Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me autencitetin e këtyre dokumenteve sepse askush nuk e ka konfirmuar apo mohuar origjinalitetin e tyre.
„Në kohë lufte, e vërteta është aq e çmuar saqë ajo duhet gjithmonë të mbrohet me truprojë të gënjeshtrave”, pati thënë Winston Churchilli gjatë Luftës së Dytë Botërore , e thënë ndryshe, se rrjedhja e informacionit është „e vërtetë„ dhe për këtë arsye inkurajohen mediat të shqyrtojnë çdo imtësi të dokumenteve me shpresën se shumë nga pjesët e informacionit të përceptohen dhe raportohen si fakte.
Vërtetësinë e këtyre dokumenteve duhet marrë me doza skepticizmi .Kjo për faktin se zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u përpoq aq shumë për t’u thënë gazetarëve se thelbin e informacionit do ta zbardhin përgjatë hetimeve intensive në vazhdim. Andaj askush zyrtarisht nuk është prononcuar për t‘a konfirmuar vërtetësinë e tyre apo nuk i ka hedhur poshtë tërësisht si mashtrim.
Ka dyshime që ato janë përgatitur dhe përpunuar nga makineria e lajmeve të rreme në Kiev, ngase është në laverdinë e Kievit të trembë liderët evropianë që të përshpejtojnë dërgesat e tyre të armëve (pasi ka shumë detaje rreth çfarë ka/ska Kievi dhe çfarë nevojitet në fushën e betejës).
Autori-ret e këtyre lajmeve potencialisht të rreme, sigurisht që kanë pasur për bazë moton e urtë të Churchillit ose më mirë thelbin e saj recto verso- mashtrimin rrethojeni atë me të vërtetën , ky dhe mund të jetë rasti me këto dokumente pasi pretendimet e tyre për vendet e Lindjes së Mesme që kanë marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta me Rusinë, ku si ilustrim merret lajmi bombastik në Washington Post, rreth gjoja ‘planifikimit’ të Presidentit Sisi të Egjiptit për t‘i dërguar raketa Rusisë. President Sisi ndofta edhe mund të ketë qenë duke menduar për këtë, por a është ky më të vërtetë një lajm?
Lajmi duhet të jete se kush përfiton nga prishja e kësaj marrëdhënieje.Në fund të fundit, Rusia ka qenë vazhdimisht një nga furnizuesit kryesorë, nëse jo më të mëdhenjtë, të armëve në Egjipt. Egjipti, i cili ka ushtrinë më të madhe në Afrikë, gjithashtu blen shumë armatime nga SHBA dhe BE. Megjithatë, shpesh amerikanët dhe evropianët kanë vënë kushte për shitjen e armëve, diçka që Rusia nuk e bën.
Presidenti Zelenski, beson se nëse aleatët kryesorë të Rusisë në botë do të përkeqsonin marrëdhëniet me Moskën, atëherë ekuilibri do të kthehej në favor të tij.Marrëdhëniet e mira me Moskën që datojne nga koha e Naserit, u përmirësuan ndjeshëm që nga viti 2014 kur Sisi u instalua përmes një grushtshteti, të ndihmuar nga një mik tjetër rus, Emiratet e Bashkuara Arabe . Me sa duket, Emiratet e Bashkuara Arabe po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me sherbimet inteligjente Ruse, me qëllim të krijojnë njëavantazh ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Kuptohet, të sugjerosh se dy vende kanë intesifikuar bashkëpunimin në fushën e inteligjencës është praktikisht e pamundur të provohet ose të kundërshtohet. Kjo edhe është një nga arsyet pse gazetarëve dhe mediave u pëlqejnë histori të tilla pasi ato janë të lehta për t’u kultivuar dhe për t’u konsumuar.Ndonëse është një lajm i mirëpritur për gazetarët dhe mediat të cilat duket se sugjerojnë se stërvitjet verore të NATO-s të planifikuara për në fund të Prillit mund të jenë një mbulesë për furnizimin e forcave ukrainase. Këto dokumentet shkojnë më tej,ato përmbajnë jo vetëm një plan për furnizimin e njësive ukrainase me armë dhe municione të NATO-s, por edhe informacione rreth strukturës së brigadave dhe batalioneve që pretendohet se përgatiten për ofensivën verore. Dokumenti, i datës 1 Mars, thotë se brigadave të Kievit u duhen 253 tanke, më shumë se 380 automjete luftarake këmbësorie dhe 480 automjete, 147 artileri dhe 571 automjete të blinduara,sistem HMMWV për të kryer ofensivën.A po përpiqen autorët të potencojne mungesën e pajisjeve të Ukrainës? Dhe nëse po, për çfarë qëllimi?
Ka nga ata që argumentojnë se rrjedhja e informacionit mund të ketë dalë nga donjë zyrtar i lartë i Pentagonit,i pakënaqur , i cili ndoshta dëshiron që lufta të përfundojë sa me shpejt. Apo ndonje i zhgënjyer me politikën ditore pas paraqitjeve të Trumpit në gjykatë apo dhe të argumentojë se sa e varfëruar është pajisja ushtarake e Ukrainës, duke shpresuar të inkurajojë Rusinë për një fitore të arritshme sa më të shpejt.
Ka shumë supozime,pretendime të tilla pa pasur mundësi të dimë se këto të dhëna janë të sakta.Krejt lehtë mund të jenë lojëra tejet dinake drejtuar botës , për të cilat dikush në Kiev mendon se nëse do të prezentohen përmes The Washington Post apo New York Times e jo përmes kanaleve konvencionale mediatike,do të jenë të besuara dhe bindëse. Apo ndofta ata që hartuan këtë dokument nuk e kishin besuar që Presidenti Biden dhe përfaqësuesit demokratë që kontrollonin shtëpinë e përfaqësuesve e që kundërshtoheshin nga krahu republikan, mund të aprovonin një ndihmë të re ushtarake.
Çuditërisht vetëm disa ditë para se të publikohej ky dokument, Presidenti Biden- Administrata e tij aprovoi 2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake me një listë të ngjashme të pajisjeve të premtuara nga Departamenti i Mbojtjes.
Ka mundësi gjithashtu,që ky dokument i zbuluar të ketë qenë i ditur dhe më parë nga gazetarët në SHBA , dmth para datës 1 Mars dhe se atyre u është kërkuar të përmbahen dhe vetem pasi të arrihet marrëveshja të zbardhin dokumentin famoz.
Nëse supozojmë se Kievi është burimi i këtij mashtrimi, atëherë mund të supozohet se marrëdhëniet midis Presidentit Biden, respektivisht SHBA ve dhe Presidentit Zelensky- Kievit janë acaruar dhe përkeqësuar apo duhet të supozojmë se këso marifete, karaxhozlleqe mediatike në të ardhmen do të jenë fenomene përsëritëse me plot enigma dhe ambiguitete.