ARKIVI:
19 Nëntor 2024

“Kushtet” e Kalifit Omar ibn al-Khattàb imponu kristianve dhe hebrejve në token e tyre të pushtuar nga arabt

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga: Paul Tedeschini

Kalifi Omar (Umar) ibn al-Khattàb (sundimtar arab dhe kryetar fetar islam) ishte kalifi i dytë islam, don me thënë pasardhësi i dytë mbas vdekjes së Muhametit.

Kalifi Omar (634-644) është i varrosur në të njajtin varr me Muhametin në “Xhaminë e Profetit” në Medinë,   që nderohet çdo vit nga besimtart musulman. Në vitin 637 mbas Krishtit, Kalifi i Dytë Omar mbas pushtimit të Jeruzalemit, hartoi “Kushtet” që iu imponoheshin popullates jomuslimane të Jeruzalemit. Këto ishin një  imponim i  fituesve muslimanë arab mbi popujt e pushtuar nga besime të tjera monoteiste jomuslimane, hebrejt, mazdejt e kristjant etj,  të cilat nuk kishin mundësi të kundërshtonin asgjë. Këto “Kushte” do të ishin zbatimi fillestar i një serie kufizimesh, pak a shumë të rënda të natyrës ushtarake dhe të lidhura me sigurinë e brendshme që u transformuan me kalimin e kohës në ndalime të vërteta ligjore dhe shoqërore.

lehd0234

Conquete de Jerusalem par le Calife Omar, disciple de Mahomet en 638. Vignette publicitaire Liebig, 19eme siecle. ©Selva/Leemage

Këto “Kushte” praktikisht ia bëjshin të pamundur jeten atyre, të cilët nuk këtheheshin në musliman. Edhe sot  e kësajë dite, mbas 14 shekujsh, arabt palestinez i konsiderojnë ligjë në fuqi “Kushtet” e Kalifit të Dytë Omar per hebrejt dhe kristjant në Palestinë.

Simbas këtyre “Kushteve” të Kalifit të Dytë Omar kristjant duhet të deklarojshin se:

1- Nuk do të ndertojmë në qytetet tona dhe në afersi të tyre as monastire,

2- as Kisha,

3- as kuvende,

4- as dhoma per priftrijt tonë

5- dhe as nuk do ti riparojmë, as ditën e as natën, ato Kisha që po na rrenohen,

6- apo ato, që janë në afersi të lagjeve muslimane.

7- Neve nuk do të strehojmë, në Kishat tona apo në shtepitë tona, asnjë të huaj,

8- Dhe as do të ia mëshehim muslimanve.

9- Nuk do të çfaqim publikisht besimin tonë,

10- Dhe as nuk do të këthejmë në besimin tonë asnjeri.

11- Nuk do të pengojmë asnjë nga farefisi i jonë të këthehet në besimin islam, po qe se deshiron,

12- Neve do të tregojmë respekt per muslimant,

13- Dhe do të ngrihemi nga vendi jonë dhe do të ua lirojmë, po qe se ato donë të ulen në vendin tonë.

14- Nuk do të vishemi si muslimanët, as do tu ngjasim nga kapelat, nga çallmat, nga kepucët dhe nga mënyra e flokve.

15- Nuk do të flasim si muslimant,

16- Dhe nuk do të perdorim titujt e nderit të tyre.

17- Nuk do të hypim në asnjë shalë kafshe,

18- Dhe nuk do të mbajmë në brez shpata, nuk do të mbajmë me vehte asnjë armë, dhe as do ti trasportojmë na vetë personalisht.

19- Nuk do të bejmë vula në gjuhën arabe,

20- Nuk do të shesim pije alkolike,

21- Nuk do ti çfaqim publikisht neper rruga apo neper tregjet e muslimanve as kryqat tonë, as librat tonë,

22- Neve do tu bijmë shumë lehte kumbonave të Kishave tona,

23- Neve nuk do ta ngrejmë zerin gjatë sherbimeve tona fetare as në Kishat tona e as në prani të muslimanve,

24- Dhe as do ta ngrejmë zerin kur varrosim ndonjë nga të vdekurit tonë.

25- Nuk do të perdorim drita kandili në asnjë rrugë të banuara nga muslimant ose në tregjet e tyne,

26- Nuk do të varrosim të vdekunit tonë në afersi të muslimanve,

27- Nuk do të marrim skllav të cilët janë të caktuem per muslimant,

28- Nuk do të ndertojmë shtëpi banimi ma të nalta se ato të muslimanve.

***

Këto “Kushte” janë edhe sot në fuqi në boten islame si Arabi Saudite etj., ku minorancave fetare të ndryshme nga islami u ndalohet ndërtimi i kulteve fetare dhe ushtrimi publikisht i besimit të tyre. Mosrespektimi i tyre denohet me burgosje ose edhe me vdekje nëpermjet prerjes së kokës ose gjuejtjes me gur në sheshe.

Kushte” të ngjashme janë imponuar edhe kristjanve shqiptare gjatë pesë shekujve të pushtimit të Kalifatit turk-osman.

Materjali është marrë dhe përkëthyer nga:

http://it.wikipedia.org/wiki/Patto_di_Omar – (italisht)

https://en.wikipedia.org/wiki/Pact_of_Umar – (anglisht)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu