë faqet e para dhe të fundit kjo nuk mund të thuhet se kur dhe ku është shtypur Këtë të drejtë, nuk e kam as unë që e kam abetaren e nuk e ka as Fahri Xharra për të cilin kam shumë respekt e aq më pakë Bajram Mjeku.
Fahri Xharra ”Abetare për shqipt. e Jugosllavisë, viti 1947”
Meshari i Gjon Buzukut, Imzot Gjon Nikollë Kazazi
Edhe imzot Gjon Nikollë Kazazi e gjeti ”Mesharin” në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit ” … Këtu kishte si qëllim shkrimin e botimin në gjuhën e popullit të tij, pra shqip, të librave me përmbajtje shpirtërore, pra biblike, si katekizmi, doracakët uratësh, librat liturgjike po edhe gjurmimin e rrënjëve të lashta të kombit të tij shqiptar. Kështu, gjatë qëndrimi të tij në Romë, në vitin 1743, imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit, të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555” por kudo historianaët e gjuhës e të letërsisë shqipe e citojnë besnikërisht Imzot Gjon Nikollë Kazazin, si zbulues. Kështu e gjejmë edhe te Dh. S. Shuteriqi, në librat e Hisorisë së Letërsisë etj.
Abetare për shqiptarët e Jugosllavisë, F. Xharra
Marin Barleti, Historia e Skënderbeut
Nuk ka dyshim se edhe Marin Barleti sipas studjuesve, është po aq i madh sa e dhe Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, pasi që ai e bëri të pavdekshëm Skënderbeun po aq me rëndësi dhe obligim e nder sot e kujtojmë Barletin si shkruesin e parë të Historiografisë për Skënderbeun.
Dhe krejt në fund edhe një ”Dokumente Arkivor”, i gjetur nga hulumtuesi e studjuesi Sedat Sahitaj nga Bubli, profesor historie në Arkivin e Ministrisëi së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Tiranë po qarkullon pa lejen time dhe të autorit që e ka gjetur dhe çka është edhe me keq, nuk përmenden të dhënat se ku e kanë marrë materialin.
Nëse tash e tutje, Bajram Mejeku dhe ”bajramat” si Bajrami vazhdojnë kështu duke vjedhur, unë do ti padis në gjykatë, nëse nuk bënë punë ky ”gjykim publik” në media.
Abetare shqipe, fq. 106, Lush Culaj ”Kadri Minushi …”
1*) VJEDH kal.
1. I marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar dhe e përvetësoj, marr për vete pa leje e pa të drejtë dhe përdor diçka që s’është imja, që është pronë shoqërore ose e dikujt tjetër; bëj një vjedhje. Vidhte para (bagëti). Vidhte natën. Ai që vjedh dënohet nga shoqëria jonë.
2. edhe fig. Ia marr dikujt diçka me forcë ose me dinakëri; ia rrëmbej. Pushtuesit na vodhën e na plaçkitën. I vodhi lirinë. I vjedh kohën e lirë.
3. fig. Marr vesh fshehurazi diçka; e mësoj a e marr nga dikush një zanat, një të fshehtë etj. pa e kuptuar ai. I vodhi zanatin. Ia vodhi të fshehtën. Diku ma vodhi veshi.
4. fig. Përvetësoj, paraqit si timen a e quaj timen një ide, një tezë etj. që është e tjetërkujt. Ia vodhi tezat.
* E vodhi (e rrëmbeu) me sy shih te SY,~RI. E vodhi me bisht të syrit shih te SY,~RI. Ta vjedh hundën midis syve (në mes të syve) është vjedhës i regjur, e qëron të bardhën e syrit. Të vjedh vezën nën klloçkë shih te KLLOÇKË,~A.
VJEDHACAK mb. bised. keq. shar
1. Që vjedh sende të vogla; vjedhës.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
VJEDHANI f.
Vjedhje, kusari.
VJEDHARAK mb.
1. Vjedhacak.
2. Që bëhet fshehurazi, jo drejtpërdrejt, si prej vjedhësi. Shikim vjedharak.
Në mënyrë vjedharake.
Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit: Sinan Kastrati, me Abetare. Malmö, 2020
VJEDHARASH mb.
Vjedhacak.
VJEDHAS ndajf.
Vjedhurazi. Hyri vjedhas. I hodhi një vështrim vjedhas.
VJEDHËS m.
Ai që vjedh, ai që merret me vjedhje, ai që ka zakon të vjedhë. Vjedhës vogëlsirash (xhepash). E kapën vjedhësin. Ta mbrojmë pasurinë socialiste nga vjedhësit!
VJEDHËS mb.
1. Që ka zakon të vjedhë, që merret me vjedhje, që vjedh.
2. Që bëhet fshehurazi e me dinakëri; vjedharak. Shikim vjedhës.
VJEDHËSE f.
Fem. e VJEDHËS,~I.
VJEDHËSI f.
Kusari, vjedhje.
2*) MALL II m.
1. ek. Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t’u këmbyer ose për t’u shitur; send i prodhuar për t’u shitur. Mall i mirë (i lirë, i shtrenjtë). Mallra ushqimore (industriale). Mall shqiptar (i huaj). Mallra të përdorimit të gjerë. Depo mallrash. Tren (vagon) mallrash. Agjencia e mallrave.
Shitja (blerja) e mallrave. Prodhimi i mallrave. Sasia (cilësia) e mallrave.
2. bised. Pasuri, kryesisht e patundshme, që mund të shitet ose të blihet; pasuri private, shoqërore a shtetërore. Mall belik. vjet. pasuri shtetërore. Mall i trashëguar. Mall e gjë. Malli i shtëpisë. Është malli i shtetit (i kooperativës). I zoti i mallit.
Kishte shumë mall e para. E hëngri (e shtoi) mallin. Shinte në mallin e botës
(si në mallin e vet, si në mallin e babait).
3. bised. mospërf. Njeri ose send pa vlerë a pa rëndësi. E njoh mirë se çfarë malli është ai. Këto fjalë s’janë të tuat, janë mall i tjetërkujt. Mall bajat.
* Mall belik mall pa zot, diçka e lënë pa rojë e pa kujdesie. Mall pa zot diçka, për të cilën s’kujdeset askush, diçka me të cilën gjithkush mund të bëjë ç’të dojë.
S’e bëj mall dikë a diçka s’i jap rëndësi, s’e vë në hesap. Nuk ia dinte skajin mallit (pasurisë) shih te SKAJ,~I.
3*) PLAGJIAT m. libr.
Ai që bën plagjiaturë, ai që merret me plagjiaturë.
PLAGJIATURË f. libr.
Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri ose e një pjese të saj sikur të ishte e vetja; vjedhje letrare, muzikore etj. që bëhet duke marrë pjesë nga vepra e dikujt tjetër pa treguar burimin; vepra a pjesa e vjedhur nga një tjetër në këtë mënyrë. Bënte plagjiaturë. E kritikuan për plagjiaturë.
(Cfar eshte plagjiatura ? ■Legjislacione, by admin – Oct 16, 2011.)
Informacon mbi bisedën me një kosovar (Xhavit Halitin)
Dokument Arkivor: Ambasada e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërise, Beograd 1981
Vazhdon
Në numrin tjetë, për ABETAREN GEGËNISHTE
Malmö, 2 maj 2021