ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kush po i mëson të rinjt për ta urryer Gjergj Kastriotin?! …

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina

T’u flasësh sot të rinjve shqiptarë për Gjergj Kastriotin do të thotë ta kesh një revole në brez, për t’u mbrojtur nga sulmi i tyre.
Në momentin që ti fillon t’u shpjegosh atyre se Gjergj Kastrioti është ADN-ja e identitetit tonë kombëtar dhe shtetëror, gjithmonë do të gjendet dikush që do të tentojë për të ndalur me dhunë ligjërimin tënd.
Merreni me mend çka do të ndodh me ne pas njëzet vitesh nëse vazhdon kjo çmenduri?
Shqiptarëve pas invazionit të islamit politik do t’ju përsëritet jo vetëm historia e fshatit Mamushë, por do të zgjohen një ditë të bukur pranverë nga gjumi në Ramallah apo Kabul dhe do të vriten si lepujt prej talebanëve vetëm pse i kanë pirë disa kanaqe Red Bull.
Unë jam duke menduar seriozisht për themelimin e një Partie politike që përbëhet vetëm prej shqiptarëve ekologjik, iluministë dhe sekularistë.
Kushdo që është i interesuar lë të më shkruan në inbox.
Ndryshe nuk shpëtohet ky komb nga çmenduria dhe asimilimi dhe ky shtet nga shkatërrimi.
Mua nuk më nevojitet sasia e fëlliqur, qelbur, kalbur, mykur dhe krimbur, por cilësia e pastër si loti.
Dhe ju betohem se për një kohë të shkurtër do ta shndërroja në lokomotivë japoneze.
Sepse dijen, guximin dhe vullnetin që e kam unë nuk e kanë shumë njerëz nën këtë qiell.
Bilës e kam të gatshëm edhe emrin :
Partia Ekologjike, Iluministe dhe Sekulariste.
Në postimin e mëposhtëm e keni të përshkruar detajisht qyqarinë, zuzarinë dhe pa përgjegjësinë e fshatarëve të fshatit Mamushë, të cilët pas trysnisë së parë të armikut pantallonat me fekalje i kanë mbush.
_____________________
Shkruan : Agim Morina
“ARNAUTËT E VEGJËL NË SHKOLLË
Shkolla fillore në gjuhën serbe në fshatin Mamushë
E ëmbël është fotografia me arnautiqëve (serb. arnautthëve, arnautë të vegjël), me plisa të bardhë, në shkollë! Kjo është në fshatin Mamushë, në Podrimën tonë, ndër shkolla të shumta në vendbanimet arnaute. Shkolla u hap në vitin 1921 dhe kjo është shkolla e parë në gjuhën serbe në këtë vend, që po e ndjekin fëmijë arnautë.
Kuptohet vetvetiu që këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe se po shkohet drejt po atyre synimeve të njëjta drejt të cilave punohet në shkollat tona popullore: me u vendosë themelet për me kriju qytetarë të mirë të këtij vendi.
Afër nxënësve në fotografi duket mësuesi i tyre, zoti Stevan Spasići, i cili është në këtë shkollë që nga themelimi e deri në ditët e sotme dhe gëzon nderimin më të madh të banorëve të kësaj ane.
Kësaj here, me shkollë, ndoshta është i ngadalshëm – por kjo ngadalësi nuk do të thotë asgjë në jetën e gjithë popullit – por është e padyshimtë që është paqësim më i sigurtë dhe më solid i popullit arnaut, dhe një dëshmi e mrekullueshme e linjës qytetëruese të popullit tonë.”
Fotografi e datës 17 dhjetor 1924 në gazeta serbe “Ilustrovani list” (“Gazeta e ilustruar”, e datës 11 janar 1925, nr. 2), me fëmijët e shkollës së sapohapur të fshatit Mamushë dhe të fshatrave përreth.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Per emrin dhe famen e Gj.K Skenderbeut doja te thoja se sulmet kunder ketij heroi kombetar vijne nga dy shtetet fqinj ,veri – jug.Perderisa pretendojne se heroi yne ishte serb nga nena dhe grek nga baba.Kur arshivat e Italise flasin per kastriot i Arberise.Kushdo shqiptar qe hedh balte mbi heroin Skenderbe nuk mund te quhet shqiptar por tradhetar dhe i shitur.A nuk po shesin voten per 50 spo 100 Euro shqiptaret??? E pra dhe per nje histori shekuj me pare ai shet ndergjegjen e vet dhe krenarine e paraardhesve te tij.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu