ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Ky…, Ben Blushi !

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Ali Sh. Mehmeti
___
Ka 15 vite që është botuar romani i tij “Të jetosh në ishull”, të cilin e pata lexuar sapo kishte dal nga shtypshkronja. U pata dëshpëruar skajshmërish nga qëndrimet e tij islamofobe, antiperendimore dhe pro-lindore, ose më saktë pro-ortodokse. Dëshpërimi shtohej duke e ditur se autori kishte edhe funksione të larta në Partinë Socialiste të Shqipërisë, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ministër, zëvendësministër. Pa u zgjatur, do e them në mënyrë telegrafike, pse, sepse qysh në vitin 2008 kam shkruar më gjerësisht dhe qëllimi i këtij shkrimi nuk është analiza e romanit, por qëndrimet politike të autorit. Pra, ja pse:
– Sepse në këtë roman, pa asnjë nevojë, krahason fenë islame me një kafshë;
– Përdor (manipulon me) emra historik jashtë kontekstit historik dhe më vonë nëpër deklarata arsyetohet se bëhet fjalë “vetëm për një roman”, fiksion pra;
– Gjatë gjithë romanit të vetmen shpresë për shpëtim shihte nga krishterimi lindor, madje duke përfshirë këtu edhe “princin” serb Vuk Brankoviq duke pritur ndihmën e tij për një kryengritje kundër turqve, por kjo kryengritje dështoi pasi që atë e tradhtuan disa princa austro hungarez. Perëndimor pra. E vërteta është se Vuk Brankoviq, në literaturën serbe shërben sikur sinonim i tradhtisë dhe jo “princat hungarez”.
Mos me ia hëngër hakun, e ka edhe një porosi të mirë ky roman, sepse tregon se bashkëjetesa ndërmjet feve ndër shqiptarët, është e natyrshme dhe e domosdoshme, pavarësisht që njëra nga ato identifikohet me kafshë, e dyta nuk zihet në gojë fare, kurse e treta ngrihet në piedestal. Gjithnjë me shpresë se kjo e treta “do ta ushqej me gjakun e vet kafshën dhe kështu, duke i përziere gjakrat, do ta zbus egërsinë e saj”.
Qëndrimet e Ben Blushit nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite. Veçse po betonohen. Pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin mes hebrenjve dhe palestinezëve, në një shkrim të gjatë në fb, qysh në paragrafin e parë konstaton se këto ngjarje “po e ndajnë botën në dy pjesë”. sikurse që “janë ndarë dhe shqiptarët”. Edhe pse në pjesën dërmuese e përshkruan Gazën, ashtu siç është/ishte, sikur një “burg të madh në natyrë” nuk e le pa i marrë në gojë edhe shqiptarët e Kosovës. Derisa për “shumë shqiptarë” që kanë mbështetur Hamasin të “detyrojnë të mendosh me shqetësim për shqiptarët” i veçon “shqiptarët e Kosovës të cilët simpatizojnë Hamasin për shkak të fesë”. Pra, për shqiptarët e Kosovës mungon përemri “shumë” – përfundimi logjik, janë të gjithë(!) Konstatimi i tij i pasaktë dhe tendencioz mbështetet mbi komente të fb. Është e vërtet se ndër shqiptarë kudo, ka përkrahës të palestinezëve siç është edhe e “ndarë bota”, por asnjë koment nuk kam parë ku arsyetohet sulmi terrorist i Hamasit. Pse e bënë këtë Ben Blushi?
Në vazhdim Ben Blushi tërheq një paralele me situatën e tanishme në Kosovë, ku flet për “sulm terrorist” të një “grupi” dhe jo për tentim aneksimi të një pjese të territorit të Kosovës nga shteti serb, që po vërtetohet nga dita në ditë duke u zbuluar depot e reja të armatimit ushtarak.
Paralelja tjetër që e tërheq dhe që nuk qëndron, është me situatën e viteve 90-ta. Ne nuk ishim sikur Hamasi dhe një pjesë e madhe e palestinezëve, që kërkojnë zhdukjen e shtetit hebre, as nuk ishim sikur Izraeli i cili gjatë dekadave të fundit zgjeronte territoret e veta duke i kolonizuar ato, por që nuk ju takojnë sipas rezolutave të KS të OKB-së. Nëse ekziston ndonjë paralele, ajo është mes Serbisë dhe Hamasit nga njëra anë dhe mes Serbisë dhe Izraelit nga ana tjetër. Serbia donte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë duke bërë krime të llahtarshme, sikur Hamasi në rastin e fundit, dhe donte të zgjeronte territoret e veta në dëm të shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve, sikur Izraeli, prapë pa i kursyer civilët.
Në një shkrim tjetër të gjatë (30 shator 23) dedikuar enkas ngjarjeve në Banjë, duke bërë një reportazh dhe duke mos thënë asgjë, sepse bazohet kryesisht në përshkrim gjeografik, mjafton të lexohen dy-tre paragrafë të parafundit, për ta kuptuar qëllimin e shkrimit, ku mes tjerash shkruan:
– “Duke u kthyer, mendoja se si mund të zgjidhet ky konflikt i cili është vetëm në fazën e vet paraprake. Askush nuk e di”.
Ky, para së gjithash shqiptar, ish politikanë dhe shkrimtarë, tani drejtor i Top Channel-it me 65 mijë përcjellës në fb nuk e di se ky konflikt ka zgjidhje të thjeshtë – të pranohet Republika e Kosovës nga Serbia dhe Serbia të heq dorë nga hegjemonizmi shekullor ndaj fqinjëve të vet.
– “Ata (serbet) janë të paintegruar, nuk duan të integrohen dhe mesa duket nuk i lejojnë të integrohen. Serbia i paguan edhe kur nuk punojnë. Ata jetojnë aty të mbyllur në grykën e shishes duke iu lutur shenjtorëve të tyre për ditë më të mira”.
Nga kush nuk lejohen të integrohen dhe pse rinë të mbyllur? Blushi nuk sqarohet!
– “Ndërkohë që presin duke ndjekur lajmet që vijnë nga Beogradi, Serbia është më e dobët, Kosova është pak më e fortë, por Perëndimi që e shkëputi Kosovën nga Serbia ne vitin 1999, është më i përçarë dhe më i pavendosur”.
Nuk e di Blushi se Kosova kishte Kushtetutë, Qeveri, Kuvend, Gjykatë kushtetuese dhe kufijtë e definuar sipas Kushtetutës së RSF Jugosllavisë të vitit 1974, dhe që të vetmen ndalesë e kishte të drejtën e shkëputjes. Dhe se kjo ndalesë e humbi kuptimin pas shpërbërjes së RSFJ-së! Këtë nuk e di, por e di se Perëndimi e shkëputi Kosovën nga Serbia! As nuk e di, pse Perëndimi e ndihmoj të shkëputet!
Asnjë fjalë për armatimin e gjetur dhe zbulime të reja të depove të armatimit, municionit, eksplozivit me telekomandë, minave anti këmbësori dhe anti tank, shurdhuesve për armë që përdoren ekskluzivisht për atentate, laboratorët e drogës, mos pagesë të energjisë elektrike nga serbet, miniera të kripto valutave, rolit të kishës ortodokse serbe, Listës serbe dhe zëvendësit të kësaj partie që ishte në krye të grupit diversant terrorist, rolit të shteti serb, djegies së veturave të serbëve me targa të Kosovës, përpjekjeve titanike të Qeverisë së Kosovës për të vendosur atje rend dhe ligj dhe “një milion” çështje tjera.
Gjersa edhe mund të kuptohen, pjesërisht, qëndrimet ambivalente të politikanëve nga Tirana, kush e pengon këtë “intelektual të pavarur” me ndikim mbi lexuesit e tij, i thënçim shqiptar, të deklarohet në përputhje me interesat shqiptare!?

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ju Zotni Ali Sh. Mehmeti ne shkrimin tuej nuk trajtoni aspak pushtuesin peseshekullor aziatik turk-osman, i cili masakroi shqiptart, i la ne vorfni dhe injorance te plote dhe i shkeputi nga rajte e tij europiane.
    Ky pushtues persekutoi shqiptart si katolik ashtu edhe ortodoks, tue ua imponu me dhune islamin, kete KAFSHE TE EGER AZIATIKE, e cila edhe sot po i nxjerr probleme te randa gjithe popujve te botes.
    E njajta gja vlene edhe per sllavt, serbt e rust ne veçanti.

    Nuk dij a e ke lexu librin LAHUTA E MALCISE e te madhit At GJERGJ FISHTA ku nder te tjera shkruen:
    “…Per shqiptarë si jemi nà
    Turk e Shkjà të dy janë njà;
    Pse të dy, si Turk si Shkjà,
    Né me sy s’duen me na pà,
    Edhè janë per né të huej:
    Gjind, qi as vedi as tjeterkujë,
    Nuk jane t’zott nji t’mire m’jàu sjellë,
    As per dije e mende t’kthellë,
    As per punë as per tregtì,
    As per t’marë në gjytetnì.
    ……”.

    Po ashtu ju nuk keni lexu se çka ka shkru intelektuali patriot shkodrane Prof. Sami Repishti mbrojtesi i flakt i Kosoves:
    Pjese e nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

    “….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“.

    Si konkluzion:
    Shkrimi juej Zotni Ali Sh. Mehmeti asht i PAVLEFSHEM, sepse asht i njianshem njisoj si romani i sllavofilit antishqiptar ortodoks Ben Blushi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu