ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kush po tallet me organizimin e mësimit plotesues të gjuhës shqipe në Zvicër

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj


Shkruan: Hamzë Morina

Para disa vitesh pata dërguar një shkrim në “albinfo.ch” në Zvicër, si reagim i një
shkrimi lidhur me vizitën e ambasadores shqiptare në Ambasadën e Kosovës në
Bern, e cila kishte falënderuar Xhaminë e bardhë në Aarburg për kujdesin që po
tregon imami për kultivimin e gjuhës shqipe.
I indinjuar thellë që ambasadorja e sapoardhur nga Kosova, ose ishte manipuluar
keq ose nuk kishte njohuri që mësimi shqip mbahet në shkollat zvicerane nga
LAPSH “N. Frashëri”, i pranuar zyrtarisht nga autoritetet zvicerane disa dekada
më parë.
Me siguri portalit i është dukur si artikull fyes ndaj një zyrtareje, por realitetet nuk
mund të injorohen.
Artikulli kishte të bënte me një huqje të madhe të ambasadores dhe këshilltares së
saj, motrës së deputetes G. Musliu dhe nuk kishte të bënte asgjë kundër vizitës,
po kundër një mashtrimi se atje mësohet gjuha shqipe, derisa realiteti ishte
ndryshe, pasi aty dihet se në cilën gjuhë mbahet mësim besimi.
Artikulli është ky:
Letër Ambasadores
E nderuara ambasadore, për mua do të ishte e ndershme dhe e radhës të
përshëndes dhe të përgëzoj për fillimin e misionit tuaj diplomatik në Zvicër nga
Kosova, mision që bashkatdhetarët e tu e kemi pritur kaherë qe t’ ju kemi si
misionarë diplomatikë e konsullorë. Po, ja që kësaj radhe do të përshëndes për
mundësinë që zgjodhe për tu takuar me misionarët tanë fetarë në Aarburg të
Aargaut, pasi si duket ky është prioriteti juaj dhe i Qeverisë që përfaqësoni që
besimtarët e Kosovës të ndihen mirë dhe rehat, sepse kanë tashmë një shtet që ua
di hallet dhe i çmon për “kontributin” që dhanë dhe punën që po bëjnë edhe në
diasporë për ta përhapur fenë islame deri në këndet më të largëta të Zvicrës, e
cila si duket mezi priti që shqiptarët që deri dje bërtitnin për komb e atdhe e
sidomos për një shtet laik dhe evropian, paskan qenë o të dehur o të paditur.
Dhe në atë takim më erdhi mirë që kishit marrë dhe një femër tjetër përfaqësuese
të ambasadës së Kosovës dhe kishit takuar krerët e Unionit të bashkësisë islame,
të cilët me thanë të vërteten do të ishin ndier më mirë sikur t’u ishit përshtatur
kushteve të tyre të veshjes kur hyni në një tempull të tillë si xhamia e bardhë e
Aargaut, së paku të kishit vënë nga një shami sa për sy e faqe për të qenë edhe më
të respektueshme. Po kjo është imtësi dhe me siguri në takimin tjetër edhe kjo do
tu bie ndërmend.
Krejt kjo që shkrova nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për mua, pasi ju jeni
diplomate dhe takimet tuaja protokollare i bëni ashtu si ju përcaktojnë agjendat e
vendosura nga Qeveria juaj dhe unë s’ mund tu përzihem në to. Kjo do të ishte
naivitet për mua që ti sugjeroj një diplomate si ju dhe Qeverisë që përfaqësoni në
Zvicër si do ti organizoni punët dhe takimet tuaja.
Por, një gjë ama dua t’ua them. Unë jam mësues i shkollës shqipe që me kolegët
e mi ka një çerek shekulli që përkujdesemi për mësimin dhe kultivimin e gjuhës
dhe kulturës shqiptare dhe kam një vërejtje të vogël që kur hyni në tempuj të tillë
fetarë, mos manipuloni me këtë veprimtari që për mua është e shenjtë dhe mos
lejoni të manipuloheni për këtë çështje nga njerëz dhe institucione që nuk kanë
kurrfarë lidhje me këtë punë. Kur keni marrë mundin të flisni për këtë është dashur
të keni me vete së paku një nga udhëheqësit e LAPSH “N. Frashëri” dhe të ishit
marrë vesh se si do të krijohej platforma e përbashkët për shkollën shqipe mes
këtij institucioni profesional që është ende aktiv dhe xhamive, të cilat me thënë të
vërteten më shumë po manipulojnë me këtë çështje të ndejshme se po ndihmojnë.
Më pëlqyen fjalët e kryeimamit Ismaili:
„…Në vazhdën e këtij takimi u shkëmbyen opinione mbi angazhimin e imamëve
në platformat ndërfetare, nevojën e pashmangshme inkurajuese të fëmijëve për
të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe.“ Të thënë me këtë rast.
Po a nuk të ra ndërmend ta pyesësh që gjatë hartimit të kësaj platforme sa herë
ka takuar krerët e LAPSH dhe si janë marrë vesh me ta?! Zonjë këto janë vetëm
fjalë. Se di se ç’ është biseduar, po në bazë të shkrimit në portalin albinfo.ch kështu
lexova.
Lexova pos këtij njoftimi edhe falënderimin tuaj për ta: “ …duke i vënë në
gatishmëri hapësirat e qendrave islame edhe për shërbime edukativo- arsimore,
si dhe për shërbime konsullore për nevojat e vet komunitetit shqiptar”.
Zonjë , vërtet jeni kaq e painformuar dhe aq e paditur se shqiptarët që edukohen
dhe arsimohen në shkollat evropiane e paskan kaq të nevojshme një ndihmë të
tillë nga xhamitë?!
Të kishe falënderuar që ata po ndihmojnë myslimanët që të kryejnë ritet e tyre
fetare dhe ato pak mësime të kuranit, hajt, sepse ata mu këtë detyrë kanë, por të
shkosh aq larg sa të falënderosh ata edhe për shërbime konsullore, ky është kulmi.
Kësaj radhe ke tejkaluar edhe shtetet si Turqia e cila edhe pse po ngarend nga
rendi islamik, këtë luks nuk ua lejon xhamive të saj në Zvicër, sepse ato i kryen
bindshëm nëpër konsullatat e saja.
E nderuara ambasadore,
Besoj që të moskeqkuptohemi, pasi unë kisha vetëm një brengë: Kujdesuni që
mësimin e gjuhës shqipe ta kryejnë shoqatat profesionale që tashmë kanë përvojë
çerekshekulli si LAPSH “N. Frashëri” e falënderoni xhamitë për atë që u takon
dhe kujdesuni që mos të manipulohen nga sekte të shumta ekstreme falë
donacioneve që keqpërdorin dhe gjeni kohë të bisedoni me mësues/e që mbajnë
një çerekshekulli këtë barrë organizative për gjuhën që kaherë është dashur ta
merrni përsipër si shtet, në bazë të ligjeve që keni krijuar, siç bëjnë të gjitha shtetet
normale në Evropë.
Sa për xhamitë dhe ndihmën e tyre për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, do
t’ua them vetëm një opinion të një, me gjasë, imami, M. A. i cili në të njëjtin portal
kur mësuesja jonë Nexhmija bën një shkrim për shkollat shqipe dhe xhamitë,
akuzohet nga ky imam, pos tjerash se kjo mësuese- kolege jona, po ua shpërlan
trurin fëmijëve me ideologji komuniste dhe është islamofobe duke i sugjeruar për
fund:
“…Në opinionin e zonjës, xhamitë që japin mësim të gjuhës shqipe kritikohen
për këtë. Epo pyes, nëse xhamitë dhe imami apo mësuesi aty nuk është i
kualifikuar sa duhet për te mësuar gjuhën shqipe, çfarë të bëhet atëherë? Të
mos mësohet gjuha aspak? Zgjidhja më e mirë do ishte sikur shkollat shqipe në
kuadër të LAPSH-it do të organizonin mësim të gjuhës në xhamitë.’’- çfarë
absurdi.
Shpresoj që platforma e z. Ismaili të mos jetë kjo, sepse do të ishte një skandal
dhe absurd i llojit të vet. Do ta kisha lënë këtë opinion të vetmuar të imamëve. Po
kjo vizita jote dhe sidomos falënderimi që ua drejton imamëve për mësimin shqip
në xhami më kanë shqetësuar shumë.
Shpresoj të takohemi me LAPSH dhe të bisedojmë më shtruar e të qartësohemi,
ishin mësuesit këtu në Zvicër ata që mbrojtën gjuhën e kulturën shqiptare, para
se të vinin këtu hoxhallarët dhe para se të vinit ju diplomatët. Pak më tepër respekt
për prioritetet e Qeverisë tuaj që i proklamoni përditë e bëni të kundërtën.

Me nderime
Hamzë Morina – mësimdhënës i gjuhës shqipe ne Zvicër

Derisa në artikullin e këtyre ditëve që po ashtu nuk u botua nga albinfo.ch
“Unifikimi i shkollës shqipe në Zvicër”, e që ka të bëjë me nismën e ambasadorëve
të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë në Ambasadën e Shqipërisë për gjoja
unifikimin e shkollës shqipe, kur dihet se është vet ish -ambasadori shqiptar, Ilir
Gjoni që ka kontribuar për të ndarë LAPSH dhe për të filluar me Ambasadën
shqiptare si bartëse e dytë të këtij mësimi ani pse LAPSH kishte një traditë tashmë
afër tri dekada.
Edhe në këtë artikull nuk ka diçka që dikush mund të konsiderohet si i fyer. Është
evidente vetëm përzierja e ambasadorit shqiptar në kompetencat e një shoqate, për
të cilën Kryesia e saj ka dalë me një qëndrim të qartë, letër që deri më tash nuk e
ka publikuar askush. Po të lëmë tash këtë punë, për të cilën as unë s’ kam dashtë
ta publikojë për të mos i fry përçarjes. Po, pse sot me ardhjen e ambasadorit të ri
kërkohet Unifikimi, që për mua ai është unik në tërë Zvicrën, pasi punohet sipas
një kurrikule dhe tekste të përbashkëta dhe në aspektin konceptual nuk ka çka
unifikohet, pos sindromit të udhëheqjes për të cilën pat rënë në grackë ambasadori
nga mësimdhënës karrieristë, e të cilët kanë përfituar nga ai, me dije a pa të nuk e
di, po që dëmi i shkaktuar këtij mësimi është shumë i madh.
Ajo që më brengos janë dy mashtrime perfide që u bëhen prindërve shqiptarë dhe
që tregojnë dashakeqësi dhe përçarje:
Në rastin e parë “ Letra ambasadores“ kishte të bënte me mashtrimin:
1.Ejani në Xhami se keni dy përfitime. Edhe do të përfitoni nga mësim besimi dhe
do ta mësoni gjuhën shqipe që prindërit, me nivelin e tyre kanë rënë në këtë kurth
dhe sot xhamitë janë plot me fëmijë, e lokalet shkollore që zviceranët i lejuan për
mësimin e gjuhës shqipe gati të zbrazëta. Ju gjykoni vet se çfarë po ndodh!
Derisa te rasti i dytë kemi kurthin tjetër si mashtrim, po ashtu shumë perfid.
2. Ju që po mbani mësim me sistemin e LAPSH nuk konsideroheni të zyrtarizuar
sepse LAPSH – it i ka kaluar koha, derisa këta me Ambasadën shqiptare kanë
zyrtarizuar mësimin shqip!
Po, si në rastin e parë, që në xhamitë nuk mësohet gjuha shqipe ashtu edhe në
rastin e dytë nuk kemi zyrtarizim të mësimit plotësues në diasporë dhe ky ishte
vetëm një bllof i ambasadorit shqiptar që s’ është më në ambasadë dhe posa erdhi
i riu shtrohet kërkesa për unifikim ( më mirë me thanë kthim në LAPSH). Sepse
ne që dimë të lexojmë e kuptuam se ky ka qenë rast i vetëm i veçuar dhe vazhdon
të jetë i tillë në të gjitha shtetet në Evropë ku ky mësim organizohet atë e bëjnë
Shoqatat e caktuara profesionale.
Këtë e din edhe ai që tashmë përfitoi nga ky bllof ose qëllim i ambasadorit dhe u
caktua jo vetëm koordinator për Zvicër por edhe Kryetar i Këshillit koordinues
për gjithë Diasporën!
Artikulli tjetër:
Unifikimi i shkollës shqipe në Zvicër
(Ambasada e Shqipërisë në Bern pasi ka ndarë udhëheqjen e arsimit në Zvicër
dëshiron ta bashkojë sërish, tashmë me ambasadorin e ri shqiptar, Mustafa
Nano )
Në albinfo ( të cilën e përcjellë në vazhdimësi e sidomos rubrikën Diaspora me
linkun e saj Gjuha), lexova që pas shumë viteve në Ambasadën e Shqipërisë
qenkan bashkuar tre ambasadorët me dy bartësit e shkollës shqipe të mësimit
plotësues në Zvicër, LAPSH “N. Frashëri”, e themeluar më 1995 (nga viti 1990 si
Lidhje arsimtarësh e Lidhje prindërish) dhe Ambasadës shqiptare që mori
përsipër organizimin e këtij mësimi para 4-5 vitesh.
Si mësimdhënës për shumë vite dhe udhëheqës për disa të tjera (tash në pension),
gjithmonë më ka gëzuar çdo nismë e mbarë në këtë drejtim dhe çdo sukses e kam
përjetuar thellë. Ashtu siç jam ndier keq kur në këtë drejtim janë bërë gabime, e
më keq kur këto janë bërë për qëllime të mbrapshta, qoftë nga prindërit e
mësimdhënësit e aq ma keq kur këtu i kanë përzier gishtat edhe zyrtarët, cilët do
qofshin ata.
Kam qenë i gëzuar kur para disa vitesh kam vërejtur, fillimisht se Ambasada
shqiptare kishte marrë përsipër menaxhimin e këtij mësimi (fillimisht në kantonin
e Zurich-ut) dhe kam menduar se idenë time dhe të kolegëve në LAPSH për vënien
në binarë institucionalë të këtij mësimi ( për këtë nga LAPSH kishim dërguar një
Letër Ambasadës dhe institucioneve në Kosovë, ani pse kurrë s’morëm përgjigje)
e Ambasada e Shqipërisë e paska vendosur ta jetësojë dhe u gëzova.
Por, kur vërejta se në Kantonin e Zürich-ut janë vendosur dy organizatorë të këtij
mësimi në uebfaqen kantonale të Drejtorisë arsimore të Kurseve të gjuhës dhe
kulturës për gjuhën shqipe ( siç figuron ende), nuk më erdhi hiq mirë dhe një
shembull i tillë më zhgënjeu pa masë.

Dok.1
Në përvojën time në Zvicër nuk kisha parë ndonjëherë që për një gjuhë amtare të
ketë pasur dy udhëheqje. Bile, zyrtarët zviceranë udhëzonin që edhe shtetet që
kishin një gjuhë të përfaqësoheshin me një udhëheqje, pasi organizimi bëhej për
gjuhën përkatëse (si spanjollishtja që flitet në shumë shtete). Për një shembull i
tillë kishte ndodhur vetëm një herë pas luftës në Kosovë, kur Serbia kishte humbur
toruan si shtet dhe në Zvicër mësimin e serbishtes e organizonin pos Ambasadës
edhe Shoqata “Sveti Sava”, por që kjo nuk zgjati shumë dhe shteti mori në dorë
sërish organizimin.
Kur vërejta edhe reagimin e kolegëve nga LAPSH dhe mora vesh se ishte e vetmja
Ambasada shqiptare në Zvicër që kishte ndërhyrë në formën e organizimit të këtij
mësimi, e kjo s’ kishte ndodhur në asnjë shtet tjetër në Evropë, ku ka përfaqësitë
shteti shqiptar, mora mundin dhe bisedova me të dy palët që udhëhiqnin këtë
mësim dhe ishin kolegë të mi, të cilëve u thashë se këtu ka të bëjë me teke
individësh që arsyetohen me banalitete dhe që kjo punë do të ndikojë për keq në
mbarë mësimin plotësues në Zvicër, për të cilin shqiptarët me vite kishin dhënë
gjithçka nga vetja për ta mbajtur gjallë fjalën shqipe, edhe në momentet më të
rënda e ku kishin derdhur shumë mund e ishim angazhuar gjatë tri dekadave.
Tash, pas ndërrimit të ambasadorit që deshi të bëjë “zyrtarizimin” në këtë formë
duke anashkaluar institucionin federal dhe ishte koncentruar vetëm në Zürich,( s’
di pse?) vërejta se ishte një punë e ngutshme, arsyet për të cilat mund t’i dijë
vetëm ish ambasadori dhe bashkëmendimtarët e tij dhe se zyrtarët e rinj duhet të
kenë kujdes sepse mund t’ u hapet “Kutia e pandorës” dhe të kërkohet përgjegjësi
për të gjithë ata që kanë bërë pa kujdes dhe me veprimet e veta ndërhynë në punën
e një shoqate të regjistruar mbi tri dekada në Zvicër.
Nga Letrat që kanë qarkulluar janë ndier të fyer shumë kolege e kolegë të mi,
ashtu si dhe unë për deklarata të pamatura të ambasadorit para zyrtarëve vendas.
Pavarësisht çfarë komisione do të formohen për këtë çështje, ato duhet të jenë
neutrale, pasi nuk mund aq lehtas të anashkalohet një veprim i tillë arbitrar.
Po, publiku duhet ta dijë se këtu nuk bëhet fjalë për unifikimin e shkollës shqipe
në Zvicër, pasi në parimet kryesore shkolla është e unifikuar, pasi punon me të
njëjtën Kurrikulë, të njëjtat tekste, por nuk është e unifikuar në udhëheqje dhe
menaxhim dhe fajtori për këtë dihet.
Po e lë me kaq duke u dëshiruar “Unifikim” në këtë çështje, por jam shumë skeptik
që ata që kanë bërë ndarjen e udhëheqjes në mësimin plotësues nuk kanë si e bëjnë
bashkimin. Pasi, LAPSH ishte unik dhe zyrtarisht i pranuar dhe mbante
përgjegjësi para organeve që kishin themeluar dhe atyre që kishin njohur për
gjithë ato vite, derisa rikthimi i Ambasadës në këtë çështje për mua është absurd.
Ne kemi kërkuar para 20 vitesh (me shkrim) që këto punë duhet të kalojnë në
domenin zyrtar të çdo shteti serioz, siç veprohet me këtë çështje nga të gjitha
shtetet përkatëse që organizojnë këtë mësim në Zvicër. Është dashtë të mendohet
mirë nga Ambasadorë të caktuar të cilët veprojnë jashtë kompetencave që kanë,
për të mos futur pyka e të dalin gaf pas disa vitesh, siç po ndodh tash.
Nuk mundet një koordinator i një ambasade (A. Shqiptare në Zvicër) të jetë
Koordinator i një Këshilli koordinues të diasporës që përbëhet nga Lidhje e
Këshilla mësimdhënësish në Evropë e nuk ka bashkëpunim me Lidhjen e
arsimtarëve në vendin ku vepron ai.
Keni Kujdes:
Është vetëm një këshillë në këtë drejtim nga një mësimdhënës në pension, që nuk
përfaqëson më askënd, por që ka lënë gjurmë në këtë drejtim për dy dekada dhe e
njeh mirë natyrën e ndjeshme organizative në këtë drejtim dhe e shqetësojnë
rrjedhat e tilla absurde.
Pyes në fund: Kujt ju desh dhe pse krijoi një huti të tillë vetëm në Zvicër!?
Me nderime
Hamzë Morina
Por, të kuptohemi edhe me qartë, isha ndër të parët që si njohës i mirë i këtij
procesi, sa isha Kryetar i LAPSH në Zvicër u pata dërguar shkresë institucioneve,
pasi Kosova u pavarësua dhe Shqipëria kishte mbushur një shekull shtet që ky
mësim të futet në binarë institucional. Pas disa përpjekjesh të kota, vërejta se kjo
nuk po ndodh sepse pak kishin përfitime në këtë punë, apo e panë si të
pamundshme ta marrin përsipër organizimin e këtij mësimi siç e kanë të gjitha
shtetet normale në botë. Letër që s’mora kurrë përgjigje.
Pra, ndër të parët isha për kalimin e menaxhimit të këtij mësimi nga një shoqatë
si LAPSH në binarë institucionalë, por jo ashtu siç veproi ambasadori, dhe jo
sërish kështu siç po veprojnë ambasadorët me dy udhëheqësit e strukturave që po
duan bashkim sërish në LAPSH.
A po vazhdon tallja!? Dëshiroj të jem i lajthitur, gjykoni vet!
Ja dhe letra ( si propozim) Ambasadës dhe autoriteteve shtetërore para se të
ndodhin këto mashtrime dhe tallje se si do të duhej ky mësim të kalojë në binarë
normalë institucionale, përndryshe me këtë formë organizimi ende jemi të
barazuar me formën e organizimit si popujt që ende s’kanë shtete, me kurdët e
tamilët në Zvicër, që organizojnë mësim përmes shoqatave:

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Me gjithë përpjekjet e mëdha të LAPSH “Naim Frashëri “në Zvicër për ta institucionalizuar mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët tanë asnjë qeveri e Kosovës nuk bëri më të voglin hap në ketë drejtim. Para tri vitesh ne një grup mësimdhënës nga Zvicra kërkuam të takohemi me Ministren Donika Gërvalla, na priti dhe ne paraqitem kërkesat tona, për rëndësinë e organizimit të mësimit shqip, ajo nder të tjera na premtoj se në vitin 2023 mësimi shqip do të merr kahje institucionale, mjerisht as ky premtim nuk u përmbush.
    Fatkeqësisht fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë u lanë në duar të shoqatave fetare, ku mizorisht shtypen të drejtat e tyre duke ia humbur identitetin kombëtar, gjuhën shqipe e dashurinë ndaj atdheut.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu