ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Kushtetuta mbi liturgjinë e shenjtë “Sacrosantum Concilium” – Koncili i Shenjtë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Kjo Kushtetutë është e para e Koncilit të Dytë të Vatikanit, kushtuar tërësisht liturgjisë, dhe si e tillë e para në historinë e Kishës, që është aprovuar më 4 dhjetor 1963 në mbarim të seksionit të parë të KDV me 2147 vota për dhe vetëm 4 kundër.

Në fjalën përfundimtare ndër të tjera Papa Pali VI tha: “Lartësohet shpirti ynë për këtë rezultat. Zoti në vend të parë, urata, dhurimi ynë i parë; liturgjia, burimi i parë hyjnor që na dhurohet, shkolla e parë e jetës shpirtërore; dhurata e parë që ia japim popullit të krishterë, me ne që besojmë dhe lutemi…” (Papa Pali VI, 4 dhjetor 1963).

Struktura bazë e SC është:

  1. Parimet e përgjithshme (1-46);
  2. Misteri Eukaristik (47 -58);
  3. Sakramentet tjera dhe sakramendoret (59-82);
  4. Shërbesa hyjnore – Orët (83-101);
  5. Viti liturgjik (102-111);
  6. Muzika kishtare (112-121);
  7. Arti kishtar dhe orenditë kishtare (122-130).                                                                                                                                                                                                     Cili është përcaktimi teologjik i Sacrosanctum Concilium? 
    Në rend të parë “rizbulohet” edhe për Kishën Katolike Bibla “Në kremtime liturgjike Shkrimi i shenjtë ka një rëndësi të skajshme”, sepse “në të vërtetë prej tij merren leximet që pastaj shpjegohen në homeli dhe psalmet që këndohen” (SC 24).Thjeshtësia dhe bukuria e riteve të shenjta: “Ritet duhet të shkëlqejnë prej thjeshtësisë fisnike” (SC 34), që sipas etërve, liturgjisë së hershme dhe traditës së krishterë, ishin dhe mbesin përcaktimi bazë në liturgji.

    Vepra e shëlbimit, që ishte në planin e Zotit, aktualizohet, përsëritet, ofrohet dhe dhurohet. “Si shenjë e planeve provanore të Hyjit në kohën tonë, si një kalim i Shpirtit Shenjt në Kishën e tij “ (SC 43). Ky përditësim i shëlbimit për çdo kohë dhe hapësirë, ndodh pikërisht nëpërmjet liturgjisë. “Në të vërtetë, liturgjia, nëpërmjet të cilës, sidomos në flinë hyjnore të eukaristisë, aktualizohet vepra e shëlbimit” (SC 2).

    Qendra e jetës së krishterë, pra edhe e liturgjisë, është mister i Pashkëve, mundimi, vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit (krh. SC 5-6), i cili “është i pranishëm gjithmonë në Kishën e vet dhe,  në mënyrë të veçantë, në veprimet liturgjike. Liturgjia është kulmi drejt të cilit priret veprimi i Kishës”  (SC 7), “dhe njëherazi edhe burimi prej të cilit rrjedhe krejt forca e këtij veprimi” (SC 10).

    Mu për këtë “asnjë veprim tjetër i Kishës nuk ka të njëjtin efikasitet me të njëjtin titull dhe me të njëjtën shkallë” (SC 7).

    Pjesëmarrja e plotë, e vetëdijshme dhe aktive në liturgji është rritje në fe dhe në dëshminë e krishterë. “Është dëshira e zjarrtë e nënës Kishë që të gjithë besimtarët të formohen në atë pjesëmarrje të plotë, të vetëdijshme dhe aktive në kremtime liturgjike” (SC 14).

    Reforma liturgjike ka disa aspekte dhe veçori, ndër të cilat mund ta përmendim dhe theksojmë: pjesëmarrjen aktive të të gjithë besimtarëve në mënyrë aktive dhe meditative, mistike, nëpërmjet uratës, heshtjes, adhurimit të misterit, si dhe ushqimit me Praninë dhe Dashurinë hyjnore. Ushqimi ynë eukaristik ka dy aspekte: Fjalën dhe Bukën, apo sofrën e fjalës dhe sofrën eukaristike.

    Shenjat e jashtme që ndihmojnë dhe gjallërojnë kremtimet janë: këndimi, muzika, heshtja, që na ndihmon të përqendrohemi më shumë në “Personin e Krishtit” si dhe në “Personin e Kishës” që e paraqet udhëheqësi i kremtimeve.

    Tradita e gjallë dhe vepruese sipas SC ka rëndësi të madhe në jetën e Kishës dhe të çdo të krishtëri, veçmas:

  • Mesha e së dielës, që krijon, përforcon, ushqen dhe pjekuron Kishën si bashkësi të popullit të Zotit, dhe si e tillë aftëson për ungjillëzim dhe për dëshmi të krishterë.
  • Eukaristia është moment i volitshëm për penedim të mëkateve, dëgjim të fjalës së Zotit, bashkim të plotë me Zotin nëpërmjet kungimit.
  • Nga këto dy elemente formohet dhe forcohet populli i Zotit të shtegtim drejt amshimit, përballon jetën në shumë aspekte dhe vështirësi, duke e ngjallur shpresën në shëlbim
  • Pjesa përfundimtare e bekimit dhe “Shkoni në paqe”, domethënë jetoni, shpalleni, dëshmojeni atë çka Zoti ju ka zbuluar dhe dhuruar, sepse vetëm kështu mesha përfundon dhe njëkohësisht vazhdon në dhe me jetën tonë të krishterë.
  • Katër pikat kryesore të reformës liturgjike janë: pjesëmarrja me vetëdije dhe aktive nëpërmjet kremtimeve në gjuhë amtare, ku si qendër është Misteri i Pashkëve, që na mundëson shenjtërimin tonë në Kishë, në bashkësi, si dhe aftësimin tonë për mision, dërgim dhe dëshmi të krishterë (khs. SC 1).
  • Nga kjo rrjedhin disa pasoja për jetën e krishterë: Shpallja e Ungjillit të gjithëve, sidomos atyre “që ende nuk besojnë, me qëllim që të gjithë njerëzit ta njohin Hyjin e vetëm dhe të vërtetë e të dërguarin e tij, Jezu Krishtin, dhe ta ndryshojnë sjelljen e tyre duke bërë pendesë” (SC 9). Këtë të vërtetë e ka shprehur bukur papa Pali VI: “Jezu Krishti është i vetmi dhe i madhi Mësues dhe Bari, i vetmi ndërmjetësues mes Zotit dhe njerëzve” si  prania e tij historike dhe ekleziale.Shpallja e Ungjillit është edhe për të krishterë, sepse përforcon dhe gjallëron “fenë dhe pendesën, gjithashtu, duhet t’i përgatisë për sakramente, t’ua mësojë atyre që të zbatojnë gjithçka që Krishti ka urdhëruar, dhe t’i nxisë në të gjitha veprat e mira të dashurisë, të përshpirtërisë dhe të apostullimit” (SC 9).Nga kjo që kemi thënë është e qartë se “pa përtërirjen liturgjike s’ka as përtërirje të tërë jetës së Kishës” (Gjon Pali II).

    Parimet bazë të ripërtrirjes së Kishës dhe jetës së krishterë janë:

  • Liturgjia e riformuar për ta riformuar Kishën dhe jetën tonë (khs. SC 43).
  • Liturgjia është dhurata e madhe e Zotit Kishës, nëpërmjet saj neve të krishterëve.
  • Liturgjia shpallë dhe kremton (krh. SC 33) nëpërmjet dy sofrave: të Fjalës dhe të Pranisë eukaristike.
  • Liturgjia ka dy cilësi: shenjën dhe fjalën që përbëhet prej këtyre elementeve dhe momenteve: ftesa, heshtja, teksti dhe përgjigja e popullit të Zotit.
  • Liturgjia mundëson dialogun e Kishës me Krishtin, që shprehet në këto elemente: Populli i Zotit në dëgjim, në lutje dhe në ushqim, ku shpallja e fjalës është në praninë e Krishtit të ngjallur.
  • Reforma liturgjike është vazhdimi i reformës biblike, ku leximi, meditimi, shpjegime, egzegeza kanë rëndësi të madhe, si vazhdimësi edhe e reformës ekumenike, dialogut mes të krishterëve, si dhe dialogun ndërfetar me hebrenjët dhe myslimanët, me mbarë botën.
  • Historia e shëlbimit në veprim si Prani dhe Veprim i Zotit ndër ne dhe për ne, si aktualizim i fesë dhe shëlbimit. Krishti – elteri është “pranvera e Shpirtit Shenjt” (Gjoni XXIII).
  • Reforma liturgjike nëpërmjet KDV ka trinomin: Bibla, Etërit e Kishës, Liturgjinë.
    Prishtinë, 28 qershor 2022  –  Radio Maria – Kosovë 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. …Nje pyetje per Vikaariiin e Kosoves, z. Lush Gjergji:

    Ai shefi (pontifici) juaj, Papa Francesku, ne menyre indiskrete ose interaktive, i ka akuzuar Naton ose Perendimin per luften ne Ukraine! Duke i justifikuar ne nje fare menyre barbarizmat e Rusise imperiale dhe kolonialiste ne Ukraine!!!

    Cili eshte komenti i Vikarit, Lush Gjergji per qendrimet e mesiperme 8kontradiktore, paradoksale, reaksionare dhe anakronike) te shefit te Pontifikatit ne Vatikan?

    Jane ne pyetje origjina amerikano-latine e Papa franceskut dhe lidhjet e tij shpirterore dhe emocionale me Rusine, apo….?!

    Pa sherr veta!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu