Gjergj – Bajram Kabashi
___
Shkruar më 17 nëntor 2024
___
Ja si nisi provokimi i kriminelëve të shërbimeve «tona» sekrete ndaj meje sot 24 vite më parë, që përfundoi më 23 nëntor 2000
***
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Përshëndetje,
I nderuari Bajram, me përpjekje të shumta arrita ta siguroj mezi këtë adresë tuajën. Unë i kam shkruar Saliut, ai më ka dhënë një përgjigje, por jo tjetër, në interesimin tim për t’u ulur dhe për të biseduar për disa çështje me interes. Sidoqoftë, duket se nuk ka qasje në internet apo ngec diku puna dhe s’po marr kontakt dot me të. A mund të ma japësh adresën e saktë të tij, apo numrin e telefonit. Sidoqoftë, domethënë ideja është të bisedojmë diçka në atë stilin e librit Tuaj, “Baleta më ka thënë…” dhe helbete t’i kujtoja kur pinim diku nëpër këtë botë një kafe me të. Sidoqoftë domethënë, nëse mundesh, dil në Grand një mbrëmje dhe ti vetë dhe marrim nga një kafe bashkë.
Shnet!
P.S.
A po punon ende në Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?
***
Ndërkaq, një ditë më pas, pothuaj saktësisht në të njejtën kohë, me 18 nëntor 2000, rrafsh para 24 vitesh, i shkruajnë letër dhe e provokojnë shkrimtarin, poetin dhe kritikun letrar, Shefqet Dibrani, ku atë e «njoftojnë», se janë marrë vesh me mue «për librin» me Bukoshin “në stilin Baleta më ka thënë…” !
E gjitha kjo ka qenë provokim i «shërbimeve sekrete» partiake, të cilat posa NATO ua kishte çliruar vendin, e kishin çue nalt bishtin e shqipfolësve të njohur UDB-ash.
***
«Budallica Shqiptare» e Državna Bezbednostit, andaj kurrë mos të rri e qetë dhe t’i shkoj mendja se e ka kry me mue. Kurrë! Se une nuk harroj, kur më ngacmon pa të bërë asgjë. Kur “ti” më ngacmon përmes tjetrit… ! Gjuaje gurin, e mshefe dorën…! Kur “ti” e nxitë moçalin elitar të LDK-së me me fy, nënçmue, me u shfry e kënaqë me nënçmime, duke menduar se jam ai naivi i paragjykimeve të tyre! Se jam naiv “si ndonjë vëll!”. Mu ashtu siç i mendojnë NAIVÊT e vërtetë të tjerët!
Kur “në sytë e tyre” – që janë sy të verbër si sytë tuaj, më paraqet të rrezikshëm dhe naiv njëherit…
Se i keshuni të kesh (përqeshë), kanë thënë gjithmonë!
Më keni shti me vujt, ashtu siç di vetëm «budallica jonë» e Državna Bezbednostit, me flliqanat e saj të familjeve me kontribute atdhetare – serbomëdha për UDB-ën, të njohur me gjuhën e tyre të helmët e përçe; gjuhë e dresume vetëm për «krime të brendshme» nga ana e UDB-ës së vërtetë…!
Vetëm kur «budallica jonë» e Državna Bezbednosit të ma merr shpirtin, vetëm atëhere mund të thuhet se ka «triumfue» ndaj meje.
Deri atëhere – jo …!
Prandaj, une nuk pajtohem (e them në mënyrë ironike), që një «budallicë» ta mashtroj «budallicën» tjetër të LDK-së, duke e shti dhe nxitë me më fye, ngacmue e nënçmue, qysh më ngacmuen prej 17 nëntorit deri më 23 nëntor 2000, rrafsh shtatë ditë pa u ndalë asnjë ditë e natë të vetme.
Dhe me heshtë pastaj si «intelektual» të shpifun, qe 24 vjet me radhë….!
Mos me iu ndi e guxue me iu ndie kurrë më zani, se «dikush» që ata e dijnë mirë se kush mund të jenë ata, i ka shti në konflikt me mue, duke i bindë – prej brendisë infiltruese – nxitëse, se une «isha i rrezikshëm».
Une nuk kam «forca militare» e as «sigurime shtetërore» pas, siç patën e kanë dy partitë tona, njëra «paqësore» e tjetra «jopaqësore», të dyja partitë që e krijuan “baraspeshën e të fëlliqurve!”, mu ashtu siç ka planifikuar saktësisht UDB – BIA e Serbisë.
Por une kam mbrojtje shumë më të madhe se sa ata – kam LAPSIN e bekuar të profesionit…!
Pas njëzet e katër vitesh, Sot, me 17 nëntor 2024 , e kam vetëm një fjalë për kriminelët , tashmë të bashkuar: Kthemini të drejtat…!
Pastaj, u drejtohem në gjuhën që ata e njohin: “Idite u sto pičke materine…!”
(“Shkoni në njëqind p..të nanës!”)
Edhe diçka: Ju më keni dënuar me poshtërim e varfërim në emër të njifar «shteti», të njëfar “tallava”-shteti, prandaj , është me rëndësi jetike të dihet se kush, kur dhe me kë u mor vesh që të mi shkruanin mue e tjetrit letrat e tilla.
Dhe përse duhej të më provokonin e përpiqeshin të më poshtëronin…? Kush i mësoi, nxiti e udhëhoqi?!
Kjo është shumë më dramatike dhe tragjike se sa Komunikata 59, më të cilën u kërcënue, vra e lëndue një familje, duke e mbajtur nën ankthin e luftës speciale, që nga viti 1998/1999 e deri sot.
Po ashtu, e shoh të arsyeshme që ta njoftoj publikun se në verën e vitit 2009 bisedova në Prishtinë me Bujar Bukoshin, kryeministrin e paraluftës, rreth letrave të tilla provokative, ndërsa ai në vend se të më thoshte se, “do të interesohej për ta hulumtuar se kush mund jenë provokatorët që ia keqpërdorën emrin”, vetëm qeshte…?!
Letër në emër të «Bujar Bukoshit» i kan shkruar edhe Agim Çekut në vitin 2005, kur ishte kryeministër i Kosovës.
___
Shkruar me 23 nëntor 2024
___
24 vite pas... A duhet të thuhet e vërteta e plotë, apo të vazhdohet me gënjeshtrën…?
Me 23 nëntor 2024, sonte pas orës 17:00, bëhen rrafsh 24 vite qyshkuar “Budallica Shqiptare” e Državna Bezbednostit me argatët e saj, e përfundoj provokimin ndaj meje, provokim që e kishte nisë me 17 nëntor 2000 në ora 18:55:16 .
Kriminelët “tonë” të bashkuar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e vazhduan pastaj bashkëjetesën e lënduar me njëri-tjetrin, pavarësisht që i kishin shkaktuar aq probleme vendit të vet, në rrethana Lirie!
“Elita e LDK-së” tashmë u bind se une s’isha i rrezikshëm, qysh i kishin mashtrue se isha i tillë, duke i organizue , orientue dhe devijue që të më provokonin, por tashmë ishte vonë, tepër vonë!
Kështu, ata heshtën për krimin dhe e përmbajtën njëri-tjetrin, pavarësisht se e urrenin dhe vazhdojnë të urrehen për vdekje. Por, nuk mund të flasin hapur për problemet, pasi të gjithë, pa asnjë përjashtim, të mashtruarit dhe mashtruesit, janë mashtruar nga eprorët e tyre të Državna Bezbednostit.
Por, si të ligj që janë, pra si të ligjët e vetëm të atij populli të prodhimit e intrigës “Made in UDB-a”, ata paraqiten sikur “nuk kuptojnë asgjë” nga ajo që ka ndodhur, për shkak të krekosjes dhe euforisë së tyre.
Por, nuk heshtën ata që nuk kuptojnë asgjë nga krimet e tilla, njerëzit e periferive jetësore, që as i nderon e respekton kush.
Provokimi pati nisë, qysh kam thënë shumë herë deri tash, përmes një letre që ma kishin dërguar në emrin e Bujar Bukoshit, letër që një ditë më pas ia kishin nisë edhe shkrimtarit Shefqet Dibrani, të cilin “e njoftonin” për “arritjen e një marrëveshjeje” me mua!
Provokimi i tillë ka vazhduar gjatë, ndoshta edhe me “aktorë të tjerë”, edhe në vitin 2005, kur i kishin shkruar letër “nga po ai e-mail” kryeministrit të atëhershëm të Kososovës, Agim Çekut.
Meqenëse as nuk kam interesim për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës rreth kësaj tragjedie njerëzore, që përfundoj me humbjen e një jete para 24 viteve, pikërisht me 23 nëntor 2000, si gazetar jopartiak , që se kam parë kurrë të arsyeshme t’i shërbeja fanatizmit të caktuar partiak, pavarësisht se si do të përfundon gjykimi atje, se a do të gjënden a jo vrasësit e vërtetë të mbrëmjes së para 24 viteve, une shprehi gatishmërinë që pasi të flasin gjithë të tjerët dhe t’i tregojnë publikur PSE më provokuan prej 17 deri më 23 dhjetor 2000 (pra e theksoj: gjithë të tjerët!), vetëm atëhere do të dëshmoja une ashtu se si e kam parë të vërtetën e kësaj tragjedie.
Une qysh në atë kohë u kam thënë provokatorëve se i kam zbuluar (pra i pata zbuluar derisa më provokonin prej 17 deri më 23 nëntor), duke e deshifruar gjuhën e secilit përmes mënyrës së të menduarit të tyre që e kisha të njohur si gazetar akiv në atë kohë. Pra, ata mund ta kenë ngritë “bishtin” tepër naltë, sa të ken mundur, por ajo krekosje dhe fryerje nuk ka pasur mundësi të delte fitimtare me mua, pasi une isha gazetar terreni e ata nuk ishin të tillë; se une dija shumë, tepër shumë krahasue me ta, ndërsa ata kanë ditë fare pak, madje tepër pak.
Po të kishin pasur mend në kokë, ata nuk do ta kishin marrë kurrë “rolin e policëve” ndaj meje, pasi ata nuk kanë qenë as intelektual e as gazetarë, pavarësisht se a kanë pasur tituj të ndryshëm “intelektual”; si akademik, gazetar “me revole në shokë”, neoshqiptar të rrejshëm, humorist të rrejshëm, “njerëz të kulturës” nga ish-gazeta Rilindja etj.
Thjeshtë, ata, me verbërinë e tyre, me krekosjen dhe mendjemadhësinë e tyre tragjikomike, kishin “rënë në gropë”, në të njejtën “gropë” që kishin menduar se më kishin qitë edhe mua.
Sidoqoftë, megjithëse nuk kisha ndonjë faj ndaj askujt, sa ta nxisja provokimin e tillë antinjerëzor të atyre analfabetëve që i kishin mësuar se une “isha i rrezikshëm”, prapseprap nuk e kam fshehur dhe as që e fshehi se ma kanë lanë një plagë të madhe në shpirt.
Me 22 dhjetor 2004, në ora 10:57 minuta, ditë e mërkurë, në Hotelin Grand të Prishtinës e gjeta atë që e kërkoja…!
Ai për mua ishte kryesori për të cilin isha tepër i interesuar që ta takoja, pasi ai nuk ka punuar në gazetën Rilindja dhe për këtë arsye ai nuk e ka pasë asnjë arsye të më provokonte dhe ngacmonte.
Mirëpo, rrugaçin e humorit të rrugëve, e kishte çue zoti peshë dhe me përgjumjen e tij të një “kopili” e llafazani të katundit, kishte vendosë të më ngacmonte dhe provokonte, sëbashku me shokët e tij të shumtë, “agjentë” të partisë…?!
Dhe atë jo vetëm mue, por paralel edhe një të afërm timin, njeri që, sikurse ai, nuk ka qenë i aftë për ndonjë punë serioze.
I njejti person, me 24 nëntor 2000, në emër të vajzës së tij që ka qenë në të njejtën klasë në shkollën fillore “Gjergj Fishta” të Prishtinës, i shkruante letra fyese e ofenduese edhe djalit tim në emrin e vajzës së vet, kur ishte në moshën 17 vjeçare…!
Madje, i njejti shkretan, më pati shkruar: “S’kam çka me të dhanë ma shumë, vetëm n’ta jepsha gruen o Bajram…!”
“Oferta” e tij “për të ma dhënë gruan e tij”, vije nga një fjalori i njohur për mua, që ishte një fjalorë me gjuhë përçe të UDB-ashëve “tonë” …!
Për fjalët dhe provokimet e tilla poshtërake, njeriu ia kërkon bishës në formën e njeriut lulen e ballit, por une nuk ia kam kërkuar as që e kam prekë me dorë atë m.. , sa ishte gjallë!
Shpresoja se do ta qitja në gjyq një ditë atë dhe të tjerët, por kriminelët e bashkuar nuk e dorëzojnë dhe lëshojnë njëri-tjetrin!
Se “elita supreme” e LDK-së, të gjithë ata që ende janë gjallë, e dijnë mirë se janë shantazhuar keq prej atyre që ata i njohin…!
Për këtë arsye ata nuk guxoftën kurrë të flisnin gjë për mua, se e kanë kuptuar me kohë se nuk u kisha asnjë faj!
Kështu, i dola pas atij llafazani në restaurantin përdhesë të Hotelit Grand dhe ia mbylla të dy sytë për një copër herë… Iu maskova sikurse ai e të tjerët që më shkruanin nga e-mali i rrejshëm i Bujar Bukoshit! Kur i largova duartë prej tij, e shikoj në fytyrë për t’ia vërejtur reagimet dhe gjuhën e trupit.
Mbeti i habitur, pothuaj i paralizuar dhe i shtangur. Në atë përhumbje, në vend se të më përshendeste, gaboj rëndë e më tha: “Na nxerrsha punë edhe prej atjehit…!”
Kjo që e thoshte ishte shumë e vërtetë, se une isha ai që i kisha provokuar ata, e jo ata mua përmes letrave provokative e fyese, që nuk përfundonin dhe as ndaleshin, megjithëse ua bëja me dije gjithë kohën se i njoh në mënyrë që të ndikoja ta ndërprenin provokimin që pati zgjatë ma shumë se një javë ditë, por ata jo që nuk ndaleshin nga ngacmimet e provokimet, por vazhdonin të ngacmonin nga 17 nëntori deri më 23 nëntori 2000, kur, sipas mendimit tim, përfundoj provokimi tragjikisht dhe kur une iu pata thënë një gjë që ata mos ta harronin kurrë:
“Kështu është kur ngatërrohen rankoviqistët dhe enveristët ndërvete…!”
Tek ai mendim mbetëm edhe sot e kësaj dite, pa ndryshuar asgjë…!
Ai për mua ka qenë dhe mbetët konflikt ndër-UDB-ashësh , zënkë e kotë ndërmjet partive “të luftës” dhe të “paqes”, pavarësisht se si e quajnë konfliktin ata rrugaç që ua kisha turbulluar ujin e Prishtevkës që s’është më, nga Tronheimi i Norvegjisë!
Ata kanë “lehë” në mua, si të ishin qenë të çartur…!
E tash a i ka nxitë dikush të lehnin “fëmijët që ende s’i kishin mushë as 18 vite”, apo burrave në moshë ua ka ofruar dikush “fjalorin” e caktuar që si naivë të vërtetë duhej ta përdorinin ndaj meje (njejt si fjalorin islamik që ia ofruan Kosovës së pasluftës!); ata që ende janë gjallë vlerësoj që nëse duan mund t’i zgjidhin vet ato punë ndërmjetvete, pasi une si kam nxitë të më provokonin e nënçmonin, se askush me mend në kokë se nxitë tjetrin për ta fyer e nënçmuar.
Tragjike për mua është se tre nga provokatorët që i kisha më shumë në shënjestër, kanë vdekë…!
Njëri, i njohur si “gazetar i madh” i Rilindjes , por pa produkt në profesion (!?), që vdiq nga Covid19 në javën e dytë të gushtit 2021; të tjerët, humoristi i rrejshëm që vdiq me 16 korrik 2024 , ndërsa tjetri, i njohur si “gazetar me allti në shokë”, që vdiq kah mesi i shtatorit 2024, por nuk e dij ende se “a e ka marrë alltinë” me vete në varr, se ajo do t’i duhej për mbrojtje…!?
Një shok im “i ngusht”, neoshqiptari më i rrejshëm që e ka Kosova, tash vazhdon të punoj në një ministri të Kosovës…!
E të tjera , e të tjera…!
Une çuditem se si ata që duhet dhe u takon të hetojnë probleme të tilla, nuk duan ta shohin problemin ashtu qysh është ai në të vërtetë, por duan ta shtjellojnë, hulumtojnë e zbulojnë njëanshëm. Nuk mund të hulumtohet as të vihet tek drejtësia pa u pa e hulumtue e gjithë çështja, ashtu siç është ajo në të vërtetë, e jo ashtu qysh duan ta shohin të tjerët.
Në të vërtetë, qëllimi i gjithë këtij provokimi ka qenë që “elitën supreme intelektuale” të LDK-së ta paraqisnin si elitë të rrejshme, që manipulohet lehtë, si elitë naivësh që i përdorin, vrajnë e që – nuk guxojnë të ndëgjohen të gjallë as për 24 vite.
Kjo edhe ka ndodhur, për fat të keq…!
Mua kanë dashur të më fusnin në konflikt me ta, e ata në konflikt me mua!
Nuk e fshehi se isha kritik i madh i atyre ndotësirave “elitare” të LDK-së nga gazeta Rilindja, të cilët në emër “të partisë” nënçmonin dhe e poshtëronin jetën e tjetrit, qoftë me dënimin ekonomik apo me “poshtërimin intelektual”.
Por, personalisht ata kanë qenë tepër të vegjël me më nënçmuar, thjeshtë si të ishin “pleshta” të pa peshë, pasi jeta e tyre ka qenë tepër e kufizuar dhe e vobekët me shkrime e llafe restorantesh, një jetë e ngujuar dhe pa njohjen bazike të rrethanave jetësore.
Une tash jam më kritik ndaj tyre, se që isha atëhere…!
E kritika nuk është urrejtje e as shpirtkeqësi, siç ishin fushatat e tyre për të më nënçmuar e poshtëruar. Për të ma shkatërruar bazën e jetës, duke më dënuar me varfërim! Ata edhe kanë mundur të mos i pëlqenin ato që i kam shkruar apo ato që i kam folë në gazetën Rilindja në atë kohë, por nuk kanë pasur të drejtë të më urrenin apo aq më zi edhe të më varfëronin!
Fundja, kush ishin ata të pafytyrë që të më urrenin e dënonin me varfërim…!?
Se ai që me urren dhe nuk ka aftësi ta shprehë urrejtjen hapur dhe publikisht ndaj meje (Të tregoj hapur se Pse më urren dhe pse u dashka të isha i varfër?), ai me mua se përfundon luftën kur të don ai, por vetëm kur të due une !
Prandaj, mosfunksionimi i shtetit ligjor ndaj kriminelëve të tillë që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën në Kosovë, dhe lënia e shpresave vetëm tek Gjykata e Hagës, tregon se ne jemi njerëz të ligj dhe të paemancipuar, se në jetën tonë ka diçka barbare, fakt që s’duam ta pranojmë dhe që nuk e kapërdijmë lehtë.
Mua personalisht më ka munduar UDB-a e jetës sonë, e se kush janë këta UDB-ash, tregohet edhe në këtë rrëfim tjetër pas 24 vitesh.
UDB e vërtetë ka qenë vet pushtimi, por “UDB-a jonë” gjithsesi ka mbetur më e rrezikshmja, më fatalja, më kobndjellësja…!
Prandaj, e rithem se e vërteta e njëmend nuk ka për t’u ditë kurrë, derisa policia profesionale të mos i fus në “një shtizë” të gjithë kriminelët e bashkuar, duke mos i lënë nën “mbikqyrjen” dhe “mbrojtjen” e kriminelëve të shëbimeve partiake!
Le të dihet e mbahet në mend përgjithmonë se krimet që i bën “ky popull” ndaj vetës, mos rafshin kurrë me u harrue…! Këtë e them se e kam provuar se si godet “ky popull” kur i bënë të mira?!
Për me të dashtë ky “popull”, nuk duhet t’i bësh mirë, vetëm të kqija…! Duhet ta vjedhësh e vrasësh! Qysh “din ky popull” me ia nxi jetën njeriut të vet, nuk din as armiku që të vret me ta marrë territorin, hapësirën e jetës tënde!
Në fund pas 24 vitesh, duhet të pyesim se a ka gazetarë Kosova për hulumtimin – zbulimin e të fshehtave në provokimet e tilla…?
Jo, nuk ka…!
Nuk është për hulumtimin e temave të kësaj natyre as Veton Surroj, as Baton Haxhiu, as Adriatik Kelmendi , dy nga të cilët ishin të njohur që nga paralufta, se gazetaria hulumtuese – zbuluese kërkon tjetërgjë, kërkon nuhatje të thellë profesionale; është gazetari që ka ecë shumë përpara, është mendim i thelluar që kërkon tjetër aftësi dhe shkathtësi profesionale , aso aftësish që tashpërtash u mungojnåe gazetarëve shqiptarë.
Po të tjerë, që jetonin pak më nën hije…?
A mund ta shtjelloj e hulumtoj këtë temë Ibrahim Berisha nga rubrika e kulturës së ish-gazetës Rilindja, si përfaqësues i “epokës së vjetër”, apo Muhamet Mavraj , si përfaqësues i “epokës së re” ?
Une, vërtetë nuk e dij se a ka gazetarë hulumtues – zbulues Kosova, pos që e dij se shkuan 24 vite me rrenë e intriga për këtë a atë vrasje.
___
Ja letra që ia shkruan “Bujar Bukoshi” shkrimtarit Shefqet Dibranit, që une e gjeta (zbulova) njëzet vite pas:
Vërejtje!
___
Kërcënimet me “dosje” dhe shantazhime, janë armët që në vendet jodemokratike përdoren prej kriminelëve të shërbimeve të ashtuquajtura sekrete dhe urdhërdhënësve politik të tyre.
Në provokimin ndaj meje janë munduar të më fusnin në ngatërresë me elitën “intelektuale” të LDK-së, (sikurse ata me mua!), me një shok të afërt të asaj kohe, si dhe më një vëlla timin më të madh, që e përdorë një fjalorë jokulturor ndaj të tjerëve, njësoj si banditët e pakulturuar e fryfqa të LDK-së, të cilin poashtu arrijnë ta mashtronin, pasi edhe atij gjithë kohën, njejt si mua, i kishin shkruar letra në emrin e Bujar Bukoshit.
Madje, pasi ai nuk kupton gjë nga provokimet me “shërbime sekrete pas”, kah fundi i vitit 2000 ftohet në takim nga personi NN, që vdiq verës së sivjetshme. Ishin takuar në zyren e tij , ku e udhëhiqte një gazetë pas lufte, diku kah “SlloveniaSport”.
Dhe përderisa ftohet në takimin nga i paftyri që e kishte provokuar e nënvlerësuar e që e provokonte e nënvlerësonte më shumë me ftesën e tillë, vëllai kishte qenë i përcjellë nga kriminel të shërbimit sekret “të luftës” dhe bjen mu ai takim dhe në janar 2001, pasi e dehin me porosi gjithë rrugën nga Gurrakoci deri në Lipjan, e rrahin mizorisht natën, duke u përpjekur t’a linin fajin policisë së UNMIK-ut.
***
DOSJE f. zyrt.
Dy kapakë kartoni, lëkure etj. të lidhur bashkë, ku mbahen shkresa, dokumente etj.; tërësia e shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku brenda këtyre kapakëve. Dosje e trashë. Dosja vetjake (personale). Dosje sekrete. Vë në dosje. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe)
***
SHANTAZH m.
Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.; frikësim që i bëhet dikujt për ta mposhtur, për ta përkulur dhe për ta detyruar të veprojë në dobi të një tjetri; mjeti a mënyra që përdoret për këtë qëllim. Shantazh ushtarak (politik). Shantazh atomik (bërthamor). Shantazh i egër (i përbindshëm). Politika e shantazheve. Bën shantazh. Përdor shantazhet. Nuk frikësohemi nga shantazhet.
(Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe)
___
NË FUND e shoh të arsyeshme të rrëfej se si pasi Naim Abazi më kishte intervistuar në programin e tij ODEON kah fillimi i korrikut 2013, përderisa rrija me një kusheri në një restorant në Gurrakoc të Istogut, një person që e njihja më herët nga larg përmes disa të tjerëve, e për të cilin më thanë se punon “për sherbimin sekret të Kosovës së pasluftës (i afërmi i tij ka punuar për UDB-ën paralufte!), rrinte afër nesh në një tavolinë me një “të afërm timin”, që në atë kohë e udhëhiqte diku në hymje të Pejës një Shtëpi Publike të palicencuar. “I afërmi im” i rrëfente diçka për mua mbeturinës së familjes UDBashe.
Thash me vete se monstrumi i tillë i familjes UDB-ashe, nuk vije të dëgjoj e vëzhgoj kot nga “i afërmi im” që une se kam vlerësuar kurrë.
Sodoqoftë, “Metoda UDB-ashe” e vëzhgimit dhe nxitjes së lojlloj-sherri përmes të afërmve, ka qenë metodë e njohur armiqësore që nga koha e SDB-së-UDB-së e BIA-s.
Këtë metodë goditjeje duke përdorur (keqpërdorur!) “shokë të ngushtë”, ngatërruar “vëllain me vëlla”, gazetarin me “gazetarët” etj etj, e ka përdorur gjithmonë “UDB-a jonë”!
ps!
Kërkoj falje ndaj gjinisë femërore për shprehjen «budallica jonë» e Državna Bezbednosit, pasi kurrë nuk e kam pasur e as që mund ta kem fjalën për ndonjë femër. Fjalën e kisha për kriminelët e shërbimeve “tona sekrete” që me vetëdije apo pa qenë të vetëdijshëm, kryen punë kundër popullit të vet për interesat serbomëdha, madje edhe pas lirisë së Kosovës.