ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kuvendi i Shqipërisë është një grup njerëzish të pavullnetshëm të zgjedhur nga të paaftët për të bërë të pamundurën

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Gjurmët e mia ishin të qarta para meje, para se t’i kisha vënë ato. Kam mësuar t’u besoj këmbëve të mia. Zakonisht më çojnë atje ku po shkoj, është vetëm një çështje për t’i lënë ato të punojnë në paqe. Unë isha i lirë. Gjurmët ishin të vdekura. Bari u ngrit dhe brohoriti.

***

Një atdhe nuk është një atdhe përpara se një njeri të ketë qenë atje. Një qenie njerëzore nuk është një qenie njerëzore para se të ketë një atdhe.

Ka kaq shumë gjëra për të cilat duhet të rikthehem dhe kaq pak për të pritur me padurim sa që pothuajse të humbas nga sytë se ku po shkoj.

Jeta e shqiptarëve është një pishinë bosh. Nëse ka një ton bazë në atë që shkruaj tashmë në këto 20 vjet, është të kuptuarit se pothuajse gjithçka ka marrë fund nëse nuk zgjoheni menjëherë për të nxjerrë zvarrë nga Kuvendi dhe t`i burgosni rrugaçët kryesor (ju e dini mirë se kush janë ata maskarenj) – për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Njëkohësisht, për të shpëtuar dinjitetin tuaj që me vite ua fyen dhe merr nëpër këmbë regjimi antikombëtar i mafiozit të stërzgjatur që s`ka pikë dinjiteti.

Mercenarit që nëpërmes “Ballkani i hapur” dhe jo vetëm, është vënë në shërbim të serbo-sllavizmit të cilët në 100 vitet e fundit kanë kryer shumë masakra dhe gjenocide të tmerrshme ndaj nesh vetëm pse jemi shqiptarë.

Shtetit amë, Shqipërisë, i mungojnë bazat themelore të një shoqërie të gjallë dhe të qëndrueshme.

Popullata patjetër të bashkohet sa më shpejtë që është e mundur që të shpëtojnë vendin nga një regjim i ligë i lidhur me krimin.

Deti i mbledh lumenjtë. Të gjithë njerëzit liridashës duhet të punojnë për të shporrur regjimin e mercenarëve oligark komunist-enverist që janë në shërbim të armiqve tradicionalë të Kombit dhe pushtuesve (copëtuesve) të trojeve tona stërgjyshore, duhet për të ndihmuar që ta kthejnë vendin e tyre në rrugën e demokracisë, si të ndërtojnë institucionet demokratike dhe si të zhvillojnë një shoqëri të qëndrueshme të gjallë.

Fatkeqësisht, akoma nuk e shoh të ndodhë. Nuk ekziston një opozitë. Ajo që shoh është se mijëra e mijëra bashkëkombës të rinj po ikin nga vendi i tyre. Pra, shanset që shoqëria shqiptare të ketë numrin e nevojshëm të njerëzve, të gatshëm të luftojnë brenda vendit për të rifituar demokracinë, zvogëlohen çdo ditë.

Gjatë disa viteve, regjimi i sulltanit të stërzgjatur ka forcuar gradualisht kontrollin e tij ndaj atyre pak mediave të pavarura. Ai nuk i lejon ato të fokusohen në korrupsion, krim dhe çështje të tjera të denja për kritika.

Një regjim që nuk toleron kritikat drejtohet nga frika. E vërteta perceptohet si një kërcënim. Kur të gjitha kritikat heshtin, propaganda zyrtare bëhet dominuese.

Liria e shprehjes dhe e shtypit në Shqipëri janë cenuar në mënyrë sistematike prej disa vitesh. Dëgjoj se ligji i ri për mediat e bën vepër penale publikimin e të ashtuquajturave “lajme të rreme”. Është vetëm një term tjetër për lajmet që autoritetet e regjimit nuk i pëlqejnë dhe që devijojnë nga propaganda zyrtare e sulltanit të droguar nga kanabisi që ka kapur për fyti vendin.

Vitet e fundit, është bërë errësirë. Vetëm “kryeministri” joligjor (që i ka vjedhur ose paguar votat) vendos se çfarë duhet të mendojë dhe çfarë duhet të dijë populli shqiptar. Dhe, në errësirë ​​e vërteta vdes.

Çfarë bëjnë shumica e shqiptarëve në Shqipëri? Pothuajse asgjë. Nga të gjitha shtetet e tjera komuniste ish-autoritare evropiane, vetëm shqiptarët janë ulur në hu të gardhit duke lënë liderët e tyre autoritarë të luajnë me ta teatër kukullash.
Qëndrimi pasiv i shqiptarëve ndaj liderëve të tyre të korruptuar të përfshirë në tradhti kombëtare dhe krimin e organizuar, si dhe mungesa e vullnetit për të kërkuar ndryshim pozitiv, do t’i kafshojë në qafë përfundimisht.

Gjatë gjithë historisë, ka rezultuar shumë e vështirë për të hequr qafe despotët. Despotët kanë nevojë për mbështetjen e shumë njerëzve për të vazhduar rrënimin.
Shumica prej nesh janë frikacakë, egoistë të dobët dhe kundërshtues ndaj “konflikteve” të domosdoshme, dhe nuk shikojnë më larg se hunda. Është në dorën e vetë shqiptarëve nëse zgjedhin ta kenë një regjim të tillë, dhe u takon atyre të formojnë të ardhmen e tyre. Dashuria për atdheun është të përmbahesh nga shkatërrimi i tij. Aftësia për t’u emocionuar pa frenime dhe dyshime është një cilësi që duhet kultivuar.

***

Lufta për pushtet në politikë është shenjë e «shëndetshme».

Mediat (e regjimit) shkruajnë me entuziazëm dhe dëshirë për lojëra politike, ndërsa dallimet reale politike shpërfillen në heshtje. Pse? Dhe si mund të kryhet në mënyrë të shëndetshme? Po, ndoshta është më e rëndësishme se kurrë të mendosh për pyetje të tilla.
Luftë në Evropë ka, Rusia fashiste-naziste kryen gjenocidin e radhës, por kemi pasur edhe atë që sipas standardeve normale mund të quhet një luftë 30-vjeçare në politikën “demokratike” shqiptare. Nëse do t’i besojmë gazetarisë politike shqiptare, thelbi i luftës për pushtet në trojet tona është servilizmi, hajnia, kanabisi, nepotizmi, intriga, trafikimi i qenieve njerëzore, grindjet, konfliktet personale me shkopinj, me lopata, me thika, me pistoleta, me pushkë e raketa.

PS: Ka dy lloje njerëzish: ata që bëjnë punën dhe ata që marrin meritat. Mundohuni të jeni në grupin e parë. Aty konkurrenca është më e vogël.

Unë shoh pranverën duke kaluar nëpër botë,
e lë të qeshurën e saj të gjelbër,
dhe ka një marrëveshje me diellin.

______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu